Përplasje e fortë mes Musk dhe Rubio në prani të Trump

Një situatë e pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas mediave amerikane Elon Musk pa patur një përplasje të ashpër me Sekretarin e Shtetit Marc Rubio, pasi ky i fundit u akuzua se nuk ka pushuar nga puna askënd në departamentin që drejton.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Rubio i cili tha se kjo është e pavërtetë, madje shtoi se pushmet nga puna nuk mund të bëhen pa studiuar.

Të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të kabinetit të trump, por nuk kanë ndërhyrë gjatë përplasjes.

Ndërkohë vetë Presidenti Trump ju është drejtuar Sekretarëve të tij se në krye të departamenteve janë ata dhe jo Elon Musk.

Mediat raportojnë gjithashtu se nga Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk ka anëj reagim për këtë përplasje, madje zyrtarët më të lartë e kanë mohuar, përfshirë edhe presidentin trump i cili ka thënë se marrdhëniet Musk-Rubio janë të shkëlqyera. /Vizionplus

Pas daljes nga shtëpia e BBA VIP, Egli i bën të papriturën këngëtarit!

Duket se dalja e Eglit Tako nga Big Brother VIP Albania ka ndikuar jo vetëm tek ajo, por edhe tek Gjesti.

Largimi i saj për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ka sjellë një valë kritikash nga publiku, të cilët kanë drejtuar gishtin nga Gjesti si një nga faktorët që ndikuan në këtë situatë.

Ajo që bie në sy është se, pas daljes së Eglit, Gjesti ka filluar të humbasë ndjekës në Instagram.

Vetëm në tre ditët e fundit, ai ka humbur më shumë se 1,500 ndjekës, një tregues i qartë se publiku nuk ka qenë dakord me mënyrën se si ai është sjellë brenda shtëpisë ndaj Eglit.

Nga ana tjetër, Egli ka fituar mbi 40,000 ndjekës brenda pak orëve, duke treguar mbështetjen e madhe që po merr nga publiku pas largimit të saj nga gara, raporton Insjander.

Kjo situatë tregon qartë se si opinioni publik mund të ndryshojë dinamikën e lojës edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Pas ndarjes nga e dashura angleze, Armando Broja çon partneren e re në shtëpi! Historia e dashurisë në distancë e futbollistit të Kombëtares me vajzën nga Përmeti

Ditë të mira po kalon ylli shqiptar i futbollit, Armando Broja. Vetëm pak ditë më parë, ai është rikthyer sërish në stërvitje pas dëmtimit që pati ku dhe pritet aktivizimi i tij me Evertonin. Por teksa ishte i shkëputur nga fusha e blertë, Broja e shfrytëzoi kohën për të shijuar dashurinë e tij me Sindin.

armando broja sindi

Ishte pikërisht Shën Valentini, kur ai publikoi foto në rrjetet e tij sociale me të dashurën e re. E kaq mjaftoi që të zbulohej se kush është vajza që i kishte rrëmbyer zemrën futbollistit të dashur. Një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se është fatlumja në krah të yllit shqiptar.

armando broja

E panjohur deri më tani për publikun, Sindi ka vendosur të jetë larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe ka vetëm një profil privat me shumë pak ndjekës në Instagram. Çifti duket se është njohur nga udhëtimet që kanë pasur, ku miqtë të përbashkët kanë bërë bashkë këtë dyshe. Mesa duket Sindi, preferon që ta mbajë profilin e saj sa më privat, duke mos dashur që të jetë pjesë e mediave.

armando broja sindi

Edhe pse çifti duket në fillim të një historie, tashmë historia është formalizuar dhe dyshja mund të publikojë foto në profilet e tyre, ku dhe fansat të njihen me statusin e ri mes tyre. Por duket se ylli i Kombëtares e ka serioze këtë lidhje, pasi e ka çuar tanimë edhe në shtëpinë e tij.

Shën Valentinin dyshja e festoi në Angli, ku pas kohës që kishin me njëri-tjetrit kanë takuar edhe familjarë të Armandos. Si një vajzë që është larg fokusit mediatik, Sindi ka preferuar që mos të ndajë asgjë në rrjetet e saj sociale, duke u përpjekur që të jetë sa më private.

Armando-Broja

Por natyrisht që kjo lidhje është bërë tashmë formale edhe për familjarët e të dyja familjeve, edhe pse është ende herët që të flitet për një hap tjetër të çiftit të ri. Duke qenë se është një histori në distancë, mbetet për t’u parë sesi do të vijojë raporti mes dy të rinjve.

Ajo që dimë me siguri është fakti se për pak muaj që kanë së bashku, çifti është më i dashuruar se kurrë. Tashmë që Broja do të rikthehet në fushën e blertë, do të jetë Sindi ajo që do të udhëtojë më shpesh në Angli për të qenë pranë të dashurit, pse për ta mbështetur edhe në fushën e blertë.

Armando Broja dhe ish e dashura, Jade Alyssa Wills
Armando Broja dhe ish e dashura, Jade Alyssa Wills

Futbollisti Armando Broja, i cili luan për Kombëtaren Shqiptare, prej disa muajsh i ka dhënë fund romancës së tij me blogeren Jade Alyssa Wills. Blogerja ka festuar së fundmi 25-vjetorin e saj, mirëpo ajo që ra në sy ishte urimi që motra e futbollistit Jaycie Broja, i bëri ish-kunatës së saj. Edhe pse Jade është ndarë nga sulmuesi i Kombëtares, sërish Jayice e konsideron motrën e saj këtë të fundit.

900-0-1733393421xarmando-brojajpg-979-665x500

“Gëzuar ditëlindjen motra ime! Kalofsh sa më bukur”, shkruhej në postimin i cili shkaktoi mjaft reagime.

Perveç lidhjes së veçantë me motrën e ish- partnerit, Jade ndjek në Instagram dhe familjarët e tij përfshirë këtu nënë dhe babin e futbollistit. Edhe pse shkak për ndarjen e tyre u përfol se u bë tradhtia nga ana e Jade duket se raporti me familjaret e tij i ka te mira.

Pas një periudhe të trazuar në karrierën sportive dhe një ndarjeje me influenceren britanike Jade Alyssa Wills, sulmuesi shqiptar duket se ka gjetur një ekuilibër të ri — dhe këtë herë, ajo vjen nga rrënjët e tij. Kujtojmë që disa muaj më parë, “Panorama” zbuloi se Armando Broja i kishte dhënë fund lidhjes së tij me blogeren Xhej Alisa Uills.

armando-broja-everton

Çifti, i cili prej gati 1 viti ishin në një lidhje të konsoliduar, duket se i kanë dhënë fund, duke ndarë rrugët përgjithmonë. Dukej se dyshja kishte një lidhje të konsoliduar dhe gjithçka po shkonte më së miri. Madje, përgjatë Kampionatit Europian, Xhej ishte tifozja më e zjarrtë e Kombëtares sonë. Blogerja angleze në ditët kur luajti kombëtarja jonë postonte në rrjetet sociale foto me fanellën kuq e zi.

Luiz Ejlli sapo konfirmoi që do të jetë moderator i këtij emisioni? (Foto)

Prej ditësh, rrjeti po zien nga thashethemet se Luiz Ejlli mund të jetë prezantuesi i sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Megjithëse Fjoralba Ponari ka konfirmuar më herët se do ta shohim sërish si moderatore të programit, disa burime të ndryshme po hedhin dyshime mbi këtë. A do të jetë Luizi pjesë e spektaklit në një rol të ri?

Ajo që ka shtuar akoma më shumë spekulimet është një video e publikuar nga vetë Luizi në InstaStory, ku ai shfaqet në një ambient që ngjan shumë me skenografinë e “Ferma VIP”. Nuk dihet ende nëse kjo është një pjesë e një projekti të ri muzikor, një bashkëpunim me spektaklin apo ndoshta një rol surprizë që ende nuk është bërë publik. Të gjithë sytë janë tani tek ai dhe produksioni për të zbuluar të vërtetën!

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut

Kur filloi të luhej muzikë greke, Gjesti, vendosi të mos i bashkohej festës. Ai u largua nga grupi dhe refuzoi të kërcejë, duke ngjallur reagime të shumta.

Disa e panë si një shfaqje patriotizmi shqiptar, ndërsa të tjerë e interpretuan si një zgjedhje personale të reperit.

“Të kam prishur punë”, G Bani publikon videon me babanë pasi doli nga spitali: Bab, i ke bërë nder një vajze shumë të mirë që po e shqetësoja aty brenda

GBani ka reaguar në rrjetet sociale duke treguar se gjendja shëndetësore e babit të tij është më mirë, dhe se ka lënë spitalin dhe tashmë ndodhet në shtëpi.

“Ndej detyrim moral për të gjithë ju që më keni pyetur sesi është babi, sigurisht nuk desha të postoj foto dhe video nga spitali sepse nuk mu duk e hijshme fare.

Megjithatë tani që ka ardhur në shtëpi… ia hodhi. Më kanë uruar njerëz të ndryshëm, më kanë thënë të shkuara, dhe kam dashur të ta them që ke pasur dashurinë e shumë njerëzve”, tha G Bani.

“Ua kthefsha me gëzime, por besoj se të kam prishur edhe punë”, tha babai i tij.

“Jo more baba nuk më ke prishur punë, madje mund të them që i ke bërë nder një vajzë shumë të mirë se i ke hequr një njeri që e bezdiste nga afër, shyqyr Zotit që je më mirë dhe mos të pafsha kurrë më në atë vend…” tha GBani.

Kujtojmë se GBani la shtëpinë pak ditë më parë, pasi mësoi se i ati ndodhej në spital dhe se familjarët e tij kishin kërkuar që ai të ishte pranë tyre.

VIDEO

Super B omba televisionit , Futet ne Big Brother… Per here te pare flet per historin e saj 5 vjecare…

Futet sot ne shtepine me te njohur ish konkurenjta e perputhen Ciljeta Kormuzi.

Ish banor ja per here te pare pritet te flase per mardhenjen e saj 5 vjecare e cila i nderpreu dhe rrugetimin e saj ne Emisionin Perputhen.

Behet me dije per nje histori dashurie qe eshte zhvilluar nderkohe qe ajo ishte ne emision.
Per me teper ajo ka lene te zbulohet ne diten e sotme …

I urojme suksese

“Besom që kam me i kry do gjëra për ty”/ Çfarë po paralajmëron Gjesti, mesazhi që i nisi Eglit poshtë jorganit!

Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia, ka lënë pasojë të theksuara tek banorët, veçanërisht tek Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë.

Një video e natës së kaluar, që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin, i shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, si të ishte ende pjesë e shtëpisë.

Në këtë moment të sinqertë, ai shprehet:

“Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë send. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë, e di që ke me qenë e mirë.

Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë.

Të lutem, vetëm këtë bëje për mua. Se kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq. Gjumin e ëmbël”