Gjesti i vuri në lojë për largimin, ja si reagoi Egli kur zbuloi të vërtetën

Sot Gjesti vuri të gjithë shtëpinë në lojë, duke u thënë se do largohet nga “BBVA”, pasi nuk ndihet mirë e për shkak të arsyeve të tjera.

Egli nuk dinte asgjë për këtë plan, e kur e zbuloi mbeti pa fjalë. Ajo iu drejtua Aldos duke i thënë se nuk dinte asgjë për lojën e bërë nga Gjesti.

Madje, më pas u shfaq në lavanderi, e vetme.

Nuk dihet nëse do i mbajë qëndrim Gjestit, apo do i qëndrojë afër, nga frika se mos e humbet, pavarësisht se çfarë i bën ai.

VIDEO

Kina i përgjigjet ashpër Amerikës: Jemi gati për çdo lloj lufte

Kina ka reaguar ashpër ndaj premtimit të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa të tjera, duke paralajmëruar se Pekini është i gatshëm për një luftë tarifore ose “çdo lloj lufte tjetër”. Ky reagim erdhi pas vendosjes së taksave të reja prej 25% për importet nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe për mallrat kineze.

Trump, në fjalimin e tij të martën në mbrëmje, tha se do të vendosë tarifa të tjera më 2 prill, përfshirë tarifa reciproke dhe masa të tjera që synojnë balancimin e pasqyrës tregtare që ka zgjatur për shumë vite.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës e kundërshtoi ashpër këtë vendim dhe tha se “nëse SHBA kërkon luftë, qoftë luftë tarifore, luftë tregtare ose çdo lloj lufte tjetër, ne jemi të gatshëm të luftojmë deri në fund”.

Ambasadori kinez në SHBA gjithashtu e përsëriti këtë kërcënim. Kina e ka cilësuar krizën e fentanilit një “justifikim të dobët” për rritjen e tarifave dhe e ka akuzuar administratën Trump për “shantazh” dhe përpjekje për të përdorur kërcënime dhe presion ndaj Kinës.

Pekini thekson se problemi i fentanilit është përgjegjësi e SHBA dhe jo e Kinës, duke shtuar se ata kanë bërë hapa të fortë për të ndihmuar në luftën kundër këtij problemi, por që këto përpjekje janë injoruar dhe përbuzur nga Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, Kina ka theksuar se përdorimi i shantazhit dhe kërcënimeve nuk do të zgjidhte problemin dhe do të dëmtonte më tej bashkëpunimin në fushën e luftës kundër narkotikëve.

Ky zhvillim ka shqetësuar ekonomistët, pasi një luftë tarifore mund të ndikojë rëndë në rritjen ekonomike globale dhe të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë, të cilët ende po përballen me inflacionin e lartë.

Gjykata e Lartë bllokon urdhrin e Trump: Disa fonde të USAID duhet të rikthehen

Gjykata e Lartë rrëzon Donald Trump mbi USAID dhe vendos që duhet të rifillojnë pagesat prej dy miliardë dollarësh të detyruara ndaj kontraktorëve që tashmë kanë përfunduar punën e tyre.

Gjyqtarët, me pesë vota pro dhe katër kundër, hodhën poshtë kërkesën e presidentit amerikan për të rrëzuar urdhrin e gjykatës së shkallës së parë.

Vendimi i Gjykatës është i rëndësishëm për disa arsye. Së pari, sepse vjen nga organi më i lartë gjyqësor në SHBA. Së dyti, sepse kolegji përbëhet në shumicë nga gjyqtarë të emëruar nga vetë Trump. Mbetet për t’u parë nëse ky vendim krijon një precedent që, në mënyrë “zinxhirore”, do të ndikojë vendimet e gjykatave të tjera ku janë paraqitur ankesa kundër shkurtimeve drastike të imponuara nga Shtëpia e Bardhë.

Kundër vendimit të Gjykatës janë shprehur gjyqtarët Samuel Alito, Clarence Thomas, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh.

Çështja nisi nga padia e dy kontraktorëve të rëndësishëm të USAID, AIDS Vaccine Advocacy Coalition dhe Global Health Council: të dy iu drejtuan një gjykate për të kundërshtuar shkurtimin e fondeve nga administrata. Këtu, një gjykatës i parë federal, Amir Ali, i emëruar nga Biden, lëshoi një urdhër të përkohshëm për të rikthyer pagesat prej dy miliardë dollarësh në pritje të shqyrtimit të çështjes në themel. Administrata Trump e kishte cilësuar urdhrin e Ali-t si “jashtëzakonisht ndërhyrës dhe thellësisht i gabuar”.

Veprimtaria e USAID ka qenë një nga objektivat e sulmeve të administratës Trump (dhe “krahu i tij i armatosur”, Doge i drejtuar nga Elon Musk) që nga ditët e para të qeverisjes. Agjencia ishte cilësuar si një strofkë e “radikalëve të çmendur”. Janë shkurtuar ose pezulluar programe ndihmash humanitare me vlerë miliarda dollarë, të cilat përbënin “fuqinë e butë” të SHBA-së në ato rajone. Disa nga urdhrat e parë ekzekutivë të Trump-it kishin të bënin pikërisht me USAID: tabela me logon e agjencisë në selinë e saj në Uashington ishte hequr me urdhër të presidentit.

Shkurtimi i buxhetit të përgjithshëm që Shtëpia e Bardhë synon t’i imponojë USAID është madje 92%. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se “në përfundim të një procesi të udhëhequr nga drejtuesit e USAID… duke përfshirë edhe tran?et e shqyrtuara personalisht nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, janë identifikuar gati 5.800 fonde me një vlerë prej 54 miliardë dollarësh për t’u eliminuar si pjesë e agjendës US First”.

Gjermania kthesë historike, 1 trilion € për të forcuar ushtrinë dhe infrastrukturën

Nga frika e një kolapsi të aleancës perëndimore nën administratën e Donald Trump, establishmenti politik i Gjermanisë ka miratuar një plan historik që mund të arrijë deri në 1 trilion euro shpenzime për mbrojtjen dhe infrastrukturën gjatë dekadës së ardhshme.

Në një marrëveshje të arritur mes liderëve të Kristian Demokratëve dhe Social Demokratëve, u ra dakord për një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe një fond të ri prej 500 miliardë eurosh për investime në infrastrukturë, një lëvizje që mund të përfundojë në ndryshime të mëdha për politikën fiskale të Gjermanisë. Këto masa, që pritet të miratohen në muajt e ardhshëm, synojnë të mbushin boshllëkun që ka lënë shmangia e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga administrata amerikane.

Friedrich Merz, lideri i CDU-së, tha se këto vendime janë të domosdoshme për të mbrojtur infrastrukturën e sigurisë dhe paqes në Evropë, duke theksuar se shpenzimet për mbrojtjen nuk mund të shtyhen më tutje pas lëvizjeve të fundit nga administrata amerikane.

Për herë të parë, frenimi i borxhit, që është pjesë e kushtetutës gjermane, do të përjashtohet efektivisht për shpenzimet ushtarake që kalojnë 1% të PBB-së. Ky ndryshim do t’i japë qeverisë një mundësi të paprecedentë për të investuar më shumë në forcën ushtarake të Gjermanisë, në një kohë kur rreziqet e sigurisë janë në rritje.

Ky plan vjen pas zgjedhjeve të fundit, ku CDU-ja fitoi një diferencë të qartë dhe tani po negocion formimin e një koalicioni me SPD-në. Ndërkohë, strategjia e miratuar përfshin gjithashtu një stimul të madh ekonomik për ekonominë gjermane, e cila është në recesion për të tretin vit radhazi.

Megjithatë, miratimi i këtyre masave nuk është i garantuar. Për të realizuar ndryshimet kushtetuese dhe për të hequr frenimin e borxhit, partitë duhet të sigurojnë një shumicë prej dy të tretash në Bundestag. Me rritjen e ekstremit të djathtë në parlament, kjo mund të rezultojë një sfidë e madhe për koalicionin aktual. Sidoqoftë, partia e Gjelbër, që është thelbësore për një shumicë të tillë, ende nuk ka dhënë mbështetje për planin.

Njëkohësisht, Merz dhe liderët e SPD-së kanë rënë dakord që të dërgojnë një mocion urgjent në Bundestag për të alokuar 3 miliardë euro shtesë për mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Meloni refuzon propozimin e BE-së: Mund të futeni në Ukrainë, por jo me ushtarët e mi

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka refuzuar me forcë propozimin e Francës dhe Britanisë së Madhe për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë.

Në një intervistë për Rai 1 Secolo TV më 4 mars, Meloni e quajti këtë propozim “shumë të vështirë për t’u realizuar” dhe vuri në dyshim efektivitetin e tij.

Ajo theksoi se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, duke theksuar rëndësinë e unitetit perëndimor në këtë çështje.

Ky refuzim vjen pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili gjatë një vizite në Uashington më 24 shkurt, zbuloi se Franca dhe Britania po zhvillonin një plan për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, duke përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave evropiane.

Macron sqaroi se këto trupa nuk do të ishin domosdoshmërisht në vijën e frontit, por do të shërbenin si “garanci”.

Pavarësisht këtyre propozimeve, Meloni ka shprehur gatishmërinë e Italisë për të luajtur një rol ndërmjetësues në përpjekjet për të zgjidhur tensionet midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ajo ka ofruar veten si një “urë” për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy liderëve.

Në një zhvillim tjetër, Meloni ka refuzuar kërkesat për largimin e simboleve fashiste nga logoja e partisë së saj, Vëllezërit e Italisë. Ajo ka përjashtuar mundësinë e heqjes së flakës tringjyrëshe nga logoja, duke thënë se kjo “kurrë nuk ka qenë temë”.

Ngjarje e tme. rrshme në Greqi/ Shqiptarët përfshihen në një sυΙm me t hikë, dy të ρΙagosur rë ndë

Një sherr me thika ka ndodhur dje në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku dy persona janë dërguar në spital, njëri në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave greke, në ngjarje janë përfshirë tre persona, të tre me origjinë shqiptare, dy 37-vjeçarë dhe një 41-vjeçar.

Të njëjtat informacione bëjnë të ditur se autori i ka sulmuar me thikë dy personat duke i shkaktuar goditje të shumta në pjesën e pasme të trupit.

I akuzuari u arrestua nga autoritetet dhe pasditen e së mërkurës u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, pranë Gjykatës paralele të Amaliadës, ku u akuzua për një vepër penale dhe dy kundërvajtje.

Në veçanti, i arrestuari përballet me akuzën e tentativës për vrasje në seri dhe armëmbajtje pa leje.

Zgjedhjet e 11 majit/ Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Koalicioni i krijuar është një premtim i madh, asnjë shqiptar s’do ta njohë varfërinë

Gjatë një deklaratë për media, kreu demokrat Sali Berisha, është shprehur se “koalicioni i krijuar i PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste”.

Berisha: Koalicioni i krijuar i PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste.

Është premtimi më real, më madhështor që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendoj se Shqipëria madhështore është Shqipëria e largët.

Unë jam sot para jush për të garantuar se Shqipëria madhështore do të jetë më afër se kurrë dhe do të jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.

Shqipëria madhështore ka si kusht të gjitha kushteve, që asnjë shqiptar i vetëm, të mos njohë më varfërinë ekstreme.

“S’ka Fat I Miri” Veliaj Nga Qelia: Kush Vret Është I Lirë, E Kush Punon Është Në Burg. Kjo Nuk Është Drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg.

Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi…”

Postimi i Veliajt

Përshëndetje me mall për secilin prej jush e mirënjohje për mbështetjen.

Dy ditët e fundit kam zbërthyer arsyetimin fëminor se duhet të rri në burg, se mos iki nga vendi kur jam kthyer 3 herë, dhe se mos prish provat kur, nga lodrat e fëmijëve tek statuset e Instagram-it janë në dorë të Olsit e Sametit.

Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem):

“Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”.

Po mor po, mos u habisni, e zeza mbi të bardhë!

Pra, Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri. Kurse ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri.

Fiks stereotipi se po punove, luftove e le vepra që prodhojnë fitore të skuadrës tënde, do sulmohesh gjer në dorëzim, sa të thuash “s’ka fat i miri”.

Epo, unë këtë nuk e pranoj! E refuzoj me neveri. Ky s’mund të jetë një vend ku, kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Dhe më qesharakja: S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.

Ky është turp, por jo drejtësi!

Paçi një ditë të mbarë e plot mirësi.

Rama: Gëzohuni, mos kini frikë. Qeveria e PS do të rrijë dhe disa vite

Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë iu është përgjigjur kritikave të ndjekësve në lidhje rritjen e turizmit në Shqipëri.

Për kreun e qeverisë, krahasimi i rritjes së turizimit bëhet për vendin krahasuar me një vit më parë dhe nuk bëhet krahasim me turizmin në Turqi apo Francë që presin miliona njerëz çdo ditë.

Teksa përsëriti se vetëm vizioni i PS ka sjellë këtë përmirësim të imazhit për Shqipërinë, Rama u zotua se kjo mazhorancë do të qëndrojë dhe për disa vite në pushtet deri sa të anëtarësohemi në BE.

“Postova tabelën e UN Turizëm ku janë vendet e OKB dhe disa miq kishin disa gjerë ndryshe për të thënë. Këtu flitet për rritje krahasimisht me vitet e mëparshme. Nuk mund të krahasohemi me Francë dhe Turqi. Këtu flitet se kush është rritur më shumë me vitin që lamë pas. Duhet të gëzoheni për këtë rritje për turizmin. Qeveritë venë e vinë edhe pse kjo e PS do të rrijë për të paktën dhe ca vite deri sa ta fusim vendin në BE.

Ky është viti i mandatit të ri qeverisës dhe nuk e harroj. Gëzohuni, mos kini frikë. Fakti që po ndodh kështu është për shkak të punës kolosale që bëhet çdo ditë për të pastruar llumin, për të rritur investimet. Suksesi i Shqipërisë turistike është falë punës këmbëngulëse të kësaj qeverie. Sa llafe do marrë me vete ai 11 maji. I bekuar do të jetë”, tha Rama.

“S’kam ndjenja për Eglin, s’kam”, Gjesti nervozohet keq, hedh mikrofonin teksa bërtet

Gjesti ka pasur disa momente jo edhe aq të mira pas përfundimit të spektaklit të së martës.

Ai u përfshi në një debat të ashpër me Egli Takon, pasi në Prime u diskutua çështja e nishanit, gjë që nuk i pëlqeu Gjestit.

Pas kësaj, ata eskaluan në ofendime e duke ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit, ku Egli filloi edhe të qante.

E në një tjetër bisedë me Rozana Radin, këngëtari pejan nervozohet aq shumë saqë e gjuajti edhe mikrofonin.

Ai bërtiti e tha: “S’kam ndjenja, s’kam ndjenja për Eglin”.

Duket se ka akoma paqartësi në lidhje me raportin që dyshja kanë krijuar, edhe pse Gjesti e quajti ‘të dashur’.