Rama urdhëroi deputetët të mos mbrojnë Veliajn nga SPAK, reagon Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për urdhrin e Edi Ramës, që deputetët e PS të mos mbrojnë Erion Veliajn dhe të mos godasin SPAK.

Haxhiu tha se Rama e bën këtë për disa arsye, mes të cilave edhe pëlqyeshmëria e jashtëzakonshme që ka SPAK në popull.

“Rama ka qëndrim të tillë sepse SPAK ka pëlqyeshmëri të jashtëzakonshëm në publik, rreth 70% dhe refuzimi i kësaj është e rrezikshme para zgjedhjeve. PS ka patur qëndrim për këtë institucion.

Rasti i Veliajt ku Rama e bën betejën, jo kundër SPAK por për drejtësi, ai thotë, ka qenë qëndrim që të drejtat dhe liritë e njeriut, prevalojnë një drejtësi burokratike. Ai kërkon që Veliaj të mbrohet në liri dhe jo të tjerët të fajësojnë SPAK për padrejtësi ndaj Veliajt. Këto janë koncepete krejt të ndryshme.

Në fund, Veliaj mund të shfaqë probleme në PS, ka njerëzit e tij që dalin para SPAK, ka qenë skandaloze, një nga pikat më të shëmtuara. Këto shmangie duhet të jenë apriori, as nuk duhet të mendohen, janë paqartësi elementare, juridike. Mendoj se Edi Rama, e ka zgjidhur gjuhën për të disiplinuar, që të mos ndeshet me 70% që e mbështesin SPAK dhe të mos ketë përplasje ndërkombëtare, sidomos me BE, që është përkrahësi më i madh i SPAK”, tha Haxhiu. /tpz/

Pas pezullimit të ndihmave nga Trump, Ukraina: Jemi gati të firmosim për mineralet

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, zhvilloi këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku foli mbi ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën

Shmyhal qetësoi qytetarët ukrainas duke thënë se ushtria i ka aktualisht armatimet dhe mjetet e nevojshme për të mbajtur vijat e para në front pavarësisht pezullimit të ndihmave.

Kryeministri bëri të ditur se Ukraina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara përmes të gjitha kanaleve diplomatike të disponueshme. Ai nënvizoi se vendi i tij është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në, e cila do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara akses në depozitat e mineraleve të rralla të Ukrainës.

Kryeministri ftoi palën amerikane për firmosjen e marrëveshjes, duke nënvizuar se ndihma ushtarake amerikane është “kritike” për Ukrainën, për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Ai deklaroi se Ukraina është shumë e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-të arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Shmyhal falënderoi SHBA-në për mbështetje të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit dhe e quajti ndihmën e tyre “jetike” për Ukrainën.

Ai gjithashtu i shprehu mirënjohjen Evropës për mbështetjen dhe vlerësoi planet e shpallura nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një financim shtesë prej 800 mld euro për mbrojtjen evropiane.

I FUNDIT/ Tym e flakë në parlamentin e Serbisë, sh err i madh në sallë mes deputetëve (VIDEO)

Në Kuvendin e Serbisë ka filluar seanca e parë e seancës së rregullt pranverore.

Por situata ka eskaluar si pasojë e refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës.

Në kuvend është hedhur gaz lotsjellës ndërsa nuk ka munguar edhe rrahja fizike mes pozitës dhe opozitës.

Në seancë duhej të konfirmohej edhe dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq.

https://www.youtube.com/live/_-YL7kemMSE?si=i3l0tERrG6Xpdepm

https://twitter.com/caseshoot/status/1896870919961980928?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1896870919961980928%7Ctwgr%5Ecf890b6acc031cac3c9602a4fa694c4bc9f0577a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Frajoni%2Flajmi-i-fundit-tym-e-flake-ne-parlamentin-e-serbise-sherr-i-madh-ne-salle-i1224477

https://twitter.com/UltraSerbia/status/1896869583421870456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1896869583421870456%7Ctwgr%5Ecf890b6acc031cac3c9602a4fa694c4bc9f0577a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Frajoni%2Flajmi-i-fundit-tym-e-flake-ne-parlamentin-e-serbise-sherr-i-madh-ne-salle-i1224477

Maqedonia e Veriut gjen bakter në mostrat e ujit nga Kosova

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut tha se është duke inspektuar të gjitha dërgesat e ujit të importuar burimor nga Kosova, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji nga shteti fqinj, raporton Shërbimi maqedonas i Radios Evropa e Lirë.

Disa media në këtë vend publikuan edhe vendimin e agjencisë, sipas të cilit bëhet fjalë për mostra të ujit “Rugove”.

REL-i në Prishtinë kontaktoi pronarin e kësaj kompanie, Visar Kelmendi, i cili tha se shitjet në Maqedoninë e Veriut janë duke vazhduar.

“Ka qenë një problem që dy-tri javë me një provë të analizës… Pastaj janë marrë edhe dhjetë analiza të tjera të ujit në Maqedoni të Veriut, në Kosovë dhe në një shtet të tretë dhe është konfirmuar se nuk ka asgjë”, tha Kelmendi.

REL-i kontaktoi edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Çfare është bakteri koliform?
Bakteri koliform është organizëm i pranishëm në mjedis dhe në jashtëqitjet e të gjitha kafshëve me gjak të ngrohtë dhe njerëzve.

Bakteri koliform nuk mund të shkaktojë sëmundje.

Megjithatë, prania e tij në ujë të pijshëm tregon se organizmat që shkaktojnë sëmundje (patogjenët), mund të jenë në sistemin e ujit, thuhet në përshkrimin që bën Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Uashingtonit.

Sipas tij, nëse bakteri koliform gjendet në një mostër uji, operatorët e sistemit të ujit punojnë për të gjetur burimin e ndotjes.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Shkup tha se “nga secila dërgesë e ujit burimor dhe pijeve joalkoolike me origjinë nga Kosova, do të merren mostra laboratorike për testimin e mikroorganizmave, në përputhje me Rregulloren për kërkesat specifike, që kanë të bëjnë me kriteret mikrobiologjike për ushqim”.

Paralelisht, kjo agjenci tha se Maqedonia e Veriut ka intensifikuar kontrollet edhe për frutat dhe perimet e importuara nga të gjitha vendet, për të monitoruar mbetjet e pesticideve.

Ajo tha se produktet nuk do të lejohen në treg pa i pasur rezultatet që e konfirmojnë sigurinë e tyre.

“Të më υr*sin jashtë prej teje!”/ G Bani përplaset keq me Danjën, banorja: Ti je i sëmurë ore…

Banori që u rikthye sërish në shtëpinë e BBVA, G Bani i është drejtuar Danjës me ofendime dhe fjalë të rënda duke i shprehur se: Edhe të më vrasin jashtë prej teje, kam marrë kërcënime prej teje, as të kam prekur me dorë dhe asgjë.

Ty të kanë prekur meshkujt e shtëpisë. Edhe ta humbas jetën prej teje unë nuk rri pa ta çjerrë maskë, atë njeriun që deklarove se ishe, natën e parë që the unë nuk përfshihem në situata të ulta. Ti ke flirtuar me Laertin.

Danja: Ti je i sëmurë.

G Bani: Çfarë ke bërë me Jozin?

Danja:Ik, nuk flas me njerëz të sëmurë!

Përmbytjet godasin sërish Spanjën, rrugët kthehen në lumenj, makinat përfundojnë në det(Video)

Për shkak të përmbytjeve të mëdha që goditën ishullin spanjoll Gran Canaria, shumë makina kanë përfunduar në det nga shirat e rrëmbyer. Rrugët e ishullit janë shndërruar në lumenj të furishëm, me nivelet e ujit që janë ngritur dhe mbuluar me baltë e dhe. Pamjet dramatike tregojnë një grua që shpëtohet nga një makinë e mbuluar nga uji dhe një tjetër makinë që shpejt rrëmbehet dhe fluturohet përmes rrugës, duke u futur në det.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për të gjitha ishujt Kanarie dhe më pas një paralajmërim të kuq për Gran Canarian për shkak të motit të keq që pritet të vazhdojë gjatë javës. Në Tenerife, 80 persona mbetën të bllokuar në një supermarket për shkak të përmbytjeve të papritura. Shkolla janë mbyllur në Valencia për shkak të kushteve të rrezikshme, shkruan A2 CNN.

Të dhënat më të fundit tregojnë se shumë familje kanë humbur shtëpitë e tyre dhe mijëra makina janë shkatërruar. Kjo situatë ka kujtuar përmbytjet shkatërruese të vitit të kaluar, që lanë pas 223 viktima dhe dëme të mëdha në gjithë vendin. (A2 Televizion)

Video Player

Zelensky: Jemi gati të punojmë nën udhëheqjen e fortë të Donald Trump! Të nënshkruajmë sa më parë marrëveshjen për mineralet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara dhe të punojë nën “udhëheqjen e fortë” të presidentit Donald Trump.

Ndërsa pranoi se takimi i tij me presidentin Donald Trump “nuk shkoi ashtu siç duhej”, Zelensky përsëriti përkushtimin e Ukrainës për paqen dhe vlerësoi Trumpin për furnizimin e ushtrisë së tij me raketa “Javelins”.

“Do të doja të ritheksoja përkushtimin e Ukrainës për paqen. Asnjëri prej nesh nuk dëshiron një luftë të pafund. Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të afruar paqen e qëndrueshme. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe që zgjat.

Ne jemi të gatshëm të punojmë shpejt për t’i dhënë fund luftës dhe fazat e para mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe armëpushimi në qiell – ndalimi i raketave, dronët me rreze të gjatë, bombat në energji dhe infrastrukturë tjetër civile – dhe armëpushimi në det menjëherë, nëse Rusia bën të njëjtën gjë. Pastaj ne duam të ecim shumë shpejt nëpër të gjitha fazat e ardhshme dhe të punojmë me SHBA-në për të rënë dakord për një marrëveshje të fortë përfundimtare”, u shpreh Zelensky në një postim në rrjetin social “X”.

“Ne vërtet vlerësojmë se sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Dhe ne kujtojmë momentin kur gjërat ndryshuan kur Presidenti Trump i dha Ukrainës Javelins. Ne jemi mirënjohës për këtë.

Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte. Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha për të rregulluar gjërat. Ne dëshirojmë që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jetë konstruktiv.

Lidhur me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm. Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive solide të sigurisë, dhe shpresoj vërtet se do të funksionojë në mënyrë efektive”, përfundoi Zelensky.

Këmbimi valutor, 4 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 93.9 lekë dhe shitet me 95.4 lekë.

Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 119.2 lekë dhe shitet me 120.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.2 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Shυmë pαk e dinë, por kjo është m.οshα kur fe mrat “perυΙohen” për …. ks

Ndoshta pjesa më e madhe do të mendojnë se bëhet fjalë për vajzat e reja që janë rreth të 20-tave, por jo!

Zbu/lime të shumta kanë dalë në përfundimin se femrat janë shumë më të interesuara për s.e.ks, në të 30-tat dhe 40-tat e tyre.

Edhe pse këto ishin rezultatet, hulu.mtuesit gjithashtu kanë vënë re se tek femrat e kësaj moshe në krahasim me të kaluarën ka rënë shumë siguria në sh.trat.

Si pasojë e fr.ikës nga menopau.za e hershme, gratë bëhen më të frustruara dhe duan më pak s.e.ks,

por përsëri dëshira për marr.ëdh.ënie domi.non tek mosha 30-40 vjeç.

Pothuajse 75 % e femrave të anketuara kanë qenë të fri.kësuara nga meno.pa.uza dhe po e njëjta

shifër e grave që kanë arritur në me.no.pauzë kanë deklaruar se i ka penguar në marrëdh.ënie