Driloni i dërgon dron, ky është reagimi i Gjestit!

Fituesi i këtij edicioni të BBVK, Drilon Rama i ka dërguar dron Gjestit.

Droni ka fluturuar mbi shtëpinë e BBVA, para pak çastesh, veprim ky që e ka lumturuar tej mase Gjestin.

”Jom i bindur që e ki fitu ti. Kysmet prej zotit ti atë Big Brother unë këta”, u shpreh Gjesti teksa shihte dronin.

Kujtojmë se Driloni që nga dalja e tij nga Big Brother ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për Gjestin. /Prive.al

SHIKO VIDEON KËTU

I FUNDIT/ SPAK bastis ZYRAT e 2 Gjyqtarëve dhe dy Prokurorëve në Tiranë!

Hetimi për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe dyshime për korrupsion kanë bërë që Spak të marrë në gjykatën e tiranës dosjet e 2 gjyqtarëve.

WebLajm shkruan se dosjet janë tërhequr nga arkiva për gjyqtarin e identifikuar me iniciale B.Q dhe nga zyra e një gjyqtari në detyrë.

Në hetim janë vendosur dy prokuror të Tiranës dhe oficeri i policisë gjyqësore identifikuar me iniciale B.M.

Këta shtetas në bashkëpunim me një avokat të arrestuar dhe laboratorin e kriminalistikës.

Kryenin ekspertiza duke manipukuar provat dhe favorizonin të arrestuar në përballje ke drejtësinë.

Në 3 raste shpërdorimi detyrës, ushtrimi ndikimit është provuar.

Ndërsa hetimet vijojnë për veprën penale të korrupsionit të magjistratëve dhe telefonat e sekuestruar e po ashtu edhe vendimet do ti nënshtrohen ekzaminimit nga BKH për të mbledhur prova.

Të hënën personat e dyshuar do të dalin para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat dhe akuzat ndaj tyre.

Misteri i VR* SJES së Pavlin Prekës, çfarë PA 19 vjeçari që e EKZ EKUTUAN në oborrin e banesës!

Për Policinë e Shkodrës mbetet e mistershme vrasja e 19-vjeçarit, Pavlin Preka.

Veç pistës së ndonjë konflikti banal, uniformat blu i kanë shtrirë hetimet edhe në pista të tjera.

Nuk përjashtohet mundësia që i riu të ketë qenë dëshmitar në ndonjë ngjarje apo aktivitet të paligjshëm.

Referuar edhe dëshmive të të afërmve të tij, viktima nuk kishte konflikte, ndërsa nuk rezulton si i përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme.

Grupi hetimor vijon kqyrjen e telefonit të tij për të parë komunikimet e fundit dhe nëse ato do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.

19-vjecari u gjet i pajetë të enjten në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Ai kishte marrë një plumb në pjesën e gjoksit ndërsa ishte xhaxhai i tij ai që njoftoi autoritetet.

Fqinjë të familjes Preka nuk treguan para bluve të kenë parë lëvizje të dyshimta të ndonjë personi, ndërsa jo shumë larg shtëpisë ndodhet edhe një kamera sigurie e cila është sekuestruar nga uniformat blu.

I riu jetonte me të atin ndërsa merreshin me blegtori në zonën e Dukagjinit.

Shpeshherë ai zbriste edhe në banesën e tyre në fshatin Guci e Re ku u gjet edhe i pajetë.

Livia poston foto nga shtëpia e Rozanës, ish-banorja mbështet dhe jashtë “BBV” këngëtaren!

Livia, ish-banorja e Big Brother VIP, dikur kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Rozana Radin, e cila ende ndodhet në shtëpinë e famshme.

Megjithatë, pas disa keqkuptimeve mes tyre, raporti u duk i ftohtë kur Livia u eliminua nga gara dhe e takoi Rozin me distancë.

ProfitSence Logo
Pavarësisht kësaj, duket se Livia e ka lënë pas çdo debat dhe ka treguar mbështetje të fortë për Rozanën. Së fundmi, ajo është parë në shtëpinë e saj, duke forcuar idenë se miqësia mes tyre vazhdon dhe se, edhe pse jashtë lojës, Livia vijon ta përkrahë publikisht Rozin në rrugëtimin e saj brenda BBV

Përplasja Trump-Zelensky, bota “ndahet” në mes/ Kush mbështeti presidentin e SHBA, e kush atë ukrainas? Reagimet

Një bisedë e tensionuar mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky, brenda në Zyrën Ovale, ka sjellë një tjetër përplasje mes liderve europianë dhe SHBA-ve. Ndërsa Zelensky i ka kërkuar ndihmë dhe një paqe konkrete, Trump i ka kujtuar presidentit ukrainas ndihmën miliarda dollarëshe që SHBA i ka dhënë vendit të tij në tre vitet e fundit, duke i kërkuar të ndryshojë qendrim.

Ndërkohë i njëjtë ka qenë edhe reagimi i zv.Presidentit JD Vance, i cili i ka kujtuar Zelenskyt se është jofalenderues dhe aspak respektues. Kjo ka bërë që mes tyre të agravojë biseda dhe të kishte ngritje tonesh, çka bërëi që palët të ndërprisnin aty bisedën dhe të ndaheshin në dhoma të veçanta. Pas kësaj Trump mblodhi këshilltarët e tij besnikë, dhe i kërkoi Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz, që të lënë Shtëpinë e Bardhë, duke anulluar konferencën për shtyp.

Menjëherë pas kësaj trump reagoi në “Truth Social” ku shkruante se Zelensky është sërish i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë, por vetëm kur të ketë ndryshuar qendrim për paqe. Ndërsa nga ana tjetër presidentri Zelensky i cili reagoi në “X” falenderoi Amerikën për vizitën, por shrtoi se Ukraina ka nevojë për paqe të vërtetë dhe të qendrueshme. Pas këtij momenti bota u duk sikur u nda në “dysh”. Në Moskë ishin shumë entuziastë për këtë përplasje, madje e konsideruan historike. Ndërkohë që krahu i djathtë i trump, Elon Musk shkruante se Zelensky shkatërroi veten para syve të qytetarëve amerikanë. Por reagime të forta erdhën dhe nga europa, ku liderët e kontinentit të vjetër duket se u rreshtuan të gjithë në krah të Zelenskyt.

Reagimet e liderve europianë:

Presidenti francez Emmanuel Macron: “Ka një agresor, dhe ai është Rusia, dhe një popull të sulmuar, që është Ukraina. Bëmë mirë që ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vite më parë, dhe duhet ta vazhdojmë këtë,” shtoi ai. Duhet të falënderojmë ata që kanë ndihmuar dhe të respektojmë ata që luftojnë që nga fillimi.”

Kryeministri polak Donald Tusk: “I dashur (Zelensky), miq të dashur ukrainas, ju nuk jeni vetëm.”

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: “Ukrainë, Spanja është me ju.”

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock: “Ukraina nuk është vetëm. Gjermania, së bashku me aleatët tanë evropianë, qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të mbështetet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e demokracisë dhe kërkimi për paqe dhe siguri është edhe kauza jonë.”

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu: “E vërteta është e thjeshtë. Rusia pushtoi Ukrainën. Rusia është agresori,” tha ajo. “Ukraina po mbron lirinë e saj – dhe tonën. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës.”

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda: “Ukrainë, nuk do të ecni kurrë vetëm.”

Ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna: “Pengesa e vetme për paqen është vendimi i diktatorit rus Vladimir Putin për të vazhduar luftën e tij të agresionit. Nëse Ukraina ndalon së luftuari, nuk do të ketë më Ukrainë. Mbështetja e Estonisë për Ukrainën mbetet e palëkundur. Është koha që Evropa të veprojë. Nuk kemi nevojë të presim për diçka tjetër; Evropa ka burime të mjaftueshme, përfshirë asetet e ngrira ruse, për t’i mundësuar Ukrainës të vazhdojë luftën.”

Von der Leyen: “Ji e fortë, ji e guximshme, ji i patrembur. Ti nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

E ëma i ndërroi jetë para 4-vitesh nga kanceri, këngëtarja e njohur vjen me ‘Dedikim’ më 8-mars

Melinda Ademi pas një jave do të publikojë këngën e saj të re “Dedikim”.

Këngëtarja ka zgjedhur datën 8 mars për të publikuar projektin që për të është shumë personal, pasi në bazë të disa sekuencave që ajo publikoi në Instagram, kënga është dedikim për nënën e saj, e cila para katër vjetësh ndërroi jetë pas një beteje me sëmundjen e kancerit.

SHIKO VIDEON KËTU

Dhurata e veçantë që Zelensky kishte marrë me vete për Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte me vete një dhuratë simbolike për presidentin Trump gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të premten: rripin e kampionit të peshave të rënda të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk. Ky objekt u vendos në Zyrën Ovale përpara fillimit të bisedimeve, të cilat shumë shpejt morën një rrjedhë të papritur. Nuk dihet ende nëse dhurata iu dorëzua Trump, apo u mor përsëri nga delegacioni ukrainas pas përplasjes së ashpër në Zyrën Ovale.

Vizita e Zelenskyt në Uashington u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të arritur një marrëveshje për mineralet, e cila do t’u mundësonte Shteteve të Bashkuara qasje të gjerë në burimet natyrore të Ukrainës. Megjithatë, bisedimet mes dy liderëve u tensionuan, kur Zelensky i kërkoi Trump-it të tregonte kujdes në qëndrimin e tij ndaj Rusisë, ndërsa Trump e paralajmëroi atë me tërheqjen e mbështetjes amerikane.

Presidenti Zelenskiy u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Presidenti Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.

Pas takimit, në një postim në median sociale, Presidenti Trump shkruajti se “kam arritur në përfundimin që Presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh më të madh në negociata. Unë nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai ofendoi Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Ai mund të vijë përsëri kur të jetë gati për paqe”, shkruante Presidenti Trump.

Në kulmin e debatit, Trump iu drejtua Zelenskyt me ton të ashpër, duke i thënë: “Duhet të jesh më mirënjohës”, dhe e akuzoi atë se “po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

Nga ana tjetër Zelensky kërkoi garanci sigurie nga SHBA në mënyrë që të nënshkruante marrëveshjen e mineraleve.

Përplasja bëri që marrëveshja të dështonte dhe të mos firmosej.

I jashtëzakonshmi Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares realizon dygolësh dhe i dhuron fitoren skuadrës në kampionat

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka realizuar 2 gola pas atij që shënoi javën e kaluar në kampionat.

Në minutën e 57-të të sfidës, ai merr një pasim mjaft të mirë nga një prej shokëve të skuadrës dhe e dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

Kështu Asani rikthen baraspeshën 1-1 kundër Anyang i cili deri në ato momente ishte në avantazh. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, “mëngjarashi” nxorri në pah aftësitë e tij dhe i dhuroi fitoren Guangjume një gol fantastik në minutën e 89-të. (VIDEO)

Për 29-vjeçarin ky është goli 10-të në këtë sezon në 9 ndeshje të luajtura, teksa ka dhënë edhe 1 asist.

Veliaj nga qelia: M’u faturua si korrupsion një shtëpi modeste! Një familje nga Yrsheku e ndërtoi me kursime dhe borxhe

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga ana e SPAK.

Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej datës 10 shkurt, u shpreh se iu është faturuar si korrupsion një shtëpi modeste një katëshe.

Kreu i Bashkisë Tiranë shkruan se familja nga Yrsheku e ka ndërtuar banesën me kursime dhe borxhe.

“Familja punëtore nga Yrsheku nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t’u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion për këtë shtëpi me sipërfaqe 90m2”, shkroi Veliaj.

“Shikojeni pak këtë video për të kuptuar se deri ku shkon fantazia e shfrenuar, prej prokurori ndërtues, e Ols Dados, i cili ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër meje, saqë më ka faturuar si korrupsion edhe këtë shtëpi modeste 1-katëshe, që një familje e nderuar nga Yrsheku, me kursime e borxhe, ka ndërtuar me dokumentacionin ligjor të dhënë nga shoqëria “Fusha”. Prokurori ndërtues e di shumë mirë që për të aplikuar për leje ndërtimi, si për një shtëpi 1-katëshe, ashtu edhe për një pallat shumë katësh, ligji kërkon që ndërtimi të bëhet nga një shoqeri me licencat përkatëse.

Familja punëtore nga Yrsheku, ndryshe nga prokurori ndërtues, nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t’u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion me Fushën, për këtë shtëpi me sipërfaqe 90m2″, shprehet kryebashkiaku.