Berisha paralajmëron marrëveshje të re me Greqinë për detin? Kreu i PD: Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar një marrëveshje të re për detin me shtetin grek.

Në një konferencë me gazetarët, ai pohoi se ka të drejtë morale dhe ligjore të kërkojë një marrëveshje më të mirë, në interes të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve me Greqinë.

Berisha ka theksuar se dy nga çështjet më të rëndësishme për Shqipërinë në lidhje me Greqinë, ishin traktati i miqësisë dhe marrëveshja e detit, e cila, sipas tij, ishte një mundësi historike për vendin.

Ai nënvizon se marrëveshja e detit, që u nënshkrua në një kohë kur Greqia kishte të deklaruara vetëm 6 milje ujëra territoriale, ishte shumë më e favorshme për Shqipërinë se sa çdo marrëveshje tjetër që mund të arrihet tani.

Berisha akuzon qeverinë e Edi Ramës për dështimin në negociatat me Greqinë.

Sali Berisha: Një është traktati i miqësisë sepse nuk u ripërtëri dhe e dyta ishte marrëveshja e detit. Ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjithë kohërat. Marrëveshja u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara 6 milja ujëra territoriale.
Natyrisht Greqia në ligjin ndërkombëtar kishte të drejtë të kalonte 12 milje, por pranoi që marrëveshja të firmosej në një kohë kur njihte 6 milje.
Nuk po na falte, por pranoi një regjim që e kishte, nuk ia vumë ne.
Ky ishte në avantazh real që nuk e arrijmë dot më.
Kur GJK rrëzoi në mënyrë absolute nga ndërhyrje anti-shqiptare e Ramës dhe të tjerëve, ramë dakord me palën greke të çojmë në Hagë, meqë prevalon mbi vendimin e gjykatës shqiptare.
Rama i tha Tsiprasit: Jo duhet të bëjmë një marrëveshje më të mirë. Bënë 2 vite negociata dhe kur shkuan në Korçë ta firmosin, nuk firmosën duke u justifikuar me vendimin e GJK. Me të drejtë pala greke u neverit dhe tha vendimin e keni pasur aty pse negociuat 2 vite.
Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë me palën greke dhe të bëjmë më të mirën për dy vendet.

Prokurori ofendoi “ndγrësirë” Veliajn në gjyq, Ylli Manjani: Olsi Dado të largohet nga çështja, të nisë dhe procedim disiplinor ndaj tij

Pas daljes në media të debatit të zhvilluar në seancën e gjyqit një javë më parë, ku Prokurori Olsi Dado e ka fyer Erion Veliajn rëndë me fjalën “ndyrësirë” në sy të gjyqtarit Erjon Bani, ka reaguar dhe avokat Ylli Manjani.

Manjani, i cili ka qenë dhe ministër i Drejtësisë, i kërkon kreut të SPAK Altin Dumani që të largojë Olsi Dadon nga çështja e Veliajt dhe të nisë menjëherë procedim disiplinor.

Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Velisë në reagimet e tij në Facebook.
Ashtu është, nuk është mirë të shash e të fyesh, aq më tepër nga pozitat e një personi nën hetim. Nuk të jep asnjë avantazh sharja e fyerja, padyshim.

Mirëpo nga ana tjetër shihni pak me vëmendje anën tjetër të medaljes. A është prokurori i çështjes etikisht korrekt?!

Ndaj Tij janë shfaqur pretendime serioze se ka kërkuar favor në Bashkinë e Tiranës për një leje ndërtimi.
Ka pretendime se ka qenë intimidues nga familjes Veliaj.

Dhe tani, së fundi del së në gjyq prokurori ka fyer palën tjetër duke e quajtur “ndyrësirë”. Në sallën e gjyqit….prokurori…. E kuptoni apo jo?!

Ça duhet të ndodhë më shumë që njeriu të reagojë, pavarësisht pozitave procedurale ku gjendet?!

Nëse qëndron pohimi se ai që fyen është i dobët në argumente, kjo besoj vlen edhe për prokurorin, apo jo?!

**

Po të isha Altin Dumani do ta kisha larguar atë prokuror nga çështja.

Ndoshta ai meriton më shumë sesa largim nga çështja. Edhe një procedim disiplinor do ti sqaronte ligjërisht të gjitha këto aspekte.

Nuk është normale kjo gjë!”, thotë Manjani

“Mirë që nuk ia hëngre veshin kur erdhi në shtëpi…”/ Gjesti xheloz për Shkëlzenin?!

Shkëlzeni i është drejtuar ditën e sotme Gjestit duke i thënë se nuk ka pse bëhet xheloz që Egli i ka përgatitur atij mëngjesin:

Mos u bë xheloz se ma serviri pjatën.

Gjesti:

Nuk jam xheloz, më vjen inat.

Egli:

Hëngri edhe Kelly, pse si thua dhe atij se i bëra të dyve.

Gjesti:

Ti kur erdhi ai bëre “Uaaa kush ka ardhur”.

Egli:

E kam shumë shokë.

Gjesti:

Ti mirë që nuk ia hëngre veshin.

Egli:

Ja t’i hedhim poshtë njerëzit meqë nuk më lë burri. Unë nuk të kam asgjë. Rri tek ndjejnjat e tua, rri koherent.

“Ka lajme të hidhura për Ramën”/ Çfarë paralajmëron Berisha: Çështja ‘McGonigal’ po kthehet në tryezë do…

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do të ketë lajme të hidhura për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, çështja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal po kthehet në tryezë. Berisha teksoi se “dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale”, duke shtuar se ai mori 250 mijë dollarë në zyrën e Kryeministrit. Kryedemokrati theksoi se Edi Rama do të gjykohet rëndë, sipas Berishës, ” për krimin e tij të shëmtuar” dhe të gjithë ata që përpiqen ta mbulojnë.

Sali Berisha: Ka lajme të hidhura për Edi Ramën, ka arsye të hidhërohet shumë, por po qarkullon çdo ditë çështja Mc Gonigal po kthehet në tryezë, dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale.

Ai mori nga Rama 250 mijë dollarë. Tani prej 1 vit e gjysmë Altin Dumani nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës së Washtingon sepse kërkon të mbrojë Ramën, por kësaj kohe i erdhi fundi. Do të gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen ta mbulojnë.

E trishtë/ Ish-banori i “Big Brother Vip” njofton ndarjen nga jeta të babait

Ish-banori i Big Brother VIP, Elvis Myrta, ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes. Gazetari ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Qemalit i cili prej kohësh ishte i sëmurë.

“Me hidhërim të thellë thellë ju njoftoj se babai im i dashur Qemali, u nda nga jeta! Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhen më datë 24 shkurt, ora 15:00”, shkruan Elvis Myrta.

Kujtojmë që vitin e kaluar, babai i tij surprizoi Elvisin brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Merkel nuk e pëlqeu kurrë/ Kush është Friedrich Merz që do drejtojë tani Gjermaninë

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do të jetë kancelari i ardhshëm pasi aleanca e tij konservatore CDU/CSU fitoi shumicën e votave në zgjedhjet vendimtare federale të së dielës.

Gjatë fushatës, vendimi i tij për të bashkuar votat në parlament me ekstremin e djathtë shënoi një kthesë historike dhe shumë të diskutueshme, edhe pse ai ka këmbëngulur disa herë se nuk do ta thyente kurrë “murin e zjarrit” të Gjermanisë (“brandmauer”) duke bërë një koalicion qeverisës me AfD-në e ekstremit të djathtë.

Sondazhet në Gjermani, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet
Megjithatë, sado testues të jetë peizazhi i brendshëm politik dhe ekonomik, shumë nga sfidat më urgjente, Merz-it mund t’i vijnë nga jashtë Gjermanisë. Njeriu që dikur merrte lavdërime duke pretenduar se mund të thjeshtonte jetën e miliona njerëzve duke ulur taksat do të përballet me një realitet krejt më kompleks.

Merz, një aviator i shkathët dhe baba i martuar i 3 fëmijëve, gruaja e të cilit e pengoi të blinte një avion privat derisa fëmijët të dilnin nga shtëpia (tani thuhet se ka dy avionë) po shpreson të lërë gjurmë në politikën gjermane. Më poshtë është një vështrim i shkurtër i karrierës së tij.

Marrëdhëniet me SHBA

Pasi u prezantua që herët në fushatën zgjedhore si një biznesmen i vendosur, i cili ishte i pajisur mirë për të bërë marrëveshje ballë për ballë me “tregtarin” Donald Trump, Merz u detyrua të ndryshonte qëndrimin e tij brenda pak orësh pasi presidenti i SHBA-së ktheu narrativën mbi luftën e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Trans-atlanticisti dikur optimist mori dozën e tij të parë të real-politikës para se të fitonte detyrën e lartë. Kjo pasi retorika e tij ndryshoi shpejt për raportet me Trump. Merz nuk bëri asgjë për të fshehur tronditjen e tij pas deklaratave të Trump që fajësonte Ukrainën për luftën. Merz e quajti atë “një përmbysje klasike e rrëfimit autor-viktimë”.

“Kështu e ka paraqitur Putini prej vitesh dhe sinqerisht jam disi i tronditur që Donald Trump tani e ka bërë të tijën”, – tha ai, duke iu referuar Trump si “një admirues i sistemeve autokratike”.

Të biesh pre e emocioneve, tha ai, nuk do ta çonte Evropën askund. “E vetmja gjë që mund të bëjmë, nëse kemi një ide të ndryshme për demokracinë është që të bashkojmë veprimet tona në Evropë sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Megjithatë sfida është e madhe. Prishja brenda natës në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Berlinit, e cilësuar nga Merz në terma të paqartë si një “ndarje epokale”, ka të ngjarë të bëhet elementi përcaktues i qeverisë së tij.

Me siguri kjo do të dominojë në që ishte një tabaka tashmë e mbingarkuar. Si udhëheqës i ekonomisë më të madhe të Evropës, trajtimi i krizës nga ana e tij do të jetë vendimtar për mënyrën sesi kontinenti do të përballet me një rend të ri botëror.

“Është ekonomia budalla!”

Ekonomia më e madhe e Evropës ka nevojë për një rindezje. Sfidat janë të shumta, nga mbirregullimi dhe rrënimi i infrastrukturës, te kostot e larta të energjisë, mungesa kronike e specialistëve dhe plakja e popullsisë. Ka, thonë shumë gjermanë, një nevojë urgjente për investime në çdo gjë, nga mbrojtja e vendit deri te infrastruktura e tij.

Por, duke bërë këtë, ka të ngjarë që Merz të lehtësojë një rregull të mbrojtur me kushtetutë, që njihet si “frena e borxhit”, i cili për vite është përdorur nga Berlini për të pretenduar statusin e tij shumë të lavdëruar si një shembull i disiplinës fiskale.

Nën frenimin e prezantuar në 2009 nga Angela Merkel për të treguar se Gjermania ishte e përkushtuar për të balancuar llogaritë pas krocës bankare, qeverisë federale i kërkohet të kufizojë huamarrjen vjetore në 0.35% të PBB-së.

Merz mund ta rregullojë këtë dhe nga ana tjetër të çlirojë fondet e nevojshme për investime në gjithçka, nga banesat, tek infrastruktura hekurudhore, të cilat më shumë se gjysma e gjermanëve i mbështesin. Por edhe kjo nuk do të kalonte pa polemika. Në të vërtetë, ishte një mosmarrëveshje për “frenimin e borxhit” që në fund rrëzoi qeverinë e Olaf Scholz.

Ukraina

Ukraina është tashmë një “mollë e madhe sherri” në Gjermani. Ekziston një ndarje e qartë në popullatë midis atyre që besojnë se mbështetja për Kievin sjell kërcënimin e luftës më afër Gjermanisë, një pretendim i fuqishëm i bërë nga lëvizja “konservatore e majtë” Sahra Wagenknecht (BSW) dhe atyre që besojnë se mosmbështetja e saj dhe shfaqja e dobësisë përballë Vladimir Putinit është edhe më e rrezikshme.

Merz qartazi bën pjesë në kampin e dytë. Ai e paralajmëroi Scholz-in kundër adoptimit të “një politike qetësuese” ndaj Rusisë dhe vizitoi Kievin edhe përpara kancelarit të atëhershëm.

Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i furnizimeve ushtarake për Ukrainën, dhe Merz e ka mbështetur me zjarr këtë, duke thënë se do të dëshironte të shkonte edhe më tej duke i ofruar Ukrainës raketa me rreze të gjatë “Taurus”. Ai gjithashtu ka të ngjarë të përballet me thirrje për të dërguar trupa gjermane në Ukrainë si pjesë e një force parandaluese ose paqeruajtëse, një diskutim që Scholz e ka përshkruar si “plotësisht të parakohshëm”.

E djathta ekstreme gjermane

Çështja se me kë do të kërkojë Merz të hyjë në koalicion dhe nëse ai do të vazhdojë të përjashtojë mundësinë e formimit të një qeverie me AfD-në e ekstremit të djathtë, është më e rëndësishmja në mendjen e elektoratit. Vendimi i Merz në janar kur sinjalizoi pranimin e thyerjes së një tabuje ndaj AfD-së për mbështetjen e një “plani 5 pikash” jo-detyrues për kontrolle më të forta kufitare ishte një pikë kthese në atë që kishte qenë një fushatë zgjedhore disi e acaruar.

Që atëherë ai ka këmbëngulur vazhdimisht se një koalicion CDU-AfD nuk është në plan. Por shumë kanë frikë se një qeveri koalicioni të paqëndrueshëm dhe të përçarë do të çojë në një përsëritje të ngërçit dhe konfliktit që përcaktoi administratën fatkeqe të “semaforit” të Scholz.

Dhe frika është se kjo mund të hapë pa dashje rrugën për një koalicion CDU-AfD me një udhëheqës të ri, më pak ngurrues në zgjedhjet e ardhshme të mundshme në 2029-ën.

Sherri me Merkelin

Merz u mënjanua nga ish-kancelarja kur ai u përpoq të depërtonte në nivelet e larta të CDU në fillim të viteve 2000 dhe të dy nuk kanë qenë kurrë në marrëdhënie të mira.

Ai i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për 16 vitet e saj në pushtet, duke iu referuar udhëheqjes së saj si “boshe” dhe duke pretenduar se një “tis mjegulle” ishte mbi politikën e saj “të dyerve të hapura” për refugjatët në 2015.

Në kujtimet e saj të publikuara vitin e kaluar, Merkel tha se ajo “nuk e turpëroi” rivalin e saj të vjetër për karrigen e kancelarit, duke thënë se njohu tek ai “dëshirën e pakushtëzuar për të pasur pushtet”.

Por më pas, në janar, erdhi një kritike e rrallë publike, pasi ish-kancelarja kritikoi flirtin e Merz me AfD-në. Merkel ende gëzon shumë respekt në mesin e shumë gjermanëve, kështu që vlerësimi i saj për lidershipin e tij të ardhshëm ia vlen të dëgjohet. ©The Guardian

Ngatërroi marshin e makinës teksa dilte nga parkimi dhe hipi mbi trotuar, shoferja merr para këmbësorin

Një incident me makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit, ku ka mbetur i lenuar një person.

Një mjet i drejtuar nga një shtetase rreth të 56 vjeçe, ka përplasur një kalimtari, teksa dilte nga parkimi.

Ajo raportohet se ka hipur mbi trotuar dhe pasi ka marrë para një tezgë në trotuar, ka goditur dhe qytetarin.

I lënduar ka mbetur një 70 vjeçar dhe pasi është mjekuar nga mjekët e poliklinikës është dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Sipas deklaratave të drejtueses së mjetit tip Benz, me targa AA 078 XE, ka ngatërruar marshin, në vend të dilte mbrapsht ka hipur mbi trotuar dhe ka shkaktuar aksidentin.

“Në Greqi fitoj 1000 euro si çoban, në Shqipëri merrja 250 mijë lekë”, Rama kundërshton qytetarin: S’ka më paga të tilla

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish sot komentuesve.

“O EDO je i madh!!Ata që thonë është më mirë në Greqi nuk është e vërtetë !! Si për ata që kanë punën e tyre si dhe për ata që punojnë në turizëm në ndërtim ata atje!! Ata që kanë punën e tyre vetëm taksa sa paguajn. Të ishte mirë në Greqi nuk do të iknin shumica e shqiptarëve në Suedi në Gjermani si dhe në vende të tjera. Fëmijët tanë po mbarojnë shkollat e larta dhe po marrin rrugët të punojnë në vendet Skandinave po të ishte mirë nuk do iknin. Do rrinin të punonin në Greqi me rrogë 800 € dhe e theksoj me, universitet dhe me nota të larta.Pra po të ishte mirë do të punonin në Greqi”, shkruan një prej qytetarëve.

Në një postim nga selia rozë, Rama u shpreh sot Shqipëria ofron mundësi për investime dhe kthimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa shtoi se emigrantët duhet të përfitojnë përpara se Shqipëria të bëhet pjesë e BE dhe gjithçka të bëhet si kudo në Europë.

“Ka kohë që nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetra. 57 përqind e rrogave nuk anë asnjë taksë, 36 përqind kanë nga 4 deri në 10 përqind taksë.
Mbi 10 përqind taksohen rrogat mbi 1300 euro.
Në turizëm e ndërtim në Shqipëri merr sa merr në Greqi, këto janë fakte dhe me këto shpjegohet edhe kthimi i atyre që vijnë e punojnë në turizëm ose investojnë në agroturizëm.
Dhe e treta avash me kekun e byrekun sepse nuk është më koha që ka qenë. Kostoja e jetesës në Europë është rritur aq shumë sa nuk ka më kursime si dikur. Ndaj shihini mirë opsionet, qoftë për rikthimin e përhershëm, investimin këtu dhe jetesën në një shtet të huaj, apo jetesën disa muaj këtu dhe disa muaj jashtë.
Jemi drejt majës, rrugës së Shqipërisë në BE. Kush vjen sot i jep vetes mundësinë të fitojë më shumë se sa me hyrjen në BE gjithçka të bëhet njëlloj si kudo tjetër”, tha ai.

Trump e cilësoi fitoren e CDU/CSU si ‘Ditë të madhe për Washingtonin dhe Berlinin’, Merz i kthen ‘shu pIakën e parë: SHBA nuk kujdeset për Evropën

Berlin, 23 shkurt 2025 – Friedrich Merz, lideri i CDU/CSU dhe kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë, ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj komentimeve të Presidentit amerikan Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhjet gjermane.

Në një debat televiziv të drejtpërdrejtë, Merz kritikoi qëndrimin e qeverisë amerikane ndaj Evropës, duke theksuar nevojën për pavarësinë e kontinentit në fushën e mbrojtjes.

“Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion, por pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar është e qartë: kjo qeveri amerikane nuk kujdeset për Evropën,” tha Merz. Ai shtoi se prioriteti i tij kryesor është forcimi i Evropës dhe pavarësia e saj në aspektin e sigurisë, për të shmangur varësinë nga SHBA.

Në panelin e debatit, Merz gjithashtu kritikoi ndërhyrjen e Elon Musk në zgjedhjet gjermane, duke e quajtur atë një akt “drastik dhe të turpshëm”, që e krahasoi me ndërhyrjet e Moskës në proceset zgjedhore të tjera.

Sa i përket formimit të qeverisë, Merz pranoi se do të jetë një proces i vështirë, por shprehu besimin se një marrëveshje mund të arrihet deri në Pashkë, në muajin prill. Ai gjithashtu konfirmoi qëndrimin e tij kundër formimit të një koalicioni me AfD-në, duke theksuar se është e nevojshme që partitë të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme.