“Trondit Robert Papa: ‘Rama ka shkelur sigurinë kombëtare të SHBA, ja pse as Trump
nuk e shpëton dot!’
Linda Ramës i janë gjetur 600 milionë ne

Gazetari Robert Papa e ka përshkruar situatën politike në Shqipëri si një realitet autokratik të pakorrigjueshëm përmes votës dhe duke paralajmëruar zhvillime që mund të tronditin seriozisht pushtetin aktual. Sipas Papës, mekanizmi i largimit të Edi Ramës me anë të zgjedhjeve është praktikisht i pamundur, pasi kryeministri, siç shprehet ai, ka konsoliduar një kontroll total mbi institucionet dhe shumicën parlamentare.

“Mekanizmat për të hequr një delirant arrogant, prepotent si Rama me anë të votës është e pamundur. Ai i ka blerë të gjithë; ka 83 deputetë, të gjithë të stilit “Zeqine, Balla and Company”. Në qoftë se Partia Socialiste do ta donte atdheun, 15 veta do ta godisnin në parlament për ta larguar. A mund të ndodhë? A mund të ngjasë? Në qoftë se aleatët ndërkombëtarë do ta kërkojnë, unë besoj se po”, shprehet Papa.

Transferta

Robert Papa sjell si shembull atë që e quan një transfertë prej 600 milionë dollarësh e Linda Ramës, gruas së kryeministrin në bankën “Abi Bank”, e realizuar përmes ishujve të parajsave fiskale dhe e përfshirë, sipas tij, në radarët e FBI-së amerikane. Papa e cilëson këtë element si tronditës dhe potencialisht destabilizues për pushtetin e Ramës, duke e lidhur me akuza për grabitje miliardash dhe përpjekje për të shitur interesa apo aksione në vende arabe. “Pa ndikimin e ndërkombëtarëve nuk shkunden regjimet diktatoriale, sepse regjimi diktatorial është në Shqipëri.

Lërini përrallat; ai ka blerë çdo gjë të huajt. Vetëm një transfertë e Linda Ramës në “Abi Bank” prej 600 milionë dollarësh, çka ka rënë në radarët e FBI-së amerikane në ishujt e parajsave fiskale, duhet t’i tronditë. Ai ka vjedhur miliarda dhe kërkon të shesë aksionet e tij ndaj bredh në vendet arabe. Por këtu i dinë të gjitha, kur media e djathtë i ka vënë epitete nga më të ndryshmet deri te “Noriega”, “Ramaduro”, shefi i Narkoshtetit. Por diplomatët që vijnë në Shqipëri duket se më shumë vijnë të vjedhin dhe – më falni për shprehjen – për seks, sepse ka dalë në dosjen e Epstein-it.

Ndaj mos i merrni seriozisht; fatin e Shqipërisë e vendosin shqiptarët. Figura si Rama janë programuar që në vitet ’90; e sollën urgjent nga Athina, e nxorën nëpër mitingje dhe nuk ishte rastësi që familja Hoxha spostoi Nanon në favor të tij. I ka shpërblyer me leje ndërtimi, pa diskutim. Unë kam besim tek SPAK sepse nuk kontrollohet as nga njerëzit që rrinë afër Trump-it. Me dy lëvizjet e fundit, ai ka marrë “oksigjen” duke blerë Kushner-in, Ivankën dhe duke arritur të mbajë një fjalim donkishotesk në parlamentin e Izraelit. Të jesh krahas Netanyahut në këtë kohë tregon që je i urryer; Netanyahu është kriminel lufte, ka vrarë fëmijë dhe ka një mandat arresti”, shprehet gazetari.

Dosjet dhe fundi i Ramës

Papa deklaron se dosjet ndaj Edi Ramës janë masive dhe se interesat e sigurisë kombëtare amerikane nuk falin shkelje. Ai e përshkruan kryeministrin si të frikësuar, në panik dhe të rrezikshëm në fazat e fundit të pushtetit. “Rama ka një problem të madh, sepse ai Bordi i Paqes i Gazës doli si bord i turpit, sepse nuk është për Gazën. Trump ose njerëzit pranë tij kërkojnë të krijojnë një OKB të re, pasi OKB-ja ka dështuar. Dhe Rama nuk ka pse flet në parlamentin e hebrenjve për bordin; nuk je zot, nuk ke firmosur, teknikisht nuk je pjesë e tij. Ty ta falin francezët që kanë aq shumë dosje për ty poshtë urave; vetë kryetari i partisë tënde ka thënë që ke shitur ikonat në Francë. Mjafton për këtë të dënohesh dhe të shporresh. Ajo që ndodhi me Davosin është shuplaka e radhës nga rrethi i Donit.

Nuk pinë ujë përrallat që “ndenja me Ivankën”, mbas fustanit të saj, të cilën e talle te zyra me çorape dhe ajo i hoqi të gjitha fotot në mediat sociale. Fëmijët e llastuar të presidentit Trump janë një barrë e madhe për të. Trump ka filluar të pranojë që do të humbasë Kongresin në nëntor. Sipas Fox Neës, 56% do të votonin për demokratët dhe me humbjen e Kongresit fillojnë hetimet për fëmijët e llastuar. Do thoni ju që kjo e gëzon Ramën, se do të kthehet e majta e Sorosit. Ishte Biden dhe katër vjet nuk e priti, nuk e takoi as Kamala Harris, me gjithë lëvizjet me pagesat miliona dollarë. Ai synon një ftesë në Mar-a-Lago, por është e turpshme për Trump.

Shqiptarët kanë në dorë votat. Në qoftë se do të priste Ramën, do tallej e majta me të duke nxjerrë videon ku ai tallej me Trump. Por fjala që tha, që janë nja tre drejtues që nuk i shikoj me sy përpos Lukashenkos, Rama është kush tjetër? Ju i ndiqni protestat masive në Iran. Në Shqipëri duhet të bëjnë të njëjtën gjë: të ngrihen. Nuk besoj se Rama do të guxojë të vrasë njerëz, sepse efektivët e policisë dhe ushtrisë nuk e bëjnë këtë. Regjimet autokrate nuk ikin me votë. Unë kam thënë disa herë: duhet një Republikë e re. Duhet shkrirë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe ky Parlament; asnjë nga këta të mos jetë më.

Duhet një sistem i ri zgjedhor që Shqipëria të hyjë në rrugën e sipërmarrjes së lirë, jo të këtij kapitalizmi feudal si një ish-republikë ruse, dhe të mos kemi më në pushtet njerëz mediokër e kusarë. Nuk e shpëton dot Belinda Ballukun; je e frikësuar sepse në dosje ka fakte të tmerrshme dhe video ndaj teje. Ish-pastruesja e Athinës do të pastrojë dhe ty. Dosjet për Ramën janë masive. SHBA ka atë që quhet “Deep State” që për interesa të mëdha nuk falin, dhe Rama ka shkelur interesat e sigurisë kombëtare amerikane. Rama mund të shpenzojë miliarda, por nuk e shpëton dot sepse vetë Netanyahu ka probleme me drejtësinë.

Delirant, i frikësuar dhe në panik; në çastet e fundit ai bën çdo gjë. Ai drejton një bandë kusarësh. Pashë një “figurinë” si Spiropali, të cilën vetë e dërgoi në Vlorë ta turpëronte, sepse ka zëra se ajo kërkon postin e kryeministrit. Populli nuk i do as ata, sepse e shikojnë që një bandë dëbon miliona shqiptarë. E keqja në Shqipëri ka vetëm një emër: Edvin Rama. Mos u merrni me opozitën; kryesorja është zhdukja e kësaj autokracie që rrezikon sigurinë rajonale. Rënia në pesimizëm i shtyn jetën diktaturës. Unë në fytyrën e Ramës shikoj frikë. 10 shkurti duhet të tregojë se sa e fortë është opozita dhe se si shumica kërkon që Rama të largohet. Shqipëria meriton më mirë”, tha Papa ndër të tjera.

“Unë me anglishten time çobanëshe”, Miri rrëfen si e bëri për vete gjermanen, nuk e besoni çfarë i bënë krushqit

Në një bisedë të zhvilluar me banorët, pasditen e sotme, Miri ka rrëfeyr historinë e tij të dashurisë me partneren e tij gjermane.

Miri zbulon se për herë të parë ata janë parë në një dasëm ku ishin të ftuar të dy, e që atë ditë ata shkëmbyen Messenger-in me njëri-tjetrit.

Duke qenë se të nesërmen e dasmës, partnerja e tij nisej për Gjermani, Miri, asokohe 32 vjeç, shpjegon se e vetmja mënyrë për të ruajtur marrëdhënien e tyre ishte të komunikonin herë përmes Messenger-it, e herë ajo e telefononte përmes telefonit të shtëpisë.

Këto ishin dy metoda që forcuan marrëdhënien e Mirit dhe partneres së saj. Ndonëse me një anglishte jo perfekte, banori shpjegon se partnerja e tij përpiqej që ta kuptonte.

“Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me messenger, se ajo kohë ishte atëherë, nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma. Flisnin në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe” tha Miri.

Rrëfimi i plotë i Mirit: Martohet kushërira ime, me një diplomat gjerman që punonte në ambasadë, ata martohen në Tiranë, bëjnë dasmën dhe ne shkojmë si të ftuar. Atje vjen dhe kjo gjermanka, si shok me këtë dhëndrin, kishte marrë nja 20 vetë krushq ai, mes tyre ishte dhe kjo. Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me Messenger, se ajo kohë ishte atëherë, nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma. Flisnin në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe. Ku dija unë anglisht atëherë, unë e kisha harruar. Po nuk e praktikove e harron. Atëherë fillova të praktikoja sërish kur flisja me atë. Unë kohën e foljeve nuk e di, siç e keni parasysh, por ajo kuptonte. Pastaj erdhi dhe njëherë ajo këtu që erdhi tamam për mua.

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës është ashpërsuar më tej, teksa Behgjet Pacolli ka denoncuar publikisht se po i marrin duty freet dhe shërbimet e tjera të aeroportit.

Përmes një njoftimi urgjent për mediat, kompania e Pacollit Mabco thotë se këto shërbime po tjetërsohen përmes kontratave që po lidhen nga administratori i emëruar nga Valon Ademi.

“MABCO Construction SA denoncon veprime të paautorizuara në Aeroportin e Vlorës dhe paralajmëron për pavlefshmëri absolute dhe pasoja ligjore të rënda për çdo kontratë të lidhur. MABCO Construction SA, shoqëri e së drejtës zvicerane dhe ortaku mazhoritar me 98 për qind të kapitalit në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport, VIA shpk, paralajmëron publikisht dhe pa ekuivok se çdo kontratë, marrëveshje qiraje apo akt tregtar që po lidhet ose do të tentohet të lidhet për dyqane, bare, duty free apo shërbime të tjera në Aeroportin e Vlorës, nga z. Vegim Hoxha ose nëpërmjet tij, është juridikisht inekzistente, absolutisht e pavlefshme dhe e destinuar të rrëzohet,” thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga kompania e Pacollit.

Sipas saj, këto veprime po kryhen në kundërshtim flagrant me ligjin, me statutin e shoqërisë dhe me vendimet në fuqi të gjykatës nga administratori Vegim Hoxha duke krijuar një situatë serioze pasigurie juridike dhe rreziku ekonomik për çdo palë të tretë që, me ose pa dijeni, përfshihet në këto marrëdhënie.

“MABCO sqaron se Vegim Hoxha nuk është dhe nuk ka qenë kurrë administrator i ligjshëm me kompetenca të plota i VIA shpk. Emërimi i tij bazohet në një vendim të pretenduar të asamblesë së përgjithshme të datës 11 dhjetor 2025, i marrë në mënyrë të njëanshme nga shoqëria 2A Group shpk, e cila zotëron vetëm 2 për qind të kuotave të kapitalit. Ky vendim është marrë pa pjesëmarrjen e ortakut mazhoritar dhe në mungesë të plotë të kuorumit ligjor, në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit për shoqëritë tregtare, çka e bën atë të pavlefshëm ab initio, pa prodhuar asnjë efekt juridik,” deklaron kompania e Behgjet Pacollit.

Ajo paralajmëron se çdo kontratë që lidhet aktualisht për ambiente tregtare në Aeroportin e Vlorës dhe nëpërmjet një personi të paautorizuar nga aksionari mazhoritar që zotëron 98 për qind të aksioneve, ekspozon drejtpërdrejt palët e treta ndaj humbjeve financiare, proceseve gjyqësore dhe anulimit të menjëhershëm të çdo të drejte të pretenduar, pa asnjë mundësi transferimi të përgjegjësisë.

“MABCO Construction SA i bën thirrje çdo subjekti tregtar, kompanie, operatori duty free, rrjeti bar restorantesh apo investitori potencial që të mos mashtrohet nga tentativa për të krijuar një realitet të rremë ligjor. Çdo angazhim i tillë do të rezultojë në një fiasko juridike dhe ekonomike, për të cilën përgjegjësia nuk mund dhe nuk do të transferohet te shoqëria koncesionare apo te ortaku mazhoritar,” paralajmëron Mabco.

Përveçse ka paralajmëruar subjektet të mos nënshkruajnë kontrata, Behgjet Pacolli ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit.

“MABCO Construction SA i bën thirrje publike autoriteteve zyrtare shqiptare, përfshirë institucionet mbikëqyrëse dhe administrative kompetente, që të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj këtyre veprimeve të paautorizuara, të cilat rrezikojnë jo vetëm sigurinë juridike të palëve të treta, por edhe integritetin e një projekti strategjik me rëndësi kombëtare si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës,” thotë kompania në njoftimin zyrtar.

Mabco ka bërë të ditur se do të ndjekë pa kompromis çdo rrugë ligjore, civile dhe administrative, kundër çdo akti të ndërmarrë në shkelje të kësaj situate juridike, përfshirë kërkesat për pavlefshmëri, dëmshpërblim dhe përgjegjësi personale për dëmet e shkaktuara ndaj projektit strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. /Kapitali.al/

Tragjedi në këtë vend, 227 të vdekur nga shembja e një miniere, mes tyre fëmijë

Një tragjedi e rëndë ka goditur zonën e Rubayas, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, ku më shumë se 200 kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere.

Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, ndërsa autoritetet lokale theksojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi dyshohet se dhjetëra minatorë ndodhen ende të bllokuar nën rrënoja.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Lubumba Kambere Muyisa, bëri me dije se mes viktimave ka minatorë, gra dhe fëmijë, të cilët ndodheshin në zonë për aktivitete tregtare.

Disa persona janë nxjerrë të gjallë në momentet e fundit, por kanë pësuar lëndime të rënda. Një këshilltar i guvernatorit konfirmoi se bilanci paraprak i viktimave ka arritur të paktën në 227.

Miniera ndodhet në një territor që kontrollohet nga grupi rebel M23 që prej vitit 2024 dhe përbën një burim të rëndësishëm financimi për këtë grup.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rebelët e M23 kanë shfrytëzuar dhe plaçkitur burimet minerare të Rubayas, me mbështetje nga Ruanda, një akuzë që autoritetet në Kigali e kanë mohuar.

Grupi M23 synon rrëzimin e qeverisë në Kinshasa dhe, sipas deklarimeve të tij, mbrojtjen e pakicës Tutsi në Kongo.

Ngjarja e fundit nxjerr në pah jo vetëm rreziqet dhe kushtet e pasigurta të punës në sektorin minerar, por edhe tensionet e vazhdueshme dhe konfliktet e armatosura që destabilizojnë rajonin.

E gatshme të bëjë çdo lloj pune, kush është vajza shqiptare pjesë e dosjes së Epstein?

Në dosjen voluminoze të Jeffrey Epstein, e bërë publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe që përfshin mbi 3 milionë faqe dokumente, rezulton të shfaqet edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila kishte aplikuar për një pozicion pune si asistente personale.

Sipas dokumenteve zyrtare, një email i dërguar nga vajza, me emrin Egerta Terziu, daton në mars të vitit 2017. Ajo kishte kontaktuar fillimisht një ndërmjetës, identiteti i të cilit është i redaktuar në dosje, duke i dërguar CV-në dhe duke shprehur interes për vendin e punës.

“Nuk jam me bazë në Shtetet e Bashkuara. A është kjo problem?”, shkruan ajo në email, duke iu referuar një oferte pune që, sipas saj, i ishte komunikuar përmes Evan Luthra-s.

Në përgjigje, ndërmjetësi e informon se vendndodhja nuk përbën pengesë dhe i kërkon të dërgojë CV-në si dhe tre fotografi personale me cilësi të mirë. Pas marrjes së materialeve, ai ia përcjell informacionin Jeffrey Epstein-it, duke e përshkruar vajzën si 21–22 vjeçe.

Në vijim të këtij rasti, një email tjetër i datës 29 mars 2017, pjesë e së njëjtës dosje, hedh dritë mbi fazën e mëtejshme të përzgjedhjes së kandidateve. Në këtë komunikim, një bashkëpunëtore i dërgon Epstein-it një listë me “kandidatet kryesore”, duke i bashkëngjitur fotografi dhe video për secilën prej tyre, me qëllim vlerësimin paraprak.

Në të njëjtin komunikim, përmendet sërish edhe vajza shqiptare, e cila përshkruhet si pjesë e listës së kandidateve, për të cilën theksohet se kishte dërguar video dhe se ishte e gatshme për çdo punë, por se kishte komplikime me dokumentacionin.

Bashkëpunëtorja: Edhe kandidatët e tjerë janë interesantë, por nuk janë të bazuar në Nju Jork.

Bashkëpunëtorja (për vajzën shqiptare): Vajza shqiptare gjithashtu do të bëjë çdo lloj pune që ti dëshiron që ajo të bëjë, por është shumë e komplikuar nga ana e dokumenteve.

Bashkëpunëtorja: Ke edhe videon për të.

Bashkëpunëtorja: Më njofto kur t’i takosh ose të flasësh me ndonjërën…

A u kap Miri me telefon? Dalin pamje të tjera që konfirmojnë të vërtetën

Një moment i shkurtër dhe i shpejtë gjatë spektaklit “Prime” mjaftoi që rrjeti të shpërthente në teori konspirative ndaj banorit Miri.

Gjatë një pauze publicitare, kamerat kapën Mirin duke u larguar me nxitim nga divani dhe duke rrëmbyer një objekt që e kishte fshehur poshtë jastëkut.

Lëvizja e tij e dyshimtë bëri që ndjekësit të bindeshin se bëhej fjalë për një telefon celular, një pajisje rreptësisht e ndaluar në shtëpinë e “Big Brother”.

Megjithatë, pamjet e reja dhe më të qarta kanë hedhur poshtë çdo dyshim për thyerje rregullash. Objekti që Miri po fshihte me aq kujdes nuk ishte teknologjik, por një kuti metalike duhani (për duhan të dredhur).

Kjo kuti shërben për të mbajtur letrat, filtrat dhe duhanin, duke qenë mjaft praktike për duhanpirësit brenda shtëpisë.

Pra, “skandali” i telefonit rezultoi të ishte thjesht një moment ku banori po siguronte cigaret e tij gjatë transmetimit të gjatë.

Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Kreu i ARRSH: Mali ka pirë shumë ujë! E shoh me sy të lirë

Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, teksa ka folur për mediat pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Qafë Thanë, deklaroi se shembja është një fenomen natyror.

Teksa u përpoq që për një moment të kthehej në “Baba Vangën” e Shqipërisë, Ami Kozeli tha se shembja është shkaktuar nga mbingopja e malit me ujë dhe këtë e ka konstatuar duke e parë me sy të lirë.

Ai tha se, pavarësisht se trasa e re kalon mbi malin ku ndodhi rrëshqitja dhe mjetet e rënda janë çdo ditë në terren, ndërhyrjet nuk kanë ndikuar në destabilizimin e masivit shkëmbor.

“Kemi konstatuar edhe me sy të lirë se mali është i mbingopur nga uji, çka ka sjellë shembjen e shpatit. Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po kryhen në këtë segment” deklaroi drejtori i ARRSH.

“Me gruan time i kemi larë rrugët e Tiranës”, Mehdi Malkaj rrëfen me lotësh betejën e djalit me drogën

Në “Grida Duma Podcast” erdhi një rrëfimi i sinqertë dhe pa filtra i Mehdi Malkajt për betejën e gjatë dhe të dhimbshme të djalit të tij me drogën.

Pa dramatizime dhe pa viktimizim, aktori i madh foli si baba, me fjalë të thjeshta dhe të vërteta që peshojnë rëndë.

“Gjënë time më të bukur dhe më të lumtur të kësaj kohe e kam momentin kur u vërtetua që u fitua një betejë nga djali”, thotë Malkaj, duke e quajtur këtë fitore më të madhe se çdo sukses personal apo profesional.

Ai rrëfen se djali ishte vetëm 15 vjeç kur provoi për herë të parë drogën, në një kohë kur askush nuk e kuptonte realisht çfarë ishte dhe sa shkatërruese mund të bëhej. “Adoleshentët bien në dashuri me atë që shohin, jo me atë që është”, shprehet ai, duke e përshkruar varësinë si një dashuri të rreme që zgjati më shumë seç duhej.

Malkaj flet hapur për netët pa gjumë, për kërkimet e pafundme në rrugët e Tiranës bashkë me bashkëshorten, për përpjekjet për të qenë shok i djalit dhe jo thjesht prind autoritar. Një rrugë e gjatë, e lodhshme dhe plot pasiguri, ku asgjë nuk ishte e garantuar.

Një nga momentet më prekëse të rrëfimit lidhet me marrëdhënien mes vëllait dhe motrës. Sipas Malkajt, dashuria e motrës u kthye në një dritë të fortë shprese dhe shërimi për djalin. “Ai tani është gjithë jetë, gjithë dritë. Ka sjellë dritë, gëzim, hare në shtëpi”, thotë ai, duke kujtuar edhe pushimet e para familjare pas shumë vitesh, ku djali ishte në timon, serioz dhe korrekt.

“Mua me bën përshtypje tani dashuria që ka me motrën. I thotë ajo më ke borxh 10 puthje”- tha ai duke përshkruar lidhjen mes motrës e vëllait.

Në fund, Mehdi Malkaj përcjell një mesazh të fortë dhe të rrallë për mënyrën si flitet për drogën.

“Mos mallkoni kurrë ‘u paça fëmijët me drogë’. Është luftë e madhe, shumë e madhe. Unë jam një sy e veshë andej e një sy këtej. Nuk i dihet asnjëher”, thotë ai, duke pranuar se vigjilenca nuk mbaron kurrë, por duke besuar se dashuria, familja dhe koha mund të bëjnë mrekulli.

“Me gruan time i kemi larë rrugët e Tiranës. Tërë natën me idene se do ta gjenim djalin, nuk e gjenim, vinte vetë”- tha në një moment të podcastit Malkaj.

Shqipëria në hartën e rrezikut, priten reshje ekstreme gjatë javës në të gjithë rajonin

Europa Jugore po hyn në një fazë rreziku të shtuar nga reshjet intensive, me Shqipërinë të përfshirë qartësisht në hartën e zonave problematike për ditët në vijim.

Parashikimet afatmesme 14-ditore tregojnë se sistemi i motit që ka goditur fuqishëm Gadishullin Iberik po shtrihet gradualisht drejt Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor, duke rritur ndjeshëm mundësinë për reshje të dendura dhe episode ekstreme shiu.

Vatra kryesore e motit ekstrem pritet të jetë Portugalia dhe Spanja perëndimore, ku akumulimet e reshjeve arrijnë nivele shumë të larta për një periudhë kaq të shkurtër. Kjo masë ajrore e paqëndrueshme po avancon drejt lindjes, duke përfshirë Italinë, Adriatikun dhe më pas Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria renditet mes vendeve me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj reshjeve intensive.

Sipas modeleve meteorologjike, gjatë javës vendi mund të përballet me reshje të forta, të përqendruara në intervale të shkurtra kohore, çka rrit rrezikun për përmbytje lokale, rrëshqitje dherash dhe probleme në zonat urbane me kullim të dobët. Zonat bregdetare dhe ato malore mbeten veçanërisht të ndjeshme për shkak të terrenit dhe ngopjes së tokës nga reshjet e mëparshme.

Fenomeni nuk është i izoluar vetëm në Shqipëri. I gjithë rajoni i Mesdheut qendror dhe Ballkanit po shfaq sinjale të qarta të një jave me mot të paqëndrueshëm, ndërsa kontrasti mes masave ajrore të lagështa dhe temperaturave relativisht të buta krijon kushtet për stuhi të forta shiu. /skyweb.al

U pickua nga gjarpri, ndërron jetë këngëtarja e njohur(Emri)

Ifunanya Nwangene, këngëtare nga Nigeria, ndërroi jetë të shtunën pas pickimit nga një gjarpër në kryeqytetin Abuja.

26-vjeçarja u bë e njohur pas pjesëmarrjes në The Voice Nigeria në 2021 dhe njihej për kombinimin e jazz, operës, muzikës klasike dhe solo. Ajo ishte duke planifikuar koncertin e saj të parë solo dhe ishte gjithashtu arkitekte e trajnuar.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një trajner gjarpërinjsh duke nxjerrë një kobër nga apartamenti i saj, ndërsa njerëzit përreth bërtasin.

Fillimisht ajo mori trajtim në një klinikë të afërt, por mungesa e antivenomit e detyroi të shkonte në spital. Përpos përpjekjeve të shumta, gjendja e saj u përkeqësua dhe për fat të keq humbi jetën.

Spitali theksoi se trajtimi ishte i menjëhershëm dhe i duhur, dhe se stafi i tij i dha kujdes maksimal.