Sot në rubrikën e “Dikur” do të kthehemi 19 vite pas në kohën kur Forumi i Eurosocialistëve festonte në Qendrën Kombëtare të Kulturës në Tiranë.
Ish kryetarja e LSI-së sot, Monika Kryemadhi, në atë kohë kryetare e FRESSH, kërcen dhe dëfrehet me Fatos Nanon.
Ndërsa përballë tyre ndodhet kryetari i PL, në atë kohë kyeministër, Ilir Meta, sigurisht jo me linjat e aktuale, por që herë pas here kthen kokën nga Nano dhe Kryemadhi.
Meta i afrohej Nanos duke qeshur dhe Nano i thoshte shko te zyra se Monika ka harruar tangat aty.
Një nënë që ka lënë punën për t’u kujdesur për dy fëmijët e saj, ka zbuluar se si ka arritur të fitojë afro 560 euro në muaj nga shtëpia.
Bëhet fjalë për Natalie Reynolds, e cila jeton në Hertfordshire të Anglisë, me burrin e saj, Ollie, dhe dy vajzat Mimi, 4 vjeç dhe Sofia, 20 muajshe.
Ideja e saj për të fituar para arriti tek ajo gjatë një “pastrimi të shtëpisë”, kur ajo tha se zbuloi se ajo mund të bënte një pasuri duke shitur “rrëmujën e padëshiruar” të fëmijëve të saj në internet.
“Duke shitur më parë disa artikuj në eBay, unë vendosa të ‘pastrojë’ në shtëpinë time në kohën e lirë për të bërë ca para shtesë”.
Nëna 36-vjeçare kishte arritur të fitonte 500 euro nga shitjet në eBay, duke vendosur në shitje lodrat dhe sendet shtëpiake që i konsideronte si “të pavlera”.
Megjithatë, Natalie pranon se si shumë prindër, ajo ka ndonjë ndjeshmëri për lodrat e fëmijëve të saj.
Kina zbuloi se kishte krijuar avionin”spi un” në nëntor të vitit që lamë pas, por së fundmi po qarkullojnë zëra se ky avion është krijuar për qëIIime të errëta nga Pekini zyrtar.
Kjo sepse ky avion nuk mund të kapet nga radarët dhe mund të kryejë fluturimime deri në 40 orë rresht pa u rimbushur me karburant.
Ndërsa për disa të tjerë është quajtur si “Skifteri i qiellit”.
Ai ka kapacitete për të realizuar fotografi me rezolucion të lartë nga 3000 metra lartësi, duke kapur pa problem targën e një makine.
Kurse për disa fotografimi i makinave nuk duhet të lejohet dhe se është diçka e tm errshme, por nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtrar nga ndonjë shtet.
Ky avion nuk ka nevojë për pilot dhe është mbajtur sekret për shumë kohë, për t’u publikuar vetëm së fundmi.
Gjithashtu mund të arrijë një lartësi fluturimi deri në 7500 metra me 350 kilogramë peshë në bord, ndërsa pesha maksimale që mund të mbajë është 1,5 ton.
Mendohet se qeveria kineze ka nisur punën për ndërtimin e tij, që në vitin 2012.
Kur viziton Stambollin mbushesh me krenari shqiptare. Në ato xhami të bukura që sundojnë kryeqendrën e Turqisë nuk ke si të mos ndiesh dorën e arkitektëve shqiptarë. Të atyre njerzve të ditur që jo vetëm udhëhoqën Perandorinë Osmane por i dhanë dhe frutin e diturisë së tyre arkitekturës së këtij qyteti ndër më të bukurit në botë. Vepra e këtyre shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon.
Edhe pse dilema që ata s’bënë asgjë për Shqipërinë mbetet një dilemë tronditëse. Por i tillë ishte fati i shqiptarit ndër shekuj. Truri dhe krenaria e tij gjithnjë emigruan jashtë kufijve të atdheut amë për të dhënë kontribut në vende të tjera.
Por le të mbetemi tek vepra e këtyre arkitektëve që mbetet e mahnitshme për të na brejtur disi krenaria shqiptare. Ndër arkitektët më të njohur të perandorisë osmane është ai që hyri në histori si Arkitekt Sinani
Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.
Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.
Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.
Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.
Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.
Edhe nxënësi i tij, arkitekt Kasemi do të hynte në historinë e arkitektëve të mëdhenj të Turqisë. I lindur në fshatin Grëmsh të krahinës së Tomoricës ai do e kalojë rininë e parë në Berat dhe më pas i ati do e dërgojë në Stamboll për studime profesionale. Do bëhej asistent pranë arkitekt Sinanit dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Ndërtoi xhaminë e re të Stambollit dhe la dhe shumë vepra të tjera.
Në historinë e arkitekturës së Stambollit do të hynte dhe një shqiptar tjetër nga Elbasani, Sedfqar Mehmet Agai. Pasi kreu studimet në Rumeli dhe Lindje të Mesme në vitet 1597-1598 ai ishte drejtor i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryvepra e tij është Xhamia Blu.
Gjatë kësaj dite do të ndiheni disi nën humor dhe do të përballeni me ndonjë pengesë të papritur. Brenda së enjtes, duhet ti bëni llogaritë me një problem të papritur. Tashmë po kuptoni se disa persona që ju rrethojnë, nuk do ju vijnë aspak në ndihmë. Edhe pse jo të gjithë nuk janë në anën tuaj, nuk do ju mungojë kurajo për të çuar përpara ide dhe projekte tuajat.
Demi
Do të nisë për ju një fazë e mbushur me tension. Parashikohet një periudhë e rëndësishme për të konsoliduar një raport në çift. Në këtë moment jeni shumë të dhënë pas idesë se duhet të befasoni të tjerët. Në jetën tuaj kanë ndryshuar shumë pikëpamje dhe kjo gjë përkon më shumë sforcime prej jush.
Binjakët
Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm për ju. Lidhur me disa probleme që kanë mbetur pezull, do të vijë mundësia e zgjidhjes. Me shumë gjasë do të përballeni me ndonjë pengesë në vendin e punës, por yjet këshillojnë që të bëni durim. Me gjasë do të keni nevojë për këshilla por edhe për përgjigje që i prisnit prej kohësh.
Gaforrja
Ju pret një ditë e mbushur me sforcime. Do të nisë për ju një fazë gjatë së cilës duhet të nisni të bëni zgjedhje të rëndësishme. Shumë prej jush do të përballen me vështirësi në sferën profesionale dhe atë sentimentale.
Luani
Në këtë moment kush po jeton një histori dashurie, mund të ndihet i mënjanuar, Me gjasë mund të përballeni me mundësinë për të punuar larg vendit ku jetoni. Jeni përballë një situate e cila kërkon kujdes maksimal, sidomos për ato çifte që po kalojnë një moment krize. Gjatë kësaj periudhe do të inatoseni më shpejtë për arsye nga më të kotat, ndaj bëni kujdes.
Virgjëresha
Sipas horoskopi të Paolo Fox, ata që janë përballur me ndonjë testim të rëndësishëm, mund të marrin suksese të shumëpritura. Dashuria do të rikthehet protagoniste, duke lënë pas çdo vështirësi. Këshillohet që të mos i mbani brenda vetes emocionet.
Peshorja
Nuk do të jetë ndonjë ditë mbresëlënëse, për shkak se do të ndiheni konfuz dhe të rënë moralisht. Do të ndjeni dëshirën për ndryshim, veç duhet të jeni të matur. Probleme parashikohen edhe në dashuri.
Akrepi
Nuk do të mungojnë problemet gjatë kësaj periudhe të majit, e cila pritet që të jetë e komplikuar. Megjithatë do të keni më shumë fat lidhur me marrëveshjet dhe raportet me të tjerët, edhe pse nuk përjashtohet ndonjë polemikë. Mundohuni që të mos kushtëzoheni nga situatat e të tjerëve.
Shigjetari
Ndonjë vonesë apo pritje, mund t’iu mërzisë. Kjo nuk do të thotë që duhet të dekurajoheni pasi zgjidhjet janë fare pranë. Hëna do të ketë disi ndikim të turbullt, ndaj duhet të bëni durim.
Bricjapi
Keni nevojë për stimuj të fuqishëm për të ecur përpara. Disa projekte të lindura muajve të fundit mund të jenë në krizë. Vështirësi parashikohen edhe në raportin në çift, të cilat duhet të mundoheni që ti rikuperoni, shkruan noa.al. Fatmirësisht gjysma e dytë e muajit do të sjellë përmirësime dhe ngjitje.
Ujori
Kjo është një periudhë e veçantë dhe aspak e lehtë për tu menaxhuar. Probleme do të keni me financat, lidhur me të cilat duhet të tregoheni të kujdesshëm. Edhe sa i takon punës do të keni vështirësi. Ndikimi i Uranit nuk do të jetë aspak i favorshëm.
Peshqit
Dita juaj do të jetë e mbushur plotë me emocione të forta. Por gjithë kjo nuk do të thotë se duhet të jetoni në mënyrë melodramatike, pasi mund ti krijoni vetë shqetësimet. Kush mendon se ka bërë ndonjë gabim në të kaluarën, ka ardhur momenti që të jetë më pozitiv ndaj atij që i ka rënë më qafë.
Prindërit e 16-vjeçares Irsa Muçollari nga Gjirokastra, e cila i dha fund jetës nga bullizmi që përjetonte në shkollë, kanë folur për herë të parë pas humbjes së të bijës.
Mamaja e saj, Mirela Muçollari, ka treguar se vetëvrasja e së bijës i ka lënë me pyetje ende të pa zbuluara dhe një peng të madh, që do e shoqëroj gjithë jetën.
“Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE? PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje. I dhashë frymë, nuk e shpëtova!”, ka rrëfyer ajo për TCH.
Ndërkohë, babai i adoleshentes, Ilir Muçollari, është shprehur se kohet e fundit kishe vënë re një ndryshim të sjelljes së vajzës, por nuk kishin menduar se mund të shkonte në këtë pikë.
“Kohët e fundit e shikoja që kishte ndryshuar sjellje, ishte pak me e mërzitur, por nuk na shkonte mendja për vajzën që të shkonte deri në këtë pikë. Se ka qenë shume e sjellshme, shumë e mirë, shumë e urta, e pyesja sa vinte nga shkolla: ‘Si kalove të keqen babi?. Mirë, babi mirë’. Edhe kjo na ka çuditur”, tha ai.
Dy prindërit e Irsës kanë kujtuar bisedat e fundit me vajzën e tyre para se ajo të vetëflijohej, duke treguar se ajo u ishte ankuar për ambientin jo dhe aq miqësor në klasë.
“Ditën e fundit më ka ardhur 20 minuta para se të mbaronte shkolla, më tha mbaruam shpejt. Para një jave i tha duke qarë mamasë ma ndërro klasën se ata nuk mësojnë. Janë 6 orë si do duroj çdo ditë kështu”, tha babai i saj, Iliri.
“Bëjnë si të çmendur më tha mua. Qeshin kot, flasin kot dhe nuk më pëlqen. Donte të shkonte te klasa që kishte shoqet e 9-vjeçares. I thashë merru me veten, injoroji ata. Ashtu bëj më tha, por janë 6 orë o mami më tha. Të marr mësuesen, të ndërrojmë bankën. Jo, jo tha se është më keq ashtu. Si duket i vinte turp se do ta bullizonin shokët përsëri. Jo, jo, bëra gabim që të thashë…”, shtoi nëna e saj.
Mirela dhe Iliri po ashtu kanë treguar dhe për një letër që vajza e tyre kishte shkruar në anglisht për situatën që po kalonte dhe ngarkesën emocionale që ka ndjerë.
“Kanë gjetur disa letra që shkruanin në anglisht për bullizimin. Në një letër tjetër shkruante t’i them babait apo jo?”, tha Iliri.
Siç kanë treguar dy prindërit e saj, Irsa ka qenë kampione shahu në arsimin bazë, me dhunti në pikturë, e talentuar në gjuhët e huaja por jo shumë sociale.
“E ke shumë të mirë më thoshin mua dhe mësueset. Është pak e ndrojtur…Po ashtu ka tipin ju thoja. Por aktivizojeni që të çiltërsohet. Ishte më e mirë seç duhet, u mbyll në vetvete dhe i mori me vete të gjitha”, u shpreh Mirela. “Edhe t’i jepje 200 lek, edhe 100 lek apo mos t’i jepje fare nuk kishe shqetësim prej saj. Aq e mirëkuptueshme ishte. Nuk kërkonte kurrë asgjë me zor. Irsa kuptonte çdo gjë. Tani vështirësi ekonomike kemi të gjithë! Por Irsës nuk i kemi lënë gjë pa plotësuar”, tha babai i saj, për TCH.
Përpos dhimbjes së madhe, prindërit e Irsës gjetën forcën për t’iu dhënë një mesazh prindërve të tjerë dhe të jenë sa më pranë fëmijëve të tyre.
“Kur vijnë prindërit këtu që ngushëllojnë, të gjithë tregojnë që i kemi të bullizuar dhe jemi shokuar komplet, më thonë se sa është në masë bullizimi. Na ndodhi ne, të paktën mos t’iu ndodhi të tjerëve, të jetë si këmbanë alarmi, të rrinë sa më afër fëmijëve, t’i pyesin për çdo gjë”, tha nëna e Irsës.
“Prindërit mos mendojnë asnjëherë se fëmijët i kanë të përsosur pa shkuar te shkolla, pa parë nivelin e klasës se do pësojnë pa pritur dhe pakujtuar”, tha babai i 16-vjeçares.
Më poshtë po rendisim 11 pika që sipas vendimit të GJKKO-së na tregojnë qartë se ka fakte e prova për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kush bindet dhe kush jo kjo është zgjedhje personale më pas.
1. Vendimi thotë që ka një mekanizëm korrupsioni dhe pastrimi produktesh që nis nga Erion Veliaj.
2. Vendimi thotë që me firmën e kryetarit të bashkisë (bashkëngjitur firmës gjithë praktika) i jepen nja 10.000.000 (veç në një rast) nuses së dajës së Ajola Xoxës.
3. Erion Veliaj i jep prapë me firmën e tij nja 1.600.000 lekë dajës së Ajolës. Ky i merr dhe ia jep gruas së tij, nënës së Ajolës dhe Ajolës.
4. Erion Veliaj i jep me firmën e tij nja 5.000.000 lekë të tjera një organizate tjetër të Ajolës.
5. Vendimi tregon vilën që kanë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Po fundja ç’është një vilë 2 kate me 500 m2 truall nën të? Në fakt dyshohen 2.
6. Vendimi na tregon se jo një herë, jo dy herë, jo tri herë, jo katër herë, jo pesë herë, jo gjashtë herë, jo shtatë herë, jo tetë herë, por të paktin deri tani nëntë herë (hetimi vazhdon) firmat që merrnin lekë dhe leje ndërtimi nga kryetari i bashkisë, jepnin ca “lekë xhepi” si sponsorizime te gruaja e kryetarit të bashkisë.
7. Vendimi na tregon se gjenden nja 115.000 euro në kasafortë me ca prerje për qejf.
8. Në bankë SPAK-u gjeti dhe nja 860.000 euro të tjera që vijnë nga “bota e çudirave” të Lizës (Ajolës).
9. Vendimi tregon se me informacion zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë gjetur 900.000 euro në veshje, make up, këpucë e kështu me radhë.
10. Djali i xhaxhait të Ajolës blen me propozim të tij 23.000 euro një automjet që ishte blerë më parë 7.000 euro.
11. Djali i xhaxhait të Ajolës i jep nja 140 mijë euro që s’u dihet burimi, para të cilat i shëtiste me jastëkë në Tiranë (sipas deklarimeve të tij).
Të gjitha këto pika dhe të tjera janë me vendim gjykate. Kaq mjafton për të mos lodhur askënd më shumë sesa duhet me zhurmën mediatike pro Veliajt.
Seanca e sotme parlamentare duket se është vazhdimi i të enjtes. Ashtu si katër ditë më parë, edhe sot kjo seancë është shoqëruar me debate të ashpra, deri në tensione dhe kërcënime.
Ndërkohë që Sali Berisha fliste, nga vendi ndërhynte edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Në këtë moment reagoi edhe Falmur Noka, i cili ishte duke filmuar kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte live në rrjetet sociale.
Noka i kërkoi Ballës që të mos flasë: “Rri Taulant, Tao pusho, mos të vij aty. Pusho të them, mos fol. Mbylle se të erdha aty, të vij të zvarris aty”.
Është ndarë nga jeta arbitri i ri i futbollit kosovar, Rilind Berisha. Ai vlerësohej me potencial të madh dhe ka drejtuar ndeshje në nivele të ndryshme.
Federata e Futbollit e Kosovës dhe klube të shumta të futbollit kosovar kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Rilind Berishës.
I ndjeri ishte edhe futbollist.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rilind Berisha, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ikja e hershme nga kjo botë e një personaliteti të përkushtuar ndaj futbollit, siç ishte Rilindi, ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Ju si familje duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni atë përherë me krenari. Rilindi ishte një futbollist i përkushtuar, por edhe një gjyqtar premtues, i cili dha kontribut të çmuar në ndarjen e drejtësisë në Ligën e Dytë”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.
Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka faqe që kanë të dhëna mjaft interesante. Vlerën më të madhe të blerjeve të Ajola Xoxës në shumën rreth 900 mijë euro, e ka bërë shtetasi Erald Ismaili.
Erald Ismaili, punon për Ajola Xoxën. Sipas deklarimeve të tij në SPAK dhe vendimit të Gjykatës ai drejton “Eris Consulting” dhe siç e thotë vetë klientët i sillte Ajola.
Ajola Xoxa reagon për fustanet dhe bizhutë 800 mijë euro: Unë vij nga familje të pasura, punoj si juriste dhe avokate
Ky merrte lekët dhe më pas paratë ia jepte sërish Ajolës.
Mjafton të shikojmë faqet 114 dhe 115 të vendimit të gjykatës dhe thuhet se dogana ka çuar në SPAK informacion për rreth 130 praktika për blerje mallrash personale.
Të gjitha këto praktika të bëra nga Erald Ismaili, i cili është një punonjës i Ajolës dhe ai është lidhja e fortë.
Pra, sipas të dhënave nga gjykata, rezulton se vlera e blerjeve nga Erald Ismaili, është rreth 650 milionë lekë.
Pjesën tjetër të blerjeve e ka bërë Valbona Xoxa me rreth 132 milionë lekë mallra, përfshi këtu dhe doganën, rreth 23 milionë lekë janë bërë blerje nga Ajola dhe rreth 30 milionë lekë janë bërë nga “Ava Studio” e nënës së Ajola Xoxës.
Pra, skema është e qartë.
Erald Ismaili lidhet me “Ava”-n, Ajola Xoxën dhe Valbona Xoxën.
Por po të shikosh vendimin e gjykatës në të gjitha blerjet e bëra nga Erald Ismaili ka adresë Sky Tower 12/3, pra, zyra e Ajolës e kontrolluar nga SPAK-u. Adresën e e-mailit ajolaxoxa@gmasil.com dhe numrin e saj të telefonit.
Përveç deklarimeve që ka bërë në SPAK, Erald Ismaili, ku thotë se ai nuk e di se si janë bërë këto blerje, e vërteta është një. Veshje në të njëjtën masë shumë qindra miliona lekë të padeklaruara, të konfirmuara nga dogana me dëshmitarë që thotë se ato veshje janë blerë për Ajolën, me adresën e zyrës së Ajolës, me e-mailin e Ajolës, fakti dhe prova është te prokurorët.
Tani ose prokurorët kanë gabuar me Erald Ismailin dhe ky i fundit duhet të tregojë ku i ka fshehur këto rroba dhe me çfarë fondesh i ka blerë, ku i ka gjetur paratë ose Ajola do të duhet të tregojë ku i ka çuar, si i ka fshehur këto kohë dhe pse përdorej adresa e saj, e-maili i saj, karta e kreditit të saj, veshje femrash, një djalë që blinte qindra miliona lekë veshje femrash me të njëjtën masë që ishin të Ajolës, që i vesh Ajola, që i ka publikuar Ajola në rrjetet sociale.
Janë 130 praktika doganore të sakta këto, të cilat mbajnë një adresë, Sky Tower 12/3 adresën e e-mailit ajolaxoxa@gmail.com.
Kjo është tashmë e provuar, por edhe në blerjet e bëra nga Valbona Xoxa dhe nga Erald Ismaili ka sërish të njëjtën adresë, Sky Tower 12/3, numri i telefonit të Ajolës dhe një adresë tjetër e-maili që duket të jetë “fake”.
Në çdo blerje për të cilën mund të pretendohet, jo i kemi faturat, jo po nuk i kemi, janë të vërteta a të pavërteta, prokurorët kanë praktikat doganore të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që tregojnë blerje grash të bëra nga një djalë, që është lidhja dhe punonjës i Ajola Xoxës, që thekson se ka një kompani, por klientët ia jepte Ajola dhe paratë ia kthente Ajolës, që janë bërë blerje në adresën e Ajolës, me numrin e telefonit të Ajolës, me e-mailin e Ajolës dhe janë veshje grash të masës së Ajolës.
Ai vetë pretendon se nuk ka lidhje me këto blerje, por ato i ka bërë Ajola.
Tani çfarë kërkojnë më shumë fakte dhe prova sesa këto 130 praktika rreth 650 milionë lekë të provuara dhe pranuara nga dogana me adresë e-maili, me numër telefoni dhe me dëshmi, jo një por 4 prova të ndryshme që vërtetojnë se Erald Ismaili ka qenë punonjës i Ajola Xoxës dhe kjo e fundit përdorte emrin e tij për të blerë veshje qindra miliona lekë, përfshirë këtu dhe blerjet që ka bërë nëna e saj apo “Ava Studio” apo vetë Ajola, të cilat shkojnë në vlerën rreth 200 milionë lekë të tjerë.
Faktet janë aty, provat i ka nxjerrë vendimi i gjykatës, mjaftojnë të lexojnë në rreshta të vërtetën e madhe të qindra miliona lekëve që janë përdorur me emrin e Erald Ismailit për të blerë veshje për Ajola Xoxën./Oranews