Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka goditur sot lindjen e ishullit Santorini, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Greqisë.
Epiqendra e tij u regjistrua 26 kilometra në lindje-verilindje të Oias, ndërsa një lëkundje e mëparshme u raportua rreth orës 03:30 në veri-veriperëndim të Anafit.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe shprehu solidaritetin me të prekurit.
Ai theksoi se ekspertët po monitorojnë situatën dhe aktualisht ka një optimizëm të moderuar se nuk pritet një përshkallëzim i rrezikshëm.
Qeveria greke ka marrë masa parandaluese për të garantuar sigurinë e banorëve të Santorinit, ndërsa nga e mërkura do të vihet në dispozicion aplikacioni MySafetyPlan, i cili do të tregojë vendet e evakuimit në rast tërmeti.
Një person i cili dyshohet të jetë me origjinë shqiptare, duke dashur t’i shpëtojë kontrollit të policisë në Parma, Itali ka përplasur me makinën e tij dy efektivë.
Por falë ndërhyrjes së shpejt të një shoferi autobusi ndalimi i tij u bë menjëherë dhe u më pas u dërgua në polici.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Parmës.
Në videon e publikuar nga mediat italiane shihet makina që nuk i ka ndaluar urdhrit të policisë.
Gjatë tentativës për t’u larguar drejtuesi ka marr përpara me makinë edhe dy efektivë e policisë, por fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim për ta.
Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.
Ditën e Hënë moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë ditës, si dhe shtim të vranësirave nga orët e mbrëmjes.
Ditët e Martë e Mërkurë moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga orët e mesditës ku pritet të shoqërohen me reshje shiu të cilët pritet të jenë prezent fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë kryesisht në jug e pjesërisht në qendër, ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarë kryesisht në jug si dhe reshje bore me intensitet të ulët në relievet malore.
Për ditët e Enjte moti parashikohet të jetë i vranët si dhe intervale kthjellimesh. Vranësirat nga orët e mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë në pjesën më të madhe të territorit. Ku reshjet në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër nga orët e mbrëmjes parashikohen të jenë me intensitet hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Ndërsa për ditën e Premte moti parashikohet i vranët si dhe altrenime të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24- orëshit ku në veri e pjesërisht në qendër parashikohen të kenë hera-herës intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 700-800m reshje bore me intensitet të ulët.
Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-verilindje kryesisht ditet e Enjte e Premte me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e formimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
Pasi janë numëruar mbi 50% e votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, faqja zyrtare e KQZ është rikthyer në punë pas një defekti teknik që zgjati për rreth më pak se një orë.
Me numërimin e 50.89% të votave Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mbetet kryesuese pasi ka grumbulluar 37.5% të votave totale.
Vetëvendosja ka arritur të mbledhë mbi 166 mijë vota deri më tani, ndërsa ndiqet nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e 5.29% të votave në Kosovë.
Sipas rezultateve paraprake të raportuara nga mediat në Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.18% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.10% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.28%.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe partnerët e saj të koalicionit kanë siguruar 8.86% të votave deri tani.
Përplasjet mes Gjestit dhe G Banit kanë eskaluar mbrëmë.
Ky i fundit goditi Gjestin me shuplakë.
E rreth këtij momenti, ka reaguar ashpër reperi Stresi, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
”Edhe tu honger e gjujti??”, shkruan ndër të tjera Stresi.
G Bani u përjashtua nga gara për çmimin e madh, pas incidentit të mbrëmjes së kaluar, ku këngëtari shtyu Gjestin, duke e rrëzuar nga podiumi ku po qëndronte për lojën e rezistencës.
Në zarfin e zi që mbërriti këtë mëngjes në shtëpi, theksohet se dhuna është rreptësisht e ndaluar