Një 25 υjeçar gjendet i υd. ekυr në një moteΙ

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit.Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjilanit, duke treguar se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë dhe kanë konstatuar vdekjen.

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jetë”, ka thënë për Reporteri Valon Osmani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai tutje ka thënëse me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar ai.

Shkak nëna e tij për ndarjen nga ish e dashura Elgi Tako? Partnerja e re e Olsi Bylykut merr “bekimin” e familjes së aktorit të humorit

Aktori i njohur Olsi Bylyku, pak kohë më parë ka konfirmuar edhe romancën e tij të dashurisë me gazetaren Denada Lura. Së fundmi ai ka postuar një moment sa edhe intim mjaft edhe romantik me partneren në InstaStory-n e tij

Çifti janë shfaqur më të lumtur se kurrë teksa kanë pozuar para kamerës duke shkëmbyer puthje në buzë. Në sfond aktori është kujdesur të përshtatë edhe një këngë të tijën, teksti i së cilës pa dyshim i dedikohet Denadës.

olsi-bylyku-denada-luraEdhe pse ai është treguar mjaft i rezervuar për romancën e tij të re e të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre konfirmoi identitetin e biondes misterioze që Olsi postoi gjatë verës teksa e uroi dhe për ditëlindje.

Ka qenë një postim në profilin e Sara Gjordenit që ka zbuluar gjithçka. Ish-miss-i ka publikuar një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Denada i kanë dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së Sarës dhe Bardhit. Siç shihet edhe në foto, krahas urimit për lindjen e Neas, në fund të kartolinës shkruhet: “Përqafime, Olsi Bylyku, Denada”.

Kaq ka mjaftuar për t’i dhënë fund thashethemeve dhe aludimeve për lidhjen mes tyre, e cila ka nisur jo shumë vonë pas ndarjes së Olsit nga Egli, me të cilën kishte disa vite bashkë. Gjatë kohës që kanë qenë bashkë çifti është shprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e tyre.

Vetë Egli ka bërë me dije se ndarja ka ardhur për shkak të humbjes së komunikimit mes tyre. Por kur lajmi i ndarjes me Eglin qarkulloi, në rrjet u publikua edhe arsyeja. Në rrjet është përfolur se mamaja e aktorit të humorit mund të jetë “molla e sherrit” mes çiftit.

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte edhe fakti që për ditëlindjen e mamasë së Olsit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Egli zgjodhi mos të bënte një urim për të. Nga ana tjetër, me një foto krah saj, Olsi i dedikon fjalët më të ndjera. Aktori i humorit ka zgjedhur ta prekë pak këtë temë vitin e shkuar, por pa zbuluar shumë detaje.

“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti”, u shpreh aktori.

E teksa lidhja me Eglin ishte problematike në fund të saj, duket se partnerja e re është pranuar tashmë nga familja e aktorit. Pas gati 1 vit së bashku, dyshja ka marrë edhe bekimin e familjes, duke zgjedhur që tashmë këtë histori ta jetojnë publikisht, pa u fshehur edhe në rrjetet sociale.

Tron ditëse! Kapet me ρis toΙetë me vete një 12-vjeçar!

Tronditëse në Kavajë. Një 12-vjeçar kapet me pistoletë me vete. Ndalohet nga policia edhe babai i tij.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e 12 vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Specialistët për hetimin krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale ‘keqtrajtimi i të miturve’.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 1 Shkurt 2025

Dashi
Sot Hëna në Gaforre do të apelojë sërish për qetësi. Do të jenë ditë intensive dhe të tensionuara, sidomos për ata që duhet të përfundojnë një projekt apo event. Ky është muaji i vendimeve të mëdha. Edhe nëse përjetoni vonesa ose vështirësi, rezultatet do të jenë përfundimisht pozitive.

Demi
Fundjava do të jetë shumë interesante. Yjet do ju ftojnë të sqaroheni me partnerin/en, të flisni sinqerisht dhe të jeni transparentë. Edhe nëse Venusi tani është disonant, nuk do të jetë në gjendje të ndikojë negativisht tek marrëdhëniet më të rëndësishme dhe prej kohe të gjatë. E meta e vetme e periudhës është prania e Marsit në shenjë që sjell shumë shpenzime, një rishikim i llogarive është i nevojshëm… Në një moment të caktuar të muajit Mërkuri do të jetë disonant. Kujdes…

Binjakët
Gjatë kësaj periudhe do të duhet të shmangni gabimet. Këto janë ditë shumë të rëndësishme për komunikim dhe kontakte. Deri në fund të muajit, përgjigjet që prisni do të vijnë dhe kush e di, yjet mund të rezervojnë edhe një lajm të mirë krejtësisht të papritur për ju. Fundjavë intriguese për dashurinë.

Gaforrja
Edhe sot do të keni një hënë të re në shenjën tuaj e cila do t’ju shtyjë të shprehni gjithçka që ndjeni ndaj një personi ose të gjeni guximin për t’u afruar me dikë që ka rëndësi për ju. Mos harroni kurrë se do të jeni një nga protagonistët e mëdhenj të ketij viti.

Luani
Përgatituni për një ditë që premton të jetë shumë interesante për çështjet e zemrës. Tani që shumë planetë po derdhen në hapësirën tuaj të zodiakut, do të jeni në gjendje të hiqni disa guralecë nga këpuca. Fitoret dhe kënaqësitë e mëdha janë në horizont.

Virgjëresha
Siç parashikon horoskopi, këtë të shtunë , duhet të filloni të planifikoni me kujdes javët e ardhshme. Muaji do të favorizojë projektet e dashurisë. Fundjava do ju lejojë të afroheni më shumë me personin që doni, nëse ditët e fundit ka pasur një largim.

Peshorja
Sot do të duhet të përballeni edhe me një Hënë disonante. Gjatë ditës, mund të rishfaqen bezdi të vogla, shqetësime të përkohshme, një ish-kthim. Duke filluar nga data 11 do të mund të gjeni më shumë qetësi, por deri atëherë do të ishte më mirë të bënit më shumë kujdes.

Akrepi
Me Hënën, Diellin dhe Venusin në aspekt të favorshëm mund të keni intuitë të mira, ide dhe zbulime të papritura. Gjatë kësaj periudhe do të jeni gjithashtu në gjendje të kuptoni më mirë nëse një person është vërtet në anën tuaj apo jo. Hapni rrugën për ndjenjat, për takimet.

Shigjetari
Për momentin keni shumë nevojë për përgjigje dhe konfirmime që do të vijnë në ditët në vijim. Jini të sigurt. Dikujt mund t’i duhet të përballet me një ndryshim të vogël në punë ose, përkundrazi, duhet të kënaqet duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra, por do të jetë më mirë të mos tundni shumë ujërat me Jupiterin në kundërshtim.

Bricjapi
Sipas horoskopit, sot do të jetë më mirë për ju të qëndroni larg provokimeve që mund të shkaktojë Hëna e kundërt. Që nga fundi i muajit keni përjetuar tensione të ndryshme, por është thelbësore të mësoni t’i lini gjërat të rrëshqasin.

Ujori
Yjet ju inkurajojnë të mendoni pak më shumë për dashurinë. Ky do të jetë një muaj që do të inkurajojë më shumë aventura dhe eksperimente dashurie dhe më pak për të nisur një lidhje të qëndrueshme. Kujdes nga xhelozia apo provokimet! Ndoshta do të ishte më mirë të fokusoheshit në një projekt të ri pune për të cilin jeni të apasionuar kur ndiheni pak nervoz.

Peshqit
Sot pritet të ketë një hënë të bukur për t’ju dhënë më shumë energji dhe forcë. Në këtë periudhë gjithçka do të nisë sërish, ndoshta edhe nga e para, por gjithçka do jetë më stimuluese se më parë. Detyrojeni veten të hiqni dorë nga e kaluara dhe gabimet që keni pësuar, mos mbani inat ndaj atyre që ju kanë lënduar në të kaluarën, përndryshe do të rrezikoni një efekt të rrezikshëm bumerang. Vazhdo dhe mos u shqetëso për ata që nuk të kuptojnë.

Berisha drejt Gjermanisë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi elektoral i CDU-së, i cili vjen pak javë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani, mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ndërkohë fotoja mësipër tregon Berishë të shoqëruar nga bashkëshortja Liri dhe djali Shkëlzen në avion gjatë flurimit drejt Gjermanisë. Duket se fotoja është bërë nga një mbështetës i Berishës.

Më 24 janar, Prokuroria e Posaçme pranoi kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës për të mos u paraqitur më 3 shkurt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kërkesa e paraqitur nga avokati i tij u miratua nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Arsyeja e mosparaqitjes ishte udhëtimi i Berishës drejt Gjermanisë. Berisha do të paraqitet në SPAK, të hënën e tretë të muajit shkurt.

Çfarë është La Niña? A do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme, ja çfarë thonë ekspertët

La Niña është ‘homologu’ i El Niño që shkaktoi thatësirë dhe nxehtësi vdekjeprurëse në vitin 2024. La Niña ‘e shumëpritur’ më në fund ka mbërritur, por është e dobët dhe meteorologët thonë se nuk ka gjasa të shkaktojë aq shumë probleme moti si zakonisht. Ekspertët kanë pritur ardhjen e fenomenit klimatik që nga pranvera e kaluar, por më në fund, ftohja e ujërave në Oqeanin Paqësor qendror ekuatorial u konfirmua në fillim të janarit nga Administrata Kombëtare e Atmosferës Oqeanike (NOAA).

Ndërkohë El Niño përfundoi në qershor të vitit të kaluar pas një shtrirjeje të pazakontë trevjeçare. Lars Lowinski, një meteorolog në Weather & Radar, thotë se parashikimet për sezonin dimëror 2024/25 sugjeruan një ngjarje shumë më të theksuar duke filluar nga vera.

“Megjithatë, në realitet, u deshën shumë muaj të tjerë, me një sinjal të qartë që u shfaq vetëm në dhjetor të 2024, dhe është mjaft i dobët në krahasim me atë që pamë midis fundit të 2020 dhe 2023”, thotë ai.

Dhe shfaqja e tij e vonë ka të ngjarë të jetë objekt i shumë kërkimeve. Ekspertët në NOAA tashmë po pyesin nëse mbërritja e vonuar e La Niña mund të jetë ndikuar apo edhe maskuar nga ngrohja e oqeaneve të botës

Çfarë është La Niña?

Lëkundjet Jugore El Niño (ENSO) është një model i alternuar i temperaturës së sipërfaqes së detit dhe ndryshimeve atmosferike në Oqeanin Paqësor tropikal.

Vitin e kaluar solli thatësirë, mungesë ushqimi dhe nxehtësi vdekjeprurëse në disa pjesë të botës.

La Niña është një fazë e këtij cikli, e karakterizuar nga temperatura më të ftohta se mesatarja e sipërfaqes së detit në Paqësorin Ekuatorial lindor-qendror.

Fundi i kundërt i kësaj luhatjeje të temperaturës së sipërfaqes së detit, El Niño, përmban ujë sipërfaqësor më të ngrohtë se mesatarja.

ENSO është një fenomen sezonal që do të thotë se zgjat për disa muaj rresht, duke sjellë ndryshime atmosferike që ndikojnë në modelet e motit në mbarë botën.

Mund të ndryshojë temperaturat globale, si dhe modelet e shiut ose borës në mënyra zakonisht relativisht të parashikueshme.

La Niña tenton të ulë temperaturat globale, duke sjellë mot më të thatë në jug dhe perëndim të Amerikës. Në Indonezi, Australinë veriore dhe Afrikën Jugore, ajo sjell mot më të lagësht.

Zakonisht sjell edhe më shumë uragane në Atlantik, por meteorologët parashikojnë se kjo fazë do të zhduket deri në verë, kur fillon më e keqja e sezonit.

Çfarë do të thotë La Niña për motin në Evropë?

Lowinski thotë se “sinjali më i madh” i La Niña në Evropë mund të gjendet gjatë dimrit.

Kjo është për shkak të modeleve të motit në shkallë të gjerë në pjesë të tjera të botës që ndërveprojnë me ato që janë më afër shtëpisë.

Në këtë drejtim, po monitorohen dy zona të ndryshme në Paqësor: Paqësori Qendror (CP) dhe Paqësori Lindor (EP).

Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis të dyjave, sepse ajo që po ndodh në këto “dy pellgje” ka ndikime të ndryshme në motin tonë.

“Nëse anomalia më e fortë e të ftohtit gjatë La Niña është në rajonin e PE-së, rajoni i Atlantikut të Veriut dhe Evropës Perëndimore priret drejt stuhive më të dobëta ose sistemeve me presion të ulët dhe më të larta bllokuese që shpesh çojnë në kushte më të thata dhe ndonjëherë më të ftohta”, thotë ai.

Kjo është ajo që ndodh në teori, sqaron Lowinski, por “lojtarë të tjerë të mëdhenj” mund të ndikojnë në motin tonë evropian si NAO, si dhe erërat në stratosferë afër ekuatorit.

Për më tepër, parashikimet aktuale sugjerojnë një kthim në kushtet neutrale përpara verës 2025, kështu që ka të ngjarë të mos ketë tendenca të forta këtë herë.

Tani quajeni “Super Mario”, Al Itihad zbulon detajet e kontratës së mbrojtësit kuqezi

Mario Mitaj tashmë i përket Al Itihad. Klubi i Arabisë Sauditë u bind për cilësitë e mbrojtësit kuqezi, dhe aktivizoi klauzolën e blerjes së kartonit te Lokomotiva e Moskës.

Mitaj i kushtoi Al Itihadit 4 milionë euro, ndërsa më parë kishin paguar 1.2 milionë të tjera për huazimin. 21-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme për 3 vite e gjysmë.

Lojtari i Kombëtares shqiptare ka bërë mjaft mirë, duke u kthye në pikë kyçe për skuadrën e tij ku është dhe Benzema. Aktualisht skuadra arabe po lufton për titullin kampion.

“Super Mario”, e përshkruan Al Itihad në video, teksa tregon për arritje e marrëveshjes me klubin rus.

Aksident masiv me shtatë të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë katër vetura dhe një autobus.

Si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë mbetur të lënduar konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se me aksidentin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Djali iu gjet i pajetë në rezervuar, babai i 54-vjeçarit: E çoja çdo ditë në spital për dhimbje të forta koke

Babai i 54-vjeçarit Valter Lame, që humbi jetën dhe u gjet i pajetë në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ka shpërndarë informacion rreth problemeve shëndetësore të të birit.

Ai tregoi se Valteri kishte pasur kohë që vuante nga dhimbje koke dhe se çdo ditë e çonte në spital për trajtime me qetësues.

Ai shtoi se kishte planifikuar ta dërgonte për një skaner në Tiranë më 5 shkurt, por më 26 janar ishte momenti i fundit që kishte pasur kontakt me të birin.

‘Ka pasur probleme shëndetësore, kishte dhimbje koke e dërgoja në spital, çdo ditë, i bënin qetësues. Do ta çoja për të bërë skaner në Tiranë më 5 shkurt, ditën që është larguar me mua e ka pasur kontaktin e fundit’, tha ai.