SKANDAL në Ersekë/ Kryebashkiaku Erion Isai shpall të PASTREHË drejtorët e tij të bashkisë!

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet e rrugëve dhe një rast ujësjellësi për Bashkinë e Kolonjës, madje është thirrur dhe për t’u marrë në pyetje, por kjo gjë nuk e ka ndaluar për skandalin e radhës.

Erion Isai, në listën e re të programit për strehimin social, ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve.

Rasti është denoncuar nga avokati Esmerald Xhafa, i cili sipas tij, duke e faktuar dhe me dokumente, një prej përfituesve të banesave është Enea Jorgji, i cili mban postin si drejtor i Ujësjellsit, teksa dhe bashkëshorten e ka sekretare të Këshillit Bashkiak të Kolonjës.

Të pastrehë janë shpallur dhe Petro Kristo, i cili ka pozicionin si drejtor pyjore dhe bashkëshortja e tij që po ashtu punon në Bashkinë e Kolonjës.

Gjithashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative të Leskovit, Leonard Konica është shpallur i pastrehë.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai.

Lista:

Enea Jorgji – drejtor i ujësjellsit.

Bashkëshortja e Eneas është sekretare këshillit bashkiak.

Petro Kristo është drejtor pyjore,bashkëshortja punonjëse në Bashki.

Leonard Konica, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku, Erion Isai./VoxNews 

Berisha nuk zaptoi karrigen, reagon PD: U ul aty ku e caktoi protokolli i Kishës

Partia Demokratike ka mohuar zërat që qarkulluan ditën e djeshme, se ish-kryeministri Sali Berisha kishte zaptuar një karrige në reshtin e parë krah kryeministrit grek Qirjakos Miçotaqis, në funeralin e kryepeshkopit Anastas.

Përmes një reagimi për media, PD thotë se Berisha u ul në karrigen që i kishte caktuar protokolli i Kishës, dhe se lajmet e përhapura janë shpifje nga “zyra e Ramës”

Reagimi i plotë i PD:

Gjatë ceremonisë madhështore të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e përcjelljes së FortLumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, ka pasur përpjekje të shëmtuara për të deformuar të vërtetën mbi vendosjen e personaliteteve në këtë ngjarje të rëndësishme.

Trillimi i zyrës së Ramës që në pamundësi për të shpifur vetë, në mënyrë të përsëritur, përdor gojët e ndyra të surrogatëve të tij për të qelbur e për të ndotur opinionin publik me mashtrime dhe shpifje. Këto shpifje  të ulëta nuk i kurseu as në  ditën që duhej të ishte e përkushtuar për nderimin e kujtimit dhe veprës së Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas.

Sa i përket pozicionimit, Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, ai është ulur pikërisht në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse, në përputhje me rregullat dhe traditën e kësaj ceremonie. Statusi i tij si ish-President dhe Ish Kryeministër i garanton atij një vend të nderuar në ngjarje të tilla, duke respektuar njëkohësisht protokollin e vetë Kishës  dhe përparësinë dhe rangun sipas  protokollit shtetëror.

Çdo insinuatë apo shpifje  që synon të devijojë nga e vërteta është një përpjekje e ulët dhe e përcmuar për të manipuluar publikun dhe për të krijuar tension aty ku nuk ekziston.

Nuk është asgje tjetër vec trillim i mendjes së sëmurë dhe perverse të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike prof. Dr. Sali Berisha në mbarim të ceremonisë së varrimit të FortLumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas,  pas largimit nga Katedralja ne një prononcim që pati për një media, nder te tjera shtoi se gjatë ceremonisë  tek fliste hajduti i ikonave përpara me shfaqeshin qindra ikona kishtare të trashëgimisë të jashtëzakonshme të Shqipërisë që shiteshin dhe trafikoheshin në treg të zi nga trafikanti Edi Rama”.

Prezenca e Kryetarit të Partisë Demokratike në këtë ceremoni ishte dhe mbetet përkushtimi për të nderuar  një figurë të shquar të besimit dhe përbashkimit shpirtëror, Kryebariun e  Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqiperise Anastasios Janullatos qe me perkushtim hyjnor ngjalli Kishen nga shkrumbi i diktatures komuniste ne pavdeksi, dhe asnjë manovër propagandistike nuk mund ta zbehë këtë.

Pamje dr. amatike/ “Kishte dhimbje koke, e çoja në sρital”, i moshuari mëson për υde. kjen e të birit gjatë intervistës (Video)

Vetëm pak momente më parë një 54-vjeçar i shpallur i humbur prej disa ditësh nga familja është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës në Korçë.

Në momentin e zbulimit të trupit të pajetë nga polumbarët, i ati i tij ka qenë duke treguar për mediat se prej kohësh djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, për shkak të të cilave ai e ka dërguar disa herë në spital me urgjencë.

Pikërisht në këto momente ai është thirrur nga autoritetet që po kërkonin trupin e të birit dhe është larguar në drejtim të rezervuarit ku u gjet 54-vjeçari.

City sfidon Real Madridin në Play Off të Champions, rivalë holandez për Milan e Juventus, Atalanta e Gjimshitit përballë Brugge, rival i lehtë në letër për Bayern

Në Nyon të Zvicvrës u hodh shorti i Play Off të Champions League, teksa nuk munguan përballjet interesante.

PSG do të sfidojë Brest. Një kundërshtar francez për parisienët, që do japin maksimumin për të mënjanuar surprizat e pakëndshme.

Supersfidë do të jetë ajo mes Manchester Cityt dhe Real Madrid. Një finale e parakohshme, me dy gjigandët e futbollit europian që “përplasin brirët” shumë herët.

Me fat Bayern, që luan ndaj skocezëve të Celtic. Monaco do kërkojë kualifikimin, ndaj një kundërshtari të “hidhur” si Benfica.

Atalanta e Berat Gjimshitit nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj Brugge.

Rivalë holandez për Juve dhe Milan. Bardhezinjtë përballen me PSV, ndërsa kuqezinjtë ndaj Feyenoord.

Sporting do kërkojë të përfitojë nga sezoni jo i mirë i verdhezinjve të Dortmund. Theksojmë se me 11 dhe 12 shkurt luhen ndeshjet e para dhe me 18 e 19 shkurt ato të kthimit.

Shorti i Play Off:

Brest – PSG

City – Real Madrid

Monaco – Benfica

Celtic – Bayern

Brugge – Atalanta

Juve – PSV

Sporting – Dortmund

Feyenoord – Milan

(J.S/BalkanWeb)

“Të kαm tr αdhëtυαr me m.οtrën tënde”, b. υrri i shkrυan Ιetër g. rυas, por përgjigjia që merr e Ιë ρa fjαΙë

Një burrë ka vendosur t’i shkruajë një letër gruas së tij, ku i thotë se e ka tradhëtuar me motrën e saj dhe pas gjithë kësaj do të largohet.

Por përgjigjia që i ka kthyer ajo e ka lënë pa fjalë. Letra e burrit:


“E dashur grua, Po të shkruaj këtë letër për të thënë se po largohem përgjithmonë nga jeta jote. Unë kam qenë bashkëshorti ideal me ty për 7 vjet.

Këto 2 javët e fundit kanë qenë ferr…Shefi yt me telefonoi për të thënë se sot ti u largove nga puna.

Javën e kaluar, kur ti erdhe në shtëpi as që e vure re se unë kisha ndryshuar modelin e flokëve, as që unë kisha gatuar ushqimin tënd të preferuar dhe as që kisha veshur një palë bokse të reja të mëndafshta.

Ti hëngre për 2 minuta, dhe shkove direkt për të fjetur. Ti nuk më thua më se më do, ti nuk do më të bëjmë seks apo ndonjë gjë tjetër që na lidh si burri dhe grua.

Ose ti po më tradhton me dikë tjetër, ose nuk më do më. Kushdo qoftë arsyeja, unë jam po largohem. Ish burri yt. P.S. Mos u përpiq të më gjesh. Motra jote dhe unë jemi duke u larguar për në Virxhinia së bashku! Të uroj suksese!” Letra e ish-gruas:

“I dashur ish-burrë, Asgjë nuk e ka bërë ditën time më të bukur veçse marrja e letrës tënde. Eshtë e vërtetë që kemi qenë të martuar për 7 vjet, por tani ky burrë i mirë është shumë larg atij që ka qenë. E vura re dhe modelin tënd të flokëve javën e kaluar, por gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ” Dukesh tamam si vajzë!”

Nëna ime më ka mësuar se nëse nuk kam diçka të mirë për të thënë më mirë të mos komentoj. Dhe kur thua se ke gatuar ushqimin tim të preferuar, e ke ngatërruar atë me të motrës time, sepse unë nuk ha mish derri që 7 vjet më parë. Për ato bokset e reja mëndafshi u largova nga ty sepse pash çmimin $ 49.99 që ishte ende mbi to, dhe u luta të ishte vetëm një rastësi që motra ime këtë mëngjes më kërkoi $ 50 borxh.

Pas gjithë kësaj, unë ende të dua dhe mendoja që ne do të mund të rregullonim marrëdhënien tonë sërish. Kur unë fitova lotarinë prej 10 milionë dollarësh lashë punën dhe bleva 2 bileta për në Xhamajkë por kur unë u ktheva në shtëpi ti kishe ikur. Besoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Shpresoj që ju të keni jetën që gjithmonë keni dashur.

Avokati im më tha se letra që më ke shkruar siguron që mos të marrësh asnjë lek nga unë. Kështu që kujdesu për veten. Nga ish gruaja jote! P.S. Nuk e di nëse ta kam thënë ndonjëherë këtë, por motra ime Karla ka lindur Karl. Shpresoj të mos jetë problem. “

VIDEO/ Rr ëfίmi i Majlindës nga Tirana: Kαpa b .υrrin dυke trαd. htύar, tani d. ύa edhe unë

Një 36-vjeçare nga Tirana telefonoi në emisionin e të shtunës në “Aldo Morning Show” nga ku kërkoi njohje pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti. 

Majlinda tha se shkak i divorcit me bashkëshortin ishte tradhtia pasi siç tregon ajo e ka ‘kapur’ me një tjetër.

Ajo tregon se i kishte lexuar mesazhet dhe bashkëshorti e kishte pranuar. “Unë jam Majlinda, jam 36 vjeç.

Mora për një njohje, jam e divorcuar. Kapa burrin me një tjetër.

Ajo që kishte ishte greke, unë e gjeta bashkë me të. Lexova dhe mesazhet e tyre.

Ai e pranoi që kishte një lidhje tjetër dhe pse këmbëngulte se më donte mua”, tha Majlinda. 

Kjo 18 υ. je çare ka një hαΙΙ të madh sipas s aj, ajo thote se: E d ύa shυme, ρor nυk ka lekë

Një vajzë ka një h.all të madh. Ajo është njohur me një djalë, i cili i ka kërkuar që të krijojnë një lidhje, por ajo ndodhet në dile.më.Fakti që i riu nuk ka një shkollë të lartë, nuk ka një punë të mirë dhe s’ka të ardhura të mira e bëjnë vajzën të ste..pet.

Por, nga ana tjetër ajo shprehet se ai i jep qetësi dhe ia ndryshon gjithnjë ditën.18-vjeçarja tregon se ka vu.ajtur shumë, ndaj nuk dëshiron që fëmijët e saj të kalojnë atë që ajo ka kaluar.

Kjo ëshë ajo që e pengon të lid.het me djalin, ndërsa kërkon nga ndje.kësit një mendim që mund ta ndihmojë të zgjidhë këtë dil.emë të madhe.

‘Përshëndetje!! Nuk dija ku të drejtohesha tjetër sepse të gjithë do më gjy.kojnë dhe askush s’do të më japë një mendim të vlefshëm nga njerëzit që njoh, prandaj vendosa të drejtohem këtu pasi edhe njerëzit që s’më njohin mund të më japin naj mendim të vlefshëm….

Unë kam kohë që flas me një djalë këtu në Facebook, mund të them që është njeri shumë shumë i mirë! E kam njohur nëpërmjet shoqes sime të ngushtë, kemi biseduar normalisht, më bën të qesh në çdo sekondë, arrin të më ndryshojë ditën, më heq mërz.itjet dhe më këshillon për çdo gjë! Unë jam 18 vjeçe, ndërsa ai është 24 vjeç… Është një djalë shumë po shumë i vua.jtur…

Ka dalë që i vogël jashtë shtetit për të punuar që të mbante familjen e tij, ka punuar në diell e shi që t’i jepte lekë babait të tij mask.ara! Njs….Ai më ka propozuar mua për lidhje seri.oze, jemi takuar edhe live, kemi pire kafe, por vetëm kaq! Unë s’e mendoja faktin që do më propozonte…

Por jam ko.nfuze shumë, s’dua të dukem mater.ialiste aspak, por edhe unë jam një vajzë e v.ua.jtur, kam jetuar në va.rf.ëri dhe s’do të doja ta kaloja pjesën tjetër të jetës sime në var.f.ëri dhe në vuaj.tj.e.

Çdokush do të thotë që mjafton dashuria, ama edhe dashuria s’mjafton ndonjëherë.

Fëmijët me ca do ushqehen? A është e drejtë që ata të kalojnë siç kanë kaluar prindërit?

Ku do ishte lumturia kur gjithë jetën do qajë dhe do vu.ajë! H.allet do ta zhd.u.knin dashurinë! Sepse meshkujt thonë që femrat janë m.ateria.liste, por nuk janë të tilla, femrat nuk duan të kalojnë me tej atë çka kanë kaluar në të kaluarën! Ndoshta ky është fakti që shohin edhe lekun……….

Por unë jam në një pikëpyetje!Ai as shkollë nuk ka bërë, punon tek një pune jo shumë e përshtatshme dhe pa aspak fitim!!

Do t’jua dija shumë shumë për nder po ta publikonit dhe anon.im ju lutem!’, shkruan 18 vjeçarja.

“Kam 5 υite pa b. ërë ..ks”, g. rυaja tregon arsγen sho. kυese pse b. υrri nuk des hίron

Një grua e martuar, ka ndarë me psikologe Deidren problemin e saj që e shqetëson prej vitesh.

Ajo zbuloi se kishte plot pesë vite që nuk kishte bërë s*ks me bashkëshortin e saj.

Por më e keqja është justifikimi që i jep i shoqi… ai i thotë se nuk e shikon më si femër tërheqëse pasi pas lindjes së fëmijës ka shtuar në peshë. 

“A duhet të largohem? Burri dhe unë kemi qenë së bashku për 23 vjet dhe kemi dy fëmijë, por ne nuk kemi kryer marr ëdhënie s*ksuale në gati pesë vjet.

Burri im thotë se nuk më sheh më tërheqëse pas lindjes së fëmijëve sepse kam shtuar në peshë.

Pasi dëgjoi historinë e saj, psikologia Deidre u mundua që t’i japë këshillën më të mirë të mundshme.

“Të jesh i vetmuar në marrëdh ënien tënde është një shenjë e qartë se diçka nuk është në rregull.

Duket sikur marrëdhënia juaj po kalon në shumë sfida. A duhet të largohesh? Mbase.

Megjithëse ka hapa të tjerë që mund të dëshirosh të provosh përpara se ta bësh atë.

Nëse ai nuk është i gatshëm të bëjë përpjekje bashkë me tz për të shpëtuar këtë lidhje, atëherë është mirë që të ndaheni dhje të gjeni veten tuaj.

Më besoni, e ardhmja juaj larg tij do të jetë më e ndritur”. 

U mar tυa me νeten, g. rυαja “diυ orcohet” pas 24 orësh: Nυk duroj dot më!

Një grua që pretendon se është martuar me veten e saj, thotë se ka nisur procedurat e divorcit pa kaluar 24 orë në shoqërinë e vetvetes.

Sofi Maure bëri bujë në mediat ndërkombëtare gjatë muajit shkurt, pasi në instagramin e saj me 500 mijë ndjekës, u shfaq e veshur me vello dhe deklaroi se do të martohej me veten.

Ajo madje porositi edhe një tortë gjigante, për të celebruar këtë moment të rëndësishëm. Megjithatë shumë nga ndjekësit iu kundërvunë duke thënë gjithçka që bënte ishte për vëmendje.

“Çfarë s’bën për klikime dhe për pak vëmendje”, i shkruajti një ndjekës, megjithatë të tjerë e mbështetën vendimin e saj.

“Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Vendosa vellon dhe bleva një tortë, do martohem me veten”, shkruajti ajo.

Por duket se lumturia nuk ka zgjatur shumë. Pa kaluar 24 orë, 25-vjeçarja bëri një postim të dytë.

“Përditësim: Kam një ditë e martuar dhe s’po duroj dot më! Po shikoj mundësinë e divorcit”, shkroi Sofi.

V. αjza nga Korça: Sho. qja më kër.kόn që të bëj diçka të tύ rρshme, ose ajo do të më…

Një adoIeshente nga Korça po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të. Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”. Historia shokuese është rrëfyer.

“Jam një 16 vjeçe nga Korça dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime.

Jam shumë simpatike. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort.

E kam në shkollë. Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen. Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje.

Por unë kam frikë. Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë. Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund.

Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë. Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë.

Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq.

Çfarë të bëj? Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook?

Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.