Upss, nuk pritej! Ky banor i “BBVA” është vëllai i Nedës? Ja çfarë flitet (Video)

Neda është opinioniste e këtij edicioni të “BIg Brother VIP Albania” dhe komentet e saj po mirëpriten.

Kjo, nuk është hera e saj e parë në këtë pozitë, pasi këtë rol e kishte edhe në “Përputhen”.

Ndërkohë, Nedes këtë vit do ti duhet ta gjykoj edhe personin e saj më të dashur, vëllain, shkruan “Kosovarja”.

Pak kush e dinte që Tiri Gjoci është vëllai i Nedes.

VIDEO

Asnjë i mbijetuar nga aksidenti ajror në Uashington, Trump ia hedh fajin Obamës dhe Biden

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka mbajtur një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë lidhur me tragjedinë, ku një helikopter ushtarak goditi në ajër një avion pasagjerësh gjatë uljes nga aeroporti Regan në Uashington.

Në nisje, Trump ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për viktimat dhe familjet e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Trump thotë se Amerika është në zi teksa shton se kjo ngjarje ka tronditur shumë persona edhe nga kombet e tjera që janë përfshirë në aksidentin ajror. Presidenti shprehet se në aeroplan kishte rusë, por nuk përmendi asnjë kombësi tjetër.

Ai ka përshëndetur operacionin e kërkim-shpëtimit në të gjitha nivelet dhe thotë se misioni tani është ai i rimëkëmbjes pasi nuk ka të mbijetuar.

“Ne vetëm mund të fillojmë të imagjinojmë agoninë që po ndjeni të gjithë. Zemrat tona janë copëtuar”, është shprehur Trump.

Ai thotë se ka ide dhe teori për atë që ka ndodhur, megjithëse ka pranuar se hetimi është ende në fillimet e tij.

Trump nuk la pa goditur kundërshtarët e tij politikë, këtë herë Joe Biden dhe Barack Obamën. Për ish-Presidentin, Trump tha se ka punësuar personel mediokër për punët e kontrollit të trafikut ajror që kërkojnë inteligjencë superiore.

“Unë vendos sigurinë në radhë të parë. Obama, Biden dhe demokratët vënë politikën në radhë të parë”, tha Trump.

“Ata e vendosin politikën në një nivel që askush nuk e ka parë ndonjëherë”, shtoi Trump. Ai thotë se “politika e tyre ishte e tmerrshme”.

Më tej, Trump u shpreh se nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë përplasje, por shtoi se një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me ngjarjen do të kryhet.

“Ne do të zbulojmë se si ndodhi kjo fatkeqësi dhe do të sigurojmë që asgjë e tillë të mos ndodhë më. Administrata Federale e Aviacionit, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe ushtria amerikane do të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës. Ne do të punojmë pa u lodhur për të kuptuar atë se çfarë ka ndodhur”, deklaroi Presidenti i SHBA.

Sipas Presidentit, avioni po kryente të gjitha veprimet në rregull, por shton se helikopteri që kishte shkuar në një kënd që ishte jashtëzakonisht i keq. Trump më pas thotë se helikopteri kishte aftësinë të ndalonte, të ngjitej, të zbriste ose të kthehej.

“Kthesa që bëri nuk ishte e duhura, natyrisht,” thotë ai.

Trump tregon një nga urdhrat ekzekutivë që nënshkroi me marrjen e detyrës javën e kaluar, për të cilin thotë se rikthehen standardet për kontrollorët e trafikut ajror dhe të tjerë.

Pas SHBA-së, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Zvicra ka vendosur të përfundojë gradualisht bashkëpunimin e saj dypalësh të zhvillimit me Bangladeshin, Shqipërinë dhe Zambinë deri në vitin 2028.

Ky vendim është bërë i ditur në një deklaratë për media nga Këshilli Federal i Zvicrës të mërkurën.

Deklarata përshkruan se si do të zbatohet vendimi i parlamentit zviceran për të reduktuar bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim.

Këshilli Federal Zviceran tha se Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ose SDC, do të heqë dorë nga programet e saj dypalëshe të zhvillimit në Bangladesh, Shqipëri dhe Zambi deri në vitin 2028.

Vendimi u mor pasi u morën parasysh faktorë të tillë si kërkesat në terren, interesat diplomatike dhe ekonomike afatgjata të Zvicrës dhe rëndësia relative e vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar në krahasim me kombet e tjera.

Në dhjetor, parlamenti zviceran vendosi të shkurtojë ndihmën ndërkombëtare për zhvillim në platformat dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Megjithatë, ndihma humanitare, promovimi i paqes dhe mbështetja për Ukrainën do të përjashtohen nga ky reduktim.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se duke filluar nga viti 2025, Zvicra do të ndërpresë kontributet e saj në organizatat shumëpalëshe si Partneriteti Global për Arsimin, UNAIDS dhe UNESCO.

Ndërprerja e fondeve amerikane, reagon SPAK: Jemi institucion i pavarur, mbështetemi te buxheti i shtetit

Prokuroria e Posaçme ka komentuar vendimin e administratës Trump për të ndërprerë fondet për Shqipërinë, përfshi këtu dhe grantet për sistemin e drejtësisë në vend.

Në reagim SPAK thotë se ditën e djeshme janë informuar për këtë urdhër dhe shton se ata janë një institucion i pavarur, i cili mbështetet nga buxheti i shtetit.

Reagimi i SPAK:

“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.

Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

Ndërprerja e fondeve amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi dje Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për pezullimin e fondeve amerikane pas një urdhri të presidentit Donald Trump. Më 24 janar, Departamenti i Shtetit i SHBA-së urdhëroi pezullimin e financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare, si pjesë e përpjekjeve të presidentit për të përshtatur politikat e ndihmës amerikane me objektivat e tij të politikës së jashtme. Këto programe, që financohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvill

“Uou Zoti im”, mediat belge “ÇMENDEN” nga pasuria marramendëse e GRUAS së Eldi Dizdarit: 9 prona në Dubai me një vlerëj 17.8 milionë euro!

Antwerp, Dubai,” shërbimet e Policisë në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë kanë pikasur këto dy vende si pikat kryesore ku operon kompania “Bello”, e cila prej vitesh ka mbushur Europën me kokainë nga Ekuadori.

Media belge “GVA”, i ka dedikuar një shkrim shqiptarit Denis Matoshi, gjithashtu i njohur si Eldi Dizdari

“Gazet van Antwerpen” shkruan se ka ndjekur paratë e mafies së drogës në Antwerp që tashmë po investohet në botën e pasurive të paluajtshme në Dubai. 

Kur një makinë luksoze tip “Mercedes Benz” kaloi me rreth 240 km/orë në autostradën Anversë-Einthoven, rruga nga Belgjika drejt Holandës, dy oficerët e policisë shtangën: Uou Zoti im! Me 240 në orë!.

Ishte viti 2021 dhe bashkë me ta rastësisht gjendej dhe producenti televiziv belg, Luk Alloo me kameramanin e tij, i cili kishte dalë për të verifikuar dhe denoncuar si shkelen rregullat e qarkullimit rrugor në Belgjikë.

Oficerët ndalojnë mjetin, pa e ditur që drejtues ishte Eldi Dizdari, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë.

Edhe pse e pyesin dhe i flasin, Dizdari nuk nuk kupton holandisht dhe përpiqet të qetësojë oficerët e policisë në anglisht.

Ju lutem, më lini të shkoj. Ju lutem!,” thotë ai.

Por kur oficerët e bëjnë të qartë se ai duhet të dorëzojë patentën e shoferit, ai del jashtë mjetit. Është një burrë i gjatë dhe shumë i dobët. 

Me mirësjellje i kërkon policisë të parkojë makinën e tij disa qindra metra më tutje, por policët nuk e përmbajnë dot gëzimin kur i shohin mjetin.

“Uau, kjo është një makinë e bukur.”

Luk Alloo, i cili dëshmoi gjithçka e përshkruan Dizdarin si një “humbës të ndershëm” dhe mbi të gjitha “shumë miqësor”.

Asnjë nuk e dinte se kishin ndaluar Eldi Dizdarin, një nga peshat e rënda të mafies shqiptare të drogës.

Në Shqipëri, Matoshi jo vetëm që është i lidhur me trafikun e gjerë, ndërkontinental të drogës, por dyshohet se ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm edhe në “masakrën e Bllokut”, ku një person ndërroi jetë dhe të tjerë u plagosën.

Të shtënat mësohet se kanë të bëjnë me një konflikt në botën e drogës, ndonëse shërbimet e policisë shqiptare nuk përjashtojnë faktin se sulmi ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje për masakrën në Tropojë ku mbetën viktima të afërm të Denis Matoshit.

Denis Matoshi është një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar që është vendosur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ata pompojnë dhjetëra miliona, ndoshta nga trafiku i kokainës, në tregun lokal të pasurive të paluajtshme. Matoshi thuhet se është regjistruar zyrtarisht në Bluewaters Island Residences 2, në Dubai.

"Uou Zoti im", mediat belge "ÇMENDEN" nga pasuria

Bluewaters Island Residences 2, në Dubai

Ka diçka tjetër interesante në letrat e tij zyrtare: megjithëse i lindur në Bajram Curri në Shqipëri, Matoshi ka kombësi belge.

Ai është ose ka qenë i martuar (ende nuk janë të qartë) me Suada Sherifin, ish-Miss Shqipëria me të cilën ka një fëmijë.

Ajo ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro.

"Uou Zoti im", mediat belge "ÇMENDEN" nga pasuria

Suada Sherifin, ish-Miss Shqipëria

Belgo-shqiptari Matoshi ndodhet aktualisht në paraburgim në Dubai, me kërkesë të organeve të drejtësisë belge. Belgjika kërkon ekstradimin e Matoshit për shkak se ai dyshohet se është i përfshirë në importin e kokainës nëpërmjet portit të Antwerp.

Përveç kësaj, Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian “Y.” nga Antwerp.

Matoshi në atë rast po ndiqet penalisht për korrupsion dhe përdorim të dokumenteve false.

Thuhet se Matoshi kishte një pasaportë false dhe një kartë identiteti false, të cilën ia kishte bërë  një nëpunës i korruptuar nga qyteti i Antwerp-it.

Këto kontakte lidheshin nëpërmjet një anëtari të familjes Y., i cili shpesh kishte dokumente false.

Në mjedisin kriminal të Antwerpenit, Denis Matoshi njihet me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose “Alduth”.

Kompania Bello, është një federatë prej 14 bandash shqiptare të përfshira në kontrabandën ndërkombëtare të drogës, Matoshi thuhet se kishte dërguar mijëra kilogramë kokainë në Antwerp dhe Roterdam.

Për të nxjerrë ato sasi të mëdha kokaine, Matoshi thuhet se ka bashkëpunuar me kriminelë të njohur droge të Antwerpenit si Bayram Y., i cili ishte zot dhe mjeshtër në kalatën 1700 në port.

Ky i fundit bashkëpunonte me kushëririn e tij, Marsin, i cili ishte planifikuesi kryesor i menaxherit nga terminalet e kontejnerëve të DPworld.

Por kur Marsi “u nxor” nga familja e tij duke e qëlluar me disa plumba në këmbë, edhe perandoria e Bayramit u shemb.

Në këto kushte “Alduth” (Dizdari) kërkoi partnerë të rinj që mund t’i merrnin kokainën në port dhe kështu u lidh me grupin e ish-kikboksierit Omar Govers dhe Najim E.M.

"Uou Zoti im", mediat belge "ÇMENDEN" nga pasuria

Bashkë iu fshehën mirë radarit të Policisë derisa Omar Govers u dënua me 13 vjet burg për një rast trafiku droge për kompaninë Bello. Govers thuhet se që atëherë është tërhequr nga tregtia e kokainës. Ai ka hyrë në tregun e pasurive të paluajtshme në Dubai me firmën e tij “Novvi Properties”. Faqja e rrjeteve sociale Instagram përmban video të shumta që tregojnë menaxherin e kompanisë Govers duke marrë pjesë në ndërtimin e një ekipi dhe impianteve sportive.

Madje në kompaninë e tij, ai, punonjësit me performancë të lartë të Novvi Properties i shpërblen me një Rolex.

Por jo vetëm autoritetet belge, por edhe policia italiane dhe ajo shqiptare janë shumë të interesuara për Denis Matoshin. Në vitin 2020, zyra e prokurorit të Firences nisi një ofensivë në shkallë të gjerë kundër kompanisë Bello duke shënjuar nisjen e operacionit “Blanco”.

Matoshi u arrestua në vitin 2020 nga Policia e Dubait me kërkesë të Italisë. Megjithatë Dubai nuk pranoi ta ekstradonte dhe e liroi Matoshin nga burgu.

“Në Itali, Matoshi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, e po ashtu nuk është dënuar ende në Shqipëri. Ai ka një precedentë të pastër kriminal në të gjithë Evropën,”-thotë Sven Mary, avokat i Matoshit.

Çështjet penale italiane janë shpesh si rastet belge: ato zvarriten me vite. Por ajo që ndodhi me operacionin “Blanco” nuk është plotësisht e qartë.

Sërish sipas Sven Mary, avokatit të Denis Matoshit, belgo-shqiptari është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat në Itali.

“Madje nuk është dënuar as në Shqipëri. Denisi ka një dosje të pastër kriminale në të gjithë Europën,”-shton avokati.

Denis Matoshi së fundmi edhe ka dalë tek autoritetet gjermane gjatë operacionit “Platinum”, gjatë një hetimi për kontrabandën e kokainës në një shkallë të gjerë nga Amerika e Jugut për në Europë.

Figura qendrore në hetim është një kalabrez që drejton një restorant në Gjermani, por që në realitet thuhet se po krijon marrëveshje të mëdha kokaine midis furnizuesve të Amerikës së Jugut dhe blerësve evropianë.

Sipas policisë gjermane, “Ndrangheta”, organizata e fuqishme kriminale me rrënjë në Kalabri, bashkëpunonte me belgo-shqiptarin Matoshi.

Shqiptarët e kompanisë Bello kishin fituar një pozicion të fortë në tregtinë ndërkombëtare të kokainës.

Shqiptarët dërgojnë njerëzit e tyre në Ekuador për të vendosur kontakte me furnizuesit kolumbianë dhe për të korruptuar njerëzit në portin e Guayaquil.

I forti i kompanisë Bello në Eukuador në atëkohë që sot është burgun e Fierit, është Dritan Rexhepi.

Në Antwerp, ai ishte pjesë e një bande hajdutësh që përdornin dhunën  për të grabitur biznese.

Kur shkoi në Ekuador, ai arriti që të krijonte një marrëdhënie biznesi me një furnizues të madh kolumbian, i cili e furnizoi me tonelata kokainë.

"Uou Zoti im", mediat belge "ÇMENDEN" nga pasuria

Dritan Rexhepi

Rexhepi sigurohej që kokainë të dërgohej në Antwerp dhe Roterdam, ndërsa Denis Matoshi sigurohej që droga të shpërndahej në mënyrë të sigurt te klientët në Evropë.

Në një bisedë të dëgjuar mes Dritan Rexhepit dhe një të besuari, ata diskutojnë për Matoshin.

“Ai na ka hequr 4000 kg. E kemi numër 1!”

"Uou Zoti im", mediat belge "ÇMENDEN" nga pasuria

Në Antwerp, Matoshi është në kontakt edhe me një tjetër shqiptar, i cili gjithashtu do të luajë një rol të spikatur në botën e drogës në Antwerp: Ermir Ndreaj (44), alias Cinco.

Edhe Cinco vjen nga qyteti i Bajram Currit. Emri i Ndreajt figuron në disa hetime të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank, përktheu zëri.

 Ndreaj pseudonimin ia ka atribuuuar diskotekës së famshme “Cinco Cavalli” në Durrës, të cilën e ka në pronësi. Në Tiranë, ai dhe bashkëshortja e tij Elira drejtojnë restorantin elegant “Savoy Garden”.

Restoranti mund të jetë ekskluziv dhe i shtrenjtë, por kjo nuk do të thotë se gjërat shkojnë gjithmonë mirë.

Në verën e vitit 2024, disa persona u plagosën gjatë një feste VIP në Savoy Garden, e gjitha pasi 32-vjeçari Edison Elezaj filloi të qëllonte me armë zjarri.

Kanë lidhje me mafian shqiptare?

Jo, aspak!

Personi që qëlloi me armë zjarri ishte djali i pronarit të Lajthizës, markës më të famshme të ujit të burimeve në Shqipëri.

Javën e kaluar, dosja ku bën pjesë Ermir Ndreaj u dërgua në Gjykatë pas përfundimit të hetimeve për trafik droge dhe pastrim parash, por shqiptari nuk është i vetmi i akuzuar.

Bashkë me të përmendet Sani Al Murdaa dhe ‘biznesmeni’ i Antwerpenit, Yasin M., alias Teentje.

Ndryshe nga Denis Matoshi, Cinco nuk fshihet në Dubai. Cinco thjesht shëtit nëpër Tiranë si njeri i lirë, me të dashurën e tij Elira, një avokate.

Duke qenë se Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj, “Cinco” nuk ka pse të frikësohet se do të ekstradohet në Belgjikë.

Nëse gjykatat shqiptare do ta lënë të qetë, kjo është tjetër histori…./Marrë nga Gazet van Antwerpen

Babai i Martin Canit: Kërkojmë drejtësi, unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë

Babai i 14-vjeçarit të vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Engjëll Cani, thotë se kërkon drejtësi për të birin e tij, Martinin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Cani shprehet se situata në familje është e trishtë, teksa tregon se ai dhe bashkëshortja e tij trajtohen me psikologë.

Blendi Fevziu: Si është gjendja në familje?

Engjëll Cani: E trishtë, akoma presim nga drejtësia, akoma nuk kemi asnjë informacion.

Blendi Fevziu:Po djali tjetër, a e mori vesh?

Engjëll Cani: Pak a shumë e kupton, por nuk e pranon dhe vetë thotë “kur të vijë Martini”.

Blendi Fevziu:Nuk ja keni thënë tamam? Po, a e ka kuptuar?

Engjëll Cani: Pak a shumë, është në ato ujëra, Nuk do ta besoj as vetë ai. Më pyet se “kur do të vijë Martini?”. I them se do të vijë shpejt.

Blendi Fevziu: Ju po merrni pjesë dhe në protesta, çfarë kërkoni?

Engjëll Cani: Kërkojmë vetëm drejtësi, mos të heshtet sepse heshja vret shumë.

Blendi Fevziu:Bashkëshortja si është?

Engjëll Cani: Unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë.

Blendi Fevziu: Unë i vijoj dhe bëhem pjesë e këtij apeli, kërkoj po ashtu një drejtësi dhe të paktën më shumë transparencë.

Gjatë fjalës së tij, Cani ka bërë publike një “GoFundMe”, ku do të ndihmohet familja dhe po ashtu do të shërbejë për fondacione në të ardhmen edhe për fëmijët që kanë të njëjtën ëndërr që kishte Martin Cani, sportin.

Blendi Fevziu: Ju keni hapur një llogari GoFundMe për çfarë?

Engjëll Cani: Disa shqiptarë të Amerikës dhe Arditi kanë bërë një kontribut, kanë hapur një webside dhe nusja e vëllaut tim ka hapur një GoFund.

Blendi Fevziu: Përse do të shërbejë GoFund?

Ardit Gavani: Unë kam një kompani programimi që punoj me shqiptarë në Amerikë dhe jemi një grup që kemi menduar të ndihmojmë familjen dhe të ngremë një memorial online, e cila do të shërbejë dhe për fondacione në të ardhmen që nuk do të jetë vetëm për këtë kauzë, por edhe do të vazhdojë. Në mënyrë prioritare do të jetë për kauzën “Drejtësi për Martinin”, por do të vazhdojë dhe për të rinjtë që kanë ëndrrën që Martini kishte, pra ëndrrën e futbollit, ëndrrën e sportit… Motoja është “ëndrra vazhdon”.

Blendi Fevziu: Si mund të hyj në GoFund?

Ardit Gavani: Nëpërmjet webside www.martincani.al mund ta gjejnë veten ta ndihmojnë ose të kontaktojnë me familjen.

Blendi Fevziu: A janë të garantuara të gjitha donacionet?

Ardit Gavani: Donacionet janë të garantuara dhe çdo transaksion është komplet transparent. Familja ka nevojë për ndihmë. Nuk duam që kjo histori të harrohet, nuk është thjesht një aksident rrugor. Është një ngjarje që duhet të ngrejë të gjithë shqiptarët sepse na prek të gjithëve.

U tha se do të futet të shtunën në BBVA/ Xheneta bën reagimin e parë publik: Kam nevojë që të…(Foto)

Ish-finalistja e spektaklit televiziv “BBVK”, Xheneta Fetahu ka bërë reagimin e saj të parë publik. Në një postim në Instagram, Xheneta falenderon publikun për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit të saj në reality show-n.

“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar. Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe me ndryshoi jeten.

Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile per ata te keni pak meshire kur e nxerni mllefin qe keni brenda. Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim

https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=73ae4d09-9970-4f43-8fa4-c7418dda9130

Egla Ceno krahason Gjestin me Luizin:“MashkυΙΙ n arcist i degj eneruar”

Fituesja e edicionit të 3-të të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjete sociale teksa ka komentuar zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së famshme të “Vëllait të Madh” si dhe çiftet e reja që pritet të krijohen brenda lojës.

Sigurisht personat me në zë të momentit janë Egli dhe Gjesti. Një komentues i shkruan Eglës se: “Ky Gjesti është narcist, mashtrues, toksik 3 femra per 3 muaj, mashkull i degjeneruar”.
Aktoja e ka krahasuar marrëdhënien që Gjesti ka me Eglin me atë të Kiarës dhe Luizit, të cilët këta të fundit u njohën brenda BBVIP dhe tashmë janë prindër të një vajze.“Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën. Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua,” tha Egla.

Këngëtarja e njohur shqiptare në zi/ Humb njeriun e saj të zemrës: Eshtë dhimbja më e madhe…

Lajm i trishtë për këngëtaren kosovare Shyhrete Behluli. Përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nëna e saj ka ndërruar jetë. Ajo ka treguar se varrimi bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Mushtisht.

Postimi i saj;Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jonë.

Varrimi do të bëhet, më 30.01.2025 në orën 15:00 në varreza të fshatit Mushtisht.

Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”