Projekti 500 mld dollarësh, “mollë sherri” mes Musk e Trump?! Vjen reagimi i vetë Presidentit

Elon Musk, i njohur si një nga inovatorët kryesorë në teknologji, ka ngritur dyshime për projektin e madh të inteligjencës artificiale të shpallur nga Donald Trump, të quajtur “Stargate.”

Ky projekt, i vlerësuar si “më i madhi në historinë e infrastrukturës së IA,” pretendon të investojë 500 miliardë dollarë deri në vitin 2029 për të ndërtuar qendra të fuqishme të dhënash në SHBA, duke synuar të ruajë lidershipin amerikan në fushën e Inteligjencës Artificiale

“Stargate” parashikohet të krijojë qindra mijëra vende pune dhe të kontribuojë në sigurinë kombëtare, ndërsa përfshin emra të mëdhenj si Sam Altman (OpenAI), Larry Ellison (Oracle) dhe Masayoshi Son (SoftBank).

Me ndihmën e kompanive të fuqishme si NVIDIA, Microsoft, dhe OpenAI, infrastruktura do të përmirësojë fuqinë kompjuterike dhe trajnimin e modeleve të avancuara të Inteligjencës Artificiale.

Megjithatë, Musk ka shprehur skepticizmin e tij në rrjetin social, duke deklaruar: “Ata nuk kanë paratë.” Ai veçoi SoftBank-un, duke pohuar se ka informacion të besueshëm se kjo kompani nuk ka siguruar më shumë se 10 miliardë dollarë nga fondet e pretenduara.

Presidenti Trump, gjatë nënshkrimit të disa urdhrave ekzekutivë në Zyrën Ovale, u pyet mbi kritikat e Musk. Duke mos u shqetësuar nga qëndrimet e tij, Trump u përgjigj: “Jo, ai urren një nga personat e përfshirë në marrëveshje.” Ai shtoi se njerëzit e përfshirë në këtë projekt janë shumë të zgjuar dhe se edhe ai vetë ka “urrejtje për disa njerëz.”Ndërsa projekti ka siguruar 100 miliardë dollarë si financim fillestar, deklarata e Musk ka ngritur dyshime për realizimin e tij brenda objektivave të mëdha financiare të shpallura. Me gjithatë, “Stargate” mbetet një iniciativë që synon të transformojë fushën e AI dhe ekonominë globale, pavarësisht polemikave që e shoqërojnë.

E pazakontë! Struci 2 metra lëviz i lirë në bregdetin e Gjirit të Lalzit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Gjirin e Lalzit, ku një struc rreth dy metra i gjatë është parë duke lëvizur i lirë në zonë

Sipas dëshmitarëve, shpendi i veçantë duket se është arratisur nga një fermë.

Struci, i cili ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe pushuesve, ka shkaktuar habi dhe kuriozitet të madh. Disa persona madje kanë ndaluar për ta fotografuar ose filmuar.

Ky është një rast i rrallë për zonën, pasi struci nuk është një shpend vendas dhe zakonisht mbahet në kushte të kontrolluara në ferma apo kopshte zoologjike.

Gjesti xhelozon për Eglin? Çfarë ndodhi mes tij dhe instruktorit të palestrës

Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka kaluar në një fazë të tensionuar pas një diskutimi të gjatë mes tyre, që ka ndodhur natën e kaluar.

Sipas bisedave të tyre, duket se Egli ka vendosur të ndërpresë miqësinë me Gjestin, pas një deklarate të këtij të fundit, ku ai pranoi se ende mendonte për ish-partneren e tij, Xhenetën, si dhe shumë momente intime mes tyre, të iniciuara nga vetë ai kanë qenë aktrim.

Gjatë ditës së sotme, dy instruktorë të rinj të palestrës, një djalë i huaj dhe një vajzë shqiptare, kanë bërë prezantimin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kur ata kanë hyrë, Gjesti ka reaguar në një mënyrë të papritur, duke i kërkuar instruktorit të mos e prekë Eglin, duke thënë:

“Atë vajzën… mos e prek”.

Ky gjest është interpretuar si një shenjë xhelozie dhe mund të ketë qenë një tentativë e Gjestit për të riparuar marrëdhënien e tij të prishur me këngëtaren, apo thjesht një shaka.

Në një moment tjetër, Gjesti i shprehu Eglit dhe të tjerëve që nuk ka asnjë pëlqim romantik për Eglin, një deklaratë që ka shqetësuar Eglin, pasi nuk ishte e nevojshme sipas saj që t’i jepej kaq shumë zë një situate të tillë që largohet për 2 ditë. Duke i thënë Gjestit se nuk po vuante për këtë situatë e do të ishte mirë shumë shpejt.

Reagimi i saj ishte i shpejtë dhe vendimtar, duke i dhënë fund çdo marrëdhënieje të mundshme me Gjestin pas këtij momenti dhe gjatë ditës së sotme kanë qenë larg njër

Ngjarja e Dobraçit, gazetari zbulon detajet e bujshme: Dosja ka një autor, ja përse çështjen e mori në dorë SPAK

Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në një emision televiziv, ka dhënë informacion të rëndësishëm lidhur me masakrën e Dobraçit, duke theksuar se ngjarja dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Ai shpjegoi se ka një autor që dyshohet se ka qenë një prej ekzekutorëve të ngjarjes.

Çelmeta theksoi se hetimet janë përqendruar në lidhje me një organizatë kriminale të strukturuar, çka ka bërë që çështja t’i kalojë në dorëzim Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

“Dyshohet se ngjarja është kryer nga vrasës me pagesë. Ka një autor që dyshohet se ka qenë një prej ekzekutorëve.
Për shkak se kanë zbuluar se kanë të bëjnë me organizatë kriminale të strukturuar ngjarja është kaluar në dorëzim të SPAK”, tha ai.

Nuk pritej! Ky është reagimi i papritur i Xhenetës në lidhje me Gjestin pasi mësoi që ai është në BBVA (Foto)

Big Borther Kosova ka mbyllyr mbrëmë siparin në një natë të paharrueshme.

Xheneta Fetau u rendit e dyta në një përballje kokë më kokë me Drilonin, ku ky i fundit rrëmbeu çmimin e parë.

Ajo që të gjithë po prisnin ishte reagimi i Xhenetes kur të përballej me të vërtetën e Gjestit.

Ajo që pas daljes nga ky reality show ka shtuar në listën e ndjekësve edhe këngëtarin.

Edhe pse Gjesti aktualisht është në ‘BBV-Albania’, por nga ana e menaxhmentit të rrjeteve sociale nuk u bë një veprim i njëjtë ndaj Xhenetës.

Nga ky veprim Xheneta ka lënë të kuptoj se nuk ka hatër mbetje ndaj këngëtarit.

“Balla iku nën sigurinë e truprojave”,Lumaj tregon detajet e protestës në Michigan: Rama ta harrojë mandatin e katërt

Aktivisti i diasporës shqiptarë në Michigan, Valentin Lumaj, ishte i ftuar në një intervistë për një emision televiziv, ku foli rreth protestave me të cilat shqiptarët e Amerikës pritën drejtuesin politik të PS për diasporën, Taulant Ballës.

Si një prej organizatorëve të protestës, Luma theksoi se kjo protestë nuk ishte ndaj socialistëve, por kundër Taulant Ballës për shkak të implikimeve të tij në aferat korruptive dhe lidhjeve të tij me bandat.
Takimi i ballës ishte planifikuar të mbahej në një sallë mbledhjesh në Imperial House, ku për shkak të protestës së shqiptarëve, Taulant Balla nuk mundi do të rrijë më shumë se 20 minuta në takim dhe iku me bisht ndër shalë.

“Ne si grup qytetarësh krijuam një komision që e quajtëm, ‘komisioni i reagimit qytetar’, ka shumë raste që këto lëvizje bëhen të paorganizuara dhe kështu që ne u organizuam në një grupim që e quajtëm të tillë. Dhe vendosëm që të bënim një protestë në vendin që kishte lajmëruar Taulant Balla. Protesta ishte kundër Ballës dhe jo kundër socialistëve. Ne shkuam me një profil qytetar, jo për të prishur takimin, por për të shfaqur revoltën tonë kundër Taulant Ballës si një person i inkriminuar, i korruptuar dhe i përfshirë në shumë skandalë në Shqipëri. Bravo u qoftë të gjithë atyre qytetarëve që u mblodhën në ato temperatura të ulta dhe unë dua t’i falenderoj të gjithë, Hysen Elmazan, i cili sapo doli nga spitali dhe mori pjesë në atë protestë. Luigj Gjokaj, Xhafer Laho, Nikoll Hysa 80-vjeçar, Luigj Stërbyshi, ky aktivist që e ndoqi këmba-këmbes Taulant Ballës pasi kishte pyetjet e tij për t’ia bërë, por nuk mundi ta takojë. Gjergj Sinaj, Mark Dedaj, apo profesori i nderuar Eduart Aliko i cili na mbështeti duke e përcjellë gjithë aktivitetin në televizionin e tij për gjithë shqiptarët e amerikës. Taulant Balla nuk erdhi na hyrja ku ishim ne, është futur në një derë tjetër. Tumbi ynë ishte i ligjshëm, ashtu sikurse edhe takimi i tij. Ne vendosëm të futemi në takimin e Ballës për të bërë pyetjet tona, sepse ne kemi të drejtë të bëjmë pyetje për një përfaqësues të shteti shqëiptar siç është Balla. Një qytetar aty e pyeti se si mund të kemi ne besim të PS që nuk do t’i vjedhë votat, pasi e keni bërë edhe më parë, por Balla na provokoi duke thënë, ‘bëji të fala Salit’, këtu situata u agravua dhe Balla nuk iu përgjigj asnjë pyetje as edhe të socialistëve që ishin në sallë, por iku me vrap nën sigurinë e truprojave. Në atë sallë secili socialist është i ndershëm, punëtor dhe që jeton me djersën e ballit, aty në atë sallë i vetmi njeri i padenjë ishte Taulant Balla, prandaj edhe priten me revolta kudo që shkojnë nëpër botë. Mbrëmë aty mori përgjigjë edhe Edi Rama, i cili dëshiron të vijë në Michigan, se çfarë e pret nëse vjen këtu, do të marrë përgjigjen e merituar”,- u shpreh ai.

Më tej Lumaj theksoi së pushteti i rilindjes nuk ka asnjë gjë në dorë që t’u bëjë presion apo t’i shantazhojnë shqiptarët e diasporës për votën pasi ata jetojnë në vende të lira dhe nuk kanë çfarë t’u bëjnë. Ai tha gjithashtu se nëse vota e diasporës do numërohet drejt, Edi Rama ta harrojë mandatin e katërt, diaspora do ta ndalojë.

Xheneta reagon për herë të parë për Gjestin, pas finales së BBVK!

Mbrëmë përfundoi edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, teksa menjëherë sot ka ardhur një reagim nga finalistja, Xheneta.

Xheneta ka reaguar karshi Gjestit, duke e pëlqyer një video në mediat sociale, ku ai flet për statusin e tij.

Gjatë bisedës, Rozana e pyet Gjestin nëse ka lënë jashtë ndonjë marrëdhënie të hapur.

Gjesti e ka mohuar kategorikisht të ketë dikë jashtë – “Jo zemër s’e kam askënd, mos e përmend më këtë”.

E Xheneta duket se është pajtuar me përgjigjen e tij, ndonëse përgjatë izolimit në BBVK dyshja shijuan një romancë që nuk zgjati shumë./prive

Turp! Gafa e Olta Gixharit po bënë namin në rrjet, publiku bënë një lumë me reagime

Opinionisti Milaim Zeka përmendi këngëtarin e njohur Armend Rexhepagiqi, duke e rikthyer në vëmendje një moment të paharrueshëm të muzikës shqiptare. Megjithatë, komenti i aktorës dhe ish-banores së BBVA, Olta Gixhari, shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga ndjekësit.

Kur Zeka përmendi ndikimin e Rexhepagiqit në muzikën shqiptare, Olta iu bashkua diskutimit duke thënë: “Shumë i mirë është Rexhepi,” duke i ngatërruar emrin e artistit, një gafë që nuk kaloi pa u vënë re. Në vend të “Armend Rexhepagiqi,” ajo përdori një formë të shkurtuar të emrit, duke e quajtur “Rexhepi.”

Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit filluan të komentojnë me humor dhe kritika për aktoren. Shumë sugjeruan se Olta nuk e njeh fare këngëtarin, një nga figurat më të njohura të muzikës shqipe, dhe e konsideruan këtë një gafë të papritur në një mbrëmje që pritej të ishte e fokusuar tek festa finale e BBVK.

Më shumë se 100 dhoma, brenda vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha(Foto)

Vila e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, tashmë u përket artistëve.

Përurimi i saj u bë më herët këtë muaj

Të gjitha ambientet e vilës trekatëshe u përshtatën, për t’iu shërbyer artistëve jo vetëm shqiptarë, por nga e gjithë bota, për projektet e tyre të ndryshme.

Për realizimin e kësaj nisme, rreth dy vjet më parë u firmos marrëveshja mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Fondacionit francez, Art Explora.

Ceremonia e nënshkrimit u ndoq atëkohë edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Art aty ku dënoheshin shfaqjet e huaja

Artistët do të mund të jetojnë në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili për rreth 5 dekada imponoi censurë të fortë ndaj artit.

Vila 31 në qendër të Tiranës ka më shumë se njëqind dhoma.

Pas rënies së komunizmit në Shqipëri më 1992, dyert e saj u mbyllën, ndërsa për fatin e saj ka pasur diskutime të ndryshme – nga shndërrimi në muze deri te shembja.

Restaurimi ka ruajtur gjithçka ashtu siç e kanë lënë diktatori dhe bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha.

Pllakat, parketi, mobiliet, orenditë në mur dhe në ndërtesë janë po ato.

Salloni, dhomat e ndenjes, të gjumit, të pritjes së miqve, studiot dhe zyrat e punës e të mbledhjeve janë përshtatur për artistët.

Brenda vilës në katin e parë ka edhe një kinema të vogël, ku artistët mund t’i vënë në skenë shfaqjet e tyre, apo mund të zhvillojnë tema të ndryshme diskutimi.

Përveç për artistët, kinemaja do të ketë program edhe për publikun.

Po në katin e parë, ku ka pasur edhe një pishinë, hapësira do të përdoret për performanca dhe ekspozita të artistëve rezidentë, por edhe të komunitetit të artistëve në Tiranë.

Vila ka labirintet e saj dhe shpesh është vështirë të orientohesh.

Dekorimi i saj është bërë në vitet 1970 me objekte të prodhuara në vitet ‘30.

Muret janë rilyer, mobiliet janë riparuar, qilimat janë pastruar dhe është ndërthurur ndarja e re e studiove të artistëve me organizimin e vjetër familjar.

Bisej Kapo nga Art Explora thotë se mobiliet e reja të dizajnuara nga dizajnerë të kombësive dhe kulturave të ndryshme, kanë të përbashkët një formë logjike të linjës dhe konceptit, dhe një kontrast të fortë me bollëkun vizual të vendit historik.

“Ky shndërrim i vilës së ish-diktatorit në një hapësirë arti i vendos artistët në pozitën e aktorëve të vërtetë të transformimit social dhe historik”, thotë Kapo, drejtuese e zhvillimit dhe monitorimit administrativ në Art Explora.

Shtatë artistët e parë “nisin jetën” në vilën e ish-diktatorit

Shtatë artistët e parë – 3 nga Shqipëria dhe 4 të tjerë nga Italia, Franca, Japonia dhe Ukraina – kanë nisur punën në projektet e para.

Gerta Xhaferaj është njëra prej tyre dhe tregon për Radion Evropa e Lirë përjetimet e saj të të bërit art brenda vilës së ish-diktatorit.

“Po bëj kërkime për tunelet që lidhin Vilën 31 me aeroportin dhe me zonën ushtarake në Dajt. Tunelet janë simbol i fuqishëm i asaj që fshihet, nga ajo që kemi trashëguar. Dua të zbuloj mbi ekzistencën e tyre dhe nëse mund të bëj një ndërhyrje artistike me dritë dhe zë brenda në tunele. Kam dëgjuar për to 12 vjet më parë nga pedagogët e Arkitekturës dhe tashmë është koha të zbuloj vetë për to”, thotë Gerta.

Advertisements

Si vajzë Tirane thotë se ka pasur gjithmonë kuriozitet për vilën ku ka jetuar ish-diktatori.

Në familjen e saj diskutimi për komunizmin ka qenë tabu, për faktin se nuk ka qenë ndonjë periudhë e lavdishme për vendin, por edhe për shkak të pasojave që ka lënë te familja e saj.

Gerta thotë se tani është koha që të zbulojë vetë shumë gjëra për atë periudhë.

“E kam parë vilën para restaurimit dhe tani pas kësaj faze jam brenda saj, duke punuar për projektin tim. Ky vend tani ka tjetër aromë. Dinamika që krijohet mes artistëve, është e veçantë”, sipas saj.

“Vila është e madhe dhe kemi vetëm shtatë ditë që kemi nisur rezidencën… Ende mund të humbasësh në këtë hapësirë, është si labirint”, tregon Gerta.

Ajo ka diplomuar në Degën e Arkitekturës në Tiranë në vitin 2017.

Më pas ka punuar në profesionin e saj, por gjithnjë ka ndierë se i mungon hapësira për të shprehur veten, ndaj ka vendosur të bëjë një master në Zvicër, në fushën e artit.

Ajo thotë se transformimi i shpejtë i Tiranës i pëlqen nga njëra anë, porse, nga ana tjetër, është e dëshpëruar që zhvillimi i vrullshëm “disi e ka dëmtuar historinë e monumentet”.

Shenjë tek ajo ka lënë shembja e Teatrit Kombëtar.

Si artiste, ajo ka dëshiruar shumë që ajo ndërtesë të restaurohej dhe ta ruante origjinalitetin e saj.

Gerta thotë se projekti që sapo ka nisur në Vilën 31, do t’i mundësojë më shumë njohje dhe bashkëpunime me artistë nga e gjithë bota, e gjithashtu do të jetë e lumtur t’u tregojë atyre Tiranën, historinë dhe natyrën e saj.

Në kuadër të rezidencës, artistëve u sigurohet nga Art Explora akomodimi, hapësira për punë, ekspozim, si dhe një grant për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe zhvillimit të projekteve të tyre artistike.

Për të prezantuar çdo artist rezident, do të organizohen Ditët e Studios së Hapur, kur do të shihen krijimet e bëra gjatë qëndrimit në vilë.

Studiues dhe kuratorë do të ftohen gjithashtu për rezidenca përkrah artistëve.

Aty ku dikur diskutohej dhe merreshin vendime kundër shfaqjeve të huaja, tani artistë vendas dhe të huaj do të shfaqin talentin e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në përurimin e këtij projekti se ky edhe ka qenë qëllimi kryesor i tij.

“Që kjo hapësirë të përdoret për t’i bërë gjërat që Enver Hoxha do t’i kishte më shumë tmerr se çdo gjë tjetër. Kjo ka qenë, në fakt, motoja shtytëse në mendjen tonë. Nëse kishte diçka që e bënte tërësisht mizore diktaturën, ishte çdo shprehje e asaj që ata e quanin degjenerim modernist. Kjo do të jetë një shtëpi e degjenerimit modernist”, ka thënë Rama.

Epoka komuniste në Shqipëri nën Enver Hoxhën (1944 – 1985) ishte një periudhë e karakterizuar nga një regjim autoritar, me kontroll absolut mbi të gjitha aspektet e jetës.

Regjimi i tij ishte ndër më represivët në botë./REL

Greqi, kontrolle në Burgun e Koridhalos, zbulohen thika e celularë në qelitë e 4 shqiptarëve

Një kontroll i befasishëm është kryer në burgjet e Koridhalos, pas informacioneve që kishte sektori i anti-drogës. Në operacion morën pjesë edhe forcat speciale greke EKAM.

Në kuadër të operacionit, në prani të prokurorit janë kryer kontrolle në 8 qeli ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 4 celularë, karikues, fisha karikimi dhe Handsfree. Gjatë kontrollit të 19 të burgosurve, dy prej tyre u janë gjetur dhe sekuestruar 2 thika të improvizuara.

Mësohet se për këto sende është ngritur akuzë ndaj 4 shtetasve shqiptarë.