Romancë e re në Big Brother VIP? Egli dhe Gjesti e nisin ditën me….përqafime në shtrat

Përveç dinamike, në shtëpinë e Big Brother VIP 4 duket se po lindin dhe romanca të reja.

Dy prej banorëve të shtëpisë, Egli dhe Gjesti, janë afruar shumë me njëri-tjetrin ditët e fundit.

Mëngjesin e së enjtes, të dy banorët e nisën ditën me puthje dhe përqafime, me Gjestin që shkoi ta zgjonte Eglin në shtrat.

“Fjete mirë sot?”, e pyet Egli-Gjestin, teksa më pas të dy çohen për të filluar ditën.

“Më pati pëlqyer Amber”, Egla Ceno analizon lojën e Gjestit: Nëse funksionon deri në fund…

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ishte aktorja e njohur dhe fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP, Egla Ceno.

Egla është ndalur tek eksperienca e saj në “Goca dhe Gra” dhe gjithashtu ka komentuar pak dhe ka dhënë mendimin e saj në lidhje me banorët dhe edicionin e katërt të BBV.

Sa i përket hyrjes së Gjestit, Egla u shpreh:

“Mendoj që është gati qëllim në vetvete ajo ndezja që ju bëri banorëve dhe nëse funksionon deri në fund kështu bravo i qoftë. Kam pikëpyetjet e mia”.

Cilin prej banorëve do të donte Egla që të fitonte këtë edicion?

“Mua më pëlqente Amber që doli, kishte një lloj inteligjence në batutë dhe karakter. Kalvarin e saj e mori vesh gjithë Shqipëria, pra shndërrimi i saj nga burrë në grua nuk ja lëshoi kurrkujt në asnjë sekondë. Të luante viktimën dhe të thoshte mua më kanë bërë këtë apo unë kam pësuar këtë. Për këtë fitoi respektin tim me thënë të drejtën. Më erdhi shumë keq që dje e la Big Brother-in”, tha Egla.

Zbardhet aktakuza e plotë ndaj Naim Murselit, fjalët që Liridona i tha vrasësit

Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën (15 janar 2025) ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët akuzohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakordësuar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’i paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte prezantuar Naimin. Vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e të ndjerës.

Plani i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, inskenimi i grabitjes e marrëveshja për ta paguar 30 mijë euro vrasësit të porositur

Sipas aktakuzës, për shkak të problemeve familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta ekzekutojë.

Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3 milionë kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe përfitime financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), i ka treguar planin e vrasjes të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.

Aktakuza thotë se fillimisht, Kokalla ka refuzuar e më pas ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe që të tre janë dakordësuar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro.

Ndërsa, Naimi më 29 nëntor 2023, thuhet se ka siguruar armën e zjarrit dhe 20 fishekë, të cilat i ka blerë rreth orës 14:00 po të njëjtën ditë nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro, armë të cilën ia ka dhënë të pandehurit të dytë- Granit Plavës.

Granit Plava, thuhet se armën në fjalë e ka përdorur për vrasjen së ndjerës Liridona. Vrasje kjo e kryer në të njëjtën ditë, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në ora 20:18 në vendin për të cilin është dakorduar me Naimin, duke e inskenuar që të duket si grabitje, ndërsa Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, ndërsa Naimi me fëmijët ka dalë nga makina dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Naim Murseli akuzohet se në bashkëpunim me të akuzuarit Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I maskuar e me pistoletë, Granit Plava qëlloi me një plumb në kokë Liridonën

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në 20:18 në fshatin Bërnicë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, i pandehuri i parë Naim Murseli me makinën në të cilën ka qenë e ndjera Liridona dhe fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, pas marrëveshjes paraprake, i ka dhënë shenjë me drita të makinës të pandehurit Plava, teksa ai ka dalë përpara makinës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, teksa i pandehuri Murseli, ka ndaluar dhe ka fikur makinën dhe me dorën e tij e ka mbajtur Liridonën në dorën e saj të majtë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Granit Plava për shumën prej 30 mijë euro, nga afërsia e drejtpërdrejtë përmes dritares gjysmë të hapur nga ana e pasagjerit, ka shtënë një fishek nga pistoleta në drejtim të Liridonës dhe e ka qëlluar në kokë, në pjesën prapa veshit të djathtë, duke i shkaktuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj, sipas raportit të autopsisë erdhi si rezultat i gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme.

Granit Plava akuzohet se në bashkëpunim me Naim Murselin dhe Kushtrim Kokallën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Në pikën e tretë të aktakuzës, Granit Plava akuzohet se nga 29 nëntori 2023 rreth orës 14:00 deri më 1 dhjetor 2023 rreth orës 16:15, ku është kryer grabitje në shtëpinë e tij në Cërmjan, Komuna e Gjakovës, ku është gjetur arma, pa autorizim dhe në kundërshtim me Ligjin për armë, ka poseduar pistoletën së bashku me 19 fishekë, me të cilën ka kryer veprën, armë të cilën Naimi e ka blerë më 29 nëntor 2023 rreth orës 14:00 nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro.

Plava akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kushtrim Kokalla njohu Granit Plavën me Naim Murselin dhe u dakordësuan që Graniti të kryejë vrasjen për 30 mijë euro

Në aktakuzë thuhet se pasi i pandehuri i parë Naim Murseli ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murselit dhe ka refuzuar, Kushtrimi ka gjetur të pandehurin e dytë Granit Palava me të cilin e ka njoftuar Naimin dhe të tre janë dakordësuar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguajë shumën prej 30 mijë euro.

Sipas aktakuzës, Naimi më 29 nëntor 2023 ka siguruar armën dhe 20 fishekë të cilat i ka blerë të njëjtën ditë rreth orës 14:00 nga Tom Dodaj për 280 euro, ia ka dhënë Plavës i cili armën e ka përdorur për vrasjen e së ndjerës Liridona.

Kushtrim Kokalla akuzohet se në bashkëpunim me Naim Murselin dhe Granit Plavën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kokalla po ashtu akuzohet se edhe pse menjëherë pas kryerjes së vrasjes së Liridonës ka pasur njohuri që veprën penale e kanë kryer i pandehuri Naim Murseli (i cili këtë e ka pranuar derisa kanë qenë në dhomën e hotelit të njëjtën natë pas vrasjes së kryer) dhe i pandehuri i dytë Granit Plava, i pandehuri Kokalla nuk i ka njoftuar ata as për veprën penale vrasje për planifikimin e kryerjes së të cilës ka marrë pjesë në mënyrë aktive së bashku me Murselin e Plavën, rast të cilin organet kompetente fillimisht e kanë hetuar si grabitje deri dy ditë më vonë kur është arrestuar (më 1 dhjetor 2023).

Kushtrim Kokalla akuzohet se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Aktakuza e Prokurorisë ngarkon Tom Dodajn se më 29 nëntor 2023, rreth orës 14:00, në vendin e tij të punës në Novosellë të Epërme- Komuna e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të parave, e në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë dhe materiale plasëse, i ka shitur një armë zjarri- pistoletë të akuzuarve Murseli dhe Plava në shumën prej 280 euro, e cila është përdorur në kryerjen e vrasjes së të ndjerës Liridona, vrasje e kryer në të njëjtën ditë në intervalin kohor mes orës 20:11 dhe 20:18 në Bërnicë, në rrugën “Dalip Alshiqi”, Komuna e Prishtinës.

Dodaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, përmes deklaratave të dhëna në Polici dhe Prokurori, kanë dhënë versionet e tyre për njohjen me njëri-tjetrin, planin për kryerjen e vrasjes, përfshirjen dhe veprimet e secilit, deri te premtimi për pagesën.

Naim Murseli si dëshmitar tha se u ‘grabitën’ dhe se e ndjera mbeti në makinë

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Naim Murseli në deklaratën e dhënë në Polici më 29 nëntor 2023 në cilësinë e dëshmitarit, ka dhënë versionin e tij se si ka ndodhur ngjarja. Ai ka thënë se ishin grabitur dhe se ai me fëmijët kanë arritur të dalin nga makina, kurse e ndjera Liridona kishte mbetur në mjet.

Në deklaratën e dhënë në cilësinë e të dyshuarit më 1 dhjetor 2023, në prani të mbrojtësit të tij ka theksuar se pas 10 viteve martesë, kishin filluar problemet martesore, duke thënë se Liridona ka qenë xheloze dhe kontrolluese, e që ka pasur presion psikik nga ajo, sikurse janë telefonatat e shpeshta e kërkimi i dëshmive me foto se ku gjendet e me kë.

Naimi thuhet se deklaroi që nuk ishte më i lumtur, por që Liridona sipas tij nuk e pranonte ndarjen. Ai tha se një problem që kishte ndodhur mes tyre në mars 2023, vështirësoi akoma lidhjen. Pas kësaj tha se iu shtua presioni e që sipas tij ndikoi të mendonte edhe vetëvrasjen.

Sipas tij, në një bisedë me djalin e dajës së tij (Kushtrim Kokallën) ai i ka thënë se do t’ia zgjidhë këtë punë, e që fillimisht kishin menduar për inskenimin e një aksidenti, por që shoku i Kushtrimit (Granit Plava) kishte insistuar që veprën ta kryente me armë sipas mënyrës së tij.

“…Unë nuk kam dhënë ndonjë ide dhe nuk kam ndërmarrë asnjë veprim për ta realizuar këtë vrasje”, citohet të ketë deklaruar i akuzuari Murseli.

Në ditën e ngjarjes, thotë se ishte takuar me Granitin në Gjakovë, rrugës iu ishte dëmtuar goma, e kur ishin ndaluar për ta rregulluar, personi që i ndihmoi me gomën e ka pyetur Plavën se a është i interesuar për të blerë armë, e për të cilën ia kishte dhënë Naimi paratë prej 250 euro Granitit për ta blerë atë. Më pas, tha se ishte nisur në drejtim të Prishtinës bashkë me Granitin, e pasi i kishte thënë ta dërgonte në Kralan, kishin vazhduar rrugën ndaras për Prishtinë, ku sipas tij Plava e kishte ndjekur prapa me makinë tjetër deri afër shtëpisë e më pas i kishte thënë “unë tash e di çka bëj”.

Më pas, Naimi ka deklaruar se kishin shkuar për darkë me Liridonën dhe dy fëmijët, dhe se nuk e ka vërejtur se Plava kishte qenë në atë restorant, por që ai i kishte shkruar dhe dërguar një foto. Graniti kishte thënë se doli nga lokali, e kur përfunduan darkën Naimi thotë se vazhduan për në shtëpi, e në afërsi të shtëpisë Graniti u doli me armë e i maskuar.

“… Edhe pse isha në dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtet se Graniti do të merr veprime për vrasje, i shokuar kam ndaluar, unë i kam ngritur duart lartë dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çka të kërkon, dhe në një moment unë kam hapur derën time pastaj derën e fëmijëve duke i thënë bashkëshortes të largohet nga vetura dhe në momentin që jemi larguar disa metra kam dëgjuar një krisëm por pa e parë çfarë ndodhi”, citohet të ketë deklaruar Murseli.

Më tej, thuhet se deklaroi që kishte kërkuar ndihmë tek shtëpitë afër. Ai tha se pronari i marketit kishte njoftuar Policinë dhe se ai i kishte kërkuar të qëndronte aty me fëmijët derisa të arrinte Policia.

Murseli thotë se motivi i vrasjes ishte xhelozia dhe presioni i lartë

Sipas tij, shkoi në vendngjarje pasi arriti Policia, por që ishte në gjendje të rënduar emocionale, i shokuar e i frikësuar të tregojë të vërtetën për ngjarjen, duke e ditur të kaluarën kriminale të Plavës s’ka guxuar ta zbulojë identitetin e tij. Pas ngjarjes, thotë që nuk është parë e as dëgjuar me Plavën dhe se nuk i ka dhënë asnjë shpërblim.

“Në këto momente ndihem i lumtur që vrasësi është arrestuar dhe rasti po shkon drejt zbardhjes nga ana ime jam betuar të tregoj vetëm të vërteten dhe të mos fsheh asgjë dhe dëshiroj të jem bashkëpunues me organet shtetërore që rasti të zbardhet në tërësi”, citohet më tej se deklaroi Murseli.

Ai ka thënë se nuk ka besuar se do të ndodhë ky rast dhe se ishte shprehur i penduar. Ai tha se motivi ishte xhelozia e presioni i lartë, duke bërë që të dalë nga vetvetja.

Ndërsa tha se me Granit Plavën ishte njohur përmes Kushtrim Kokallës. Arma që e kishin blerë bashkë me Granitin, thotë se nuk e kishte ditur se do përdorej në këtë ngjarje dhe se nuk e njeh as personin që ua shiti armën. Murseli ka deklaruar se pas ngjarjes nuk ka kontaktuar dhe s’është takuar me Plavën, kurse me Kokallën ishte takuar dhe ai e ka pyetur si ndodhi rasti.

Më tej, thuhet se Murseli deklaroi se Kokallës i ka dhënë para herë pas herë, por lidhur me veprën jo. Natën e ngjarjes tha se kishte qëndruar në hotel, e të nesërmen kishte shkuar tek familja e Liridonës për të marrë fëmijët. Tha se bashkë me të ndjerën kishin një biznes i cili më nuk është aktiv. Po ashtu, i pyetur nëse kishin sigurim shëndetësor apo jetësor, ka thënë se kanë pasur por që nuk e di nëse është ende aktiv.

Theksohet se në deklaratën e dhënë në Prokurori më 24 janar 2024 dhe 1 shkurt 2024, ka thënë se deklaratat në Polici i ka dhënë nën presion, se ka qenë fizikisht i keqtrajtuar nga policia dhe se rastin e ka denoncuar në Inspektoratin Policor, por që këtë ankesë nuk e ka dorëzuar si provë kur iu kërkua nga Prokuroria. Gjithashtu, thuhet se deklaratat e tij të dhëna në Prokurori nuk janë në përputhje me provat e grumbulluara dhe nuk duhet t’iu besohet.

Më tej thuhet se në deklaratën e dhënë në Prokurori më 30 korrik 2024, Naim Murseli ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion të ri për rastin. Për efektivët e sigurimit jetësor në Suedi, ai kishte thënë se kishte lidhur kontratë me një kompani ai për vete dhe Liridona për vete. Për të ndjerën tha se nuk e dinte se në çfarë shume e ka pasur kontratën e lidhur dhe nuk e di se kush është përfituesi i saj.

Gjithnjë sipas deklaratës së Murselit, ai ka thënë se më 2022 kur kishte lidhur Liridona atë kontratë, raportet i kishin të mira. Një rast kur deshi të bënte shkurorëzim e kishte pranuar, sipas tij, me qëllim që Liridona t’i bënte letrat motrës, por që kur kishin paraqitur dokumentet, motra e saj ishte shkurorëzuar.

Më 18 tetor 2024, thuhet se pranoi edhe për një tentim shkurorëzimi në Suedi para rastit që e ka dëshmuar, me arsyetimin për t’iu mundësuar blerja e një shtëpie.

Granit Plava: Naim Murseli më tha se do vrisja një biznesmene serbe

Granit Plava në deklaratën e dhënë në Polici më 1 dhjetor 2023, ka deklaruar se një ditë para ngjarjes u takua me bashkëfshatarin e tij, Naim Murseli, ku ky i fundi i ka thënë se ka një rast nga i cili të dy mund të fitojnë para. Puna e tij, i ka thënë se do ishte ta vriste një biznesmene serbe dhe se pas vrasjes do t’i jepte 30 mijë euro. Më tej tha se kishte pranuar ta kryente vrasjen.

Ditën e ngjarjes, Plava tha se Murseli i shkoi në shtëpi me një makinë, duke i thënë se me të do ta kryente vrasjen, por që s’ka pranuar duke thënë se i duhej një makinë më e madhe. Bashkë me Naimin, tha se shkuan në Kralan dhe mori makinën nga një person. Më pas, tha se Naimi i dha armën e i tha ta ndjekë nga pas.

Pasi kishin ndarë rrugët dhe që Naimi i kishte treguar se me çfarë makine do vinte, thuhet se Plava deklaroi që kur erdhi ia bëri me drita. Gjatë gjithë kohës tha se kanë qenë në kontakt me WhatsApp dhe se i ndoqi pas në restorantin ku shkuan Naimi me të ndjerën dhe fëmijët. Kur deshën të largoheshin nga aty, tha se Naimi i shkroi “çohu” dhe i kishte treguar kur të niset.

Sipas tij, kur arritën afër vendit të ngjarjes, Naimi i shkroi “ti shko atje dil në pritë kurse unë po vonohem pak derisa të përgatitesh ti”. Më pas, tha se në vendngjarje i doli përpara makinës shkoi nga dritarja e pasagjerit dhe u ka thënë t’i dorëzojnë telefonat.

“Nxirrni telefonat dhe e kam dëgjuar atë vajzën duke thënë mos mos dhe aty e kam vërejt se është shqiptare dhe kam shtënë vetëm një herë dhe nuk kam dit se ku kamgjuajtur”, citohet se deklaroi Plava.

Pas kësaj, thuhet se Plava deklaroi që ka ikur nga vendi i ngjarjes, e që rrugës tentoi ta kontaktonte Naimin por ai nuk i është përgjigjur. Nga mediat, tha se të nesërmen e kuptoi se viktima ishte bashkëshortja e Murselit, lajm i cili thotë se e tronditi pasi sipas tij po ta dinte se është shqiptare nuk do ta vriste.

I akuzuari Granit Plava ka deklaruar po ashtu se në Polici ka qenë disa herë për raste të dhunës dhe sherreve gjatë kohës kur ishte në shkollë. Tha se Naim Murseli më parë nuk i kishte kërkuar të kryente punë tjera, e se me të njihej prej 10-15 vitesh. Planin e vrasjes, Plava ka thënë se e ka bërë Murseli dhe se puna e tij ka qenë ta ndjekë atë, t’i dalë në pritë gjasme se ishte grabitje dhe ta vrasë vajzën që i ka thënë se ishte serbe dhe se 30 mijë euro do t’ia jepte të nesërmen.

“Këtë gjë e kam bërë për shkak se më janë nevojitur paratë për sëmundjen e djalit tim”, citohet se tha Plava.

Për motivin se pse Naimi donte ta kryente vrasjen, Plava citohet se deklaroi që ai nuk i ka thënë asgjë vetëm se viktima ka para. Tha se viktimës nuk i kishte marrë asgjë, por mbi tavanin e makinës mori një çantë të cilën e kishte lënë Naimi, e që nga ajo s’mori asgjë dhe e hodhi.

Sipas tij, nuk e ka ditur se sa persona ishin në makinë dhe se nuk ka dëgjuar britma të fëmijëve. Tha se me sa di askush tjetër nuk ka qenë në dijeni për rastin.

Kushtrim Kokallën, Plava ka thënë se e ka shok nga fëmijëria, dhe se me Naimin njihen ngaqë janë nga i njëjti fshat. Me Kokallën, ishte takuar një natë para vrasjes, por që thotë se ai nuk e ka ditur se do e kryente vrasjen.

Tani i akuzuari Plava ka deklaruar se ditën kur ka ndodhur ngjarja, Naimi ka shkuar tek shtëpia e tij i ka dhënë 100 apo 120 euro për ta paguar naftën.

“Ndjej keqardhje për rastin në fjalë. Po ta kisha ditur se kjo është shqiptare nuk do ta kisha bërë kurrë edhe pse kam pasur shumë nevojë për para për sëmundjen e djalit tim. Ndaj Naimi e ka shfrytëzuar gjendjen time ekonomike…”, citohet se tha Plava.

Plava thotë se vrasjen e kreu për shkak të gjendjes së dobët ekonomike, presionit dhe gjendjes shëndetësore

Ndërsa, në deklaratën e dhënë më 14 dhjetor 2023, thuhet se deklaroi që dy javë para rastit u takuan me Naimin e Kushtrimin, ku ky i fundi i ka thënë se do të inskenojnë një aksident me makinë po që s’ka pranuar ta bëjë. Përmes Kokallës, thotë se ka planifikuar takimet me Murselin.

Një javë para vrasjes, tha se u takua me Naim Murselin, i cili në prezencën e të treve i premtoi 30 mijë euro nëse e kryen vrasjen. Tha se ia kishte dhënë 400 euro, dhe se edhe Kushtrim Kokallës një shumë e ishin marrë vesh të kryhej vrasja.

Ditën e ngjarjes, Plava ka thënë se Naimi e bleu armën dhe 20 fishekë, dhe se i kishte dhënë instruksione si të vepronte e që do i jepte sinjale me dritat e makinës se kur të vepronte.

Sipas tij, Murseli i dërgoi edhe lokacionin ku të kryente vrasjen. Tha se kur e kreu vrasjen nuk ua mori telefonat dhe as asgjë tjetër. Shtoi se nuk kishte komunikuar me Murselin më dhe se vrasjen e kreu për shkak të gjendjes së dobët ekonomike, presionit dhe gjendjes shëndetësore.

Në Dosje thuhet se kjo deklaratë ishte pjesërisht e saktë, por që tek pjesa kur thotë se nuk e dinte që fëmijët ishin në veturë, nuk mund t’i besohet pasi

edhe vetë e pranon se ishte në restorantin ku ishte Murseli, viktima dhe dy fëmijët. Por, që në këtë mënyrë ka tentuar të zvogëlojë përgjegjësinë për vrasjen e kryer në sy të dy të miturve.

Ndërsa, më 23 janar 2024 kur është pyetur në Prokurori, thuhet se Plava shfrytëzoi të drejtën të mbrohet në heshtje.

Kushtrim Kokalla: Naim Murseli prej një viti më kishte lutur ta vrisja Liridonën

Sipas aktakuzës që “Betimi për Drejtësi” ka siguruar, Kokalla më 1 dhjetor 2024 ka deklaruar në Polici se nga viti 2019 është pjesëtar i FSK-së. Tha se Naim Murselin e ka djalë daje dhe halle, ndërsa Granit Plavën e ka bashkëfshatar dhe se njihen qysh kur kanë qenë të vegjël.

Kokalla kishte deklaruar se para një jave kishte qenë tek Murseli në shtëpi dhe më pas ishin takuar me Granit Plavën. Atë natë, tha se i kishte shkruar Murseli dhe ia kishte kërkuar numrin e Plavës dhe se pas 2-3 ditësh ishin takuar ku Murseli i kishte dhënë Kokallës 300 euro për këstin e kredisë për të cilën thotë se ka hyrë për Murselin dhe që edhe Plavës i kishte dhënë 500 euro. Për këto të fundit, ka thënë se s’kishte idenë pse iu dhanë atij.

Sipas Kokallës, më 29 nëntor 2023 kishte biseduar me të akuzuarin Murseli e që sipas tij në atë bisedë Murseli i ka kërkuar të takohen dhe u takuan rreth orës 9:30, ku i kishte thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, që sipas Kokallës kishte të bënte me vrasjen e Liridonës. Ai tha se rreth një vit i akuzuari Murseli e kishte lutur që ta kryente vrasjen.

“Naimi që afër një vit mua më ka lutur që të kryej këtë vrasje unë. Atëherë unë i kam thënë nuk e bëjë këtë punë unë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet të ketë deklaruar i akuzuari Kokalla.

Sipas Kokallës, Murseli i kishte thënë se do t’i kërkonte Granitit të takohej me të dhe se sipas tij më pas nuk ka pasur më asnjë kontakt dhe në mbrëmje kur e kishte thirrur një shok për ta pyetur se a i ka parë lajmet, e kishte kuptuar për vrasjen e Liridonës.

Gjithnjë sipas deklaratës së dhënë nga Kokalla, me të kuptuar këtë lajm kishte marrë familjen dhe kishin shkuar në Prishtinë në stacion policor dhe se me përfundimin e procedurave policore, për të mos e lënë vetëm, kishte shkuar në hotel me Murselin.

Kokalla ka deklaruar se me t’u futur në dhomën e hotelit, i akuzuari Murseli i është drejtuar me fjalët “e kreva këtë punë”.

Kokalla ka deklaruar se ka menduar që të denoncojë rastin, por se ka qenë i shokuar dhe i frikësuar për familjen e vet nga Naimi.

Tha se pas varrimit, panë Policinë duke shkuar tek shtëpia e Plavës, i akuzuari Murseli e kishte pyetur se a ka armë, por që Kokalla i kishte thënë se e ka në kasafortë dhe nuk e ka me vete.

Kokalla ka deklaruar se Murseli i ka ofruar para për këtë rast, por se nuk ka pranuar asnjëherë as para dhe as pas rastit.

Kokalla më 24 janar 2024 ka qenë i ftuar në Prokurori për të dhënë deklaratë, por ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje.

Tom Dodaj: Armën me 20 fishekë e bleu Naim Murseli për 280 euro

Tom Dodaj në deklaratën e dhënë në Polici më 9 dhjetor 2023 dhe në Prokurori më 23 janar 2024, tha se ditën e ngjarjes, Murseli ishte paraqitur në servisin e tij për të rregulluar gomën e makinës.

Gjatë bisedës, kur kishte rënë biseda për armët, i kishte thënë Murselit se posedon një armë, të cilën mund t’ia shiste, duke pohuar se paraprakisht e kishte ditur se mbajtja e armës ishte e kundërligjshme dhe se është i vetëdijshëm që me këtë dhe me shitjen e armës, ka kryer vepër penale.

Dodaj ka deklaruar se nuk e ka njohur më parë Murselin dhe Plavën dhe se vetë i akuzuari Murseli i kishte kërkuar që të shikonte armën që kishte, kështu Dodaj ka deklaruar se ka shkuar në shtëpi dhe e ka marrë armën.

Dodaj ka deklaruar se armën Murseli e Plava e kishin provuar paraprakisht në shtëpinë e tij dhe se e kishte shitur me 20 fishekë në shumën prej 280 euro, ku Murseli sipas Dodajt ka marrë fishekët ndërkaq armën e ka marrë Plava.

Sipas tij, Murseli i ka thënë se armën po ia blen për babanë e Plavës sepse i pëlqen pistoletat e vogla. Tha se kur dëgjuan lajmet në mbrëmje, e kuptuan se me armën që ka shitur, ka ndodhur vrasja. Ai i kërkoi falje familjes së viktimës, duke shtuar se nuk e ka ditur se me këtë armë do kryhet vrasja dhe se është i gatshëm të përgjigjet për pasojat.

Dodaj ka deklaruar se armën e ka paguar Murseli dhe se në bisedë për blerje të armës kanë qenë të përfshirë dy të akuzuarit Murseli dhe Plava, por se Murseli ka biseduar më shumë.

“Po, në bisedë rreth armës kanë qenë të përfshirë edhe Graniti dhe Naimi, por në bisedë më shumë ka marrë pjesë Naimi dhe unë e kam kuptuar që Naimi është më shumë i interesuar se Graniti”, thuhet të ketë deklaruar Dodaj.

Çfarë ndodhi? Luizi ‘shpërthen’ në akuza ndaj produksionit të BBV: Në Maldive erdha falë agjensisë turistike, jo të..

Kur ishte ende pjesë e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllit dhe Kiara Titos iu premtua një udhëtim çift në Maldive nga produksioni, në bashkëpunim me një kompani udhëtimesh. Mirëpo edhe pse ka kaluar më shumë se 2 vite, çifti ende nuk e ka marrë dhuratën e premtuar.

Por, kjo nuk i ka penguar ata që udhëtimin në atë destinacion ta bëjnë. Sot, Luizi dhe Kiara kanë mbërritur në Maldive. Mirëpo, Luizi duket se nuk i ka dalë ende e keqja me produksionin, pasi në video dëgjohet të thotë:
‘Në Maldive, jo falë atyre të tjerve që rrejnë’

VIDEO

“Jam e dashuruar, por…”/ Iku nga “Big Brother Vip”, Amber përlotet në studio: Bëra gabim që dola nga shtëpia

Ambër ishte këtë të enjte e ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel ku foli për daljen e saj nga Big Brother Vip.

Ajo e përlotur tha se bëri gabim që doli pasi kishte shumë për të dhënë në atë shtëpi, ndërsa shtoi se “njerëzit që kanë kaluar një jetë të vështirë, kanë shumë për të treguar”.

“Në momentin që thash se kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi… nëse do kthehesha pas do të bëhesha pak më racionale për sa i përket mendimeve që kisha, duhej t’i peshoja pak më shumë. Do i kërkoj falje publikut për daljen time. Kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi dhe absolutisht ia lëmë gabimit im, e quajmë gabim sepse njeriu kur ka se çfarë jep në atë shtëpi, dhe unë kisha për të dhënë shumë”, tha ajo.
Ndërkohë e pyetur nëse është e dashuruar, ajo tha se po, por lidhja e saj është ende në hapat e parë dhe nuk dëshiron që të nxitohet në deklarata.

“Është një gjë e freskët, por nuk jam vetëm”, tha ajo.

Një mesazh e kishte edhe për banorët e tjerë me të cilët ndau shtëpinë për gjatë këtyre ditëve.

“Big Brother është një gjë shumë e madhe dhe duhet të kesh atë forcën Brenda vetes dhe të dalësh dhe të jesh ajo që duhet të jesh”, tha Amber.

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?”. Gjatë debatit, Tiço tha se një nga arsyet pse gratë sot e shohin martesën si diçka të largët është dëshira e tyre për të qenë të pavarura dhe të suksesshme në karrierë

“Çdo grua ndihet mirë kur hyn në një lidhje martese me atë që dikur ta jepte familja, pra, të ardhura, shtëpi…

Unë mund të kem rreth 10 shoqe beqare, shumë të zonja me shtëpi të tyre, me rroga të tyre, dhe asnjë burrë shqiptar nuk do të donte të kishte një grua të tillë,” – u shpreh gazetarja.

E pyetur se përse ndodh kjo, ajo u përgjigj: “Ata do të donin një grua që të ishte në nivel më të ulët se ata… Pra, për këto gra shumë të emancipuara, ka shumë pak burra të emancipuar.”

Kontrollet në banesën e Xoxës, avokatja zbulon detaje: Janë gjetur miliona € cash, piktura dhe dokumente që lidhin…

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar një kontroll në një apartament që dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Apartamenti ndodhet në të njëjtën ndërtesë ku është qendra “Harabel”. Dsyhohet se kontrolli është kryer pas zbulimit të komunikimeve që lidhen me këtë pronë, të identifikuara në pajisjet celulare të Veliajt, Xoxës dhe individëve të tjerë.

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se hetimet kanë zbuluar komunikime të dyshuara për korrupsion, ndërsa apartamenti në fjalë quhej në biseda si “apartamenti i keshit”.

Aty dyshohet se janë mbajtur shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme. Dokumente dhe materiale të rëndësishme për hetimin janë sekuestruar gjatë kontrollit, përfshirë prova që mund të lidhin Veliajn me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas Kalasë, vendndodhjen e apartamentit e dinin vetëm Veliaj dhe Xoxa, duke ngritur pyetje për një mundësi tradhtie nga rrethi i tyre i afërt.

Kalaja theksoi gjithashtu dyshime për dekonspirim të operacionit, pasi Ajola Xoxa ishte larguar nga apartamenti pak përpara mbërritjes së agjentëve. Gjatë kontrollit, përveç dokumenteve dhe provave, u gjetën edhe sasi të mëdha parash, piktura të vlefshme dhe një kasafortë, e cila, megjithëse u hap me vështirësi, rezultoi bosh.

Kalaja e përshkroi situatën si një moment krize për të përfshirët, duke sugjeruar se ata po përpiqen të minimizojnë dëmet dhe të shpëtojnë veten. Hetimet e SPAK vazhdojnë, ndërsa akuzat kryesore përfshijnë korrupsionin dhe pastrimin e parave.

‘Informacionet jozyrtare që kam unë, thonë se hetuesit e BKH-së kanë konstatuar se ka pasur shumë komunikime me natyrë korruptive ndërmjet Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe të tretëve.

Këto komunikime janë evidentuar në aparatet celulare të sekuestruara gjatë kontrollit më 6 dhjetor. Gjatë hetimit, janë zbuluar disa fakte, përfshirë një apartament që në komunikimet e çiftit Veliaj quhet ‘apartamenti i keshit’.

Ky apartament ndodhet mbi selinë e ‘Harabel’ dhe është përdorur për sasinë ‘kesh’ të parave, gjë që na çon në përfundimin se bëhet fjalë për para të korruptuara dhe të pista.

Për këtë arsye, dy nga veprat që po heton SPAK janë të lidhura me korrupsionin dhe një tjetër akuzë është pastrimi i parave.

Sipas këtyre informacioneve, më është thënë që në moment që hetuesit e BKH-së, kanë shkuar në këtë aparatament shumë përpara tyre është larguar Ajola Xoxa, madje më kanë thënë që edhe janë shkëmbyer dhe këtu më lind dyshimi se mund të ketë patur edhe dekonspirim të operacionit.

Po sipas informacioneve që kam, aty janë gjetur sasi parash në miliona euro dhe dokumente me vlerë për hetimin, disa prej të cilave janë të lidhura me dosjen kundër Veliajt.

Nëse Xoxa do të kishte pasur informacion për kontrollet, apartamenti do të ishte boshatisur plotësisht. Aty janë gjetur piktura të çmuara me vlerë me miliona € dhe një kasafortë, që është hapur me vështirësi dhe është konstatuar se ishte bosh.

Të gjithë këtë situatë e shoh si momentin e fundit, ‘të shpëtojmë sa më shumë të mundemi dhe secili të shpëtojë veten’, tha Kalaja.

Shtrenjtohet sigurimi për makinat/ Automjetet e bizneseve, shoferët e rinj dhe makinat e vjetra me çmim më të lartë

Sigurimi i detyrueshëm i makinës do të bëhet më i kushtueshëm gjatë 2025-ës. Me hyrjen në fuqi të rregullores së re kompanitë e sigurimeve e kanë të përcaktuar të vendosin për çmimin e primit mbi ato që quhen faktorë risku.

Duke marrë shembullin e një makinë të zakonshme me fuqi cilindrike deri në 2000 cm3, që janë motorët 2-mijësh, siç quhen në gjuhën e përditshme, në rajonin e Tiranës me moshën e shoferit mbi 21 vjeç dhe eksperiencë mbi dy vite në drejtimin e mjeti si dhe me vjetërsi mjeti mbi 15 vite, atëherë primi do të rezultojë 20 705 lek apo thënë ndryshe gati 10% më shtrenjtë se një vit më parë.

Vlera e primit mund të jetë deri në 30% më e shtrenjtë nëse siguracioni do të blihet për një shofer të moshës 18 – 21 vjeç. Për të njëjtën model makine primi shkon automatikisht në 23 811 lek.

Çmimi i siguracionit rritet në mënyrë të qenësishme nëse makina do të përdoret nga bizneset. Me rregullat e reja ka një koeficent 20% rritje për bizneset pasi llogaritet që rreziku është më i lartë në rastet kur ka disa përdorues.

Me sistemin e ri kompanitë e sigurimit ofrojnë edhe zbritje çmimi. Shoferët e qarkut Dibrës, Kukës dhe Berat përfitojnë një ulje minimale prej 500 lek sipas rregullave të reja.

Ndërkohë ende nuk është aktivizuar sistemi Bonus Malus i përcaktuar sipas ligjit të ri për siguracionin e detyrueshëm, ku shoferët që janë të kujdesshëm dhe me historik të mirë përfitojnë ulje në pagesën e primit. Sipas rregullores ky sistem shpërblyes do të fillojë nga 2026-ta bazuar mbi historikun e 2025-ës. Për shoferët që kanë historik të gjatë aksidentesh primi do të jetë më i shtrenjtë.

Drejtoria e Transportit Rrugor bën me dije se janë 914 mijë mjete motorike të regjistruara në Shqipëri. 80.7% janë autovetura ndërsa 541 mijë prej tyre apo pothuajse 73% e tyre janë me vjetërsi mbi 15 vite. Tarifat e reja ende duhet të miratohen nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, që mund t’i kërkojë kompanive të rishikojnë çmimet nëse konstaton se arsyetimi për rritjen nuk qëndron.

Top Channel

“T’a kanë marrë femrën sy për sy…”, Xumi e ‘sulmoi’, Gjesti i shokoi të gjithë me përgjigjen që i dha banorit: Edhe unë ta… (Video)

Spektakli televiziv “Big Brother VIP Albania 4” po vazhdon të sjellë momente të tensionuara, dhe këtë herë në qendër të debatit janë Xumi dhe Gjesti

Dy banorët, të cilët nisën lojën si miq të afërt, duket se tashmë kanë hyrë në një konflikt të ashpër, i nxitur nga afrimiteti i Gjestit me një tjetër banore, Egli.

Gjatë një debati të fundit brenda shtëpisë, Xumi nuk i kurseu fjalët ironike ndaj Gjestit, duke bërë referenca për marrëdhënien e këtij të fundit me Eglin. “Ta mori Edi femrën te formati tjetër,” tha Xumi, një koment që duket se ka ndezur edhe më shumë tensionet mes tyre.

Gjesti, nga ana tjetër, u përgjigj menjëherë, duke mos e lënë ironinë pa kundërpërgjigje: “Siç ta mora unë ty.”

Ky shkëmbim i fortë ka krijuar një atmosferë të ngarkuar brenda shtëpisë, duke ndikuar jo vetëm te dy protagonistët, por edhe te dinamika e grupit.

Miqësia e dikurshme mes Xumit dhe Gjestit duket se ka përfunduar në një rivalitet të hapur, ndërsa publiku po pret me kureshtje se si do të zhvillohet ky raport në ditët në vijim.

“BBVA4” vazhdon të mbajë shikuesit të gozhduar para ekranit, me momente dramatike dhe tensione që e bëjnë lojën edhe më të paparashikueshme.

https://video.gjirafa.com/embed/gjes?autoplay=true&am=true&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fvideota-kane-marre-femren-sy-per-sy-xumi-e-sulmoi-gjesti-i-shokoi-te-gjithe-me-pergjigjen-qe-i-dha-banorit-edhe-une-ta%2F

E papritur/ Ernest Muçi nën urdhrat e Roberto Mançinit, në Spanjë zbulojnë negociatat

Një lajm i papritur vjen nga Spanja, por që ka lidhje me futbollin turk. Klubi i Beshiktashit, është gati të bëjë një lëvizje të rëndësishme në janar, duke afruar Roberto Mançinin në rolin e trajnerit të kësaj skuadre.

E përditshmja spanjolle “AS”, ka zbuluar se presidenti i ri i klubti turk, Serdal Adali, dëshiron me çdo kusht Mançinin në pankinën e klubit të qytetit të Stambollit.

Në këtë qytet Mançini ka drejtuar më parë Gallatasarajin, duke fituar Kupën në vitin 2014 e duke e çuar këtë skuadër deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Vetë Mançini nuk e ka përgënjeshtruar si mundësi. “Beshiktashi është një klub i mirë. Jam i dashuruar me Turqinë dhe e dua shumë popullin turk. Bisedime me Adali? Nuk e di”, tha ai duke qeshur.

Në radhët e skuadrës së Beshiktash është Ernest Muçi, i cili për momentin duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e tij, pavarësisht zërave që e shihnin të largohej në merkaton e janarit./PANORAMASPORT.AL