Tensione në “Big Brother”, Xumi i kthehet keq Gjestit në sy të Eglit: Të mbaj në ajër, Iegen!

Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. E sigurisht protagonist ka qenë Gjesti! Kësaj here këngëtari është kërcënuar nga një tjetër banori i shtëpisë, nga Xumi.

Teksa po qëndronin në një nga ambientet e shtëpisë, Gjesti me qëllim për ta ngacmuar Xumin ia hodhi shapkat në drejtim të tij.

Ky gjest i këngëtarit nuk i pëlqeu aspak influencierit i cili iu drejtua me tone të ashpra duke i thënë: “Të mbaj në ajër legen, mos ma hidh mua shapkën ashtu. Kalama b*the”.

I gjithë ky episod u regjistrua para syve të Eglit, banores ndaj të cilës kanë shprehur pëlqim të dy konkurrentët, si Xumi, po ashtu dhe Gjesti.

E teksa ndaj Xumit, Egli e ka thënë “troç” që nuk ndjen asgjë dhe nuk e sheh më shumë se shok, për Gjestin ajo ka shprehur simpati, madje na ka lënë të kuptojnë se më vonë një histori dashurie mund të lindtë mes tyre.

“Më futi në burg”, Beqiri akuza të rënda ndaj Berishës: Është krimineli, nuk do hesht deri në fund derisa të…

Avokati Idajet Beqiri thotë në një studio televizive se ka qenë i burgosuri i parë politik me ardhjen e Berishës në 1992.

‘Ka organizuar krime ndaj shqiptarëve. Me 2 prillin që e kam zbërthyer. Vrasës ishte Sali Berisha dhe e bëri me ndihmën e serbëve thjesht që të vinte në pushtet shumë shpejt. Këtë luftë kundër tij e kam bërë në mënyrë të pareshtur dhe nuk do hesht deri në fund. Shoh që e ka shkelur dhe ka krijuar një organizatë kriminale. Më futi në burg. Më nxori tropojanët që më masakruan në 1997 te selia e partisë. Në një ballafaqim të drejtpërdrejtë në një tryezë politike, që e drejtonte Sabri Godo, në sy të gjithë atyre kryetarëve ku ishte dhe Pandeli Majko i kam thënë po ti vrasës i Shqipërisë dhe shqiptarëve, mori si kriminel në telefon Sali Lushën me shokë dhe atë natë më masakruan atje dhe u arrestuan të gjithë.

Avokati thotë se edhe është rrahur ndaj tropojanët e Berishës.

‘Kërcënimet nuk mbarojnë prej tyre. Dhe me emra. Dhe komentet e shkollës serbo file. Janë të paguar prej këtij krimineli. Do pastrohet Shqipëria prej këtyre. Janë të vdekur një herë e mirë dhe Shqipëria do bëhet e kulturuar dhe me njerëz me logjikë. Kallëzimi i radhës kundër këtij krimineli, ka dhe krim ndërkombëtar aty brenda.’

‘Gripi nuk fal’/ Ylli Merja: Ju tregoj si të kuroni gripin dhe virozat pa ilaça, trajtimi hap pas hapi

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, në vend po qarkullojnë viruse gripale të ndryshme.

Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dhe bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut.

Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre.

Gjatë këtyre ditëve, ku virozat e stinës po prekin këdo, të gjithë kemi nevojë në rradhë të parë për të forcuar imunitetin dhe të mbrojmë familjarët tanë.

Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar.

Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga ‘mjetet’ tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon bimët më të mira antivirale dhe disa receta natyrale për virozat, për forcimin e sistemit imunitar, për ftohjet dhe inflamacionet në trup, për trajtimin e kollës, grykëve dhe temperaturës.

“Shkaktarët e virozave janë rinoviruset, viruset e gripit, koronaviruset sezonale, adenoviruset, virusi Paramyxoviridae ku bën pjesë fruthi, virusi sincicial respirator (RSV), virusi i gripit Human Metapneumovirus (HMPV)” thekson Merja në fillim të bisedës duke vijuar me faktorët që ndihmojnë përhapjen e viruseve, të cilat janë: temperaturat e ulëta, lagështia ajrore e lartë dhe qendrimi në ambjente të mbyllura.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, kategoritë më të riskuara janë fëmijët deri në 5 vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç, gratë shtatëzëna dhe lehonat, individët me imunitet të dobët, personat me sëmundje kronike si astma, tensioni, diabeti apo personat me probleme në mëlçi.

Simptomat kryesore që shfaq organizmi gjatë virozave janë:

– Temperaturë e lehtë në ngritje deri në 38.5°C

– Kollë e thatë, djegie fyti, tështitje, dhimbje gryke

– Sekrecione nga hundët, hundë të bllokuara

– Lodhje dhe dobësi fizike

– Dhimbje koke, dhimbje muskujsh

– Në raste të rënda komplikime në frymëmarrje, pagjumësi, tension, rritje diabeti

“Eshtë shumë e rëndësishme që në rradhë të parë virozat të parandalohen duke mbajtur një higjienë personale, duke qëndruar larg njëri-tjetrit, duke patur kujdes në kollitje apo tështima, duke shmangur kontaktet me persona të sëmurë si dhe më thelbësorja duke forcuar imunitetin dhe duke përdorur gjatë stinës së virozave bimë antivirale dhe vajra bimore”, thekson Merja.

Trajtimi alternativ i virozave, hap pas hapi:

– Rrisni rezistencën e trupit, shtoni antioksidantët dhe flavonoidet: samza merret 1 lugë kafe në ditë; trëndafili i shkëmbit, falë vitaminës C, A, betacaroten dhe flavonoidet janë luftëtarët më të mëdhenj që trupi përfiton për vrasjen e virozave dhe largimin e radikaleve të lira. Trëndafili i egër, përmban vitaminë C, A, E, rifreskon dhe rigjeneron, ndërsa hudhra, qepa, xhinxheri, jamballi janë vrasës të viruseve dhe baktereve, gjithashtu piperi i zi, rigoni e karafili

– Pini çaj me 1 lç rigon, 10-12 kokrra piper të zi, 3-4 karafila në 200 ml ujë (pihen 2-3 gota në ditë pas buke)

– Konsumoni mjaltin shumëlulesh, është antiviral dhe antibakterial

– Përdorni uthullën e mollës, ul temperaturën e lartë, mund të vendosen napa me uthull në ballë dhe në bark; mund të lyeni trupin me uthull molle në raportin 50 ml uthull +25 ml ujë

– Propolisi i bletës ose propolis me rigon pihet 3×10 pika në ditë pas buke

– Antiseptiku bimor, sprucohet një garzë ose duart me 6-7 sprucime dhe vendoset garza ose duart në hundë për 3-4 minuta; spruconi antiseptikun në gojë 2-3 sprucime (këto bëhen 3-4 herë gjatë ditës)

– Ekstrakti balsamik pihet 2-3 lugë kafe në ditë para buke; lyhet gjoksi, brinjët, shpina me antiseptikun dhe ekstraktin balsamik

Nëse ka kollë personi, tregon Merja, veprojmë kështu: grini së bashku 1 qepë të kuqe dhe një copë xhinxhër, 100 – 120 gr. I hedhim në një vazo, shtojmë 1 lugë gjelle jamball dhe 5-6 lugë gjelle me mjaltë. Trazojeni mirë dhe hani 2-3 lugë supë në ditë pas buke. Gjithashtu ngrohim në tigan 5-6 lugë gjelle kripë të zezë dhe 7-8 të verdha veze, përgatisim një maskë të ngrohtë të cilën e vendosim në trup: gjoks, brinjë dhe shpinë. Veshim mbi të një bluzë me mëngë të shkurtra, e mbajmë gjithë natën dhe në mëngjes shkundim kripën, ndërsa trupin e lajmë në darkë.

Në rast bllokimi të hundëve, këshillon Merja, vendosni vaj dafine në hundë 2×2 pika; pini 2×3 pika vaj dafine në ditë pas buke ose vaj ekualipsi 3×2 pika në ditë. Ndërsa për dhimbjet e kyçeve, lyeni kyçet 1 herë në ditë me vajin ose kremin Reumer.

“Shumë i rëndësishëm është dhe ushqimi që ne konsumojmë sidomos gjatë një gjendje gripale apo një viroze. Ushqimet më të pëlqyeshme dhe më të mira janë supërat sidomos supa e pulës, konsumimi i sa më shumë perimeve, i qepës dhe hudhrës; konsumimi i frutave të stinës si portokalli, limoni, mandarina”, nënvizon biofarmacisti Ylli Merja.

Në fund të bisedës, Merja ndalet dhe në kujdesin e shtuar dhe në trajtimin e fëmijëve me virozë:

– Lyeni trupin me uthull molle 30ml dhe ujë 10ml

– Çaj antiviral, i japim të pijë 3-4 filxhanë kafeje në ditë para ose pas buke

– Hedhim në çdo filxhan çaji nga 3-4 ose 5-6 pika propolis me rigon

– Antiseptikun e përdorim 3-4 herë në ditë

– Ekstrakt balsamik, për zbutje fyti i japim 2-3 lugë kafe në ditë pas buke pas çajit, ndërsa në darkë i lyejmë trupin me ekstraktin balsamik

– Në rast të bllokimit të hundëve vendosni vaj dafine nga 1-2 pika dhe lyeni gjoksin me 3-4 pika vaj dafine

– Në supë ose gjellë shtoni rigon, piper, karafil si erëza të zakonshme.

“Mos m’u lut fare, ik”/ Plas debati mes Eglit dhe Xumit, banori: Nuk kam ardhur me luaj me ndjenjat! Sidomos me ty, sepse je goca e…

Egli dhe Xumi patën një debat të ashpër pasditen e sotme.l

Banorja e Big Brother Vip i ka sqaruar Xumit se nuk ka asnjë ndjenjë për atë, ndërsa i kërkoi që ta lërë të qetë dhe të mos ndërhyjë në debatet e saj me banorët tjerë në shtëpi.

Ndërkohë që Xumi iu përgjigj duke i thënë se nuk ka hyrë ë BBV për të luajtur me ndjenjat e askujt, e sidomos të Eglit.

Kujtojmë se Xumi ka shprehur pëlqim për Eglin që prej ditës së parë që ata u bën pjesë e lojës. Por Egli vazhdimisht i ka thënë Xumit se nuk ka asnjë pëlqim apo ndjenjë për atë, përpos se miqësore.

Pjesë nga debati:

Xumi: Të përmendësh bukën mua nuk më duket e drejtë.

Egli: Lërë bukën, bukën mund ta përdor dhe unë..më hëngrën bukën me vezë mua të Danjelës. Ma hëngrën. Të iki të bëj skandal unë se më hëngrën bukën me vezë? Ju bëftë mirë. Është bukë, ik e bëj bukë vetë.

Xumi: Unë aty e ndjeva që nuk ishte e drejtë edhe hyra.

Egli: Jo mo e thotë ai që u bë skandal për bukën. Unë nuk e bëj personalisht. Kush do ta bëj le ta bëjë.

Xumi: Mua nuk më erdhi mirë.

Egli: U hëng buka ime para 10 minutash. Ta ngre problem unë këtë, a je më terezi?

Xumi: Unë jam sa më larg.

Egli: Shyqyr që e ke kuptuar. Më vjen mirë për këtë. Unë nuk kam nevojë këtu t’ua mbaj ndjenjat të karikuara njerëzve që të luaj. Po të ishte për të lujtur, do luaja që në fillim.

Xumi: Jam sa më larg.

Egli: Nuk kam ardh me lujt me ndjenjat. Nëse ndjej, ndjej, nëse nuk ndjej, nuk ndjej. Dhe nëse ndjej nuk kam turp të them.

Xumi: As unë nuk kam ardh me lujt me ndjenjat, sidomos me ty, se je goca e dikujt, je motra e dikujt. Nuk kam ardh me lujt me ndjenja unë këtu.

Egli:Nuk luan dot, edhe nëse luan tregon veten. Mos m’u lut fare. Ik.

Shoku i Olsi Bylykut s’beson në ndjenjat e Eglit për Gjestin: Ajo iu afrua vetëm për shkak të dronave

Këngëtari Petro Xhori ka qenë i ftuari i radhës në “Wake Up” teksa si një ish-banor i “Big Brother Vip”, nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për formatin

Petro Xhori nuk qëndroi shumë gjatë brenda shtëpisë ndërsa që në hyrje ajo që ra në sy ishte njohja me Egli Takon, ish e dashura e bashkëpunëtorit dhe shokut të tij, Olsi Bylyku.

Xhori komentoi dhe ndodhitë e fundit mes Gjestit dhe Eglit, teksa kjo e fundit ka shprehur hapur pëlqimin për këngëtarin.

Xhori tha se Egli ka pëlqim për Gjestin për shkak të popullaritetin që ky i fundit ka krijuar, parë kjo nga banorët nga droni që erdhi dy ditë pas hyrjes së Gjestit në BBVA.

“Dua të di, Egli, a e do Gjestin për atë që është, i mirë, i dashur, që bën ato batuta, apo për dronat? Po, për dronat, dronat,” ka thënë Petro Xhori.

Egli dhe Gjesti janë parë shumë afër m njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve, gjë që ka rënë dhe në sy të banorëve teksa janë shprehur se dashuri e re po lind. Egli ia ka shprehur në sy Gjestit pëlqimin që ka për të, gjithashtu ajo i thotë se është ai që i ka në dorë humorin, vetëm me praninë e tij.

“Sjellje bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme”, tjetër zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”

Tjetër zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania! Zarfi do të hapet ditën e nesërme, ndërkohë që është anuluar televotimi.

“Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anullojë televotimin aktual.

Në show-n e së martës, do t’ju komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, bëhet me dije në zarfin e zi.

Tentoi të largohej pa paguar veshjet dhe çantat në vlerë 7 mijë euro, arrestohet shqiptarja në Milano

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua të shtunën pasdite, 11 janar, në Milano pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7 mijë euro në qendrën tregtare “Rinascente”, e cila ndodhet pranë Duomos, në rrugën Santa Radegonda.

Alarmi u dha pak para orës 17:00, kur punonjësi i sigurisë kapi të renë duke tentuar të dilte nga struktura me veshje dhe çanta që nuk i kishte paguar. Pas zbulimit, e reja nuk kundërshtoi dhe pranoi fajësinë, shkruan media italiane.

25-vjeçarja shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nuk rezulton me precedentë të mëparshëm. Ajo u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes.

Rozana Radi flet si rrallë herë për partnerin e saj: Kur e pyes se pse më do mua, më thotë…

Këngëtarja Rozana Radi, ka folur si rrallë herë për partnerin e saj, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” 4.

Gjatë një bisede me një tjetër prej banoreve, Livian, Rozana tregoi se partneri i saj, Shpëtimi, nuk është personazh publik dhe se është njeri që nuk preferon të jetë pjesë e medias.

Këngëtarja tregoi se kur ajo e pyet se pse ai e do, ai i përgjigjet me ironi duke i thënë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

Pjesë nga biseda:

Livia: Dhe unë e dua një shpëtim në jetën time.

Rozana: Sa dua dhe unë…

Livia: Po t’i në rregull je, se Shpëtimi jot nuk del në media. Ai nuk është personazh publik

Rozana: Ai nuk ka qejf fare, ai ka një profil, nuk merret fare me mediat. Është diplomuar në Romë, k bërë dhe doktoratën në Romë.

Po ta shohësh kështu s’ka lidhje duket si… Më bën për të qeshur shumë, ka shumë humor. Kur i them unë pse më do ti mua, më thotë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

Livia: Ta thotë me ironi.

Rozana: Po, unë s’kam asnjë lidhje me këtë.

Por kush është Shpëtimi, partneri i artistes?

Shpëtim Karakushi dhe Rozana, zyrtarizuan lidhjen disavjeçare me fejesë në vitin 2018. Rozana pohoi se i dashuri i saj punon në Prokurori, por nuk është prokuror.

Nuk zbuloi shumë të dhëna për marrëdhënien e saj, por një detaj të cilin Rozana e veçoi për të dashurin e saj me profesion oficer policie, tha se ai ka sens humori njësoj si i ati i saj.

Shpesh herë ajo dhe Shpëtimi janë fotografuar së bashku në evente të ndryshme, duke zbuluar edhe imazhin e oficerit që i ka rrëmbyer zemrën.

E trishtë! Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktorja e njohur Leslie Charleson. Ajo njihej si “Monica Quartermaine” në serialin “General Hospital”.

Producenti ekzekutiv i “General Hospital,” Frank Valentini njoftoi vdekjen e aktores në faqen zyrtare në “Instagram”. Teksa postimin e lajmërimit e shoqëroi me fjalë të ndjera.

“Do të më mungojnë bisedat tona të përditshme…”, shkroi producenti.
Ndërkohë komentet e fansave të ikonës kinematografike ishin të shumta. Ata shprehnin hidhërim për humbjen nga jeta të yllit të “General Hospital”.

Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është i qartë, por vitet e fundit aktorja ka qenë në betejë me një sërë sëmundjesh. Çështjet shëndetësore të aktores 79-vjeçare nisën që në vitin 2017, kur ajo u rrëzua bashkë me qenin e saj dhe vrau këmbën.

Që prej atij momenti aktorja ka pasur probleme të vazhdueshme me shëndetin saqë një javë para se të ndërronte jetë ajo u dërgua me urgjencë në spital.

Rolin e “Monica Quartermaine” e ndjera e luajti në vitin 1977 duke e bërë atë pjesë të kastit të aktorëve të serialit më jetë gjatë që u shfaq ndonjëherë në televizion. Prej vitit 2023 daljet e saj në “General Hospital” ishin të rralla, më vonë roli i saj u zëvendësua nga Patty McCormack.

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet magazina me 1 ton raki

Një magazinë në fshatin Këllëz Bashkia Gjirokastër është përfshirë nga flakët.

Gazetarja Brikena Mataj raporton se si pasojë e flakëve janë djegur materiale pune dhe një ton raki, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët të cila u përhapën shpejt si shkak i erës së fortë, janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat zjarrëfikës.