Çfarë ndodh me motin/ Meteorologët italianë: Pritet ciklon, ja dita më e keqe

Meteorologët italianë kanë lëshuar një paralajmërim serioz lidhur me motin në 48 orët e ardhshme.

Siç raporton meteoweb.eu në ditët në vijim, sektori polar do të nxisë formimin e një cikloni të thellë mbi Italinë jugore , ndërsa në veri ndikimi i një anticiklon të madh do të shtrihet në Evropën Qendrore. Në terren rrymat do të lëvizin nga lindja, duke sjellë si pasojë fluksin e ajrit të ftohtë, kryesisht me origjinë arktike-detare.

Sipas parashikimeve, të dielën do të ketë ndryshim të motit.

Moti do të përkeqësohet të dielën dhe të hënën në Greqinë perëndimore, qendrore dhe veriore me reshje të forta shiu dhe stuhi lokale, kryesisht në veriperëndim, ndërsa reshje bore do të bien në zonat malore kontinentale si dhe në gjysmëmalet e Greqisë qendrore dhe veriore.

Në veri të Greqisë, kryesisht nga mbrëmja e së dielës dhe e hënë, do të bjerë borë edhe në zonat me lartësi më të ulët.

Temperatura gjatë dy ditëve do të ulet nga 8 deri në 10 gradë në zonat qendrore dhe veriore dhe 3 deri në 5 gradë në pjesën tjetër, duke u rikthyer në nivele normale për sezonin.

Erërat verilindore në Egjeun Qendror dhe Verior do të arrijnë 7 deri në 8 ballë.

Gjesti u kthye në fenomen në ”Big Brother Albania”, prezantuesi: Misioni vijon, nuk do ta… (Video)

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, në nisje të Prime këtë të premte, është shprehur që janë të lumtur që Gjesti është bërë pjesë e Big Brother të Shqipërisë.

Ai thotë se nuk do të tentojnë që të të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili sipas tij, është kthyer në fenomen.

”Në fakt faleminderit për shikueshmërinë e jashtëzakonshme të këtij Big Brotheri, sidomos të Prime të shkuar. Ne jemi shumë të lumtur që një produkt i Kosovës i Big Brother të Kosovës është vendosur fuqishëm në Big Brother të Shqipërisë, si asnjë personazh më parë.

Në asnjë mënyrë nuk do tentojmë të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili është kthyer në fenomen, suksese Gjesti, misioni vazhdon”, u shpreh Dini.

Kush është Joni Sadikaj i dashuri problematik i 21-vjeçares që ngriti policinë në këmbë

Ditën e djeshme forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës 21-vjeç.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 4 djem që akuzohen për armët e zjarrit, kokainën dhe një jelekun antiplumb që u gjetën në një prej banesave të marra me qira.

Ata bashkë me 3 vajza, mes tyre edhe 21-vjeçarja, kanë festuar mbrëmjen e të mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes në dy banesat e marra me qira ditore.

Vajza është shprehur se ka shkuar me dëshirën e saj në banesë, por sipas saj kur ka parë që kanë armë është frikësuar. Ndryshe nga sa ka pretenduar gjatë telefonatës në polici ajo ka deklaruar se nuk e kanë dhunuar. Ndërkohë edhe nga akt ekspertiza e kryer rezulton se nuk ka shenja dhune.

I dashuri i vajzës është identifikuar si Joni Sadikaj. Ai është emër i njohur për policinë.

Rreth 8 vjet më parë, Sadikaj është arrestuar së bashku me dy djem të tjerë për trafikimin e 1.3 tonëve kanabis sativa, e cila u kap në bregdetin e Kavajës.

Ndërsa në korrik të vitit 2022, i riu nga Tepelena ra në prangat e policisë pasi iu gjet me vete një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak. 

Ai ndodhej së bashku në një makinë me dy persona të tjerë. 

Situatë e rënduar nga gripi në Gjermani, deri tani 40 të νd ekυr

Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani. 

Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm. Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm.

Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve.

40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit

Sipas raportit të RKI-së është rritur gjithashtu edhe numri i shtrimeve në spital i personave me diagnozën grip. Në periudhën 2 deri më 30 dhjetor u shtruan në spital rreth 18 për qind e pacientëve të diagnostikuar me grip.

Kurse nga data 30 dhjetor deri sot kjo shifër është rreth 27 për qind. Shifrat u referohen rasteve të raportuara në RKI. Javët e fundit është vënë re gjithashtu edhe një rritje e infektimeve me virusin sincicial respirator (RSV).

Po ashtu njoftohet edhe për persona që kanë vdekur për shkak të infeksionit me grip. Deri tani për sezonin dimëror 2024/25 në RKI janë raportuar 40 vdekje nga infeksioni me virusin e gripit.

Sipas RKI-së, 80 përqind e të prekurve ishin 60 vjeç ose më të vjetër. Po ashtu në RKI janë raportuar edhe pesë vdekje për shkak të infeksioneve me RSV./DW

U shkarkua nga Milani, Fonseca mund të drejtojë Brojën

Paulo Fonseca u shkarkua nga drejtimi i Milanit, por papunësia e trajnerit portugez mund të zgjasë shumë pak.

Sipas “L’Equipe”, Fonseca është në listën e Everton, për të marrë drejtimin e skuadrës anglez, ku luan edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Pas shkarkimit të Sean Dyche, drejtuesit kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri dhe alternativat nuk mungojnë.

Fonseca pëlqehet nga pronarët e “Friedkin”, pas bashkëpunimit mes tyre te Roma pak vite më parë.

Megjithatë portugezi duhet të fitojë garën me David Moyes, i cili gjithashtu pëlqehet shumë, për shkak se e njeh ambientin dhe Premier League-n.

Jo vetëm zjarre apokaIiptike, nis vala e ρ Ιaçkitjeνe në Los Anxhelos, kërkohet shtetrrethim

Pamje apokaliptike ka lënë pas zjarri në Los Anxhelos, pasi dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra hektarë tokë dhe shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Ekspertët paralajmërojnë se zjarri nuk do të shuhet nëse moti nuk ndryshon, por në mes të gjithë kësaj situate tragjike është shfaqur një fenomen shqetësues, pasi ka nga ata që plaçkitin rrënojat dhe shtëpitë e braktisura.

Sipas medieve, grabitësit po hyjnë në shtëpi dhe rrëmbejnë gjithçka gjejnë përpara. Deri dje ishin bërë 20 arrestime nga autoritetet, por grabitësit janë shumë më tepër në numër, ndërsa vlen të theksohet se qindra-mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Siç raporton Newsweek, trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë po marrin pjesë në operacionin kundër grabitësve që po plaçkitin shtëpitë.

“Policia ushtarake e Gardës Kombëtare të Kalifornisë mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Ontarios për të ndihmuar në zbatimin e ligjit”, shkroi në ‘X’, Osint Defender.

Aktualisht është e paqartë se sa gjatë do të qëndrojnë Garda Kombëtare dhe forcat e tjera të sigurisë në Los Angeles, por banorët kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Banorja e Los Anxhelosit, Alison Agsten tha për stacionin lokal të lajmeve KTLA: “Ne po shohim makina që parkojnë përpara shtëpive dhe burra që vrapojnë për të plaçkitur nëpër shtëpi.”

Madisen Keavy, një reporter i KCAL, tha gjithashtu: “Nga kamerat pamë tre burra me skuter që tentonin të hynin në shtëpi, por menjëherë u kthyen kur panë policinë.”

Sipas Daily Mail, të pasurit në Los Anxhelos kanë punësuar edhe kompani private sigurie për të mbrojtur shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet shpallën një shtetrrethim për të kontrolluar valën e plaçkitjeve.

Konkretisht, sipas Los Angeles Times, sherifi i kontesë së Los Angeles Robert Luna njoftoi të enjten disa masa për të rritur sigurinë në zonat që janë evakuuar për shkak të zjarreve shkatërruese.

“Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e Gardës Kombëtare të Kalifornisë për të dy zjarret”, tha Luna. Sherifi tha gjithashtu se agjencia po punon për të zbatuar një shtetrrethim që do të jetë në fuqi nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit. Sipas asaj që tha Sherifi, ndalimi i qarkullimit do të jetë patjetër në fuqi deri të premten mbrëma.

Kushdo që kapet duke shkelur shtetrrethimin mund të përballet me gjobë deri në 1000 dollarë ose deri në gjashtë muaj burg.

Mbikëqyrësja e Qarkut të Los Anxhelosit Kathryn Barger tha se shtetrrethimi nuk është bërë për të ndëshkuar banorët, por për të mbajtur zonën të sigurt siç kërkohet nga Këshilli i Qytetit Altadena.

Ajo tha gjithashtu se autoritetet arrestuan njerëz në zonat që janë evakuuar. “Turp për ata që po shfrytëzojnë banorët tanë në këtë kohë krize”, theksoi ajo.

Dua Lipa evakuohet nga Los Angeles dhe tregon eksperiencëne e frikshme, mister fati i vilës së saj në Beverly Hills (FOTO)

Dua Lipa u largua “e sigurt” nga Los Anxhelosi mes zjarreve shkatërruese.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tha se kishin qenë “dy ditë të frikshme” dhe zbuloi se ajo ishte ndër ata që u detyruan të evakuoheshin nga një zonë e prekur nga fatkeqësia, që ka marrë 10 jetë dhe ka djegur mijëra shtëpi në Kaliforni.

Duke shpërndarë një video të horizontit të Los Angeles, ajo shkroi në Story-n e saj në Instagram: “Disa ditë absolutisht shkatërruese dhe të frikshme në Los Angeles. Duke menduar për të gjithë miqtë e mi dhe njerëzit e qytetit që duhej të evakuonin shtëpitë e tyre. Do të ndaj disa lidhje për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe të dhurojë për strehimoret që aktualisht strehojnë shumë njerëz të zhvendosur.”

Duke i qetësuar fansat e saj, ajo shtoi: “Jam e sigurt dhe ia dola të largohem nga qyteti. Duke i dërguar dashurinë time të gjithëve që kalojnë këtë kohë tepër të vështirë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin.”

Ylli britaniko-shqiptar vazhdoi të ndante lidhje me mënyra të ndryshme për të dhuruar, duke përfshirë evakuimin dhe strehimoret e kafshëve, dhe informacione se si të ndihmoni të prekurit.

Dua Lipa bleu një pronë në Beverly Hills në vitin 2020.

Rokeri britanik James Bourne është gjithashtu në mesin e atyre që u detyruan të largohen nga shtëpia e tij në Los Angeles.

Ylli i Busted shkoi në “X” për të dokumentuar atë që po dëshmonte, duke përshkruar ato që dukej të ishin “shpërthime” në rrugën e tij, përpara se të deklaronte: “Ok, po evakuohem”.

Ylli i Take That Mark Owen, gjithashtu duhej të linte shtëpinë e tij pasi u zgjua nga helikopterët, “tymi i zi i trashë” dhe erërat e forta.

Gruaja e tij, aktorja Emma Ferguson u tha fansave të tyre në internet: “Faleminderit për të gjitha mesazhet. Nuk mund ta kuptoj fare se çfarë ndodhi këtu, por ne jemi të sigurt. Erërat e forta uragane dhe mungesa e ujit kanë bërë që zjarri është përhapur në mënyrë katastrofike me shpejtësi dhe ka marrë me vete shumë nga zona jonë e dashur. Shkollat, shtëpitë, dyqanet dhe stallat janë zhdukur të gjitha”, tha ajo.

Postimi i Dua Lipës

Shqipëria hesht për Kryepeshkopin. Përse?

Ndërsa në Greqi, politikanët, media dhe publiku po shprehin hidhërim për gjendjen shëndetësore te Kryepeshkopi Janullatos, reagimi në Tiranë është i zbehtë, për të mos thënë inekzistent.

Ky kontrast nuk është thjesht një çështje kulture apo empatie, por lidhet ngushtë me historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Me 1992, pas 25 vitesh ateizëm të komunizmit, ku fetë u ndaluan dhe kishat u shkatërruan, shqiptarët prisnin që kryepeshkopi i tyre të ishte një figurë, në përputhje me frymën e autoqefalisë të shpallur nga Fan Noli në vitin 1922.

Ringritjen e Kishës Ortodokse, Patriarkana Ekumenike e Stambollit ia ia besoi Anastas Janullatosit. Në publik u përmend zotimi se Ai do të ishte një zgjidhje e përkohshme deri në gjetjen e një drejtuesi vendas. Megjithatë, me kalimin e viteve përkohshmëria u interpretua si “përkohshmeri si gjithë njerëzit në këtë botë”.

Për disa, ardhja e kryepeshkopit nuk u pa si ndihmë apo kontribut për ringritjen e besimit, por si një lëvizje që fuqizonte ndikimin grek në Shqipëri. Kjo ndjeshmëri, e përforcuar nga çështje si ajo e pronave të kishës dhe tensionet për minoritetin grek, ka lënë një hije mbi punën e Janullatosit, pavarësisht arritjeve të pamohueshme në organizimin e Kishës Ortodokse.

Janullatosi ka luajtur një rol të rëndësishëm në rindërtimin e infrastrukturës fetare dhe sociale të Kishës Ortodokse në Shqipëri, duke ngritur shkolla, spitale dhe qendra ndihme. Por, për shumë shqiptarë, ai nuk ka arritur të bëhet një figurë që simbolizon autoqefalinë e Kishës. Përkundrazi, përkrahja e tij e fortë nga autoritetet shtetërore greke e ka bërë atë të duket më shumë si një përfaqësues i interesave greke sesa një prijës shpirtëror i gjithë shqiptarëve ortodoksë.

Në çdo vizitë të zyrtarëve greke në Tiranë takimi me Kryepeshkopin ka qenë pikë e parë në axhendë.

Edhe në gjestet publike, Fortlumturia e tij është kujdesur të japë mesazhin që reagon fort kur ka të bëje me besimtarë ortodoks që i përkasin apo identifikohen me minoritetin grek (kujto vizitën në burg te Fredi Belerit, reagimet ndaj vrasjes së një të riu minoritar në Himarë…).

Sot politikanët në Tiranë hezitojnë edhe për t’u shprehur për shëndetin e tij.

Pesë presidente të Shqipërisë (Berisha, Meidani, Moisiu, Topi, Nishani), megjithë kërkesat e vazhdueshme të Athinës, nuk i dhanë shtetësinë shqiptare Fortlumturisë se Tij.

Vetëm më 24 dhjetor 2017 Presidenti Ilir Meta, pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri, i dha shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit duke thënë më vonë në një intervistë se ia kishte premtuar këtë gjë ambasadores greke në Tiranë se nuk do të largohej pa patur një arritje!

Një tjetër moment që ka shenjuar perceptimin për Janullatosin në Shqipëri është qëndrimi i tij gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999.

Ai nuk mori një qëndrim të qartë kundër agresionit serb dhe masakrave ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke preferuar të fliste për “paqen” dhe “dialogun,” një qasje që u pa si shmangie nga realiteti brutal i genocidit ndaj shqiptarëve. Ky qëndrim ka kontribuar më tej në perceptimin e tij si një figurë që nuk përfaqëson vlerat dhe ndjeshmëritë kombëtare të shqiptarëve ortodoksë.

Pavarësisht polemikave dhe ndasive historike, shëndeti i çdo njeriu, aq më ndjeshëm kur është një lider fetar mbetet një çështje e rëndësishme për komunitetin e tij dhe përtej. Duke qenë një figurë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri, urimi i munguar për kryepeshkopin Anastas Janullatos është: shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë mes grigjës së besimtarëve!

Pas kontrolluesve të fakteve, ‘META’ i jep fund edhe programeve “DEI”

Gjigandi i teknologjisë “Meta” i ka dhënë fund programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI), duke iu bashkuar një grupi në rritje kompanish amerikane që heqin dorë nga iniciativat e “DEI”.

Axios raporton duke cituar një memo për punonjësit e “Meta” duke shpjeguar se kompania po ndalon menjëherë programet e saj “DEI” për punësimin, trajnimin dhe zgjedhjen e furnitorëve.

Kompania u tha punonjësve se “peizazhi ligjor dhe i politikave që rrethon përpjekjet për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen po ndryshon”, në një memorandum nga zëvendës-presidentja e burimeve njerëzore Janelle Gale.

“Termi ‘DEI’ është bërë gjithashtu i polemizuar, pjesërisht sepse kuptohet nga disa si një praktikë që sugjeron trajtim preferencial të disa grupeve ndaj të tjerëve,” shkruan Gale në memo.

Ky vendim nga “Meta” vjen pasi Mark Zuckerberg njoftoi se Facebook dhe Instagram do të ndërpresin programin e kontrollit të fakteve nga palët e treta, duke zgjedhur një mekanizëm të ngjashëm me atë që përdor “X”.

Diversiteti, barazia dhe përfshirja (DEI) janë korniza organizative që synojnë të promovojnë trajtimin e drejtë dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjithë njerëzve, veçanërisht grupeve që historikisht kanë qenë të nënpërfaqësuara ose subjekt i diskriminimit në bazë të identitetit ose aftësisë së kufizuar.

Kritikët kanë shprehur shqetësimin se programet “DEI” i kanë mbyllur mundësitë për punësim personave të kualifikuar.

Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?

UASHINGTON – Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti Joe Biden, janë “shenjë se qeveria amerikane vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën” në këtë rajon.

Duke komentuar për shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën boshnjake, ish-drejtori Smith tha se ndryshimet po ashtu tregojnë se Shtetet e Bashkuara “besojnë që sanksionet – apo kërcënimi me sanksione, meqë nuk u bë ndonjë përcaktim i menjëhershëm në bazë të urdhrit të ri ekzekutiv – do të avancojnë objektivat amerikane të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në rajon”.

Në një letër drejtuar Kongresit amerikan të mërkurën, Presidenti Biden tha se ka vendosur ta mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021. Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “aktet e dhunshme ekstremiste, veprimet penguese dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike… vazhdojnë të paraqesin kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme amerikane”.

Urdhri, sipas zotit Smith, u zgjerua me disa elemente, përfshirë “përpjekjen, si bazë për përcaktim”- ndërsa më parë ishin parashikuar vetëm aktet e kryera. Po ashtu shtohen edhe kategori të reja për sanksionim si të qenurit anëtar “i një entiteti të sanksionuar”, përfshirja në sanksione e rrjetit të personave që kanë pronësi ose kontroll të përbashkët me persona të sanksionuar, si edhe e bashkëshortes/it apo fëmijëve të rritur të personit të përcaktuar.

Ai thotë se këto ndryshime të reja “sugjerojnë që qeveria amerikane ka parasysh individë të caktuar të cilët po i konsideron nën masat e reja”.

Qeveria amerikane “ka mundësi që po përpiqet t’u dërgojë atyre një mesazh të fuqishëm që duhet të ndryshojnë qasje apo do të rrezikojnë të përballen me sanksionet e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi zoti Smith.

Urdhri fillestar ekzekutiv i vitit 2001 nga ish-Presidenti George W. Bush, pas luftërave në Ballkan, parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën dhe kërcënonte stabilitetin në rajon.

Ky urdhër është rinovuar çdo vit që atëherë nga Presidentët amerikanë./VOA