Balluku: Erion Veliajn e kam mik të mirë, jam dakord me kryeministrin, sepse ne nuk bëjmë kurrë gabimin që kanë bërë paraardhësit tanë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një intervistë në Top Story, ka folur për raportet e saj me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo ka deklaruar se bashkë me Veliajn, vijojnë të ulen në të njëjtën tryezë pune sa herë që bëhen mbledhjet me drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e 11 majit, teksa shprehet se ai është linçuar publikisht pas hetimeve që ka ndërmarrë SPAK.

Belinda Balluku: “Unë me Erion Veliajn jemi miq të mirë dhe kemi qenë miq prej shumë kohësh, para se të kemi këto detyra. Unë e kuptoj që gjithmonë kërkohet që të ketë një telenovelë”.

Si janë këto akuzat që bëhen…

“Unë e kuptoj shumë mirë që ka një vëmendje dhe tendencë për telenovela nëpër lajme, por për të thënë të drejtën janë duke rrëmuar në vendin e gabuar se as unë, as Erioni nuk kemi ndonjë rezervë ndaj njeri tjetrit”.

Vërtet mendon se goditja e kryebashkiakut nga SPAK, nuk e dëmton PS-në e Tiranës?

“Unë do të doja që të ndiqeshin të gjitha shkallët e drejtësisë ashtu siç duhet. Në rast se hetohet një dosje, kjo nuk e bën personin nën hetim, fajtor. Ky është gabimi më i madh që po ndodh në këto momente, secili që ka një çështje të hapur, duhet patjetër gjithë ky mllefi publik që e vë personin te cepi dhe e trajton si një person të fajshëm. Kjo nuk duhet të ndodhë”.

Kur bëhet për Metën dhe Berishën nuk ka problem…

“Erioni është një figurë politike. Sot ka qenë në tryezë me mua dhe me gjithë drejtuesit e tjerë të qarkut dhe është duke punuar, ashtu siç ka punuar çdo ditë dhe për këtë ju siguroj”.

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe një nga drejtuesit e Qarkut, është përfaqësues i lartë politik. Deri tani kemi opinionin e kryeministrit që ai po linçohet publikisht. Keni ju një opinion?

“Këtë sapo thashë para pak. Ka një linçim publik të pajustifikuar”.

Po një kosto do ketë PS-ja, jo vetëm në Tiranë, por gjithandej. Për Veliajn nuk kemi thjesht një kallëzim, kemi një kontroll, kemi kontrollin e bashkëshortes…

“Ndaj të njëjtin pozicion me kryeministrin. Po bëhet një linçim publik pa logjikë. Sa i përket impaktit, sot kam qenë në të njëjtën tryezë me Veliajn dhe gjithë drejtuesit e qarqeve, është në punë. Ne jemi në një fushatë që e konsiderojmë të filluar”.

SPAK vepron, por duhet të ketë një diskutim publik pasi Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës…

“Ne nuk bëjmë kurrë gabimin që kanë bërë paraardhësit tanë që të ndikonin në sistemin e drejtësisë. Për këtë arsye ka ardhur momenti i duhur që të ndahet puna e ndershme dhe e pastër nga abuzimet”.

Keni ndonjë dijeni kush është Nesti Angoni?

“Unë as e di kush është Nesti Angoni, as kam ndonjë interes ta di. Kam parë një uragan akuzash të cilat për të thënë të drejtën më kanë bërë të buzëqesh. Nuk është në interesin tim se kam punë shumë më të rëndësishme për tu marrë sesa të merrem me insinutat dhe me akuzat e medias për sa i përket kësaj çështje”.

Tërbohet moti/ I ftohti polar mbërrin në Shqipëri, priten reshje të dendura dëbore

Këtë fundjavë dhe në vazhdim, temperaturat e vjeshtës do ja lënë vendin atyre të dimrit, pasi pritet që të pësojnë rënie drastike.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikania Lajda Porja, thotë se duke filluar që nga mbrëmja e së shtunës do të kemi ndryshim të kushteve të motit, pasi në vendin tonë do të depërtojnë masat e ftohta polare.

Lajda Porja: Na pret një fundjavë mjaft dinamike edhe pse dita e sotme duket si një ditë tipike vjeshte. Reshje të pakëta shiu në zonat qëndrore. Parashikohet që orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje shiu në veri dhe në veri-perëndim. Reshje më të pakta do të ketë qendra dhe jugu. Sot mbetet ngrohtë dhe era është kryesisht jugore dhe herë pas here forcohet. Duke filluar që nesër në mbrëmje do të kemi një ndryshim drastik të kushteve armosferike.

Dita e shtunë do të sjellë depërtimin gradual të një mase të ftohtë polare, e cila do të zbresë drejt Gadishullit të Ballkanit dhe Shqipërisë duke sjellë menjëherë ndryshim të kushteve atmosferike.

E shtuna do të ketë rënie me 2-3 gradë të temperaturave dhe nga vlerat mjaft të larta që kemi përjetuar pothuajse përgjatë gjithë javës deri në 18 apo 19 gradë, e shtuna do të ulë termometrin në 15 gradë.

Ditën e dielë parashikohet që temperaturat të pësojnë një rënie me 6 apo 7 gradë për shkak të masës së ftohtë. E diela do të jetë me reshje shiu dhe dëborë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë, dëbora pritet që të zbresë deri pranë zonës së ulët, kryesisht në atë të Mbishkodrës.

Lajda Porja: Dita e dielë do të jetë ajo që do të bëjë ndryshimin drastik ku presin 6 deri në 7 gradë rënie për shkak të masës së ftohtë, e cila depërton në territorin shqiptar. Dita e dielë me reshje shiu dhe reshje të dendura dëbore pothuajse në të gjithë zonën veriore dhe veri-lindore dhe në zonat jug-lindore, rrebeshe shiu në pjesën tjetër të territorit. Parashikohet që reshjet e dëborës të zbresin deri pranë zonës së ulët, kryesisht në zonat e Mbishkodrës, megjithatë reshje më të pakëta do të ketë jugu i vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ndryshim drastik duke filluar që nga dita e dielë dhe do të na shoqërojnë përgjatë gjithë javës ku termometri do të zbresë të paktën të dielën në -2 dhe maksimalet ditën e dielë do të jenë jo më shumë se 11 gradë. Reshjet e dëborës më të dendura parashikohen ditën e dielë dhe më të pakëta do të jenë gjatë ditës së shtunë. Nga dita e dielë dhe në vijim do të përjetojmë ditë tipike dimri.

“Ka emra të tjerë të rëndësishëm”, Lala zbulon detajet: SPAK sekuestroi telefonat e personave të rëndësishëm të Veliajt

Klodiana Lala, e ftuar në një emision televziv, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Lala tha se SPAK ka sekuestruar edhe telefonat e personave të tjerë të lidhur me Veliajn.

“Në datën 6 dhjetor, oficerët e BKH ushtruan kontroll në bizneset e Ajola Xoxa dhe Arbër Veliajt. Morën celularin personal të zonjës Xoxa dhe celularin e vëllait, Arbër Veliajt, celularin e Elman Abule dhe Marisa Nito. Nga 6 dhjetor deri sot SPAK ka bërë këto veprime. Ka marrë dëshminë e Xoxës, Veliajt. Ka zbuluar detaje që nuk i dinim, si ishte nisur hetimi, veprat penale, etj. Ka pyetur Marisa Niton, bashkëshorten e Elman Abule.

A mund të bëjë SPAK më tepër? Sigurisht. A duhet të veprojë me urgjencë? Veliaj është vënë me bukë në trajsë për të kërkuar Nesti Angonin, nuk e kërkon për të bukur, por për ta intimiduar. SPAK ta kritikojmë kur duhet dhe ta shtyjmë pozitivisht. Nëse e kërkojmë hetimin në studio, i bie të mbyllet prokuroria.

Historia e hetimit, për Metën dhe Kryemadhin hetimet ishin drejt finalizimit, nuk e di përfundimin, por mjaftoi një celular në shtëpinë e nënës së Kryemadhit, kaluan edhe 8 muaj për të ndërtuar një çështje krejt të re.

Në informacionet që kam, janë sekuestruar edhe celularë të tjerë, të personazheve të rëndësishëm në raport me Veliajn. Nuk kam dokument dhe nuk nxjerr dot emra, por janë të rëndësishëm në mënyrën se si dyshohet se është kryer korrupsioni.

Deri dje thuhej me të lartë, nuk e thërrasin ta pyesin, ja u thirr dhe iu kontrollua biznesi i bashkëshortes”, tha Lala.

“Shkova vetë, nuk jam dh* nυar”, dëshmon 21-vjeçarja që u ngujua në Astir! Shpallen në kërkim 4 persona nga Vlora, me ρrecedent kriminaΙ

Detaje të reja dalin nga ngjarja e ditës së djeshme në Astir, ku një 21-vjeçare alarmoi policinë duke deklaruar se ishte dhunuar nga disa persona dhe u mbyll në banesën në katin e 8-të duke mos pranuar të hapte derën. U desh ndërhyrja e forcave RENEA që hynë nga tarraca për të nxjerrë vajzën nga banesa e cila më pas u shoqërua në spital.

Policia ka shpallur në kërkim 4 djem, të cilët kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja Sajma Qordja.

Burimet bëjnë me dije se personat e shpallur në kërkim janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal. Joni Sadikaj është i dashuri i 21-vjeçares, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Vajza në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë.

Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin me pistoletë. Policia ka mrrë në pyetje edhe vajzën që ka qenë brenda apartamentit.

Çfarë ndodhi dje në Astir

Një 21-vjeçare alarmoi policinë duke deklaruar se ishte dhunuar nga disa persona dhe u mbyll në banesën në katin e 8-të duke mos pranuar të hapte derën. U desh ndërhyrja e forcave RENEA që hynë nga tarraca për të nxjerrë vajzën nga banesa e cila më pas u shoqërua në spital.

Vajza ishte në shoqërinë e disa presonave të tjerë, të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin.

Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin ishte në një lidhje 21-vjeçarja Sajma Qordja. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Mesditën e së entjes, të rinjtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa Sajma Qordjan e kanë lënë në dhomë në gjumë. Kur ajo është zgjuar nga gjumi ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja duke bërtitur e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.

Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar.

Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të 21-vjeçares, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza e cila herë pas here bërtiste e frikësuar duke shfaqur paranoja nuk i ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur. Ka qenë i ati i cili ka komunikuar me video call me të bijën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën.

Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë personat e tjerë në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit janë larguar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së pallatit dhe ka identifikuar të gjithë personat si edhe lëvizjet e tyre nga dita e parë e akomodimit te dy apartamentet deri te largimi pas mbërritjes së policisë.

Ambientin e marrë me qira e përdornin për ushtrim ρro**itυ cioni, shpallen në kërkim dy tυtoret

Policia e Durrësit ka zbuluar një ambient të përshtatur për ushtrim prostitucioni nga dy tutore kineze që u shpallën në kërkim nga uniformat blu.

Raportohet se 38 vjeçarja me inicile L. L., dhe 46 vjeçarja me iniciale D. Zh., banuese në Kinë, shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera kineze, në banesën që e kishin marrë me qira.

Ndërkohë nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit: L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë; M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Zbulohet një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Shpallen në kërkim 2 shtetase kineze (organizatore), procedohen 7 shtetas të tjerë.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Storm 2”, pas një hetimi 1-mujor me metoda proaktive.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 2 ”, në kuadër të të cilit:

-u shpallën në kërkim shtetaset L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, banuese në Kinë;

-nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, dy shtetaset me iniciale L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë dhe klientët me iniciale M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, në ambientin që e kishin marrë me qira këto 2 të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.

Maaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Misteri i ngjarjes në Astir/ Identifikohet i dashuri i 21-vjeçares

Policia ka identifikuar të riun që kishte marrë me qira ditore apartamentin në Astir ku u ngujua për disa orë 21-vjeçarja, Sajma Qordja, i dashuri i kësaj të fundit.

I riu, në pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet duke lëvizur me një automjet “Audi Q7” të zi me targa angleze, për të cilin po punohet për t’a gjetur.
Gazetari , Esido Barkaj mëson se të dy kishin prej disa kohësh frekuentim dhe ishin njohur në një lokal të njohur në zonën e Astirit, ku vajza punonte.

Dje efektivët kanë ndërhyrë në banesën e dytë ku kanë gjetur dy armë zjarri në tavolinë dhe shenja kokaine.

Banesa ka qenë thuajse e shkatërruar. Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër që ishte e reja ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë.

“Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit”, njoftoi zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

Dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal! Lëndohet bashkë me bashkëshorten

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier.

Mësohet se shoferi i një automjeti tip Volkswagen Golf ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Si pasojë, shoferi së bashku me bashkëshorten janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas policisë, dyshohet se shoferi i makinës po lëvizte nga Vlora në drejtim në Fierit me shpejtësi tej normave të lejuara.

Tërmeti shkund Italinë

Një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit në veriperëndim të Friuli Venezia Giulia, në provincën e Udines.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tërmeti kishte një hipoqendër shtatë kilometra të thellë dhe një epiqendër tre kilometra nga komuna e Ampezzo.

Aktualisht nuk ka raportime për dëme në njerëz apo sende. (A2 Televizion)

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 10 janar 2025, dollari amerikan, blihet me 94.6 lekë dhe shitet me 95.8 lekë.

Euro, blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.4 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 116.2 lekë dhe shitet me 117.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë, ndërsa në shitje me 66.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Zbardhet e vërteta nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qera, konsumυan dr. ogë tërë natën dhe…

Detaje nga ngjarja e djeshme në “Astir”

Në total kanë qenë 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin.

Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin frekuentohesh 21-vjeçarja S.Q. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike. Mesditën e së entjes 5 të rinjtë e tjerë dy vajzat dhe 3 djemtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa vajzën me iniciale S.Q. e kanë lënë në dhomë në gjumë dhe kur është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja dhe të bërtasë e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.

Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar. Ndryshe nga njoftimi zyrtar i parë i policisë së Tiranës që deklaron se në sallën operative ka telefonuar vajza me iniciale S.Q. por në polici ka telefonuar babai i vajzës dhe daja ka bërë denoncim në polici. Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të vajzës, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza e cila herë pas here ulërinte e frikësuar duke shfaqur paranoja nuk i ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur.

Ka qenë i ati i cili ka komunikuar me video call me vajzën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën. Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë 5 personat e tjerë 3 djemtë dhe dy vajzat e tjera, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit janë larguar. Policia ka sekuestruar dvr-në e kamerave të sigurisë të pallatit dhe ka identifikuar të gjithë personat ( 3 djemtë dhe 2 vajzat e tjera) dhe lëvizjet e tyre nga dita e parë e akomodimit te dy apartamentet deri te largimi pas mbërritjes së policisë. Madje 6 të rinjtë mbrëmjen e së mërkurës i kanë vizituar edhe disa miq të tjerë, por këta kanë qëndruar pak dhe janë larguar. Dy vajzat e tjera të identifikuar tashmë janë pyetur nga policia.

Policia, pas mbërritjes në fillim te apartamenti ku ndodhej vajza brenda, ka pyetur pronarin i cili ka deklaruar se personi që e kishte marrë me qira apartamentin, prej muajit nëntor kishte marrë edhe apartamentin ngjitur me qira. Më pas policia ka ushtruar kontroll edhe aty, teksa vajza qëndronte e mbyllur te apartamenti tjetër. Në dy apartamentet policia gjeti pije alkoolike, dy pistoleta dhe një jelek antiplumb. Po ashtu u konstatuan edhe shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.

Vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe në dëshminë e saj paraprake para policisë ka deklaruar se është ndjerë e rrezikuar dhe se ka qenë bashkë me dy vajza të tjera dhe 3 djem dhe se ata e kishin ftuar. Ajo është shprehur se ka qenë e frikësuar kur ka parë që mbanin armë dhe i ka kërkuar ndihmë familjarëve. Pasi është qetësuar ajo ka deklaruar se nuk është dhunuar.