Pamje e pabesueshme, si ishte transformuar në Greqi i shumëkërkuari Jani Aliaj (FOTO)

Është sot publikuar fotoja aktuale e të shumë kërkuarit të drejtësisë Jani Aliaj.

Ai u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit e duke bashkëpunuar me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.

Pamje e pabesueshme, si ishte transformuar në Greqi i

Jani Aliaj aktualisht

Jani Aliaj është arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit në Athinë.

Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët greke mbanin me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke, me emrin Aleksan Kreshnik me vitlindje 1976 dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore.

Në burg ai vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016./Top Channel

Do shpërndahet para kohe, ja kur do të mund ta marrin pensionistët bonusin e pranverës

Për të marrë bonusin e premtuar të radhës, pensionistët nuk do të presin pranverën, por do të mund ta tërheqin që në muajin shkurt.

Lajmin për këtë afat sikundër edhe për vetë dhënien e bonusit të pranverës e dha kreu i qeverisë, Edi Rama në daljen e djeshme për mediat.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se pensionistët nuk kanë përse të presin pranverën apo periudhën zgjedhore, siç edhe akuzohet se po e bën për këtë arsye që të marrin atë që iu takon.

Nuk do presë as ekonomia të mbarojë zgjedhjet dhe të marri atë që i takon. Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim. Nëse i referoheni arkivave, para disa muajsh e kam thënë prisja që Ministria e Energjisë të bënte projeksionet për uljen e çmimit”, nënvizoi kryeministri.

Që në nëntor ai lajmëroi një bonus të dytë, pas atij të fundvitit, i cili do të jepet edhe në vazhdimësi në varësi të zhvillimit të ekonomisë.

Pritet të trazojë ujërat në shtëpi, ja cila artiste do i bashkohet “BBVA”

Bleona Qereti do të jetë një nga banoret e Big Brother VIP Albania 4, pas shumë spekulimeve dhe dilemash. “Iconstyle” ka raportuar se këngëtarja ka firmosur kontratën për t’u bashkuar me formatin, duke sjellë një prurje të re në dinamikat e shtëpisë së famshme. 

Megjithëse nuk ishte pjesë e përzgjedhur nga fillimi i shfaqjes, Bleona ka vendosur të jetë pjesë e spektaklit, duke krijuar pritshmëri të mëdha nga publiku. Ajo është një personazh që ka krijuar gjithmonë bujë me qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe sjelljen e papritur, dhe kjo mund të sjellë dinamika interesante në shtëpi.

Në jetën e saj personale, Bleona ka shprehur dëshirën për të ndërtuar një familje dhe për të gjetur “burrin e jetës”, duke u premtuar prindërve se këtë vit do të realizojë këtë qëllim. 

Kjo mund të jetë një dimension i ri që do të shfaqet gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother, ndoshta duke e bërë këtë një mundësi për të eksploruar më shumë aspektet e jetës së saj private për publikun.

Është përmendur shpesh këto kohë në BBV, reagon Olsi Bylyku

Egli Tako e ka përmendur disa herë ne BBV historinë e saj me aktorin Olsi Bylyku.

Megjithëse ajo ka refuzuar të tregojë arsyen e ndarjes, ka theksuar se “më mirë që ndarja ndodhi pa bërë një fëmijë”.

Më tej ajo u tregua mirënjohëse për periudhën e bukur që ka kaluar me Olsin.

Nga ana tjetër, hyrja e banorit të ri, Gert Ferra, ka sjellë në kujtesën e publikut filmin “Policë për kokë”, ku kanë qenë pjesëmarrës Aldo Marku si regjisor, Gert Ferra dhe Amber Candy si aktorë.

Në film aktorë kryesorë janë Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku, ndërsa ky i fundit është edhe producent, ndërsa gjatë spektaklit u cilësua nga Amber si filmi i Aldo Markut.

Duket se të gjitha këto episode janë bërë bashkë, ndërsa  ka reaguar edhe vet Olsi, i cili përmes një story shkruan: “Pse m’ka kap lemza?”

Është përmendur shpesh këto kohë në BBV, reagon

FOTO/ Familja nuk i pranoi lidhjen, kush është vajza që kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni në Astir!

Sajmja Qordja, vajza nga Elbasani, alarmoi banorët e Astirit këtë mesditë, kur u mbyll në apartamentin e saj dhe kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni.

E reja ishte në një romancë me një djalë, që familja nuk e pranonte, me pretendimin se ishte problematik

Ata jetonin në një banesë të marrë me qira (Airbnb), por së fundmi i kishin dhënë fund marrëdhënies.

Babai njoftoi Policinë se vajzën e kanë rrëmbyer.

Pas ndërhyrjes nga RENEA, e reja u nxor shëndoshë e mirë nga apartamenti në katin e gjashtë të pallatin në zonën e Astirit. Pritet që ajo të japë dëshminë e saj.

Operacioni i RENEA-s në Astir, policia jep detaje: Në apartament u gjet vetëm vajza, në trupin e saj nuk..

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, ku pas telefonatës së një vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë.

Policia bën me dije se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga kontrollet në apartamente të tjera, në një banesë janë gjetur dy armë zjarri pistoletë.

Në banesën ku janë gjetur armët, nuk ka patur persona në momentin e kontrollit.

Gjithashtu, vajza ndodhet nën asistencën e stafit mjekësore dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec, kush është 28-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin Maliq-Pogradec, në vendin e quajtur “Lapidari” në afërsi të fshatit Podgorie.

Dy mjete, në rrethana ende të paqarta janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë, njëri prej shoferëve, 28 vjeç ka ndërruar jetë ndërsa shoferi i makinës tjetër është lënduar.

Mjeti me të cilin udhëtonte viktima Aurel Çipi është shkatërruar plotësisht si pasojë e përplasjes ndërsa shërbimit zjarrfikës të Maliqit i është dashur me tepër se një orë për të nxjerrë trupin e pajetë të tij.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është manovra e gabuar e njërit prej drejtuesit të mjeteve.

Tragjike/ Po fliste në celular kur doli në korsinë tjetër, arrestohet i riu që aksidentoi për vdekje 28-vjeçarin

Policia e Maliqit ka vënë në pranga 29-vjeçarin me iniciale K.L., i cili u përfshi në aksidentin e mbrëmjes së të mërkurës në Podgorie ku mbeti i vdekur 28-vjeçari Aurel Çipi.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se nga hetimet e policisë rezulton që drejtuesi i mjetit tip “Audi” ka qenë duke folur në telefon dhe ka dalë nē korsinë tjetër të rrugës ku vinte përballë 28-vjeçari Çipi me një mjet “BMW”.

Nga përplasja e fortë, 28-vjeçari mbeti i vdekur në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u transportua në spitalin e Korçës me lëndime jo serioze për jetën.

Pas trajtimit në spital, Policia i ka komunikuar 29-vjeçarit urdhërin e arrestit duke e shoqëruar në Komisariat.

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, më 9 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë dhe shitet 95.8 lekë.

Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa në shitje me 98.5 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 116.7 lekë dhe shitet me 118 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.4 lekë, në shitje me 104.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë dhe në shitje me 66.6 lekë.

“Djali im të marrë dënimin e merituar, na mori në qafë”/ Vrasja e Ramazan Matajt, flet ekskluzivisht babai i autorit: Kërkoj të largohemi nga këtu!

Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër, në një intervistë ekskluzive për “Top Story” kërkoi falje në emër të të birit

Rrustem Hasaj kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit dhe viktimës.

“Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje sdo shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë info kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë”.

Rrustem Mataj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij.

“Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar”.

Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen. “Kërkoj të largohem një orë më parë me familjen time”, tha ai./Top Channel