E dhimbshme: Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve hυmb je tën nga infάrkti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Bremen, Gjermani. Mirela, një nënë e tre fëmijëve të moshave 4, 8 dhe 10 vjeç, ka ndërruar jetë papritur pas një infarkti në zemër.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik një mike e familjes, e cila bën thirrje për ndihmë për të mundësuar transportin e trupit të saj në vendlindje.

Në postimin e saj, ajo shprehet: “Mirela la pas tre fëmijë të vegjël dhe për fatin e tyre ende nuk kemi informacion. Ju lutem, bashkohuni për të ndihmuar këtë kauzë humanitare.”

Mirela ishte një grua e dashur dhe e njohur në komunitetin shqiptar në Bremen. Humbja e saj e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja dhe miqtë e saj.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë, është bërë thirrje për kontribut financiar që do të shërbejë për kthimin e saj në atdhe dhe për të mbështetur fëmijët e saj që kanë mbetur pa prind.

Informacionet për mënyrën e ndihmës mund të merren përmes kontakteve të afërmve ose miqve të Mirelës.

U rrëzuan nga dritarja e banesës, ndërron jetë 31-vjeçarja, në gjendje të ren dë e motra

Dy motra, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe, me origjinë shqiptare, banuese në Genova të Italisë, kanë rënë nga dritarja e banesës se tyre në katin e katër të një pallatit.

Vajza 32-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë.

Dyshohet se njëra nga motrat ka tentuar vetvrasjen, ndërsa motra tjetër ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë dhe ajo.

“Parashqevia nuk është mirë…”/ Sho kon me deklaratën e tij biznesmeni i njohur

Elton Ilirjani ka shpërndarë më shumë detaje për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke, si dhe për premtimin që ai i bëri nënës së tij pas largimit. Gjatë një interviste Ilirjani tregoi momentin e lamtumirës, ku Parashqevi i kërkoi Luke të merrte përgjegjësinë për menaxhimin e karrierës së saj.

Ai gjithashtu theksoi se ndarja mes Parashqevisë dhe Luke ishte një moment shumë emocional, që ndihmoi të hapeshin plagë të thella nga e kaluara e dhimbshme. Ilirjani vazhdoi duke përshkruar gjendjen emocionale të Parashqevisë, e cila është ende nën ndikimin e një ngarkese emocionale të madhe.

“Nuk mund të them se ajo është e sëmurë, por nuk është mirë emocionalisht… Ajo po përballet me dhimbje dhe ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Ka një skuadër që e mbështet, përfshirë psikologë, dhe ne po mundohemi ta bindim që të marrë një kontroll të mëtejshëm,” tha Ilirjani

Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313, habit gazetarja: Ja si e kalon kohën ish-presidenti

Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK.

Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta.

Llabani ndau gjithashtu detaje nga mënyra se si ish-presidenti Meta e përdor qelinë në të cilën ndodhet për të bërë meditime dhe të kujdeset për fizikun.

“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.

Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”,-tha gazetarja.

Dosja e ’21 Janarit’, ish-presidenti Bamir Topi bën deklaratën e fortë: Do të dëshmoj në SPAK, por…

Ish-presidenti Bamir Topi shprehu gatishmërinë për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues në vitin 2011, por tha se nuk është thirrur ende nga SPAK për këtë çështje.

Ai e përshkruan ngjarjen si një moment të rëndësishëm të presidencës së tij. Sipas Topit, politika nuk ka qenë e motivuar të ndjekë gjyqin e kësaj ngjarjeje, duke kritikuar edhe mosveprimin e Kryeministrit Edi Rama.

Topi përmendi gjithashtu mbylljen e komisionit hetimor të 21 janarit pa një raport përfundimtar, duke e cilësuar këtë si një mungesë përgjegjësie nga politika. Ai theksoi se pas fitores së Ramës në zgjedhjet e 2013, duhet të ishte hapur një procedurë për të rigjallëruar hetimet për ngjarjen.

Për SPAK, Topi e vlerësoi atë si institucionin e vetëm funksional në Shqipëri, duke e mbështetur punën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Unë kam thënë të vërtetat e mia. Për 21 janarin ka edhe aktorë të tjerë, aktorë të terrenit, grupimet politikë, institucionet, ata që kanë operuar në terren, duke nisur me mediat, por edhe me njerëzit e ligjit. Nuk e kam trajtuar specifikisht 21 janarin, por është pjesë e udhëtimit tim presidencial, ku patjetër ngjarja e 21 janarit është ngjarje qendrore. Libri i takon 2018 dhe nuk është shkruar menjëherë kur kam lënë presidencën.

Duhet të kemi respekt për institucionin, është në juridiksionin e tyre që të mendojnë edhe metodikën e gjitha me radhë. Di të them që u bënë 14 vite që unë flas për 21 janarin. Politika duhej të ishte kujtuar për ti bërë gjyqin për 21 janarin, se nëse drejtësia ka në dorë çështjen, unë nuk komentoj vendimet e drejtësisë, por dua të them që politika s’ka qenë e motivuar për ta bërë gjyqin e 21 janarit”, tha Topi.

Autobusi urban përplaset me dy taksi, nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Ulpiana të Prishtinës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe drejtuesit e automjeteve që udhëtonin në këtë zonë.

Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, shihet se aksidenti ka përfshirë një autobus të transportit publik dhe dy automjete taksi.

Dëmet materiale janë të dukshme, veçanërisht në njërën nga taksitë, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar qarkullimin e sigurt në këtë zonë të ngarkuar të qytetit.

Nuk ka ende raportime për persona të lënduar, por autoritetet kanë nisur procedurat për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira, ku ndërkohë pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me shkaqet e aksidentit dhe pasojat e tij.

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci i japin një mundësi njëri-tjetrit pas disa muajsh të ndarë? Ja çfarë ngriti dyshimet se çifti është ribashkuar

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, duket se janë rikthyer sërish bashkë.

Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht.

Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre.

Sidoqoftë, duket se ata kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, pasi veprimi i fundit i tyre tregon se romanca është rikthyer.

Romeo dhe Heidi tani kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një hap që lë të kuptohet se romanca e tyre ka marrë një tjetër drejtim.

Dëborë e reshje, si parashikohet moti për muajn janar në vendin tonë

Shqipëria nuk do të preket nga acari arktik, por ndikimi i tij do të ndihet edhe në vendin tonë. Ekspertja Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave shpjegon për programin “Rudina” në Tv Klan se do të ketë uljetë temperaturave por që minimalet mbeten të larta.

Fundjava sjell disa reshje në veri e lindje të vendit dhe ulje të temperaturave në zonat malore. Muaji janar do të karakterizohet nga reshjet. Këshilla e ekspertes është që çadra t’ju shoqërojë përgjatë çdo dite.

Anira Gjoni: Stuhia e cila ka prekur SHBA dhe pritet që të prekë edhe pjesën Europës perëndimore dhe veriore nuk pritet që të sjellë pasoja apo acar të ftohtë në vendin tonë. Ndikim ka, do të sjellë uljen e temperaturave përgjatë fundjavës, por duke qenë se gjatë kësaj jave do të kemi ndikimin e temperaturave të larta, pasi janë relativisht të larta, minimalet në bregdet zbresin deri në 5 gradë, në zonat e ulëta gjithashtu qëndrojnë minimalet e natës në 5 gradë dhe në vendet malore zbresin në 3 gradë, nuk mund të quhen temperatura të ulëta për sa u përket minimaleve në stinën e dimrit apo në muajin janar në të cilin ne ndodhemi. Do të jetë e gjithë java e përfshirë nga këto temperatura të larta të cilat maksimalet ditore arrijnë deri në 17 gradë, duke iu referuar edhe kryeqytetit të Tiranës. Në zonat bregdetare maksmalet përgjatë ditëve në vijim do të shkojnë deri në 10-16 gradë dhe në zonat malore shkojnë deri në 10-11 gradë.

Sa i përket fundjavës, do të ketë një rënie të temperaturave, si të vlerave minimale, ashtu edhe atyre maksimale. Presim që nga dita e shtunë të kemi reshje të dëborës në veri dhe në lindje të vendit, në zonat malore temperaturat zbresin në -3 gradë, ndërsa në pjesën tjetër të territorit presim reshje të dobëta.

Sa i përket muajit janar do të ketë reshje përgjatë gjithë muajit, do të jenë në formën e shiut dhe dëborës. Nëse u referohemi temperaturave, këto dy javë të para të janarit shënojnë temperatura relativisht të larta. Këshilla për këtë javë është që të mbani çadrën me vete pasi deri gjatë ditës së premte do të kemi reshje të herëpashershme pothuajse në të gjitha qarqet e vendit.

Tron ditëse/ Gjenden dy persona të ρajetë në pajisjen e uljes së një avioni, zbardhen detajet e para

Një alarm u ngrit në Nju Jork kur, pasi një aeroplan u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Lauderdale-Hollywood, dy persona u gjetën të vdekur në pajisjen e uljes.

JetBlue konfirmoi se trupat u zbuluan gjatë një kontrolli të mirëmbajtjes pas fluturimit të hënën, pasi avioni u ul në pistë.

“Tragjikisht, të dy individët vdiqën. Për momentin, identitetet e individëve dhe rrethanat rreth mënyrës se si ata hynë në avion mbeten nën hetim,” tha kompania herët të martën.

“Kjo është një situatë tronditëse dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet e tyre për të kuptuar se si ndodhi kjo”, thuhet më tej në deklaratë.

Sanitarja gjendet e pajetë brenda ambienteve të një shkolle 9-vjeçare në Elbasan, dyshimet e para

Në fshatin Përparim të Elbasanit, pasditen e djeshme, është gjetur e pajetë shtetasja L.Z., 62 vjeçe, e cila punonte si sanitare në shkollën 9-vjeçare të zonës.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Megjithatë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.