Stresi po këndonte në skenë, ky është momenti kur kunati i Antonela Berishës qëllon me armë zjarri te “Cinco Cavalli” (Video)

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan natën e ndërrimit të viteve në një nga club-et e kryeqytetit, te “Cinco Cavalli”.

Siç dhe raportuam më herët autori ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, në momentin kur ka qenë duke performuar në skenë reperi Stresi

Burime për mediat bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është Jetmir Pepa, ose i njohur ndryshe si Mir Pepa. Emri i këtij të fundit qarkulloi gjerë e gjatë në verën e vitit që lamë pas, kjo pasi ish-partnerja e tij, Mariela Berisha dhe Antonela Berisha qëlluan me gotë qelqi në fytyrë, Klea Prengën të cilën e akuzuan se kishte lidhje sentimentale me Pepën.

Më herët policia bëri me dije se ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes në natën e ndërrimit të viteve, por për shkak të hetimeve nuk bëri me dije emrin.

Sakaq, referuar informacioneve të marra në rrugë jozyrtare Jetmir Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, teksa më pas është larguar nga ambientet e club-it.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk pati të lënduar, ndërkohë në një video që po qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet edhe momenti i të shtënave teksa në skenë këndonte Stresi.

00:00

00:24

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar”, njoftoi Policia më herët.

Kishte ardhur për festa, ja kush është 24-vjeçarja që u aksidentua për vdekje në Shqiperi

Kjo është 24-vjeçarja, Zoi Ksilla e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës në aksidentin tragjik në fshatin Zëmblak të Devollit.

E reja me dokumenta greke ishte duke udhëtuar si pasagjere në mjetin tip “Peugeot” që drejtohet nga i riu Klaudio Kishta.

Sipas asaj që është bërë me dije deri më tani mësohet se mjeti që drejtohet nga Kishta është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz”.

Goditja ka qenë aq e fortë sa fatkeqësisht ka rezultuar fatale për 24-vjeçaren e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme rezulton se të dy mjetet e përfshira në këtë aksident kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Klaudio Kishta në dëshimë e dhënë në polici ka thënë se një kafshë i ka dalë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur. Kjo manovër ka rezultar fatale, pasi është përplasur “kokë më kokë” në korsinë tjetër me mjetin tim “Benz”.

Zoi Ksilla, 24 vjeçarja qe humbi jeten ne aksidentin tragjik

Policia ka vënë në pranga dy shoferët, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje e cila rezultoi fatale për 24-vjeçaren. Kjo e fundit ishte kthyer në atdhe për festat e fundvitit dhe pas disa ditësh do të kthehej sërish në Selanik aty ku jetonte dhe punonte prej vitesh.

Mund të bashkohet me shokët e Kombëtares, klubi i Serisë A piketon Arbër Hoxhën

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha po kalon një sezon të mirë me skuadrën ku aktivizohet në Kroaci, Dinamo Zagreb.

Ai ka bërë mirë edhe te Shqipëria, në ato minuta që i është besuar nga trajneri Silvinjo.

Eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marzio bën me dije se ka interesim nga klubi i Serisë A për futbollistin. Bëhet fjalë për Leçe, ku luajnë edhe dy mesfushorët e Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

Për shkak të dëmtimit të Lamek Banda, klubi italian do të kërkojë që ta zëvendësojë me Hoxhën. Gjithçka pritet të ndodh mes palëve…/PANORAMASPORT.AL

https://www.instagram.com/_u/gianlucadimarzio/?utm_source=ig_embed&ig_rid=995b24d8-d5f8-4282-9008-d1175db6fc63&ig_mid=C021E95E-63BD-4075-8554-93F250A0A368

Menduam se ishte i biri, kush është djali misterioz shqiptar që takoi Parashqevinë më 1 janar?!

Disa foto të shpërndara në rrjete sociale kanë trazuar njerëzit ku të gjithë kanë menduar se djali në foto është Luke djali i Parashqevisë

Por, mësohet se ai është Kelvi Kadilli një ish prezantues shqiptar që tani jeton në USA. Ditën e djeshme Eltoni ishte shprehur se na presin edhe 44 orë nga takimi që do të ndodh më datë 3 janar.

Pra takimi i Parashqevisë me djalin nuk ka ndodhur akoma.

“Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh!

Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme!

Per Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!”, -tha Elton Ilirjani

Viti nis i trishtë për ish-mesfushorin e Kombëtares, njofton humbjen e babait

Viti 2025 ka nisur i trishtë për familjen e ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Arian Bellai.

Trajneri aktual i Vorës, në Kategorinë e Parë ka njoftuar mbrëmë se babai i tij ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare

Ceremonia mortore e babait të Bellait do të bëhet sot në 13:00 në qytetin e Gjirokstarës, ku është vendlindja e tij.

Redaksia e “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bellait për humbjen e njeriut të tyre të dashur./PANORAMASPORT.AL

“Parashikimet e Simpsons për vitin 2025″… një lajm jashtëzakonisht i keq për botën

Shfaqja televizive Simpsons ka qenë prej kohësh e lidhur me parashikimin në dukje të disa prej lajmeve më të mëdha në botë, duke përfshirë vajzën Hawk Tuah, një bashkëpunim të madh muzikor, krizën e kostos së jetesës në Mbretërinë e Bashkuar dhe hartën e zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA.

Në vitin 2000, u transmetua episodi i sezonit të 11-të “Bart to the Future”, i cili i referohej në mënyrë të frikshme ngjitjes së Trump në pushtet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Fansat kanë qenë gjithmonë krejtësisht të hutuar se si e bën këtë shfaqje, por duket se mund të ketë disa parashikime për vitin 2025 – dhe nuk duket si lajm i mirë.

Një zbulim global

Hubpages na kujton se në një episod të The Simpsons, “Thank God It’s Doomsday”, Marge vendos të shkurtojë flokët e fëmijëve, por Bart dhe Lisa duan të shkojnë në një sallon të ri, më të freskët në qendër.

Homeri i çon fëmijët atje gjithsesi, pavarësisht kundërshtimeve të Marge, por shkon tmerrësisht keq kur salloni është në kaos dhe dyshja mbeten me koka gjysmë të qethura.

Të fshehur nga shokët e tyre të klasës, Bart, Lisa dhe Homeri vrapojnë në një kinema ku përfundojnë duke parë një film për Rrëmbimin.

Pas filmit, Homeri është i frikësuar dhe mendon se Rrëmbimi është në rrugën e tij. Ai fillon të thotë se “yjet po bien nga qielli” dhe se “fundi është afër”.

Ndërsa njerëzit e besojnë Homerin në fillim, apokalipsi nuk vjen kurrë dhe Homeri është një i dëbuar, por shpejt e kupton se ai në të vërtetë ka gabuar datën dhe se apokalipsi do të ndodhë.

Disa minuta më vonë, ai i lutet Zotit që të shpëtojë familjen e tij. Pas disa negociatave, Zoti pranon të kthejë kohën pas dhe Homeri zgjohet nga “ëndrra” e tij përpara se të ribashkohet me të dashurit e tij.

Ndonëse mund të tingëllojë pak e largët, fansat besojnë se temat e udhëtimit në kohë dhe apokalipsit mund të jenë një paralajmërim i vitit 2025.

Lufta 3 Botërore

Me konfliktet globale që përshkallëzohen në vitin 2024, nuk është çudi që njerëzit po e marrin seriozisht një parashikim të Luftës së Tretë Botërore.

Që kur u transmetua The Simpsons, ka pasur disa referenca për një Luftë të Tretë Botërore të mundshme. Në një film të shkurtër të vitit 1987, Homeri është i bindur se Lufta e Tretë Botërore ka filluar dhe këmbëngul që familja të nxitojë në një strehë të improvizuar kopshtesh.

Ndërkohë, një skenë e veçantë nga “Dasma e Lizës” e sheh të fejuarin britanik të Lizës, Hugh Parkfield, duke vizituar Tavernën Moe’s me Homerin dhe Bartin në të ardhmen.

“Meqenëse shumë nga parashikimet e Simpsons janë realizuar, a do të realizohet ky parashikim i Luftës së Tretë Botërore?” pyeti një person në Tëitter .

Apokalipsi zombie

Në një episod të publikuar në vitin 2009 të titulluar “Shtëpia e pemës së tmerrit XX”, bota është e infektuar nga një virus që i kthen njerëzit në zombie.

Bart duket se është i vetmi person imun ndaj virusit, kështu që familja nxiton në një zonë të sigurt për ta mbrojtur atë. Por në një kthesë të çuditshme, njerëzit e Springfield besojnë se ngrënia e Bart mund t’i bëjë ata të paprekshëm ndaj sëmundjes së zombive.

Në një fund edhe më të çmendur të episodit, Bart arrin të “inokulojë” popullatën duke ndotur ushqimin e tyre përpara se ta hanë.

Shumica prej tyre janë krejtësisht joreale, sigurisht, por ato kanë tema që i kemi parë më parë gjatë epokës së Covid.

Përdoruesit e mediave sociale mendojnë se mund të kenë filluar diçka, me një që shkruan në TikTok : “Kjo është ajo që kam pyetur veten gjatë gjithë këtyre viteve pasi kam parë filma me zombie, duke menduar se kujt i lindi ideja? Dhe e dija që një ditë do të bëhej realitet”.

Rezulton se edhe viti 2024 ishte parashikuar, megjithatë, me një shkrim tjetër në vitin 2023: “Simpsons kanë ‘parashikuar’ një apokalips në 2024./Top Channel

Skandal në agjencinë funerale?! Qytetari denoncon djalin e pronarit: Na kërcënoi, na tha merrni kufomën dhe largohuni. Përgjigjet biznesmeni, ja çfarë pretendon

Një situatë e pakëndshme dyshohet se ka ndodhur në një agjenci funerale në kryeqytet.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e News 24, se djali i pronarit të agjencisë funerale “Parajsa” ka kërcënuar të afërmit e personit, për të cilin po zhvillohej një ceremoni mortore ne ambientet e agjencisë.

Qytetari pretendon se djali i pronarit i ka kërcënuar ata teksa po vajtonin nënën e tyre të vdekur.

Ai thotë se një person (duke iu referuar denoncimi bëhet fjalë për djalin e pronarit të agjencisë funerale) u është drejtuar familjarëve me fjalët: “Merrni kufomën e nënës dhe largohuni”.

Ai thotë se ky person që ka kërcënuar ishte i dehur. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur tek agjencia funerale tek ish-Parku i Autobusëve.

“Një person tek agjenci funerale Parajsa kërcënon të ardhurit për të ngushëlluar dhe i ofendon ata”, thotë qytetari në denoncimin e tij.

Më tej, në denoncim thuhet se “i biri i pronarit të agjencisë ka sharë e ofenduar gjatë funeralit”. Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, sipas denoncuesit.

Nga ana tjetër, në një prononcim për News 24, pronari i agjencisë funerale “Parajsa”, Bajram Yzeiri mohon që në këtë agjenci të ketë ndodhur ndonjë ngjarje e pakëndshme.

Ai thotë se pretendimet janë të rreme, ndërsa paralajmëron padi për shpifje ndaj personit që bëri denoncimin.

E RËNDË/ 39-vjeçari gjendet i νr. arë me ρΙumb në kokë në shtëpi! Autori dyshohet i ati

Dyshohet se babë e bir janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin para krimit,

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tetovë, në lagjen “Bllok 70”, ku i riu është gjetur i vdekur në shtëpi. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri nga babi i tij, i cili po ashtu është gjetur pa ndjenja në shtëpi. Ai është dërguar në spital, teksa policia ka gjetur dhe armën e krimit, një pushkë gjuetie.

Dyshohet se babë e bir janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin para krimit, dhe më pas autori ka qëlluar me plumb në kokë të birin.

“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga policia maqedonase.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 3 Janar 2025

Dashi

Do e shfrytëzoni ne maksimum këtë dite dhe do qëndroni me pranë partnerit se kurrë me pare. Edhe ndjenjat do i shprehni pa pushim. Beqaret nuk do e dine as vete ta përshkruajnë atë qe do ndiejnë dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Ne planin financiar do bëni çfarë te mundeni për ta përmirësuar sa me shpejt situatën. Do ja dilni mbanë!

Demi

Dite mjaft harmonike dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka qe keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni mjaft mire. Buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë çast. Beqareve do ju duhet ende te presin për te gjetur dashurinë e madhe. Financat do jene paksa delikate, por fale këmbënguljes suaj situata do filloje te stabilizohet dalëngadalë.

Binjaket

Me ne fund do mbarojnë debatet dhe mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do filloje te ngrohet. Qe ne mëngjes do keni surpriza nga partneri. Beqaret do takojnë persona mjaft interesante me te cilët ja vlen te krijohet një lidhje. Ne planin financiar do i zgjidhni një nga një te gjitha problemet qe keni pasur dhe do mundoheni ta konsolidoni situatën.

Gaforrja

Venusi do jete planeti qe do favorizoje jetën tuaj ne çift sot. Komunikimi do jete i mire dhe debate nuk do ketë aspak. Shfrytëzojeni ditën për te folur për çfarëdo lloj teme. Beqaret do jene ne kërkim te një lidhjeje te qëndrueshme, ndërsa sot mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume sepse situata do jete e paqëndrueshme.

Luani

Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do i harroni mosmarrëveshjet dhe do dini te kërkoni falje për gabimet qe keni bere. Beqaret nuk duhet t’i gjykojnë personat qe do i joshin, thjesht le t’iu qëndrojnë larg nëse ju duken te papërshtatshëm. Plutoni do ju nxite te shpenzoni kuturu dhe do keni probleme financiare.

Virgjeresha

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Kriza qe ju kishte pushtuar do marre fund dhe tashme do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin sa me shume ato qe ndjejnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume te matur.

Peshorja

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente te paharruara pranë partnerit tuaj dhe do doni qe dita te mos ketë një fund. Edhe beqaret me ne fund do ndihen te lumtur fale një takime mbresëlënës qe do kenë. Me financat duhet te bëni shume kujdes nëse doni qe situata te mos përkeqësohet. Shpenzoni me kursim.

Akrepi

Do jeni shume romantike gjate kësaj dite dhe do kërkoni ne çdo moment ta surprizoni partnerin. Ai do ndihet mjaft mire ne krahët tuaja dhe do ju beje edhe disa deklarata te forta. Beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do gjejnë një person me te cilin do ja vleje te krijohet një lidhje. Financat nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa kohe me pare.

Shigjetari

Nëse nuk doni te keni debate dhe mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift duhet te tregoheni paksa me tolerante me partnerin dhe te mos e teproni me kritikat. Beqaret do fillojnë te njihen me një person te thjeshte, por qe ka mjaft vlera. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire do ishte te mos investoni shuma te mëdha për objekte te panevojshme për momentin.

Bricjapi

Priten ndryshime rrënjësore gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Do flisni me hapur me partnerin dhe do i sqaroni njëherë e përgjithmonë pengjet qe ju kishin mbetur. Beqaret ka gjasa te njihen me disa persona ne ambientet e punës. Gjithsesi nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave.

Ujori

Mos hezitoni te bëni deklarata dashurie gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do vazhdoje te jete e ngrohte. Beqaret do kenë shume fat dhe do e gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe situata do vije duke u përmirësuar. Edhe shpenzimet do i kryeni me maturi.

Peshqit

Sektori i dashurisë do jete mjaft i trazuar për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni shpesh debate te forta me partnerin dhe nuk do dini nga t’ia mbani. As për beqaret nuk është dita e favorshme për te filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohe. Financat do jene ne një gjendje te qëndrueshme edhe pse nuk do kujdeseni aq sa duhet për to.

Si nisi sherri te “Cinco Cavalli”/ Jetmir Pepa para se të nxirrte armën nga brezi, hodhi te një grup djemsh një …

Detaje të reja kanë dalë nga përplasja e ndodhur natën e ndërrimit të viteve tek clubi i njohur i natës në kryeqytet, te “Cinco Cavalli”, ku Jetmir Pepa qëlloi dy herë në ajër me armë zjarri.

Burime për mediat bëjnë me dije se Pepa ishte ulur në zonën “VIP”, teksa gjatë natës ka hedhur një cigare të pafikur nga vendi ku ishte ulur.

Cigarja e pafikur ra poshtë në një tavolinë ku ishin një grup me djem, të cilët të revoltuar nga ky gjest i Pepës filluan të përplasen verbalisht me të. Më pas debati agravoi, deri në dhunë fizike.

Referuar të njëjtave burime, grupi i djemve, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar nga policia, kanë qëlluar me gota.

Në këtë moment, Jetmir Pepa ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar kështu panik te qindra të rinj të cilët ishin mbledhur në këtë club për të festuar ndërrimin e viteve.

Fatmirësisht si pasojë e këtyre të shtënave nuk pati viktima, ndërkohë Pepa pas ngjarjes u largua menjëherë nga ambientet e club-it. Policia e Shtetit më herët njoftoi se autori i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim, duke mos dhënë identitetin e Pepës për arsye hetimi.