Donald Trump në Shqipëri? Sali Berisha: Do ta organizoj unë Samitin e NATO-s!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi vizitën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Shqipëri gjatë Samitit të NATO-së që do të zhvillohet në vendin tonë 2027.

Kryedemokati u shpreh se Samitin e NATO-së do të organizojë vetë ai, dhe jo kryeministri Rama.

“Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo.

Donald Trump në Shqipëri? Rama: Ja kur pritet të mbërrijë në vendin tonë!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili merr detyrën më 20 Janar 2025, do të vizitojë Shqipërinë.

Kreu i qeverisë u shpreh se Presidenti i SHBA-së do të mbërrjë në vendin tonë në vitin 2027, së bashku me udhëheqësit e aleancës euroatlantike për Samitin e NATO-së që do të zhvillohet në Shqipëri.

Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën kemi filluar punën së bashku me NATO, një mision inspektimi kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë, që do të ishin të pamundur në Tiranën e para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.

Ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare.

Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë”, tha Rama.

Ndarja e bujshme e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, balerini e tradhtoi me shoqen e saj (edhe ajo balerinë)?

Mjafton të përmendnim emrin e Enada Hoxhës dhe mendja te shkon direkt te Gerd Vaso, dhe e anasjellta!

Të gjithë qoftë dhe njëherë kanë qenë dëshmitarë të kimisë së tyre në skenë, po ashtu dhe në jetë. Dashuria për njëri-tjetrin lexohej në sytë e tyre dhe askujt nuk i kishte shkuar nëpër mend që një dashuri e madhe si e tyrja, mund të kishte një përfundim.

Ishte vetë Enada ajo e cila i vuri “vulën” thashethemeve që prej muaj po qarkullonin.  Me lot në sy dhe zërin që i dridhej ajo pranoi që nuk është më krah Gerdit, babait të djalit të saj dhe njeriut që i fali vitet më të bukura të jetës. Sipas balerinës ka gjëra që nuk falen, prandaj dhe vendosi t’i jepte fund.

Epo kjo gjë që nuk falet është padyshim tradhtia! E sidomos tradhtia bëhet akoma dhe më e rëndë kur vjen nga njeriu që nuk e prisje dhe ndaje me të gjithçka. Beauty Fair mëson se bëhet fjalë për një balerinë të njohur, kolege dhe shoqe të Enadës. Si duket, vitet e përpjekjes nga ana e “shoqes” për t’i marrë rolet në skenë Enadës rezultuan pa sukses, por s’mund të themi të njëjtën gjë kur vjen muhabeti te Gerd Vaso.

Vaso ka nisur një marrëdhënie sentimentale me të, marrëdhënie e cila solli dhe shkatërrimin e martesës me Enadën.

Gjendet kaf ka e një fë.mije në plazh,  dyshimi i fortë se kujt mund t’i përkasë

Dy turistë zbuluan gjatë ecjes në plazhin e Cavallino-Treporti (Venecia), pjesën e sipërme të kafkës së një fëmije, i cili sipas gjetjeve fillestare mund të ishte nga 6 deri në 7 vjeç.

Hetimet janë duke u zhvilluar, por mbetet një mister i vërtetë çfarë ndodhi në zonën veneciane.

Çifti i turistëve nga Udine treguan se teksa po bënin një shëtitje në plazhin Cavallino -Treporti zbuluan mes shkëmbinjve atë që duket të jetë pjesa e sipërme e kafkës së një fëmije, e mbetur nën ujë për kush e di sa kohë aq sa ka qenë në gjendje të avancuar dekompozimi.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të gjurmuar se kujt mund t’i përkasin ato kocka dhe për të zbuluar i kujt ishte fragmenti i kafkës.

Gjetjet e para, pas analizave të kryera në spitalin Jesolo, sugjerojnë se fragmenti i kockës mund të datohet me dekada apo edhe më shumë dhe se mund të jetë nga një fëmijë i moshës rreth 6 deri në 7 vjeç.

Ndër hipotezat që po shqyrtohen nga hetuesit, është se mbetjet mund të datojnë që nga lufta në ish-Jugosllavi dhe janë tërhequr zvarrë në breg nga rryma detare, ndoshta si pasojë e stuhive të ditëve të fundit.

Policia shkencore tha sot se do të vijojë në ditët në vijim me të gjitha hetimet e nevojshme dhe kafka do të qëndrojë në dispozicion të organeve gjyqësore për çdo hetim të mëtejshëm.

Nga gjeli i detit te bakllavaja, ja sa shpenzojnë shqiptarët për darkën e Vitit të Ri

Darka e Vitit të Ri është një nga traditat më të dashura për shqiptarët, ku familjet mblidhen për të festuar dhe për të shijuar ushqime të përgatitura me kujdes.

Por sa mund të kushtojë një darkë tradicionale për një familje prej katër personash në ditët e sotme?

Për të dhënë një vlerësim të përafërt, Monitor ka analizuar çmimet mesatare të përbërësve dhe pijeve kryesore, bazuar në të dhënat aktuale të tregut.

Nga sallatat, gjeldeti dhe përsheshi, deri te bakllavaja dhe pijet, ky artikull ofron një përmbledhje të detajuar për koston e kësaj feste të veçantë.

Për të bërë një vlerësim të përafërt për një darkë të Vitit të Ri për 4 persona në Shqipëri, do të përfshijmë çmimet mesatare për përbërësit kryesorë, bazuar në të dhënat aktuale të tregut:

Kosto mesatare: 3300 lekë.

Kosto mesatare 3,000 lekë.

Kosto mesatare 3,500 lekë.

Kosto totale e përafërt për darkë për 4 persona: 19,300 lekë.
Ky është një vlerësim për përbërës dhe pije me cilësi mesatare. Kostoja mund të ndryshojë në varësi të përzgjedhjeve të familjes (produktet e përdorura, origjina e mishit, dhe nëse bakllavaja bëhet vetë apo blihet)./MONITOR

Avioni Tiranë-Hamburg ulet në Vienë: Një grua shtatzënë lindi!

Një fluturim i linjës Tiranë-Hamburg ka devijuar nga rruga e tij dhe është ulur në Vjenë.

Fillimisht arsyet e devijimit të tij ishin ende të paqarta.Mirëpo më vonë pasagjerët kanë njoftuar se janë mirë dhe kanë theksuar se një gruaje të re shtatzënë i kanë plasur ujërat dhe është detyruar të lindë në Vjenë. Sakaq, momenti i lindjes ishte një situatë e papritur, por e menaxhuar me sukses.

Fatmirësisht, të dy, nëna dhe fëmija, janë mirë, dhe incidenti ka mbaruar pa komplikacione. Avioni vazhdoi më pas udhëtimin drejt Hamburgut pas uljes emergjente në Vjenë.

“TikTok do mbyllet”, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, do na duhen 6-8 javë

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tërhiqen nga vendimi që është marrë për mbylljen e TikTok në Shqipëri. Në konferencën e fundvitit që po mban me gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh:

“Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 deri javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”.

Njoftimi për mbylljen e platformës për një vit u njoftua disa ditë më parë në prezantimin e planit të ri të veprimit të sigurisë në shkolla. Kreu i qeverisë tha se pas një viti, do të shihet se si do të veprohet./abcnews.al

Konferenca e fundvitit e kryeministrit Rama përballë gazetarëve, Berisha e ndjek fshehurazi live në ‘Facebook

Kryeministri, Edi Rama po zhvillon ditën e sotme konferencën e fundvitit me gazetarët. Kjo konferencë e Ramës mesa duket ka ngjallur interes edhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha është “kapur mat” teksa ndjek live në “Facebook” konferencën e Ramës.

Ai ka hyrë live për të ndjekur në “Facebook” konferencën e fundvitit së bashku dhe me qytetarë të tjerë. Kreu i PD-së ka njoftuar sot se në orën 12:00 do të zhvillojë konferencë me gazetarët në sallën “Azem Hajdari” por ai ka arritur të gjejë kohë nga axhenda e tij për të ndjekur live kundërshtarin e tij politik.

I shpallur në kërkim, Arben Ahmetaj shikohet në mes të Zvicrës

Një tjetër foto e ish-numrit dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetajt është publikuar së fundmi.

Ish-zv.kryeministri, i cili prej më shumë se një viti tanimë ndodhet në arrati, shihet në shoqërinë e dy personave në një lokal, që mendohet të jetë në Zvicër, aty ku dhe politikani shqiptar është “strehuar” prej korrikut të vitit 2023.

Në foton e publikuar Ahmetaj shfaqet duke konsumuar kafe dhe puro, teksa është duke biseduar me disa persona identiteti i të cilëve nuk kuptohet qartë në foto.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ku dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.

Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ish-zv.kryeministri ka refuzuar përballjen me drejtësinë shqiptare, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht.

Ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot…

Çifti Briseida dhe Jori nuk arritën që të bëhen pjesë e shtëpisë së VIP-ave. Ata qëndruan për katër ditë në shtëpinë e xhuxhave në formatin e Big Brother Vip, mirëpo me votat e publikut nuk arritën që të futen te shtëpia e madhe ku janë të gjithë personazhet e njohur.

Por, sipas çiftit ky vendim është marrë nga produksioni dhe jo nga publiku. Madje, madje Briseida dhe Jori i kanë bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë, pasi në fund të çdo televotimi shpëton apo eleminohet ai që produksioni dëshiron.

“Jemi të gëzuar që shkuam. Me pak fjalë nuk kishte lidhje realiteti me çfarë shihje në TV. Është një turp i madh sepse nuk ishin votat e publikut që vendosnin. Pra mos votoni, mos harxhoni lekët kot. Është kshu hajde fli gjumë, kur të thërret produksioni të mëson çfarë do thuash, dil aty çfarë do produksioni dhe kaq fitove. Shumë padrejtësira, pa fund megjithatë populli është shumë i zgjuar, e kupton jam e sigurt edhe ne donim ta kishim këtë eksperiencë ja arritëm. Aty brenda ishte inskenim, na përgatisnin, të bënim sikur ishim budallenj”, thanë Briseida dhe Jori, teksa më tej falenderuan të gjithë ata që i mbështetën në këtë eksperiencë që zgjati shumë pak.