Incident i papritur në shtëpinë e Big Brother, Rozana Radi përpIas kokën me xhamin e derës së jashtme

Në shtëpinë e Big Brother VIP 4 ka ndodhur një incident i papritur, ku Rozana Radi përplasi kokën me xhamin e derës së jashtme teksa po tentonte të dilte në oborr.

Menjëherë pas ngjarjes, banorët e tjerë iu afruan për ta ndihmuar, duke treguar kujdes dhe solidaritet.

Rozana, megjithatë, vendosi të kalonte situatën me humor, duke thënë: “U bëra meme,” dhe duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.

Incidenti u shndërrua shpejt në një moment argëtues për të gjithë shtëpinë, duke treguar aftësinë e Rozanës për të marrë situatat me sportivitet.

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Dinamos dhe Kombëtares

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare Stavri Lubonja ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, ish-futbollisti i njohur i Dinamos kampione të viteve ’60.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e gjatë ndërsa sot mbylli sytë përgjithmonë në Nju Xhersi. Lubonja ka qenë pjesë e ekipit kombëtar si dhe trajner e zyrtar pranë klubit blu.

Lubonja e kaloi karrierën e tij gjashtëvjeçare si futbollist me klubin kryeqytetas Dinamon, duke fituar tre kampionate. Gjatë sezonit 1959, Lubonja ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 11 gola, me Dinamon, e cila përfundoi në vendin e 3-të.

“Një lajm i trishtë për komunitetin e futbollit na erdhi në këtë fundvit. Është ndarë nga jeta Stavri Lubonja, ish-sulmues i shquar i viteve 1950-60 i Dinamos dhe ekipit Kombëtar. Golashënues i spikatur dhe lojtar elegant, që pasi e mbylli me futbollin e luajtur vijoi karrierën si trajner dhe drejtues i klubit Dinamo. Personalitet i vlerësuar nga i gjithë komuniteti i futbollit për natyrën e çiltër dhe respektin që kishte për njerëzit e futbollit dhe kolegët. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Lubonja dhe të afërmve e miqve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruan presidenti i FSHF-së, Armand Duka në postimin e tij.

Frikë nga SPAK për të mbajtur para të paligjshme në cash? Bum importi diamantesh dhe gurësh të çmuar

Importi i perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive arriti rekord të ri në muajin Nëntor të këtij vitit tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”.

Sipas shifrave, gjatë vitit 2024, pra deri në muajin Nëntor, u importuan 6.3 miliardë lekë perla natyrale, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Kjo shifër ka shënuar një rritje prej 41%, krahasuar me njëmbëdhjetë muajt e vitit 2023, ose rreth 1.8 miliard lekë më shumë. Shifrat tregojnë se përgjatë muajve të këtij viti importi i perlave natyrale dhe gurëve të çmuar ka regjistruar rekord pas rekordi.

Nëntori i këtij viti jo vetëm ka shënuar vlerën më të lartë prej 1.4 miliardë lekësh, por ka edhe një diferencë të konsiderueshme, krahasuar me rekordin e mëparshëm, pra muajin Tetor të po këtij viti.

Italia dhe Turqia përbëjnë gati 90% të peshës së importeve të gurëve të çmuar dhe perlave përgjatë periudhës Janar-Nëntor të këtij viti.

Rritja e lartë e importit për këtë produkt në muajin Nëntor mund të jetë si pasojë e ndikimit të festave. Siç dihet një nga sektorët që përfiton më shumë gjatë festave është ai i veshjeve dhe aksesorëve. Shqiptarët kanë një traditë të gjatë të veshjeve festive, dhe gjatë kësaj periudhe, dyqanet raportojnë një rritje të ndjeshme të kërkesës për veshje të reja dhe aksesorë të veçantë. Krijimet e personalizuara dhe aksesorët unikë janë veçanërisht të preferuar.

Ndërkohë, nga ana tjetër, siç është përmendur edhe më herët, rritja e kërkesës në muaj të caktuar të vitit mund të jetë edhe pasojë e frikës për një zhvlerësim të mundshëm të mjeteve monetare.

Por një tjetër faktor duket se është frika e të mbajturit të parave të paligjshme në cash.

Gurët e çmuar janë një nga format më të lehta për fshehjen e të ardhurave që vijnë nga korrupsioni, trafiqet apo burimet e tjera të paligjshme.

Frikë nga SPAK për të mbajtur para të paligjshme në

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 27 dhjetor 2024

DASHI

Në dashuri kjo është një periudhë që kërkon vëmendje dhe kujdes më të madh, ndaj ecni shumë ngadalë, me hapa të kujdesshëm. Sa i përket punës, disa zgjidhje interesante janë në rrugë e sipër. Mund të realizoni projekte ambicioze dhe interesante

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 27 dhjetor 2024), fundi i dhjetorit do të shënojë një rikuperim të ndjenjave ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Për sa i përket punës jeni të pavendosur, nuk mungojnë propozimet por duhet të bëni një zgjedhje.

BINJAKËT

Në dashuri mund të takoni një person të këndshëm, interesant. Mos u ndalni dhe lërini ndjenjat tuaja të flasin për ju. Për sa i përket punës, gjëra të reja janë në horizont. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Gjërat mund të përmirësohen deri në fund të vitit.

GAFORRJA

Qiell interesant për ata që kanë takuar së fundmi një person dhe duan të thellojnë lidhjen. Për sa i përket punës, do të ketë disa konfirmime të rëndësishme.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 27 dhjetor 2024), i yti është një qiell që flet për dashurinë, pse nuk organizon diçka të këndshme së bashku me partnerin? Mund të jetë koha për një udhëtim të këndshëm.

VIRGJËRESHA

Në dashuri përpiquni të jeni më të kuptueshëm dhe të shmangni diskutimet e panevojshme. Për sa i përket punës, është koha të bëni një rishikim dhe të hiqni dorë nga gjithçka që ju rëndon.

PESHORJA

Gjatë orëve në vijim mund të ketë disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj, rikuperim pritet që në mbrëmje. Për sa i përket punës, shmangni konfliktet, në vend të kësaj kërkoni një pikë ndërmjetësimi. Nuk ka kuptim të grindeni, nga ana tjetër është normale që dikush të mendojë ndryshe.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 27 dhjetor 2024), në dashuri është një qiell padyshim intrigues për çiftet, mos e përjashtoni mundësinë e planifikimit të një ngjarjeje të rëndësishme nga tani dhe në muajt e ardhshëm. Sa i përket punës, një rinisje e madhe është duke u zhvilluar.

SHIGJETARI

Në dashuri gjatë orëve në vijim mund të ketë disa keqkuptime, prandaj kini kujdes të mos nxisni polemika. Për sa i përket punës, vlerësoni me kujdes kushtet dhe klauzolat e një marrëveshjeje. Mendoni dhe vlerësoni të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni.

BRICJAPI

Pas pak moment tensioni, paqja po i kthehet dashurisë dhe do të mund të kënaqeni me emocione të reja, intriguese. Për sa i përket punës, kërkesa juaj mund të pranohet. Është koha e duhur.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 27 dhjetor 2024), në dashuri është koha për të bërë një rishikim, nëse ka diçka që nuk ju përshtatet, tregohuni të qartë dhe mos u ngatërroni nëpër shkurre. Për sa i përket punës, favorizohen profesionet krijuese. Mund të dilni dhe të realizoni projektet tuaja.

PESHQIT

Në dashuri nëse ka një person që ju intereson, pse nuk dilni përpara? Periudha premton mirë dhe sigurisht nuk do të mungojnë emocionet… Për sa i përket punës, së shpejti do të vijnë disa lajme të çmuara. Ju mund të realizoni ëndrrat dhe planet tuaja.

Rritje në karrierë, para dhe mundësi të reja! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta nisin mbarë vitin 2025

Tre shenja të horoskopit kanë më shumë gjasa të përjetojnë arritje profesionale dhe mundësi të reja në janar 2025.

Muaji i parë i vitit sjell kushte të favorshme për zhvillim profesional, veçanërisht për ata që janë të gatshëm të përfitojnë nga ndikimet planetare.

Me Saturnin në lidhje me Hënën e Re në Bricjap, energjitë rreth kësaj kohe do të inkurajojnë punën e palodhur, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin për arritjen e qëllimeve.

Kjo shtrirje dinamike krijon një mjedis ideal për avancim në karrierë, promovime dhe mundësi të reja.

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë arritje profesionale në janar

Virgjëresha: Virgjëreshat kanë aftësinë për të organizuar dhe ekzekutuar, karakteristika këto që u sigurojnë avantazhe në rolet kërkuese. Persona e kësaj shenje ka të ngjarë të vlerësohen për aftësitë e tyre korrekte në punë. Do të kenë ende mundësi për të udhëhequr projekte ose për të mentoruar të tjerët në vendin e punës.

Demi: Qasja e tyre praktike i lejon të balancojnë idetë krijuese me prakticitetin. Ata ka të ngjarë të perceptohen nga eprorët për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Këtë muaj do të kenë mundësinë e shpërblimeve financiare apo bonuse të lidhura me performancën e tyre.

Luani: Hëna e Plotë në Luan më 25 janar nxjerr në pah karizmën natyrore dhe aftësitë drejtuese. Kjo shenjë zjarri lulëzon në role ku mund të frymëzojë dhe të influencojë të tjerët. Hëna e Plotë aktivizon aftësinë e tij për të marrë vendime. Megjithatë, ai duhet të balancojë guximin me përulësinë për të mbajtur marrëdhënie të forta me kolegët dhe eprorët.

“‘Non-grata’ e Berishës mund të anulohet”- Ish-ministri tregon bisedën me njerëzit e Donald Trump! Pse Qeveria teknike forcon besimin te zgjedhjet

VALENTINA MADANI/ Për Genc Pollon është koha që opozita pasi ka protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër regjimit dhe pasi e ka denoncuar atë me fakte, tashmë duhet të kalojë në marshin elektoral. Z.Pollo thotë për gazeta “Panorama” se në një kohë kur opozita po goditet nga koka, prej saj lipset që të ngjallë shpresë te njerëzit me një ekip të ardhshëm kuvendor e qeveritar kompetent e të paqortueshëm.

Ish-ministri flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen civile, projektin elektoral dhe mundësitë e heqjes së “non-grata”-ës së Sali Berishës. Genc Pollo zbardh një bisedë tri javë më parë me ish-ofiqarë të presidencës “Trump” 2017-2021 dhe të afërt me ekipin aktual të Presidentit të ri të SHBA-ve.

Nga pyetja për rishikimin e “përcaktimeve moshyrje” të firmosura nga Blinken, Pollo thotë se mori përgjigjen e tyre: “Politika e përcaktimeve do të shqyrtohej nga administrata ‘Trump’ dhe se në këtë kuadër ishte shumë e mundur që të anuloheshin përcaktimet problematike të së shkuarës”. Ndaj, z. Pollo shprehet se do të ishte në nderin e Departamentit të Shtetit që ta anulonte sa më parë vendimin për “non-grata”-n e Sali Berishës.

-640-0-genc-pollo-1jpg-149

Z.Pollo, që nga lirimi i z.Berisha vihet re një eufori te demokratët. Çfarë ndryshon për ta? Si po ndikon tek opozita lirimi i tij?

Kush rifiton lirinë, e gëzon atë më shumë se ai që nuk e ka humbur ndonjëherë. Krishti i ringjallur është më i fuqishëm se Krishti ende i pakryqëzuar. Mund të rendisja të tjera krahasime e metafora për të shpjeguar që fundi i kalvarit “arrest shtëpiak” ngjall gëzim e shpresë te demokratët, por edhe te të tjerët, që i kanë për zemër parimet kushtetuese.

Duket se me lirimin e z.Berisha ka marrë hov mosbindja civile, por në kushtet aktuale, a është e nevojshme apo zgjidhje për demokracinë në vend?

Mosbindja civile ka qenë një formë reagimi edhe para arrestit të z. Berisha. Nëse biem dakord që po jetojmë në një regjim autoritaro-kleptokratik, çdo reagim është legjitim e i nevojshëm. Jo thjesht për të përmbysur regjimin me një të rënë sëpate, por për të mbajtur gjallë e lart frymën e qëndresës që do të japë frytet e veta.

Mosbindja civile synon krijimin e një qeverie teknike, si duhet të jetë qeveria kujdestare, me qëllim sigurimin e standardeve më minimale të zgjedhjeve të 2025?

Ky model i dakordësuar në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2015 rezultoi i dobishëm në një shtet, ku pushteti personalizohet e shteti partiakizohet. Shqipëria është e ngjashme. Sot është më keq se Maqedonia në vitin 2015. Ky model do të ishte i nevojshëm jo vetëm për zgjedhjet parlamentare mbas pesë muajsh, por edhe në të ardhmen, cilado parti qoftë në pushtet.

Kundrejt kërkesave të opozitës, PS-ja është shprehur se ka fituar me epërsi të madhe votash, duke e quajtur të panevojshëm krijimin e qeverisë së përkohshme…!

Ky duket si argument në favor të opozitës. Qeveria teknike nuk vë në dyshim zgjedhjet e shkuara, ajo forcon besimin te zgjedhjet e ardhshme.

Në situatën ku është opozita, armën e vet ka fjalën, ndikimin e opinionit publik, vënien përballë të funksionarëve të lartë të shtetit. Çfarë të drejtash nuk po i njihen opozitës?

Deri dje nuk i njiheshin të drejtat më normale zgjedhore e parlamentare, por sidomos tani do të lipsej fokusimi te mohimi i të drejtave bazë të qytetarit: të pronës, të sipërmarrjes, të informimit, të zgjedhjes së lirë e të jetës me dinjitet. Ky debat prek nervin e njerëzve. Vetëfokusimi te cenimi i të drejtave të opozitës, sado qendror të jetë në një demokraci, mund të duket edhe si vetëviktimizim. Në publik partia lipset të merret më shumë me çështjet e popullit se me çështjet e vetvetes.

Çfarë efekti ka fitorja e republikanit Donald Trump?

Së pari, fitorja e Donald Trump është një çlirim i jashtëzakonshëm për SHBA-të, që po asfiksoheshin nga ideologji të mbrapshta dhe një administratë gjysmë e indoktrinuar dhe gjysmë inkompetente. Joe Biden ka qenë i respektuar e i pëlqyer si senator e zv.President; ka qenë edhe mik i Kosovës. Por si President, fill mbasi u zgjodh, premtoi se do të bashkonte amerikanët, por nuk e bëri këtë, përkundrazi me fjalë e me vepra i përçau më keq. Ndoshta nga ndikimi i krahut ekstremist-ideologjik të partisë së tij.

A besoni se do të anulohet “non-grata” e Sali Berishës?

Sa për “non-grata”-n e Berishës, siç e quani ju apo “përcaktim (designation) për moshyrje” siç e quajnë ata, do të ishte në nderin e Departamentit të Shtetit që ta anulonte sa më parë. Para tri javësh bashkë me miq e kolegë nga Europa e bota isha në një konferencë me tre referentë, ish-ofiqarë të presidencës ‘Trump’ 2017-2021 dhe të afërt me ekipin aktual të Presidentit Trump. I pyeta për rishikimin e “përcaktimeve moshyrje” të firmosura nga Blinken për motive partiake, siç kanë deklaruar senatorë republikanë, përfshi edhe Marco Rubion (i nominuar për Sekretar Shteti), sepse në Shqipëri psh., kemi raste problematike (Berisha). Përgjigja e tyre ishte se politika e përcaktimeve do të shqyrtohej nga administrata “Trump” dhe se në këtë kuadër ishte shumë e mundur që të anuloheshin përcaktimet problematike të së shkuarës.

Çfarë lipset të bëjë Partia Demokratike?

Mbasi ka protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër regjimit autoritar e kleptokratik, mbasi e ka denoncuar atë me fakte, dokumente e argumente më shumë se kushdo tjetër; mbasi i ka rezistuar më shumë se të tërë, PD të lipset të kalojë në marshin elektoral. Një fushatë elektorale kërkon më shumë shpresë për të ardhmen, më shumë zgjidhje për problemet konkrete, më shumë dritë në fund të tunelit. Dhe mund të jetë e drejtë në rrethanat tona që të kërkojmë masa sociale si psh., rritje pensionesh. Por, krijimi i pasurisë ka precedencë ndaj rishpërndarjes së saj. Këtu qeveria “Rama”, shpesh në mënyrë të padukshme, ka mbytur me lloj-lloj rregulloresh të tepërta e abuzive e me lloj-lloj tarifash pa kuptim, por me efekt zhvatës për bizneset e vendit, sidomos ato të mesme. Dhe fokusi te këto probleme e të tjera të ngjashme me to lipset të jetë fokusi i debatit opozitar, krahas një ekipi të ardhshëm kuvendor e qeveritar kompetent e të paqortueshëm që ngjall besimin e publikut.

Opozita ankohet se është vënë në shënjestrën e SPAKut, por ka edhe një perceptim tjetër se po godet në të dyja krahët…

Së pari, SPAK-u po e tepron me paraburgime të paarsyeshme e të pabazuara në frymën e ligjit. Le të mos merremi me arrestet e Berishës e të Metës, që janë skandaloze, mbasi nuk përmbushin kriteret. Por shihni “në krahun tjetër”, Vangjush Dakon, që e mbajtën dy vjet në paraburgim deri sa skadoi afati sipas procedurës penale dhe u detyruan ta nxjerrin jashtë pa qenë në gjendje të paraqesin aktakuzën. Ai akuzohej për një tender 10 vjet më parë e një leje ndërtimi 5 vjet më parë. Kur prokurori e kishte dokumentacionin në dosje, pse duhet i pandehuri në paraburgim? Ky shqetësim i është shprehur në Kuvend titullarit të SPAK-ut, por ky i fundit dha një shpjegim thjesht formalist.

A po godet në të dyja krahët e politikës?

Kjo është tjetër çështje: është vënë në dukje se SPAK-u e godet opozitën në krye, duke funksionuar si gijotinë; kurse mazhorancës i pret ndonjë këmbë të krimbit centipedes (njëqindkëmbëshit). Për çdo qeveri në një demokraci funksionale, këto arrestime do të ishin problem, por për regjimin autoritaro-kleptokratik Rama, jo dhe aq. Por, ka një aspekt tjetër: shihni akuzat ndaj opozitarëve: Berisha akuzohet se ka miratuar në qeveri një projektligj gjenerik; Beleri akuzohet se ka blerë një dyzinë votash nga agjenti-provokator i policisë; Salianji se ka fabrikuar një provë në një kallëzim penal që nuk ka ndodhur. Të tria këto raste janë pa precedent jo vetëm në praktikën penale shqiptare, por me shumë gjasë konsiderohen si jo të pranueshme në jurisprudencën europiane. Gjithsesi, këto çështje të opozitës nuk janë si ato që kemi parë në krahun tjetër me miliona euro që i zhvaten shtetit dhe përmes privatit përfundojnë në xhepin e ofiqarëve. Pra, në thelb kundër opozitës ka akuza abuzivo-banale dhe jo akuza për korrupsion. Në kontrast me çështjet e opozitarëve kemi raste nga Tahiri tek Veliaj, që janë për korrupsion me shuma gjigante e për abuzim me pasoja të rënda. Shihni modelin Tahiri: nga një superakuzë, që normalisht të çonte në 15 vjet burg, përfundoi në një minidënim si për delinkuentin e lagjes. Pastaj edhe ky minidënim përgjysmohet për shkak të “rrethanave të veçanta”.

Dhe pastaj i dënuari për megakorrupsion jeton i lirë me milionat e korrupsionit. Dhe shpreson që mbas pesë vjetësh, kur të jetë harruar zullumi, po të duan e rifillojnë karrierën politike. Kështu keni Beqjan, që deri dje dukej se do të dënohej për fatura restoranti, por jo për “sterilizimin”, që i kushtoi taksapaguesit 95 milionë euro. Kështu keni edhe Veliajn, ai duket se nuk do të dënohet për inceneratorin 150 milionë euro që nuk ekziston, nuk do të dënohet për aferën “5D”, që prishi bursën e korrupsionit, duke e çuar ryshfetin nga 10% në 100%, por duket se do të ngecë në dosjen ‘Abule’, që është rast banal shkëmbimit të favorit me para dhe që ka ndodhur rëndom në dy dekadat e fundit në Bashkinë Tiranë. I vetmi që është dënuar deri tash për korrupsion mirëfilli është Lefter Koka, i cili të kujton aforizmin se tradhtinë e duan të tërë, kurse tradhtarin nuk e do kush. Kam lexuar mbi akuzën e SPAK-ut për mosdeklarim pasurie kundër deputetit opozitar, Asllan Dogjani, për një banesë të blerë para 20 vitesh para se ai të hynte në politikë.

Ndërtuesi, i cili vitet e fundit hyri në sherr me Dogjanin për një ndërtim të paligjshëm, e kallëzoi atë duke paraqitur letra të tjera e të njëanshme për blerjen e dikurshme. SPAK-u me hetim blitz ngre akuzë kundër Dogjanit, edhe pse nuk ka logjikë penale. Ndërsa opozita para 6 vitesh ka publikuar dokumente që tregojnë se Edi Ramës nuk i përputhen fare shpenzimet për vilën në Surrel me të ardhurat familjare. Pra, rasti klasik i fshehjes së pasurisë gjatë kohës së ofiqit më të pushtetshëm të Republikës. A ju duket se SPAK-u po vepron me dy kute, apo ju duket normale sa më lart? Prokuroria e Gjykata e Posaçme Antikorrupsion u ngrit me qëllimin që të parandalonte korrupsionin e jo thjesht ta ndëshkonte. Por, një pjesë e madhe e çështjeve penale që po hetohen nga SPAK-u kanë filluar të konsumohen mbasi SPAK filloi të funksionojë. A mos tregon kjo se rilindistët e babëzitur kanë besim te modeli Tahiri dhe tek “dora e ngrohtë e partisë”?

Pavarësisht kritikave të opozitës, sondazhet tregojnë nivele të larta të besimit publik te SPAK-u! Edhe BE e SHBA shprehen pozitivisht për SPAK-un e gjyqësorin postreformë! Madje, së fundi Sekretari Blinken e dekoroi Dumanin…

Së pari, shihni se mos ka konflikt interesi mes porositësve të sondazheve, mbasi ka plot syresh të cilëve u leverdis “success story” më shumë se realiteti. Së dyti, po të kishte sondazhe opinioni në vitet kur dënohej Todi Lubonja apo Kadri Hazbiu, me siguri besimi tek Hetuesia e Përgjithshme do t’i afrohej nivelit 100%. Është tipike në psikologjinë e turmës, eksitimi me dënimet e të mëdhenjve që kanë rënë nga fiku. Kështu dëshmohet që nga lashtësia. Pra, këto sondazhe nuk ka pse të jenë surprizë. Pastaj mos harroni se ka sondazhe ku shumica e të anketuarve e konsiderojnë SPAK-un si të ndikuar politikisht. Sfida e një gjyqësori modern është procedimi penal (e në tërësi veprimtaria) në frymën e ligjit e jo arrestimi e dënimi me çdo kusht; apo më keq akoma përndjekja për llogari të pushtetit politik. Për fat të keq, gjyqësori postreformë është shumë larg nga ky ideal. Do të doja të isha pozitiv, por siç ka thënë Aristoteli “e vërteta është mikeshë më e madhe se miku im Platoni”.

Sa i takon vlerësimit nga BE dhe SHBA padyshim, se kanë nevojë për success story për investimin e tyre. Duhet shtuar se ka ca doza realizmi së fundmi. Pastaj edhe në goditjen e disa grupeve kriminale që veprojnë në Europë e më gjerë e pastaj investojnë te ne, duket se SPAK-u ka pasur një bashkëpunim të mirë me homologët europianë. Lidhur me dekorimin e z.Dumani, dua të kujtoj se në vitin 2021 kur Blinken dekoroi Dvoranin si kampion antikorrupsion kujtoj se në një intervistë me “Deutsche Welle”-n thashë se kjo ishte e pakuptueshme për persona me busull morale. Vetëm një vit më parë Komisioni i Venecias e kishte identifikuar Dvoranin si përgjegjës për korruptimin e procesit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Pa folur sesi ai e kaloi vetingun pa u lagur. Prandaj nuk kam çfarë të shtoj për dekorimin e fundit. Pse nuk kemi akoma përgjigje nga Prokurori i Përgjithshëm apo Inspektori i Lartë i Drejtësisë për gjyqtaren Gjoka-Maneku, për të cilën në mars mësuam se ishte dënuar penalisht në një shtet të Bashkimit Europian dhe nuk e kishte deklaruar këtë, duke kryer kështu një vepër penale në Shqipëri? A i shërben mbajtja në atë post e një personi të dyshuar besimit të publikut te gjyqësori?

Çfarë mund ta reduktojë korrupsionin…?

Çështje komplekse. Së pari, unë nuk jam nihilist ndaj SPAKut e gjyqësorit të ri, por drejtësia dhe një gjyqësor që i shërben asaj ndihmohen duke i thënë të vërtetat hapur dhe jo me lëvdata pa bazë, apo duke bërë si struci me kokën në rërë. Të bësh strucin është psh., të pretendosh se PS-ja nuk ka arritur të kapë mjaftueshëm institucionet postreformë. Pastaj edhe sikur të kishim SPAK e gjyqësor funksional e besnik të ligjit, është iluzore të mendosh se ato vetëm do e zgjidhin problemin. Vetë një shtet demokratik me pushtete të ndara krijon kuadrin për trajtimin efektiv të korrupsionit, por kjo është teorike, mbasi në raste si Shqipëria pushteti ekzekutiv kontrollon legjislativin (përmes mazhorancës) dhe gjyqësorin përmes katapultimit aty të besnikëve dhe të të shantazhueshmëve (si gjyqtarja e lartpërmendur). Atëherë e vetmja forcë balancuese reale është opozita.

Mbas saj në distancë vijnë mediat e OJF-të e pakapura nga pushteti e nga donatorët “me agjendë speciale”. Vetëm alternimi i pushtetit pengon konsolidimin e regjimit autoritaro-kleptokratik. Kjo nuk do të thotë se në pushtetin e nesërm apo të pasnesërm, korrupsioni e abuzimi do të jetë zero. Kjo nuk ndodh kurrkund, por korrupsioni e abuzimi do të jetë i reduktueshëm dhe i kontrollueshëm. Fatkeqësisht disa nga ata që mbajnë fjalime kundër korrupsionit, njëkohësisht kanë ndikuar për të dobësuar opozitën, e cila është shpresa e vetme kundër regjimit. Dua të përmend një tjetër rast por që nuk ka të bëjë me SPAKn.

Si e konsideroni vendimin e Kryeministrit Rama për mbylljen e “TikTok”-ut?

Z.Rama ka dashur prej kohësh të mbyllë median “online” përmes urdhrave administrativë dhe jashtë procesit gjyqësor. Ju kujtohet projektligji antifjalë ,ë 2018. Mbas shumë përpjekjesh, Rama u zmbraps sepse u përball me qëndresë të fortë brenda e jashtë vendit. Mbyllja e “TikTok”-ut, përveçse të kujton këtë mendësi, spikat se nuk është e qartë procedura e ndjekur dhe kush konkretisht e vendosi mbylljen e firmosi urdhrin. Tipike e një regjimi arbitrar. Fatkeqësisht prindër të traumatizuar dhe konsultime të organizuara nga partia shërbejnë si justifikim demagogjik. Nuk po them se algoritmi i “TikTok”-ut nuk ka probleme, por për mbylljen e një platforme nevojitet një raport ekspertësh të pavarur dhe debat parlamentar. Mund të mbyllej “TikTok”-u vetëm për të miturit (madje ka shtete në Europë që nuk po lejojnë celularët në shkollë). Por të mbyllet për 30-vjeçarët e 50-vjeçarët, do të thotë të mbyllet për elektoratin.

/Gazeta Panorama

Xhensila Myrtezaj emocionon me këngën e re, dhuratë për Ajkën: Për mua sa e gjithë bota vlen

“Du du” është kënga e re e Xhensila Myrtezajt, dhuratë Krishtlindjeje për vajzën e saj, Ajkën. Nëpërmjet tekstit, Xhensila i shpreh dashurinë vajzës së saj: “Dua të të them, unë me këtë këngë, se ti për mua sa e gjithë bota vlen. Dua të të them sa shumë të du, e vogla ti do jesh gjithmonë për mu”.

Kënga vjen në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov.

Ndërkohë, një muaj më parë, artistja i dedikoi një këngë djalit të saj, në 1-vjetorin e lindjes. Në videoklipin e “Baby Amen”, Xhensila ndan çaste të ëmbla me djalin dhe vajzën e saj.

“O grua e Ιigë, pse e mblodhe grushtin”, debat i ashpër mes Laertit dhe G-Banit në Big Brother

G-Bani dhe Laerti debatuan ashpër me njëri tjetrin mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.

Me sa duket mollë sherri këtë herë është besimi fetar dhe këndvështrimet e ndryshme që ata kanë lidhur me lutjen.

G-Bani është ankuar te banorët e tjerë se Laerti nuk e ka lënë të ushtrojë të drejtën e tij fetare, gjë që aktori e ka mohuar.

Kaq është dashur që në oborr të shpërthejë debat i ashpër mes dy banorëve, ku janë përdori ndër të tjera tone të larta dhe fjalë ofenduese.

Pjesë nga debati

G Bani: Ça do bësh vetëm më prek
Laerti: Nuk e ke vendin këtu ti
G Bani: Llafazan
Laerti: O grua e ligë
G Bani: Më marsh të keqen, homofob

Laerti: Dy fjalë për tim atë dhe fillove të luteshe, i pa fe. O i pa fe. Në ferr do digjet shpirti jot. Do bësh kallëzim ti se s’të kanë lënë ty të ushtrosh të drejtën fetare. Ngele duke kallëzuar njerëzit e shtëpisë. Unë e di ça misioni ke ti këtu, ik o i pafe. Shko atje ku ishe.
Laerti: Njeri i errësirës, po largohem se je djall. Pse e mblodhe grushtin
G Bani: Mos m’u afro
Laerti: O deficient, qelbësirë djal

“O sa e bukur është, mbaroj pas asaj”/ Xumi i dashuruar ‘kokë e këmbë’ pas Eglit: E doja nusen nga Tropoja, por…

Pa kaluar ende një javë nga nisja e reality show Big Brother Vip Albania 4, personazhi i Tiktok Xumi Allushi ka krijuar ndjenja për Eglin.

Në bisedat e tij me banorët e tjerë të shtëpisë Xumi nuk nguron të shprehë haptas dashurinë dhe pëlqimin e madh që ka për Eglin.

Në një bisede me Gilin ai tha se “Egli është vajza më e bukur në botë”.

“Do mbaroj pas asaj. O sa e bukur që është. Ajo është goca më e bukur në botë”, u shpreh banori i Big Brother Vip.

Nga ana e saj Egli i është përgjigjur Xumit duke i thënë se nuk ka ndjenja për të e as e pëlqen, teksa thekoi se nuk do që të krijojë romancë brenda shtëpisë.

Por kjo nuk e ka ndalur Xumin në betejën e tij për të “fituar” zemrën e Eglit.

“Deri para sa të hyja këtu kisha qejf t’u martosha në Tropojë, por kur hyra këtu pashë Eglin nuk e di nga është, por nga kudo që të jetë,”, tha Xumi në bisedën e tij me banorët.

Sakaq nuk dihet akoma nëse ndjenjat e Xumit janë të vërteta, ose thjesht një strategji për lojën në BBV.

Në të kaluarën Egli Tako ka qenë e lidhur me këngëtarin Olsi Bylyku. Çifti u ndanë pas një marrëdhënie disa vjeçare.

Pas ndarjes Olisi krijoi romancë me gazetaren Denada Lura, ndërsa Egli ka preferuar që mos të ndajë detaje për jetën e saj personale.

V. raυ burrin me sëρatë në Sarandë, grυas i ndodh e papritura

Ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës 48-vjecarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj 55 vjeç duke e goditur me sëpatë.

Seanca është zhvilluar sot, dhe në përfundim të saj Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjecares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtur nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti.