E fundit! vjen lájmi i kèq, ndòdh e papritura me Arben Frrokun

Arben Frroku, i dënuar përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj, do të rigjykohet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që procesi ndaj tij rihapet dhe seanca e parë do të mbahet me 17 Shkurt, ora 10:00.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se, autoritetet e drejtësisë shqiptare duhet të rihapin dosjen e Arben Frrokut dhe t’i garantojnë atij një proces të rregullt ligjor.

Vëllai i ish-deputetit Mark Frroku e dërgoi çështjen në Stasburg, pasi nuk e pranoi dënimin me burgim të përjetshëm, dhe GJEDNJ konstatoi se procesi gjyqësor ndaj tij ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe duhet të rigjykohet në Shqipëri.

Aktualisht, Arben Frroku ndodhet në burg në Holandë dhe shteti atje ka refuzuar prej vitesh kërkesën për ekstradim në Shqipëri, me vëllain e ish-deputetit që ka shfrytëzuar rastin dhe përmes avokatëve të tij e ka dërguar çështjen në Gjykatën Europiane.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ai u shpall i pafajshëm, por më 29 Qershor 2015, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e dënoi me burgim të përjetshëm. Vendimi u la në fuqi dhe nga shkallët e tjera të drejtësisë.

Kur vendimi u dha, ai ishte larguar nga Shqipëria duke e ditur atë që do të vendosej në sallën e gjyqit.

Në vitin 2016, Arben Frroku u arrestua Holandë me dokumenta false greke dhe identitet të ri “Renato Xhepa”. Për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, Frroku përfitoi në atë kohë ulje të dënimit dhe drejtësia holandeze vendosi se atij i kishin mbetur edhe 18 vite për të qëndruar prapa hekurave.

Vrasja e Kryekomisar Dritan Lamaj më 25 shkurt 2013, është ndër vrasjet më të bujshme të ndodhura në Shqipëri. Breshëri plumbash u derdhën mbi 41-vjeçarin, baba i një vajze të mitur, në pragun e shtëpisë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Biznesmeni Arben Frroku u akuzua dhe shpall fajtor për vrasjen, e cila dyshohet se ndodhi pas dhunës që Lamaj pretendohet se kishte ushtruar ndaj tij. Ai nuk e pranoi dënimin me burgim të përjteshëm dhe ushtroi ankim në të gjitha gjykatat shqiptare.

Më parë, ankimimet e tij u rrëzuan nga institucionet më të larta të drejtësisë në Shqipëri, konkretisht nga Gjykata e Lartë më 8 Qershor 2017 dhe Gjykata Kushtetuese më 24 Prill 2018, të cilat lanë në fuqi dënimin përjetë.

Ministria e Drejtësisë i dërgoi vendimet e dënimit në Holandë dhe kërkoi ekstradimin e Arben Frrokut për të vuajtur dënimin, por Gjykata në Hagë refuzoi, me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi ishte dhënë për arsye politike.

Befason Ngjela, zbulon “sëmundjen” e madhe të Sali Berishës, i është kthyer në…

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e Partisë Demokratike, para Kryeministrisë.

Ngjela tha se Berisha nuk ka numra, ndërsa theksoi se thelbi i politikës është vota dhe mbështetja popullore. Ai theksoi se politika është interes, por Berishes i ka kaluar ne patologji, që do të thotë në sëmundje. Sipas avokatit tashme Berishes politika i eshte kthyer ne semundje dhe ka humbur sensin e interesit.

“Tani kujtojnë këta që me fjalimet që mbajnë atje realizojnë vetveten, jo. Numri tregon që s’kanë forcë në politikë, në funksion të votës, primar është numri i votuesve, jo ideja, mund të kesh ide shumë të mëdha, por nuk ke numër votuesish, ka marrë fund. Është tek vota, te numri, po ai është thelbi, të tjerat janë poezi ose kështu thuaja një reklamë për vetveten, unë nuk po flas për idetë, s’merrem me analizën e ide, me përkrahjen, përkrahjen e kanë të vogël, përkrahjen popullore po flas, e kanë të vogël.

Ja të bëhet prova, le t’i thërrasë Rama nesër dhe të shikosh sa dalin nga partia tjetër. Po pse këta nuk kanë pasur administratë, politika, është interes. Politika është interes, politika është interes, mori fund, ke apo s’ke interes dhe interesi është shumë i lidhur, pastaj cili është interesi, ardhja në pushtet, pra interesi është marrja e pushtetit, por pushteti politik nuk është një dëshirë e zakonshme, shpesh herë ka kaluar në patologji, që do të thotë në sëmundje, kanë rënë diktaturat, shkojnë në diktatura, pushteti të çon atje, domethënë jo pushteti në kuptimin demokratik, pushteti në kuptimin personal”, tha avokati për “Report TV”.

Sipas Ngjelës, përkrahja reale e qytetarëve dhe numri i votuesve duhet të jenë kriteri kryesor i matjes së forcës së çdo partie. Ai shtoi se me këto numra që ka Berisha nuk nxjerr dot as një deputet në zgjedhje.

“Ja shikojeni, nuk është numër ai që të tremb kundërshtarin ose që shqetëson kundërshtarin. Si do thonë s’kanë, s’kanë, nuk kanë forcë, edhe njëherë po e themi, në politikë, në politikë në funksion të zgjedhjes parlamentare është numri i votuesve, ai t’i jep deputetët, merr fund, me ta shikojmë këtë këtu me këtë numër, këta nuk nxjerrin dot asnjë deputetë, fund”, u shpreh ai.

E reja shkon në tualetin e lokalit dhe SHTANGET kur zbulon se…

Një 32-vjeçare gjeti një kamerë të fshehur me një transmetim të drejtpërdrejtë në tualetin e një restoranti Giggling Squid në Leicester. Pas darkës, e reja e cila zgjodhi të mbetej anonime shkoi në tualet dhe vuri re një mini kamerë të zezë me një bateri dhe kabllo të montuara nën kapakun e bardhë të tualetit. Më vonë u konfirmua se pajisja ishte e lidhur me internetin.

Sipas gruas, e cituar nga BBC, të kuptuarit se mund të ishte filmuar fshehurazi në tualet shkaktoi tronditje të rëndë. Policia e Leicestershire sekuestroi pajisjen, shqyrtoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe mori në pyetje stafin.

Ende nuk dihet se sa njerëz mund të kenë përdorur tualetin para se të zbulohej kamera. Aktualisht nuk ka të dyshuar. Operatori i restorantit tha se ata menjëherë kontaktuan policinë pasi u njoftuan nga mysafiri.

Si u bë Sllovakia prodhuesi numër një i makinave në botë: Brenda fabrikës që prodhon një makinë çdo minutë

Në një fabrikë gjigante, e rrethuar nga male të mbuluara me borë, një ashensor ul trupat prej çeliku të makinave në fillim të linjës së montimit. Ato sapo janë salduar nga robotë, gjithsej 690 të tillë punojnë në këtë fabrikë.

Më pas, një “ushtri” punëtorësh me pantallona të kuqe dhe bluza të bardha i shndërrojnë këto skelete metalike në automjete të përfunduara. Çdo minutë, një makinë del nga fundi i linjës së prodhimit, duke ndezur dritat e saj.

Kjo është fabrika evropiane e kompanisë koreane Kia, e vendosur pranë qytetit Zhilina, në veri të Sllovakisë. Sipas Kia-s, investimi total këtu arrin në 2.5 miliardë euro.

Si u bë Sllovakia prodhuesi numër një i makinave në

Sllovakia është shndërruar në një qendër të rëndësishme të industrisë automobilistike evropiane. Përveç Kia-s, në vend prodhojnë makina edhe Volkswagen, Stellantis (ish Peugeot-Citroën, Fiat dhe Chrysler), Jaguar Land Rover, ndërsa Volvo pritet të hapë një fabrikë për makina elektrike në vitin 2027.

Me një popullsi prej vetëm 5.4 milionë banorësh, Sllovakia prodhon afro një milion makina në vit, më shumë makina për frymë se çdo vend tjetër në botë.

“Që fëmijë, makinat kanë qenë pasioni im”, thotë Marcel Pukhon, 48 vjeç, punëtor në linjën e montimit dhe një nga 3 mijë e 700 të punësuarit në fabrikën e Kia-s. “Tani jam pjesë e ekipit dhe i prodhoj vetë makinat, është puna e ëndrrave.”

Pukhon ka jetuar më parë në Irlandën e Veriut dhe në Angli, përpara se të kthehej në vendlindje për të punuar në këtë fabrikë. Në një tjetër seksion të linjës së prodhimit, Simona Krnova, 23 vjeç, punon në izolimin e dyerve. Ajo ka studiuar biznes, por pranon se kjo nuk është puna e saj e ëndrrave. Megjithatë, ka edhe anë pozitive.

“Gjysma e familjes sime punon këtu, ndaj desha ta provoja. Më pëlqejnë njerëzit”, thotë ajo. Simona fiton rreth 1 mijë e 300 euro në muaj, një pagë që e konsideron të mirë krahasuar me kompani të tjera. Sipas Kia-s, paga mesatare në fabrikë është rreth 2 mijë e 400 euro në muaj.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë se paga mesatare mujore në Sllovaki, e cila në vitin 2023 ishte 1 mijë e 403 euro, por mbetet shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, që arrin në 3 mijë e 417 euro.

Punëtorët shprehen krenarë për rolin e industrisë automobilistike në vend.

“Prodhimi i makinave këtu mbështet shoqërinë tonë”, thotë Simona. Pothuajse të gjithë punonjësit e fabrikës janë sllovakë, prania koreane kufizohet kryesisht në disa dhjetëra drejtues të lartë që jetojnë në një zonë të mbyllur pranë fabrikës.

Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1989 dhe Revolucionit të Kadifenjtë, industria automobilistike sllovake nisi një transformim të thellë. Në vitin 1991, Volkswagen filloi investimet në prodhuesin çek Skoda, duke e marrë plotësisht nën kontroll në vitin 2000. Investime të ngjashme pasuan edhe nga prodhues të tjerë perëndimorë dhe aziatikë.

Si u bë Sllovakia prodhuesi numër një i makinave në

Eksperti i industrisë automobilistike, Peter Prokop, thotë se në atë periudhë kostoja e punës në Sllovaki ishte vetëm 20% e asaj në Gjermani. Edhe sot, sipas tij, vendi ruan avantazh konkurrues.

“Pagat janë rreth 60% e atyre në Evropën Perëndimore, por produktiviteti është i lartë. Kjo e bën Sllovakinë shumë konkurruese”, thotë Prokop.

Një tjetër avantazh është pozicioni gjeografik. “Sllovakia ndodhet në zemër të Evropës dhe është shumë mirë e lidhur me tregjet kryesore”, thotë drejtori ekzekutiv i Kia Europe, Marc Hedrich. Mbretëria e Bashkuar është tregu më i madh për makinat e prodhuara këtu, e ndjekur nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Energjia me emetime të ulëta të karbonit, nga hidrocentralet dhe centralet bërthamore, si dhe përdorimi në rritje i burimeve të rinovueshme, e bën prodhimin e makinave elektrike në Sllovaki më të favorshëm për subvencione shtetërore në tregje si Britania e Madhe.

Qeveria sllovake ofron stimuj financiarë për prodhuesit e makinave, për shkak të përfitimeve të mëdha ekonomike. Sipas kryetarit të bashkisë së Zhilinës, Peter Fiabane, investimi i Kia-s ka ulur ndjeshëm papunësinë dhe ka forcuar ekonominë e rajonit.

“Sot, mbi 20 mijë persona janë të punësuar drejtpërdrejt nga Kia dhe kompanitë e lidhura me të”, thotë ai.

Si u bë Sllovakia prodhuesi numër një i makinave në

Industria automobilistike mbështetet gjithashtu nga arsimi teknik. Në shkollën teknike të Zhilinës, 100 nxënës ndjekin një program dual të mbështetur nga Kia, ndërsa rreth 400 të diplomuar nga Universiteti i Zhilinës punësohen çdo vit në sektorin automobilistik.

Ndërkohë, edhe vende të tjera të ish-bllokut lindor po tërheqin investime të ngjashme. Hyundai, Toyota dhe Volkswagen prodhojnë në Çeki; Toyota, Stellantis dhe VW në Poloni; ndërsa Audi, Mercedes-Benz dhe Suzuki në Hungari. Prodhues si Ford dhe Renault kanë fabrika në Rumani dhe Serbi.

Të gjitha këto vende tërheqin prodhuesit e mëdhenj për të njëjtat arsye, paga më të ulëta, traditë industriale dhe fuqi punëtore të kualifikuar./BBC

Galeria fotografike (

1 / 3

)

“Po lobohet që Berisha të takohet me një ambasador grek, por dhe ai…”, Curi i ashpër: Ditën e protestës takova deputetë të PD në aeroport

Fjalimet zgjatën më pak se sa përplasja me policinë në protestën e të shtunës të Partisë Demokratike. Sulmet ndaj kryeministrisë dhe Kuvendit u shoqëruan me përplasje të deputetëve demokratë dhe policisë.

Vetë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u largua drejt selisë blu pasi mbaroi fjalën e tij, ndërsa bulevardi u kthye në arenë përplasjesh mes molotovëve të protestuesve dhe gazit lotsjellës të policisë.

Analisti Arjan Curi u shpreh në Top Story se fabula e protestës së PD-së u shkërmoq nga vetë PD-ja, pasi votoi në Parlament, tre ditë para tubimit, për të çuar Ramën të përfaqësojë Shqipërinë në “Bordin e Paqes”.

“Protesta po vritet nga vetë PD-ja. Nuk mund të thërrasësh njerëzit të shtunën për të rrëzuar Edi Ramën, kur të enjten votove Edi Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë dhe të shkojë në Uashington. Nëse PS-ja dhe PD-ja janë me Trumpin, atëherë le të rrinë në këto opozita dhe të luftojnë kush do të fitojë në favor të Trumpit.

Elementi i dytë që vura re ishte udhëtimi që bëri Sali Berisha në Strasburg. Izolim total. Nuk e di ç’kishte bërë një video aty pas asnjë mikrofon përpara. U çudita. Ndoshta gjeti një foltore dhe vajti atje. Nuk mbaj mend të ketë takuar ndonjë ndërkombëtar Berisha pasi është bërë non-grata.

Kam një informacion që po lobohet nga disa deputetë të PD-së që Berisha të takohet me një ambasador grek, por as atij ose asaj nuk po i mbushet mendja.

Të shtunën që këta bënin protestën, unë udhëtova jashtë, dhe eksponent të PD-së ishin në aeroport duke udhëtuar jashtë. Goxha të rëndësishëm. Po mundoheshin të fshiheshin, mos të dukeshin. Shkova dhe i pyeta vetë: ‘Si ka mundësi’.

Edhe gazi që këta u ankuan se ishte i skaduar, edhe ai ishte në ndihmë të protestës së PD-së. Gazi kur skadohet, e humbet atë aftësinë helmuese. Që mos t’i helmojnë shumë, i kanë hedhur gaz të skaduar. Ja kanë hedhur me hatër që protesta të mbante më shumë.

Këtyre i është shkërmoqur e gjithë fabula. ‘Rama ra’, ‘Rama u izolua’, ‘Rama e ka keq me amerikanët’, u shkërmuan. Rama, me dy persona që po drejtojnë botën, priti vajzën e Donald Trump dhe takoi Netanyahun, me këta dy persona, e ka muhabetin më mirë se me çdo tjetër. Në izolim real është Sali Berisha, i cili ndërkombëtaren e vetme që takon jashtë vendit është Albana Vokshi”, tha Curi.

Aksidenti TRAGJIK/ Identifikohet mes υiktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve (Video)

Këtë të martë Greqia është tronditur nga një aksident i rëndë që u mori jetën 7 tifozëve të skuadrës greke PAOK, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Për fat të keq, mes viktimave është konfirmuar edhe 29-vjeçari Vasil Palo me origjinë nga Korça, ndërsa mes të plagosurve është një tjetër shqiptar, i identifikuar si Genci Sadiku, sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i Top Channel, Aleksandër Marku. Sadiku ka qenë dhe personi që ka njoftuar policinë pas aksidentit.

Të gjithë personat që po udhëtonin në këtë furgon ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç.

Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por është përplasur kokë më kokë me një tjetër kamion.

Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve.

Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve. Dhjetëra tifozë të tjerë të PAOK që ishin nisur për në Lion janë kthyer në Greqi. Ndërkohë, kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga Federata Europiane e Futbollit.

Ngushëllime për aksidentin tragjik kanë shprehur gjithë liderët e partive greke, por edhe klubet e futbollit të Greqisë./Top Channel

Përjashtimi i Keijsit nga shtëpia, Stelina habit me reagimin e saj

Keijsi u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh këtë të martë, kjo pas përsëritjes së gjuhës denigruese që banori ka përdorur kundrejt Kristit.

Stelina, ish e dashura e Keijsit, u shpreh se ky ishte një vendim i merituar dhe se i bëhej qejfi që Keijsi doli, pasi sipas saj, ai nuk i lejonte banorët e tjerë të tregonin vlerat e tyre.

“Patjetër i merituar. Ishte dhe krenar. Patjetër që më bëhet qejfi. Këtu ka shumë njerëz me vlera që nuk po i përcjellin dot vlerat e tyre, sepse Keijsi bërtiste me gishta në vesh dhe nuk i linte të tjerët që t’i tregonin”, tha Stenila.

Nga ana tjetër, Ina iu kthye duke i thënë se për hir të asaj që Stelina dhe Keijsi kanë kaluar, banorja nuk duhet t’i thoshte këto fjalë:

“Para dy javësh ia dije vlerat Keijsit. Ai është një njeri që ka lënë gjurmë në jetën tënde. Të paktën, për hir të asaj që keni kaluar së bashku, nuk duhet ta thoje”./Topchannel

TRAGJIKE/ Ishte shpallur i zhdukur, i mituri dërgohet në spital pa shenja jete

Ka vdekur Zejn Zejnullahu, vogëlushi i cili u gjet pak orë pasi ishte shpallur i humbur nga familja në Gadime të Lipjanit.

Pasi u gjet, ai u dërgua për trajtim në QKUK, por nuk ia doli.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga mjekja kujdestare Dafina Basholli.

“Pacienti u pranua pa shenja jete.

Përkundër masave reanimuese, ai nuk ia doli”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

Vetëm 17-vjeç, kush është talenti shqiptar që bindi Spaletin ta grumbullonte në ndeshjen kundër Napolit

Juventusi mposhti me rezultatin 3 me 0 Napolin, në supersfidën e javës në Serinë A.

Mes lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Spaletti për ndeshjen kundër skuadrës së Kontes, ishte dhe një risi nga skuadra Primavera e drejtuar nga Simone Padoin. Bëhet fjalë për talentin shqiptar, Raffaele Huli. I lindur në vitin 2008, portieri i ri është thirrur për herë të parë nga trajneri toskan dhe u ul në stol në vend të Carlo Pinsoglio, i cili pak ditë më parë festoi lindjen e djalit të tij të dytë, Noah dhe sot mungoi për shkak të gripit.

Vetëm 17-vjeç, Huli ka qenë protagonist si në kampionat ashtu edhe në Youth League, duke zhvilluar disa paraqitje të rëndësishme; e fundit pikërisht në kampionat, në Derbin e Italisë kundër Interit. Deri më tani, portieri shqiptar ka luajtur gjithsej 21 ndeshje, duke e mbajtur portën të paprekur në gjashtë raste.

E ardhmja e tij pritet të jetë e ndritur. Talenti shqiptar gjithashtu numëron 4 ndeshje me Kombëtaren U19 të Shqipërisë si dhe 10 me Kombëtaren U17

“Merr armët më vrit”/ Mbyllja e tregut revolton qytetarët në Vlorë, mësyjnë brenda bashkisë

Një situatë e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë e qytetit të Vlorës.

Dhjetëra tregtarë kanë mësyrë brenda bashkisë, pas paralajmërimit për mbylljen e tregut industrial të qytetit.

Tregtarë janë futur me forcë brenda institucionit, në shenjë revolte ndaj vendimeve që po i nxjerrin sipas tyre në rrugë dhe po i lënë pa punë.

“Po na nxjerrin në rrugë, jemi hallexhinj, na lanë pa punë”, dëgjohen të thonë tregtarët, të cilët akuzojnë Bashkinë e Vlorës për mungesë dialogu.

“As s’kam vrarë, as s’kam prerë, as me drogë s’i kam marrë. Vetëm me djersën e ballit,” tha ajo, duke këmbëngulur se nuk do të largohet nga vendi i saj i punës në asnjë rrethanë. “Aty ku jam, aty do të qëndroj dhe nuk lëviz. Merr armët dhe më vrit!”,- thotë një tjetër qytetare për mediat.

Tregu Industrial në Vlorë pritet të mbyllet, pasi bashkia u ka dhënë tregtarëve afat tre ditë për t’u larguar nga ambientet aktuale.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë është parashikuar të ndërtohet një treg i ri, por tregtarët shprehen të shqetësuar se projekti mund të mos realizohet, ndërsa kanë akuzuar autoritetet për mungesë transparence dhe përgjegjësie.