GOL! Nedim Bajrami i shënon Celtic në finalen e Kupës, e feston golin me shqiponjë (Video)

Nedim Bajrami ka gjetur rrjetën në ndeshjen e Kupës së Skocisë.

Futbollisti shqiptar ka asistuar për shokun e tij të skuadrës, goditja e këtij të fundit është pritur nga portieri i Celtic, e më pas ka qenë sërish Bajrami që e ka çuar topin në rrjetë.

Rangers është duke udhëhequr me rezultatin 0-1 teksa ka përfunduar pjesa e parë.

VIDEO E GOLIT:

https://twitter.com/PremSportsTV/status/1868329904321843224?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1868329904321843224%7Ctwgr%5E5230102a50d39c2597e7309cc190be6e4b8abbf0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fgol-nedim-bajrami-i-shenon-celtic-ne-finalen-e-kupes-e-feston-golin-me-shqiponje-video%2F

Të afërmit tregojnë detaje nga jeta e Parashqevi Simakut në SHBA: S’e gjetëm dot prej vitesh, e shkatërruar për djalin!

Rajmonda Xhafa, vajza e tezes së këngëtares së njohur, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer në një intervistë, historinë e hidhur amerikane të këngëtares ikonë të muzikës shqiptare.

Një video e publikuar në rrjet teksa ajo merrte ndihma, trazoi shqiptarët, por mbi të gjitha familjarët e saj që kanë prej më shumë se 1 dekade që nuk kanë asnjë kontakt me të.

Për herë të fundit, takimin me Parashqevi Simakun, vajza e tezes tregon se e kanë pasur në vitin 1997 kur këngëtarja erdhi në Shqipëri dhe prej asaj kohe iku për të mos u kthyer më.

Pas kësaj periudhe, Simaku është përballur me sfida të shumta, që kulmuan me divorcin nga bashkëshorti rreth vitit 2006, i cili i mori edhe kujdestarinë e djalit, Lukës, i cili sot është 22 vjeç.

“E vërteta, erdhi këtu para ‘97 se do jepte koncert me të shoqin. Ai arriti rrëmujën dhe i thonte tezes sime, brenda se na vijnë huliganët. E thonë shqip huliganët. Kur ishte ’97. I pret e ëma biletën që të nisën urgjentisht se në Shqipëri po bëhet rrëmujë. Për tre ditë do niseni i thotë. Bënë dasmën në Amerikë, na e ka treguar videon tezja. Lindi fëmijën, Lukën. Shkoi tezja një vit dhe nuk ia panë pasaportën që duhet ta shkelte çdo 6 muaj dhe mori ekspuls. Nuk shkeli më në Amerikë, gjithë jetën lot ka derdh se nuk e pa më atë fëmijë. Shkoi dhe vëllai ndejti një vit. Diku filluan debatet, bëri disa disqe në anglisht. Nuk u eci, u divorcuan. Ia mori djalin. Ne mësuam me të dhëna, kemi vite që nuk komunikojmë me të. U bë shumë vite. Nuk na lejonte tezja. Se daja thonim ta kërkojmë tek Aida Shtino. Jo thonte e ëma, mos mi nxirrni namin gocës. Të gjithë janë lodhur për ta kërkuar, nusja vëllait, goca e vëllait që ka në Francë. Ai përgjigjej ashpër, hajdeni merreni se nuk e dua më, kam marrë tjetër. Se një ditë do ta gjeni në koshat e plehrave thonte ai. Ne u mërzitëm shumë. Ajo u nis edhe njëherë, e kaloi Francën, por e kthyen. Kam kontaktuar njëherë edhe me një gazetar, me dha një adresë në Manhattan. E kemi kërkuar, por nuk e gjetëm”, tregon ajo për Report Tv.

Rajmonda Xhafa thotë se familjarët kanë bërë përpjekje të shumta për ta gjetur, por gjithçka ka rezultuar e pasuksesshme. Sipas tyre, këngëtarja nuk ka kontakte as me djalin dhe as me pjesën tjetër të familjes.

“Na thanë që kaloi në depresion prej djalit. Ishte shumë e lidhur me djalin, e paguajti me kokën e vet. Ka qenë kënaqësia e këtij populli. Ka qëndruar në shtëpinë time në Durrës. Aman më thonë, ti të flesh në tokë unë ne krevat. Të keqen i thoja vetëm të kesh sukses. Është njeri shumë i mirë, por fatkeqësia të çon në këtë gradë. Çuni është sot 22 vjeç, ajo mbase nuk kontakton fare me djalin. Thonë që kaloi paralizë parciale, ajo ka dhimbjen e djalit. I thonte gocës së vëllait të vet, Roberto: Hajde se s’kam lek t’i paguaj qiranë se jam martuar kam marrë grua tjetër. Nuk e di pse e braktisi, të paktën të ishte brenda në shtëpi. Çfarë mund të bëjë një nënë kur nuk e ka fëmijën në duar. Ajo është për të qenë, ne i njohim zërin, mimikën, fytyrën. Ju lutem ndihmojeni të bashkohet me fëmijën e vet. Nëna e saj ka vdekur, s’ka pasur kontakt. Ajo s’ka fol fare me të ëmën, ka vdekur me shpirtin plagë prej vajzës. I ati ka vdekur herët, është operuar në Amerikë, e pati atje. Fliste ndonjëherë me nusen e vëllai të vet, i ka treguar që mësueset e kanë përzënë nga shkolla. I kanë thënë po erdhe njëherë dënohesh me tre muaj burg nëse i afrohesh djalit. Në fillim ka pas kaluar mirë bashkë me burrin. Ne nuk e kemi parë më fare që në ’97. Fliste me nusen e vëllait ndonjëherë shumë rrallë. I lutem shtetit shumë, meqë ajo ka kontribuuar, ka qenë këngëtare e mirë. Të bëjnë diçka, ta bashkojnë me djalin e vet. Ajo nuk vjen në Shqipëri po nuk pati djalin te sytë. E shkatërroi veten e vet për atë djalë. Ne nuk kemi asnjë të dhënë që ka kontaktuar me djalin. Ju lutem shumë kushdo që ka mundësi, ta ndihmojnë, ta shërojnë. Kemi ngelur të surprizuar që foli shqip”, thotë ajo për Report Tv.

Ndërsa Robert Bazhuri, djali i tezes së këngëtares, sqaron se tentonte të lidhej me të në Facebook.

“E shikoja që 1 orë ose gjysme ore më përpara ajo e kishte përdorur mesenger. I bija e kurrë nuk ma hapte. E kam takuar për herë të fundit më duket në vitin 1999 kur kishte ardhur për koncert. Flinte te shtëpia e vëllait tim. Unë isha në Amerikë te vajza në Florida 2 vjet më parë thotë ai. Bëra çmos thotë për ta kontaktuar por ishte e pamundur. Shqiptarët atje nuk kishin asnjë kontakt me të”, tregon ai./Shqiptarja

Ate ntati në Athinë, media publikon detaje: Djali i υik timës telefonoi shokun dhe i tha ‘më kanë…

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur sot në Greqi, ku humbi jetën shqiptari Irakli Davella, 47 vjeç dhe u plagos rëndë 46-vjeçari Edi Lolo.

Media greke greke “Neës247” informon se në pikën ku ndodhi sulmi, në kafeterinë në kryqëzimin e rrugëve Komotini dhe Aristotelous të Athinës, është këndi i lojërave të dyqanit, duke ngritur pikëpyetje se çfarë mund të kishte ndodhur në rrethana të tjera.

Sipas raportimit në fjalë, “ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babanë!”.

“E varfër, por me dinjitet dhe e mençur”- Filmoi Parashqevi Simakun në rrugët e New York-ut, gruaja shqiptare tregon momentin: E bukur si dikur, me një buzëqeshje plot jetë

Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të disa pamjeve që u bënë virale, ku ajo shfaqej se e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut dhe duke jetuar me ndihma.

Fillimisht ajo u shfaq në një video të transmetuar nga televizioni amerikan Abc7, ndërsa ditën e djeshme Parashqevi Simaku u filmua sërish në rrugë nga një grua shqiptare, e identifikuar si Elvira Tata.

Ajo ka publikuar videon në Instagram, ndërsa shkruan “për të gjithë miqtë e mi jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Ajo ishte ne gjendje vërtet e varfër, por me një dinjitet te forte dhe gëzonte shëndet te plotë. Kjo video e shkurtër pasi bëra shume video sebashku do tju tregoj qe është nje grua vitale e mençur dhe me shume drite”.

Ndërsa në një tjetër postim, ku shfaqet së bashku me artisten shqiptare, Elvira Tata shkruan se “ajo është e bukur si gjithnjë dhe me një buzëqeshje plotë jetë”.

Gjatë bisedës, Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht.

“E kam më të lehtë të flas në anglisht. Me ty për herë të parë që kam folur shqip. E kam harruar, gjithë këto vite vetëm anglisht, studiova në anglisht. Dhe kur nuk komunikon vazhdimisht…”, shprehet ajo.

Pjesë nga biseda

Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.

Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.

Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

Qytetarja: Shumë bukur ke folur.

Parashqevi Simaku:: E kam harruar gjithë këtoo vite.

Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.

Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.

Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!

“Nostrodamusi i Ballkanit”, ja parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025

Baba Vanga është një mjeke dhe astrologe e njohur, e cila ka ndërruar jetë, por vizionet dhe parashikimet e saj për botën vazhdojnë të kthehen në realitet.

Si fillim, ajo parashikoi sulmet e 11 shtatorit mbi kullat binjake në SHBA që tronditën botën si dhe vdekjen e princeshës Diana.

Baba Vanga njihet ndryshe si Nostradamusi i Ballkanit, ajo ka bërë parashikime edhe për vitin e ardhshëm.

Parashikimet e Baba Vanga kanë paraqitur gjithçka nga konflikti Rusi-Ukrainë deri te kriza ushtarake siriane.

Tashmë parashikimet e saj për vitin 2025 sugjerojnë “shkatërrimin e Evropës”, së bashku me shanset që një luftë të shpërthejë pas rënies së Sirisë.

Kujtojmë se parashikimi i Baba Vangës për Sirinë u kthye në realitet fundjavën e kaluar.

Nuk i erdhi as në υα rrim, pse nuk donte t’ia dinte për mamanë Parashqevia? Vajza e tezës përlot: Shkuam te …

Rajmonda Xhafa, vajza e tezes së këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Report TV historinë e hidhur amerikane të këngëtares ikonë të muzikës shqiptare. Një video e publikuar në rrjet teksa ajo merrte ndihma, trazoi shqiptarët, por mbi të gjitha familjarët e saj që kanë prej më shumë se 1 dekade që nuk kanë asnjë kontakt me të.

Për herë të fundit, takimin me Parashqevi Simakun, vajza e tezes tregon se e kanë pasur në vitin 1997 kur këngëtarja erdhi në Shqipëri dhe prej asaj kohe iku për të mos u kthyer më. Pas kësaj periudhe, Simaku është përballur me sfida të shumta, që kulmuan me divorcin nga bashkëshorti rreth vitit 2006, i cili i mori edhe kujdestarinë e djalit, Lukës, i cili sot është 22 vjeç.

“E vërteta, erdhi këtu para ‘97 se do jepte koncert me të shoqin. Ai arriti rrëmujën dhe i thonte tezes sime, brenda se na vijnë huliganët. E thonë shqip huliganët. Kur ishte ’97. I pret e ëma biletën që të nisën urgjentisht se në Shqipëri po bëhet rrëmujë. Për tre ditë do niseni i thotë. Bënë dasmën në Amerikë, na e ka treguar videon tezja. Lindi fëmijën, Lukën. Shkoi tezja një vit dhe nuk ia panë pasaportën që duhet ta shkelte çdo 6 muaj dhe mori ekspuls. Nuk shkeli më në Amerikë, gjithë jetën lot ka derdh se nuk e pa më atë fëmijë. Shkoi dhe vëllai ndejti një vit.

Diku filluan debatet, bëri disa disqe në anglisht. Nuk u eci, u divorcuan. Ia mori djalin. Ne mësuam me të dhëna, kemi vite që nuk komunikojmë me të. U bë shumë vite. Nuk na lejonte tezja. Se daja thonim ta kërkojmë tek Aida Shtino.

Jo thonte e ëma, mos mi nxirrni namin gocës. Të gjithë janë lodhur për ta kërkuar, nusja vëllait, goca e vëllait që ka në Francë. Ai përgjigjej ashpër, hajdeni merreni se nuk e dua më, kam marrë tjetër. Se një ditë do ta gjeni në koshat e plehrave thonte ai. Ne u mërzitëm shumë. Ajo u nis edhe njëherë, e kaloi Francën, por e kthyen. Kam kontaktuar njëherë edhe me një gazetar, me dha një adresë në Manhattan. E kemi kërkuar, por nuk e gjetëm”, tregon ajo për Report Tv.

Rajmonda Xhafa thotë se familjarët kanë bërë përpjekje të shumta për ta gjetur, por gjithçka ka rezultuar e pasuksesshme. Sipas tyre, këngëtarja nuk ka kontakte as me djalin dhe as me pjesën tjetër të familjes.

“Na thanë që kaloi në depresion prej djalit. Ishte shumë e lidhur me djalin, e paguajti me kokën e vet. Ka qenë kënaqësia e këtij populli. Ka qëndruar në shtëpinë time në Durrës. Aman më thonë, ti të flesh në tokë unë ne krevat. Të keqen i thoja vetëm të kesh sukses. Është njeri shumë i mirë, por fatkeqësia të çon në këtë gradë.

Çuni është sot 22 vjeç, ajo mbase nuk kontakton fare me djalin. Thonë që kaloi paralizë parciale, ajo ka dhimbjen e djalit. I thonte gocës së vëllait të vet, Roberto: Hajde se s’kam lek t’i paguaj qiranë se jam martuar kam marrë grua tjetër. Nuk e di pse e braktisi, të paktën të ishte brenda në shtëpi. Çfarë mund të bëjë një nënë kur nuk e ka fëmijën në duar. Ajo është për të qenë, ne i njohim zërin, mimikën, fytyrën.

Ju lutem ndihmojeni të bashkohet me fëmijën e vet. Nëna e saj ka vdekur, s’ka pasur kontakt. Ajo s’ka fol fare me të ëmën, ka vdekur me shpirtin plagë prej vajzës. I ati ka vdekur herët, është operuar në Amerikë, e pati atje. Fliste ndonjëherë me nusen e vëllai të vet, i ka treguar që mësueset e kanë përzënë nga shkolla.

I kanë thënë po erdhe njëherë dënohesh me tre muaj burg nëse i afrohesh djalit. Në fillim ka pas kaluar mirë bashkë me burrin. Ne nuk e kemi parë më fare që në ’97. Fliste me nusen e vëllait ndonjëherë shumë rrallë. I lutem shtetit shumë, meqë ajo ka kontribuuar, ka qenë këngëtare e mirë. Të bëjnë diçka, ta bashkojnë me djalin e vet.

Ajo nuk vjen në Shqipëri po nuk pati djalin te sytë. E shkatërroi veten e vet për atë djalë. Ne nuk kemi asnjë të dhënë që ka kontaktuar me djalin. Ju lutem shumë kushdo që ka mundësi, ta ndihmojnë, ta shërojnë. Kemi ngelur të surprizuar që foli shqip”, thotë ajo për Report Tv.

Tro nditi zemrat e shqiptarëve me videon si e pastrehë, gazetari zbulon detajin e rëndë nga jeta e Parashqevi Simakut: Nuk e lejojnë të…

Opinioni publik shqiptar është tronditur ditët e fundit nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku dukej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, duke pranuar ndihma për të pastrehët.

Gjithkush është ndjerë e trishtuar kur sheh yllin dhe idhullin e të gjithëve në periudhën para rënies së diktaturës, në gjendje të mjeruar, ndërsa pikëpyetje janë ngritur në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore dhe emocionale.

Të shumtë janë ata që kanë propozuar që Simakut duhet t’i lidhet një pension nga ana e shtetit shqiptar.

Gazetari Robert Papa, në një intervistë në skype në News24, ka zbuluar një detaj nga jeta e këngëtares.

Ai u shpreh se Simaku është në një krizë, pasi nuk lejohet të takojë as të birin, të cilin ia kanë marrë.

“Më vjen keq për ato pamje që pash në Facebook. Jo thjeshtë një ish këngëtare, por për çdo shqiptar që jeton momente të vështira në vend të huaj. Ajo nuk ka të drejtë të takojë djalin e saj, të cilin ia kanë marrë me vendim gjykate. Kjo është një dramë e madhe për dikë q ka qenë një figurë e dashur në Shqipëri”, tha ai.

(BalkanWeb)

“Më kanë νrarë babin!”/ Detaje të reja nga atentatit në Greqi, Davellas dhe Lulo tentuan t’i shpëtojnë ρΙumbave duke ikur me νrap, por…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në Greqi ku humbi jetën Irakli Davellas dhe mbeti i plagosur biznesmeni Edi Lulo.

Mediat greke raportojnë se sipas dëshmitarëve dy shënjestrat e sulmit kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë nisur drejt kafenesë, kur në një moment kanë vënë re një makinë që po vinte drejt tyre me shpejtësi të madhe.

Ata e kuptuan se diçka e çuditshme po ndodhte dhe filluan të vrapojnë, por nuk ia dolën pasi sulmuesit nisën të qëllonin drejt tyre.

Sipas dëshmitarëve, autorët ishin duke hipur në një makinë të bardhë, i cili ishte vjedhur më herët në mëngjes.

Vlen të theksohet se vendi ku ndodhi sulmi, në kafenenë në kryqëzimin e rrugëve të Komotinit dhe Aristotelous, është këndi i lojërave të dyqanit.

Sipas raportit, ka dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babin”.

(BalkanWeb)

“Është mirë!”/ Sipërmarrësi Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun: Do të këndojë sërish për publikun shqiptar!

Sipërmarrësi dhe modeli i famshëm, shqiptar Elton Ilirjani, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi i tij me Parashqevi Simakun, yllin e muzikës shqiptare të viteve ’80, që trazoi së fundmi zemrat e shqiptarëve me një video ku dukej duke marrë ndihmë për të pastrehët në SHBA.

Ilirjani premton se Simaku së shpejti do të nisë të këndojë sërish për publikun shqiptar.

“Parashqevi Simanku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë. Ajo do jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar”, shkruhet në postim.

Ai ka falënderuar gruan e cila ndau një video të Simakut dhe me sa duket është personi që e ka ndihmuar Ilirjanin të gjejë vendndodhjen e këngëtares.

(BalkanWeb)

“Karma it’s a b*tch”- Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimit të drejtoreshës së TOKB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë! Si u pushua nga puna ‘Maestro’ pas pjesëmarrjes në BBVIP

Armaldo Kllogjeri, i njohur si ‘Maestro’ ka reaguar pas lirimit nga detyra të drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina.

Me ironi tenori shprehet se ‘kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda’, duke nënkuptuar pushimin e tij nga puna gjatë kohës kur ishte pjesëmarrës në realityshow-n, Big Brother Vip 2, me arsyetimin se i kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar.

“Karma it’s a b*tch. Besoj e keni marrë vesh para dy ditëve është shkarkuar nga detyra e drejtorllekut, drejtoresha e TOKB. Ej, Zoti vononka, por nuk harronka. Duhet ta dini se populli thotë ‘kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda’”, shkruan ai.

Më tej shprehet se shpreson “që me ardhjen në detyrë të drejtuesit të ri të TOKB, mua të më hapet drita jeshile dhe të rikthehem në vendin që më takonte”.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7448619431820938501?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkarma-its-a-btch-armaldo-kllogjeri-reagon-per-shkarkimit-te-drejtoreshes-se-tokb-kush-i-ben-gropen-tjetrit-bie-vete-si-u-pushua-nga-puna-maestro-pas-p%2F

Kujtojmë se Kllogjeri ka hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit, që e hoqën nga puna.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq! Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, ka deklaruar në shtator tenori, i cili shtonte se “për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”.