Ka më shumë se 10 miliardë dollarë. Idajet Beqiri zbuIon pasurinë e fshehtë të Berishës! Pse nuk e leshon Partine?

Në një intervistë për emisionin Intervista e Ditës në DritareTV, avokati Idajet Beqiri bëri deklarata të forta lidhur me pasurinë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe arsyet e vërteta pas betejës së tij me SPAK-un.

Beqiri pretendoi se pasuria e Berishës është kolosale, duke përmendur shifra deri në 14 miliardë dollarë, dhe argumentoi se kjo fuqi financiare është arsyeja kryesore pse ai është shpallur ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Sipas avokatit, partnerët ndërkombëtarë kanë informacion të detajuar mbi burimet e këtyre financave dhe rrezikun që ato paraqesin jo vetëm për demokracinë në Shqipëri, por edhe për stabilitetin rajonal.

Beqiri argumentoi se sulmet e Berishës ndaj Altin Dumanit dhe prokurorëve të tjerë të SPAK nuk janë politike, por personale dhe të diktuara nga paniku. Avokati theksoi se Berisha po përdor çdo mjet, përfshirë mediat dhe militantët e tij, për të intimiduar drejtësinë, por se kjo strategji tashmë ka dështuar pasi dosjet janë të kopsitura me prova të pakundërshtueshme./dritare.net

Arbana Osmani e nisi prezantìmin e Ferma VIP me një thumb për Ledionin dhe Big Brother?

Edicioni i tretë i Ferma VIP ka nisur zyrtarisht të premten, duke sjellë një risi të madhe që në start: për herë të parë, moderimin e këtij formati e mori prezantuesja e njohur Arbana Osmani.

E njohur për vite me radhë si figura kryesore e Big Brother në Shqipëri, Arbana kishte prezantuar disa edicione të këtij formati, përfshirë edhe dy spektakle VIP me shikueshmëri shumë të lartë. Megjithatë, në mënyrë të papritur, në edicionin e tretë ajo nuk vazhdoi më si moderatore, ndërsa në vend të saj erdhi Ledion Liço.

Që prej asaj kohe, shpeshherë është vënë re një “thumbim” i nënkuptuar mes dy prezantuesve, qoftë gjatë paraqitjeve televizive apo përmes postimeve në rrjetet sociale. Dhe duket se një mesazh i tillë nuk mungoi as në hapjen e “Ferma VIP 3”.

Në fjalinë hapëse të spektaklit, Arbana Osmani deklaroi: “Ferma VIP është një format origjinal i cili patjetër në qendër ka konkurrencën, por ka diçka më të rëndësishme se konkurrenca, punën, disiplinën, bashkëpunimin, atë që ndoshta kemi nevojë të shohim pak më shumë në ekranet tona”.

Duke qenë se Ledion Liço prej dy vitesh drejton formatin më të ndjekur në Shqipëri, këtë pjesë shumë e interpretuan si një “thumb” të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se ekranit shqiptar i nevojiten qasje të reja.

Një tjetër detaj që u komentua gjerësisht ishte edhe përzgjedhja e këngës Enderroj të Altin Goci për hapjen e spektaklit. Kjo këngë kishte qenë një hit i lidhur ngushtë me edicionet e para të Big Brother VIP Albania, ku refreni i saj i drejtohej “yjeve” – një term që Arbana e përdorte shpesh për banorët e shtëpisë.

Madje, Altin Goci e kishte performuar këngën edhe live në skenën e “Big Brother VIP Albania”, çka bëri që përzgjedhja e saj për hapjen e “Ferma VIP 3” të mos dukej thjesht rastësi për shumë ndjekës.

Sido që të interpretohen këto detaje, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet dinamika në vazhdim mes dy kolegëve dhe nëse “thumbimet” e nënkuptuara do të vazhdojnë edhe në javët në vijim.

“Stuhi politike paralajmërohet”/ SPAK do trokasë te zyra e Ramës

Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, foli në nje emision televiziv, duke paralajmëruar zhvillime të forta politike dhe duke komentuar rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit.

“SPAK ka treguar kredibilitet të jashtëzakonshëm me dosjen ‘Balluku’, mbështetja ndërkombëtare është shtuar, dhe kjo është garancia për të vijuar. Por ka një problem të madh: zyra e vetme ku SPAK nuk ka trokitur është zyra e kryeministrit Edi Rama. Ky është misioni i vërtetë i SPAK. Nëse nuk shkohet atje, misioni nuk është përmbushur,” tha Kapri.Deputeti theksoi se drejtësia mbetet instrumenti kryesor për ndryshimin e situatës në Shqipëri dhe për ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur. Ai kritikoi qeverinë, duke u shprehur se Rama nuk mund të veprojë sipas dëshirës pa përgjegjësi, dhe paralajmëroi se mediat e huaja, përfshirë ato gjermane, kanë parashikuar një “stuhi” për kryeministrin.

Duke folur për raportin me opozitën, Kapri theksoi nevojën për bashkim rreth kauzave konkrete dhe jo lìsta elektorale të përbashkëta që shpesh shndërrohen në pazare. “Duhet bashkim për kauza, jo për lista. Për rastin ‘Balluku’, opozita duhej të publikonte dosjen. Nuk mund të rrëzohet Rama pa një opozitë të fortë dhe të bashkuar,” tha ai.

Kapri vuri në dukje edhe rastin e kandidaturës së Florjan Binajt për kryetar të bashkisë Tiranë si përfaqësues i opozitës, duke shtuar se ndërhyrja e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese për të ndaluar këtë kandidaturë tregon ndikimin e tij mbi institucionet.

“SPAK me qëndresën që bënë me dosjen Balluku, treguan krediblitet të jashtëzakonshëm, që duhen vlerësuar shumë. Edhe ndërkombëtarët kanë shtuar mbështetjen. Kjo është garancia për të vijuar. Me 3 vitet e ardhshme do të këtë më tej konkretizime. Zyra e vetme ku nuk ka trokitur SPAK, të trokasë te dera e Edi Ramës. Ky është misioni i SPAK. Ndryshe, ne mendojmë se nëse nuk shkohet te zyra e Ramës, SPAK s’e ka kryer misionin e vetë.”, pohoi Kapri. Duke u ndalur te fakti se sa besim ka te kjo drejtësi dhe te aksioni ndaj kapjes së ‘peshqve të mëdhenj’, Kapri u ndal te raporti i politikës me këtë sistem. “Një nga ndarjet që kemi ne me PD kjo është. Mendojmë se SPAK është institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Ajo që po bën SPAK-u sot është historike. Drejtësia është mjeti i vetëm për të ndryshuar gjërat në Shqipëri, për ata që kanë vjedhur. Rama thotë; unë kam marrë votat dhe bëj çfarë të dua. Por jo, nuk funksionon kështu! Mediat e huaja, sidomos ato gjermane, paralajmërojnë një stuhi, ndaj Ramës në veçanti.

Duke u ndalur te raporti me opozitën dhe opsionet për bashkim, Kapri foli për ‘bashkim për kauzën’. “Nëse bashkohemi, bashkohemi për kauza. Kemi protestuar për kauza. Për rastin Balluku, nuk mendoj se opozita ka bërë reagimet që duheshin. Duhej të publikonin dosjen e Ballukut. Ne nuk jemi për lista të përbashkëta, pasi është çështje pazari pastaj. Nëse opozita nuk e tregon se është e kundërta e Ramës, nuk e rrëzon dot këtë të fundit. Ai tha se duhet një opozitë ndryshe nga ajo që humbi përballë Ramës. Nëse sot mblidhen votat mekanike, Ramën nuk e mund dot. Kur doli emri i Flor Binajt për kandidat për bashkinë e Tiranës si përfaqësues i opozitës, ne ishim pro. Ndaj Rama ka ndikuar në Gjykatën Kushtetuese, që të ndalohej kjo gjë. Ne mendojmë gjëra të ndryshme. Na ndajnë gjëra thelbësore nga PD. Një bashkim në këto kushte me PD, do të thoshte të zhgënjenim 50 mijë votuesit tanë. Ne kemi një projekt tonin politik. Ka disa njerëz që nuk duan Ramën dhe as Berishën!”, pohoi deputeti i Mundësia.

“Mbarova universitetin dhe nuk gjeja punë”, rrëfehet shqiρtarja që iu d. orëzua ρro.stitυcionit: Ja këshilla ime për të gjitha vajzαt…

“U futa ty, dhe pastaj mezi dola. Unë kam stùdiuar për psikologji, doja punë por ishte shumë e vështirë.

Duke kërkuar punë, në fillim ishte një intervistë e thjeshtë, më thanë do të mësohesh.Pas disa ditësh kuptova si funksiononte.

Rroga bazë ishte 300, por nëse bënim shërbime shtesë (favore se/ksuaIe) paguhemi më shumë, jam paguar deri në treçerekun e rrogës vetëm për një herë me një klient”, ka thënë ajo. 

Më tej, 28-vjeçarja u shpreh se pronarja e qendrës së masazhit ishte në dijeni për çdo gjë.

“Menaxherja, pronarja ishte në dijeni, klientët prandaj vinin aty se e dinin. Unë kam qenë e detyruar, kam vazhduar kështu për 6 muaj.

Aty ishin goxha vajza dhe ndërroheshin shpesh. Mund të kenë qenë rreth moshës 21-25 vjeçe.

Kishte vajza që ishin shumë të kënaqura me punën, as që e mendonin të largoheshin”, u shpreh ajo.

Më pas klientët filluan t’i kërkonin favore seksuale edhe jashtë punës dhe për këtë arsye vendosi që të tërhiqej. “Këtë punë nuk do t’ia rekomandoja askujt.

Të mos bëhen pre e mendimeve se nuk ka më një zgjidhje, të ndjekin ëndrrat dhe të mos bien pre e këtyre punëve”, përfundoi 28-vjeçarja. 

Ilir Meta hap “Kutinë e Pandorës”, paralajmëron publikimin e një materiali përvëlues që pritet të ekspozojë me emër

Ilir Meta hap “Kutinë e Pandorës”, paralajmëron publikimin e një materiali përvëlues që pritet të ekspozojë me emër dhe mbiemër politikanin që merr para në dorë nga afera “CEZ-DIA”
Mesa duket, ish-presidenti Ilir Meta ka vendosur të hapë “Kutinë e Pandorës”. Avokatët e tij paralajmërojnë se javën e ardhshme do të publikojnë videon e një politikani që merr para dhe është i përfshirë në çështjen CEZ-DIA, fakt që sipas tyre përjashton përfshirjen e Metës në këtë skemë. “Eliminimi politik i zotit Meta nuk është thjesht një plan afatshkurtër, është një pIan afatgjatë dhe kuptohet që donin ta implikonin me shumë fakte penale. Ne po paraqesim tek ju se si ata në perceptimin publik të videos së famshme të 2011-ës, në rast se do të kishte i ndjeri Dritan Prifti një fakt penal kundër zotit Meta, nuk do të bënte videon ku dyshohet që ka edhe një video për zotin Dritan Prifti, por ai do të sillte si fakt penal konkret rastin CEZ-DIA. Ne do na lejoni që në konferencën e radhës do ju nxjerrim një material ku duket qartë me emër dhe mbiemër politikani, i cili do të marrë para në dorë nga kjo marrëveshje e famshme që është CEZ-DIA, që nuk ka lidhje fare i mbrojturi prej nesh zoti Ilir Meta”, tha avokati Gylsen Zhllima.

Prapaskenat

Në një konferencë për shtyp, dy avokatët Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima flasin për një skemë që sipas tyre ka pasur si qëllim eliminimin politik të Metës që nga viti 2011-të. “Janë të njëjtët aktorë që Metën kanë dashur ta penalizojnë publikisht për akuza që nuk qëndrojnë dhe afera korruptive që nuk ekzistojnë. Kjo është çështje e montuar nga ata që kishin interes, por edhe nga SPAK. Kallëzimi penal ndaj Metës është kallëzim i pabazuar në asnjë provë, në asnjë fakt, në asnjë dëshmi dhe në asnjë akt zyrtar, pasi vërtetohet qartë që ka qenë një kallëzim i stisur, që ka pasur për qëllim për të penalizuar Metën. Kallëzimi i Metës s’ka qenë i personave që kanë dijeni, por ka qenë kallëzim që ka patur prapavijë politike dhe ashtu vazhdoi edhe më pas edhe regjistrimi penal, arrestimi, apo akuzat e montuara nga SPAK”, tha Cakrani.

RENDITJA: Krah SHBA-ve, pas nesh zviceranët dhe italianët! Sa inteligjentë janë shqiptarët?

Renditja globale për 2025 tregon se vendet me IQ më të lartë janë Hong Kongu, Koreja e Jugut dhe Kina. Shqiptarët janë populli më inteligjent në Ballkan dhe jo vetëm

Të dhënat e mesatares së IQ-së për vitin 2025, të pubIikuara nga faqja International IQ Test, e rendisin Shqipërinë të 22-tën globalisht, mes 137 shteteve, duke lënë pas edhe Zvicrën, Italinë, Francën dhe Greqinë.

Shqipëria arriti një mesatare prej 101 pikësh, duke shënuar një rritje me 3,81 pikë nga matja e vitit të shkuar. Ky rezultat e bën Shqipërinë vendin me IQ-në më të lartë në Ballkan dhe në rajon, ku Serbia renditet në vendin e 35-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 48 dhe Mali i Zi në vendin e 54.

Shqipëria renditet pas vendeve si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, duke treguar një performancë të qëndrueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës.

E gjendur në hartën globale të vendeve me performancë të lartë mendore, Shqipëria inkurajon zhvillimin e burimeve njerëzore në vend.

“Ervis Martinaj shkoi me tri makina, me njerëz të armatosur”, gazetari: Kush po e saboton zbardhjen e zhdukjes së tij

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka akuzuar se hetimet që lidhen me zhdukjen e Ervis Martinajt janë sabotuar që në fillim, duke u caktuar që ngjarja të hetohet nga Prokuroria e Laçit, dhe jo nga SPAK.

I ftuar në News24, Gazetari akuzon se përtej policisë dhe prokurorisë, drejtimin e ngjarjeve e përcakton politika dhe oligarkët, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe implikimet e mundshme që lidhen me strùkturat e krimit të organizuar.

Ai tregon se në ditën e incidentit, Martinaj nuk ka qenë vetëm, por me tre makina të shoqëruara nga njerëz të armatosur, ndërsa kundërshtarët duket se kishin përgatitur skenarë të ndryshëm. Sipas tij, disa nga personat e përfshirë ishin të veshur si policë, por nuk ishin të tillë, gjë që tregon përgatitjen e mirë të sulmuesve dhe planifikimin e ngjarjes.

“Është sabotuar që në krye të herës, ka disa vonesa të çuditshme. Nuk iu la SPAK por prokurorisë së Laçit.

Pse u vonuan hetimet? Pse iu la prokurorisë së Laçit? Sepse bëhet fjalë për një element të krimit të organizuar dhe një viktimë të krimit të organizuar. Është si në rastine Jani prengës që në fillim u arrestua. Pse një hetohet nga SPAK dhe tjetri Jo. Pse Laçi kur ngjarja ka ndodhur në Durrës? Këto janë probleme të mëdha që implikojnë në procesin e hetimit.

Implikojnë sistemin e drejtësisë që nuk është ai që do ta bëjë këtë punë. Kush qëndron mbi policinë dhe drejtësinë? Politika dhe oligarkët. Këto për mua e vonojnë dhe sabotojnë këtë ngjarje. Nëse ngjarja do të zbardhej, do zbardhej implikimi i politikës, piramidën e krimit të organizuar të krimit në Shqipëri dhe okligarkët që u bënë bashkë për ta eliminuar Martinajt.

Atë ditë Martinaj nuk ka shkuar vetëm. Ka shkuar me 3 makina me njerëz të armatosur, por kundërshtarët ishin përgatitur për disa skenarë. Kishte kohë që plani bëhej. Njerëzit që shoqëronin Martinajn, pasi ai ka hyrë në vilë, kanë parë përballë shumë njerëz të veshur policë që juk ishin të tillë. Ky ishte fati i tij që u gatua. Ka pa fund dëshmitarë por ka shumë njerëz që nuk i intereson zbardhja”, tha ai.

Gαzetari nxjerr videon, Ja si ρroηari i televizionit k.ap nga të ρ αsmet ρuηonjësen

Një nga shumë ish-reporteret e televizonit Alpo, më tregoi dramën e saj personale, disa muaj më parë.

“Ai nuk e meriton të jetë pjesë e komunitetin tonë”, – më shkruajti ish-reporterja, S.G, sot një stụdente e vitit të dytë në master në Tiranë. Si fillim, ajo më kërkoi t’i ruaj identitetin e saj.

“E kam pasur ëndërr të isha gàzetare, prandaj vendosa të punoja qysh gjimnaziste në Alpo TV”, – nis rrëf/imin ajo.

Prindërit e saj e kishin mbështetur, madje ata kishin bashkëbiseduan me administratorin i televizionit, Aristotel Petro.

Sipas saj, Petro ishte treguar i gatshëm ta punësonte në redaksinë e lajmeve. “Ai kishte një sjellje shumë të çu/ditshme ndaj vajzave të mitura”, – më thotë ajo. “Në fillim më prekte në faqe.

Sinqerisht mendoja se ishte thjeshtë një veprim inkurajimi, por shpejt ai shfaqi anën e tij më të ze/zë”, – më rrëfen ajo.

“Ai më shka/tërroj jetën! Ai më lën/doi shumë vetëm sepse unë isha e mi/tur”, – thotë ajo.

Për të, televizoni që administron ishte thjeshtë një karrem për vajzat e mi/tura. “Përmes televizoni ai joshte vajzat gjimnaziste dhe më pas ngopte ep/shet e tij. Ai është i së/murë.

Ai është m/ostër”, – vazhdonte të shkruaj ajo në inboxin tim në facebook. “E kam njohur personalisht dhe e di se çfarë njeriu është. Këto nga/cmime nuk i bënte vetëm me mua, por me të gjithë shoqet e mia që punonin në Alpo TV”, – tha ajo dhe sakaq shtoi:

– “Ai është njeri shumë i keq!”. Pavarësisht dramës per/sonale, studentja e vitit të dytë në master nuk e ka humbur refleksin e reporteresh.

Zhduken dy motra të mitura në Tiranë, nëna: U nisën për në shkollë, por nuk u kthyen

Një tjetër nënë ka ngritur alarmin për zhdukjen e dy vajzave të saj të mitura që prej mëngjesit të 27 marsit në Tiranë.

Bëhet fjalë për dy motra, Ledjona Dapa (14-vjeçe) dhe Ana Dapa (12-vjeçe), të cilat sipas familjarëve janë larguar nga banesa rreth orës 07:00 për të shkuar në shkollën “Gjon Buzuku”, pranë Komisariatit Nr. 4, por nuk janë kthyer më.

“Përshëndetje! Jam nëna e dÿ vajzave që sot kanë humbur, në mëngjesin e sotëm, duke u nisur për shkollë, por s’janë kthyer ende. Ju lutem kush i shikon në rrugë, ose kush i njeh, të kontaktojë në numrin që do lëmë këtu. Ju lutem më ndihmoni t’i gjejmë,”- i është drejtuar nëna JOQ Albania.

Familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë vajzat apo ka informacion mbi vendndodhjen e tyre. Rasti vjen në një periudhë kur kohët e fundit rastet e humbjes së të miturve sa vijnë dhe shtohen.

Nga shkrirja e bashkive të vogla te kryetarët e qarqeve me zgjedhje, zbardhen 4 SKENARËT e PS-së për Reformën Territoriale

Drejtuesi socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka zbuluar katër skenarët e PS për Reformën Territoriale, secili me vlerësim të detajuar ligjor dhe analizë përputhshmërie me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, siç theksoi ai.

Katër skenarët si më poshtë:

Skenari 1 — KonsoIidimi Funksional: bashkitë e vogla bashkohen me fqinjet më të forta, qarqet mbeten si nivel koordinues. Avantazhi: zbatim i shpejtë me kosto të ulët politike dhe pa ndryshim kushtetues. Rreziku: mungon niveli strategjik ndërbashkiak dhe përputhja me kërkesat e BE-së mbetet e kufizuar.

Skenari 2 — Konsolidim dhe Decentralizim: bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa ish-bashkitë aktuale marrin statusin e qytetit me kryetar e këshill të zgjedhur drejtpërdrejt. Avantazhi: dy nivele me legjitimitet demokratik të dyfisht dhe efikasitet i lartë në shërbimet komplekse. Rreziku: konsolidimi kërkon ndryshim të madh kufijsh dhe transferim masiv të stafit, aseteve dhe sistemeve.

Skenari 3 — Forcimi i Qarkut: ruhen të gjitha bashkitë dhe qarqet, por qarku transformohet nga nivel koordinues në nivel ekzekutiv real me zgjedhje të drejtpërdrejtë — funksionet ndahen sipas natyrës së tyre, jo sipas madhësisë së bashkisë. Avantazhi: nuk ndryshon asnjë kufi — shmang tensionin territorial dhe ka precedent të fortë europian. Rreziku: kapacitetet aktuale të qarqeve janë shumë të ulëta dhe ekziston rreziku që qarku të jetë më i dobët se bashkia që zëvendëson.

Skenari 4 — Rajonet Strategjike: bashkitë shumë të vogla konsolidohen lehtësisht, qarqet thjeshtësohen, dhe shtohen katër rajonë strategjike për planifikimin afatgjatë, infrastrukturën e rëndësishme dhe fondet e BE-së. Avantazhi: përputhja më e lartë me kërkesat NUTS-2 të BE-së dhe kapacitet për projekte madhore. Rreziku: tre nivele qeverisjeje rrisin burokracinë, ndërsa rajonet e reja kanë legjitimitet të dobët demokratik për shkak të zgjedhjes së tërthortë.

Asnjë skenar nuk u prezantua si zgjedhja përfundimtare, ndërsa Mazniku tha se procesi kalon nëpër konsultime publike, dëgjesa në territor dhe dokument politik para se të arrihet te paketa ligjore.