Nga shkrirja e bashkive të vogla te kryetarët e qarqeve me zgjedhje, zbardhen 4 SKENARËT e PS-së për Reformën Territoriale

Drejtuesi socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka zbuluar katër skenarët e PS për Reformën Territoriale, secili me vlerësim të detajuar ligjor dhe analizë përputhshmërie me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, siç theksoi ai.

Katër skenarët si më poshtë:

Skenari 1 — KonsoIidimi Funksional: bashkitë e vogla bashkohen me fqinjet më të forta, qarqet mbeten si nivel koordinues. Avantazhi: zbatim i shpejtë me kosto të ulët politike dhe pa ndryshim kushtetues. Rreziku: mungon niveli strategjik ndërbashkiak dhe përputhja me kërkesat e BE-së mbetet e kufizuar.

Skenari 2 — Konsolidim dhe Decentralizim: bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa ish-bashkitë aktuale marrin statusin e qytetit me kryetar e këshill të zgjedhur drejtpërdrejt. Avantazhi: dy nivele me legjitimitet demokratik të dyfisht dhe efikasitet i lartë në shërbimet komplekse. Rreziku: konsolidimi kërkon ndryshim të madh kufijsh dhe transferim masiv të stafit, aseteve dhe sistemeve.

Skenari 3 — Forcimi i Qarkut: ruhen të gjitha bashkitë dhe qarqet, por qarku transformohet nga nivel koordinues në nivel ekzekutiv real me zgjedhje të drejtpërdrejtë — funksionet ndahen sipas natyrës së tyre, jo sipas madhësisë së bashkisë. Avantazhi: nuk ndryshon asnjë kufi — shmang tensionin territorial dhe ka precedent të fortë europian. Rreziku: kapacitetet aktuale të qarqeve janë shumë të ulëta dhe ekziston rreziku që qarku të jetë më i dobët se bashkia që zëvendëson.

Skenari 4 — Rajonet Strategjike: bashkitë shumë të vogla konsolidohen lehtësisht, qarqet thjeshtësohen, dhe shtohen katër rajonë strategjike për planifikimin afatgjatë, infrastrukturën e rëndësishme dhe fondet e BE-së. Avantazhi: përputhja më e lartë me kërkesat NUTS-2 të BE-së dhe kapacitet për projekte madhore. Rreziku: tre nivele qeverisjeje rrisin burokracinë, ndërsa rajonet e reja kanë legjitimitet të dobët demokratik për shkak të zgjedhjes së tërthortë.

Asnjë skenar nuk u prezantua si zgjedhja përfundimtare, ndërsa Mazniku tha se procesi kalon nëpër konsultime publike, dëgjesa në territor dhe dokument politik para se të arrihet te paketa ligjore.

Rama ka frikë nga vetja, Elisa ja zbuloi…! Çfarë di Elisa Spiropali

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama në ballinën e pasqyrës ku sheh veten, mund të ketë momente frike, deri në panik. Po i ndodh diçka mes pasigurisë dhe paranojës, duke zbuluar “armiq kudo” edhe aty ku nuk ka. Një prej tyre mendon se e ka gjetur. Është ish-ministrja e tij më jetëshkurtër, e madhja Elisa Spiropali.

Ndaj saj e nisi me kritika të hapura, në sytë e kolegëve socialist. Më pas i lajmëroi largimin nga detyra e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme në mënyrën më përbuzëse të mundshme, ndërsa njëkohësisht ia bëri zemrën “mal” hallexheshës më të madhe në atë kohë Belinda Ballukut. Nga ana e saj Spiropali u kundërpërgjigj duke mos marrë pjesë në vitamin në parliament që rrëzonte kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Një histori e mjaftueshme që kryeministri ta kthejë në makth personal…

Inati i Spiropalit nuk kaloi lehtë, duke qenë e vendosur të lëshonjë sinjale publike që janë më shumë se thumba. Rama tashmë po hakmerret, jo nga kundërshtitë në mixhlisin e fshatit të madh që është Shqipëria, por nga fakti që ai realisht po beson se brenda Partisë Socialiste ka “grupe armiqësore” dhe një prej atyre që po ngre krye ndoshta pak para kohe, është Elisa Spiropali. Në mbledhjen më të fundit të mbajtur të shtunën, Spiropali u pa në fund të sallës, e veçuar duke ndezur konfliktin në disa raste mes tyre.

Ndërsa po raportonte drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (një çmenduri më vete pasi nëpunësja e shtetit nuk mund të përfshihet në një mbledhje politike), Spiropali mësohet se i ka thënë asaj: “Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”. Në atë moment ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra. “Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”.

Figura e Spiropalit në politikë erdhi në rritje, në një vend ku merita matet kë do, sa, si dhe për çfarë e do kryeministri. Elisa ngjiti shpejt shkallët me meritën e pamohueshme se ishte adhuruesja e tij më e madhe, një adhurìm i ndjerë dhe aspak i shtirur. Po çfarë ka ndodhur që Rama sot e sheh si “rrezik” më shumë sesa një hatërmbetje momentale siç kanë bërë të gjithë ata që u ngritën nga Rama dhe u rrëzuan po nga ai?

Elisa nuk ka ndryshuar, por ai që është tjetërsuar tërësisht është vetë kreu i qeverisë i cili kërkon të fshijë gjithkënd që mendon se nuk mendon si ai. Spiropali edhe pse për pak kohë ishte kryediplomatja e vendit dhe iu desh që në veshët e saj jashtë protokollit diplomatic të dëgjojë të vërtetën që mendon Euqopa për Ramën, por që nuk thuhen në publik.

Kjo është një paranojë që Rama tashmë e ka të qartë se ajo di atë që nuk duhet ta dintet ta dinte. Paranoja si veti e njërëzve në dukje të shumëpushteshëm, madje edhe diktatorë është veti tashmë edhe e individëve autoritarë që kërkojnë tëshkelin me këmbë çdo “mizë” që në kokën e tyre dyshojnë se një ditë do bëhet “dem” dhe do e shqyejë me brirët e mprehtë!

Ish-banori i Big Brother hedh akuza të forta për shikueshmërinë live të Ferma Vip: Janë të blera

Debati për shikueshmërinë në rrjetet sociale duket se është ndezur sërish, këtë herë nga ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, i cili ka reaguar publikisht me tone të forta.

Përmes një pòstimi në Instagram, ai nuk ngre thjesht dyshime, por shprehet i bindur se shifrat e shikimeve live të mbrëmjes së parë të “Ferma Vip” janë të manipuluara.

Sipas tij, numri i lartë i views nuk përputhet me angazhimin real të publikut, veçanërisht me ritmin e komenteve gjatë transmetimit.

“Me këtë ritëm komentesh nuk janë as 160k view live… kush e hapi këtë lojën me t’bleme”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet qartë se, sipas tij, bëhet fjalë për blerje shikimesh.

Tron ditëse/ DjaΙi u ρret k●kën ρrindërυe, truρat ua mbështjell me qiΙim

Zbulimi i mbetjeve mortore të një çifti, të cilëve u ishte prerë koka dhe të mbështjellë me një qilim, në kuzhinën e shtëpisë së tyre tronditi komunitetin e Kampung Belau, në distriktin Merbok të Malajzisë.

Ata janë Zikri Abdul Rahman, 65 vjeç, dhe gruaja e tij 53 vjeçe, Suraya Man, ndërsa djali i tyre 29-vjeçar, Muhammad Shakir Zufayri Abdul Aziz, u gjet gjithashtu në shtëpi, me lëndime serioze në qafë nga një objekt i mprehtë, siç raporton British Express .

Shefi i policisë lokale, Hanyan Ramlan, tha se anëtarët e komunitetit njoftuan autoritetet pàsi nuk e kishin parë çiftin për tre ditë. Ata gjithashtu vunë re një erë të fortë që vinte nga shtëpia, gjë që e shtyu policinë të bastiste shtëpinë, ku u gjetën viktimat.

Sipas vlerësimeve fillestare, autoritetet besojnë se çifti kishte qenë i vdekur për më shumë se dy ditë para se të gjendeshin, pasi trupat e tyre tregonin shenja ënjtjeje dhe dekompozimi të avancuar. Në të kundërt, duket se djali i tyre vdiq më vonë, siç tregohet nga plagët që pësoi.

Mediat lokale raportuan se djali kishte probleme me shëndetin mendor dhe iu gjetën në posedim disa objekte të mprehta. Autoritetet po e hetojnë rastin si vrasje, me teste mjeko-ligjore të planifikuara për t’u kryer në Spitalin Sultanah Bahiyah në Alor Setar.

Zbulimi i tmerrshëm ka tronditur banorët vendas, të cilët e përshkruajnë rastin si një incident tragjik që ka tronditur të gjithë komunitetin. Autoritetet policore po vazhdojnë hetimet e tyre, duke u përpjekur të sqarojnë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi të tmerrshme familjare.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 29 Mars 2026

DASHI

Jeni më pak impulsiv, më shumë llogaritës. Po hyn në një fazë ku thjesht të vepruarit nuk është e mjaftueshme; duhet të zgjedhësh se si të veprosh. Për sa i përket punës, mund të rishikosh një strategji ose të kuptosh se një qëllim ka nevojë për një qasje më inteligjente. Në dashuri, megjithatë, keni nevojë për të vërtetën.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 29 mars 2026), po përjetoni një ditë me ndërtime të ngadalta, por të forta. Nuk ka ndonjë trazirë të madhe, por një ndjenjë stabiliteti ju lejon të ecni përpara me besim. Lidhur me punën, kjo është koha e duhur për të zgjidhur çështje praktike, kontrata ose marrëveshje.

BINJAKËT

Kjo nuk do të jetë dita juaj e zakonshme dhe e qetë: diçka po ju bën të reflektoni më shumë sesa pritet në këtë fundmuaj. Ndoshta një fjalë, një mesazh ose një situatë po ju bën të shihni gjërat ndryshe. Lidhur me punën, mund t’ju duhet të zgjidhni midis dy opsioneve.

GAFORRJA

Po kaloni një ditë të ngarkuar emocionalisht. Nuk është e rëndë, por intensive. Keni ndjesinë se diçka po ndryshon, edhe nëse nuk jeni të sigurt se çfarë është ende. Sa i përket punës, përpiquni të mos merrni shumë nga tensionet e të tjerëve.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 29 mars 2026), aktualisht po zbuloni një forcë më të qetë, por më efektive. Nuk keni nevojë të provoni asgjë. Sa i përket karrierës, jeni më autoritarë dhe më pak impulsivë. Dikush mund të kërkojë këshillën tuaj.

VIRGJËRESHA

Kjo është dita perfekte për të vënë gjërat në rregull, dhe jo vetëm në çështjet praktike. Po fitoni qartësi brenda vetes dhe kjo ju ndihmon të merrni vendime më të mira. Për sa i përket punës, po shihni atë që të tjerët nuk e vënë re.

PESHORJA

Në këto orë të fundit të marsit, ndjeni një nevojë të fortë për ekuilibër, por edhe për ndryshim. Është një ditë tranzicioni, kur po filloni të kuptoni se çfarë dëshironi vërtet. Lidhur me punën, mund të ndiheni pak të pasigurt, por është vetëm një periudhë tranzicioni.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 29 mars 2026), ju jeni të thellë dhe me mendje të kthjellët. Asgjë nuk ju shpëton dhe kjo ju jep një avantazh të rëndësishëm. Kur bëhet fjalë për punën, mund të lexoni midis rreshtave dhe të kuptoni se çfarë po ndodh në të vërtetë.

SHIGJETARI

Keni nevojë për një ndryshim ritmi. Kjo nuk është një ditë rutine, por për pushime të vogla nga rutina jote e zakonshme. Edhe një ndryshim i thjeshtë mund të të japë ide të reja. Sa i përket punës, gjërat po lëvizin, por jo menjëherë të dukshme.

BRICJAPI

Është një ditë e rëndësishme për të bërë një bilanc. Nuk është një krizë, por një kohë për vlerësim. Sa i përket punës, mund të merrni konfirmim, por edhe përgjegjësi të reja. Në dashuri, keni nevojë për më shumë prani emocionale.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 29 mars 2026), mendja juaj është një laborator idesh, por jo të gjitha mund të zhvillohen menjëherë. Përzgjedhja është e nevojshme. Sa i përket punës, një zgjidhje origjinale mund të shfaqet papritur, pothuajse pa menduar.

PESHQIT

Kjo është një ditë shumë interesante emocionalisht. Po bëheni më të vetëdijshëm për ndjenjat tuaja dhe kjo ju bën më të fortë. Lidhur me punën, një intuitë mund t’ju japë një pamje të diçkaje që të tjerët do ta kuptojnë vetëm më vonë.

“Pse qesh kujton se ti…” / Plas keq mes Ramës dhe Spiropalit në mbledhjen, kryeministri–deputetes: Mos e hap gojën! Kur jam unë këtu, ti do të

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave duket se është shoqëruar me përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, ku raportohet se nuk kanë munguar as ngritjet e zërit.

Në media është raportυar se ka pasur dy herë tensione mes Ramës dhe Spiropalit gjatë kësaj mbledhjeje që u zhvillua paraditen e kësaj të shtune.

Bëhet me dije se, teksa drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ishte duke mbajtur fjalën e saj, ka pasur një ndërhyrje nga Spiropali, e cila i ka kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët.

Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, iu drejtua Spiropali Goxhobellit.

Pas kësaj deklarate, ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “Ti mos e hap gojën fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”.

Ndërsa momenti tjetër i përplasjes, bëhet me dije se ka qenë përdorimi i telefonit nga Spiropali gjatë prezantimit të strategjisë së komunikimit nga ministrja e re për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismailaj.

Bëhet me dije se Spiropali, e ulur në fund të sallës, ka qeshur me fjalët e Ismailajt, ndërsa mimikat e saj janë pikasur nga Edi Rama, i cili i është drejtuar me fjalët: “Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.

Ndërsa ish-ministrja i është kthyer Ramës me fjalët: “Ke diçka për të thënë? Thuaje.

Lajm urgjent! Cpo ndodh mes Amerikës dhe Izraelit, çfarë u ndodhi krerëve

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka zhvilluar një telefonatë të tensionuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës e ka kritikuar për vlerësime tepër optimiste lidhur me zhvillimet e mundshme të një konflikti me Iranin. Lajmi është raportuar nga Axios.

Sipas burimeve të cituara, Vance i ka shprehur pakënaqësi Netanyahut për mënyrën se si i ishte paraqitur presidentit Donald Trump skenari i një përplasjeje të mundshme me Iranin, duke e përshkruar atë si të shpejtë dhe të lehtë për t’u menaxhuar. Në këto vlerësime, sipas të njëjtave burime, edhe ndryshimi i regjimit në Iran ishte paraqitur si më i arritshëm nga sa konsiderohet në realitet.

Një zyrtar amerikan ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti ka pasur një pasqyrë të qartë mbi këto qëndrime, duke iu referuar Netanyahut edhe me nofkën e tij të njohur “Bibi”.

Pas kësaj telefonate, raportet sugjerojnë se tensionet mes palëve janë thelluar më tej. Një tjetër zyrtar amerìkan ka pretenduar se Izraeli po përpiqet të minojë rolin e Vance, i cili konsiderohet një figurë kyçe në përpjekjet për negocimin e një armëpushimi me Iranin.

Vance, i njohur për qëndrimin e tij kundër përfshirjes së SHBA-së në luftëra të gjata jashtë vendit, është angazhuar në bisedime së bashku me negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Burimi në fjalë ka akuzuar gjithashtu Izraelin se qëndron pas raportimeve që sugjerojnë se Irani synon të negociojë drejtpërdrejt me Vance, duke e konsideruar atë më fleksibël për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit. Megjithatë, sipas Axios, nuk ka prova konkrete që mbështesin këtë pretendim

E fundit! Zbulim i RRALLË në Itali, arkeologët “vënë duart në kokë”…

Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në jug të Italisë ka hedhur dritë mbi një nga popujt më të frikshëm të antikitetit, duke nxjerrë në pah një nekropol mijëravjeçar me elemente të pazakonta. Në zonën e Pontecagnano Faiano, pranë Napoli, arkeologët kanë zbuluar një nekropol që daton rreth 2300 vite më parë, me gjithsej 34 varrime. Zbulimi u bë gjatë një gërmimi në një ish-fabrikë duhani, në një zonë të njohur për pasuri të mëdha arkeologjike.

Sipas të dhënave nga autoritetet arkeologjike të rajonit, nekropòli i përket shekujve IV dhe III para erës sonë, një periudhë kur samnitët, një popull italik i pavarur. Zbulimi më befasues lidhet me 15 varre fëmijësh, të moshës nga 2 deri në 10 vjeç, të cilët janë gjetur të varrosur me rripa bronzi shumë më të mëdhenj se trupat e tyre. Në kulturën samnite, këta rripa përdoreshin nga luftëtarët për të mbajtur tunikën dhe simbolizonin statusin e tyre si luftëtarë.

Historikisht, samnitët konsideroheshin ndër kundërshtarët më të rrezikshëm të Romës, duke u përfshirë në tre luftëra të përgjakshme mes viteve 343 dhe 290 para erës sonë. Edhe pse në fund u pushtuan dhe u asimiluan nga romakët, trashëgimia e tyre kulturore mbeti e kufizuar dhe kryesisht e ruajtur përmes varrezave.

Zona e Pontecagnano-s është një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike në Itali, me mbi 10 mijë varre që datojnë nga shekulli IX para erës sonë deri në periudhën romake.Ekspertët mendojnë se rripat e gjetur tek fëmijët mund të lidhen me statusin e lartë shoqëror të familjeve, duke u dhënë atyre simbolikisht rolin e luftëtarit që në moshë të vogël.

Lajm i madh/ Për herë të parë në Shqipëri , sapo e lajmeroi Rama! Gjeja me e mirë që prisnin të gjithë

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar.

Sektori i transportit do të zër një peshë të rëndësishme në realizimin e premtimeve që qeveria synon t’i bëj konkrete gjatë 4 viteve të ardhshme.

Transporti publik një nënkategori që kërkon vëmendjen do të elektrifikohet ndërsa do të përfshijë edhe sisteme digjitale.

“Implementojmë sistemet eIektronike të biletave dhe GPS/AVL, duke garantuar menaxhim transparent, monitorim në kohë reale dhe shërbim të besueshëm për qytetarët”.

Në funksion të qytetarëve por edhe qyteteve të pastra e të gjelbra do të shtohet dhe flota elektrike me 100 autobusë të tillë me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin. Për monitorimin e të gjithë transportit publik, qeveria do të krijojë një kompani shtetërore.

“Ngremë shoqërinë shtetërore si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.”

Shoqëria nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi.

Me një kapital fillestar prej 10 milion lekësh dhe në pronësi 100% shtetërore, kompania e re do të mbajë emrin MobAl sh.a dhe do të jetë nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. (TCH)