EMRAT/ Vodhi “Rolex-in” 20 mijë EURO nga bagazhi i BIZNESMENIT të NJOHUR në Rinas, dënohet punonjësi i “Wizz Air”!

Një 24-vjeçar, punonjës i kompanisë Wizz Air në Shqipëri u dënua pak ditë më parë me burgim, pasi rezulton se ka vjedhur orën “Rolex” me vlerë 20 mijë euro, nga bagazhi i një biznesmeni ndërtimi që po udhëtonte nga Tirana drejt Athinës.

Në javën e fundit të nëntorit 2024, gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor të riun Klajdi Q., me banim në Krujë, për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Për shkak të moshës dhe mungesës së precedentëve të mëparshëm penal, i pandehuri u dënua me 9 muaj burg, por që do të kryejë vetëm 6, pasi përfiton ulje 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas dokumentave, rezulton se rasti i paraqitur në gjykatë nga Prokuroria e Tiranës rezulton të ketë ndodhur në 21 Maj të këtij viti.

EMRAT/ Vodhi “Rolex-in” 20 mijë EURO nga bagazhi i BIZNESMENIT

Në foto: Pjesë nga deklarimi i 24-vjeçarit Klajdi Q., para oficerëve të Policisë Gjyqësore

Biznesmeni Kosta Z. u nis për një udhëtim nga kryeqyteti shqiptar drejt atij grek, me kompaninë e fluturimit “Wizz Air”.

Në bagazhet e tij që do të imbarkoheshin në barkun e avionit, kishte mbështjellë, ndër të tjera, edhe një orë “Rolex”, me vlerë 20 mijë euro.

Kur ka mbërritur në Athinë, ai ka kontrolluar bagazhet dhe ka konstatuar se mungonte ora me vlerë të konsiderueshme. Biznesmeni ka kontaktuar një familjarin e tij për të depozituar kallëzim penal në Tiranë, pasi ishte i bindur se Rolex-i është “zhdukur” gjatë procedurave në aeroport.

Pas kallëzimit, Policia e Tiranës ka nisur verifikimet dhe ka marrë në pyetje edhe punonjësit e kompanisë “Ëizz Air”, të cilët janë të ngarkuar me përpunimin dhe transportimin e bagazheve të udhëtarëve.

Ndër personat e pyetur ishte edhe Klajdi.Q., i cili ka pranuar se është ai personi që e ka marrë orën Rolex. Ai pretendoi se nuk e ka vjedhur, por “e ka gjetur, pasi ka rënë nga bagazhet”.

Në deklarimin para oficerëve të Policisë Gjyqësore, 24-vjeçari ka deklaruar se “kam qenë i planifikuar në ngarkimin e avionit të kompanisë “Wizz Air” me itinerar Rinas-Athinë të datës 21.05.2024, ora 10:30-18:30. Në ngarkimin e bagazheve të këtij avioni kam qenë së bashku me punonjësit S.B dhe D.Gj”.

Më tej, ai deklaron se ka qenë larg në barkun e avionit. “Duke stivosur bagazhet në barkun e avionit ku unë isha i vendosur në thellësi të barkut, në këtë moment nga një valixhe e ngjyrës si gri e errët, ka rënë një orë e futur në një çantë të zezë, ku ishte e mbështjellë dhe ajo kishte mbishkrimin Rolex, që kishte dalë nga valixhja dhe kishte rënë në barkun e avionit.

Atë orë e kam marrë unë dhe e kam parë se ishte e markës Rolex dhe nuk i kam thënë asnjërit prej punëtorëve të tjerë”.

Ai tregon më pas se si e ka marrë dhe e ka fshehur orën e shtrenjtë: “Unë më pas e kam marrë këtë orë dhe e kam fshehur në trup dhe më pas e kam fshehur si fillim në një vend andej afër dhomës ku ne rrimë dhe kur kam mbaruar turnin e punës e kam pasur me vete në trup të fshehur ku e pata futur në mbathje që pata veshur”.

Klajdi e ka pasur orën “Rolex” me vete edhe kur është pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore, pasi në proces-verbalin e deklarimit është shënuar: “Këtë orë Rolex po e kthej te ju ditën e sotme. Gjithashtu dua të them se asnjë person tjetër nuk është i përfshirë në këtë çështje pasi siç e thashë këtë orën Rolex e kam marrë i vetëm në barkun e avionit dhe e kam fshehur i vetëm për ta nxjerrë jashtë aeroportit…”.

Pas këtyre deklarimeve, ai është marrë në cilësinë e personit të dyshuar dhe gjykata e Tiranës fillimisht caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në përfundim, në nëntor të këtij viti, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 6 muaj burgim./Bold

Talenti 18-vjeçar shpallet kampioni i ri Botëror në Shah! Thyen Rekordin e Kasparovit

Dommaraju Gukesh, vetëm 18 vjeç, ka hyrë në histori si kampioni më i ri botëror në shah, duke thyer rekordin legjendar të Garry Kasparovit. Në një përballje dramatike trejavore në Singapor, ai triumfoi kundër kampionit në fuqi, Ding Liren, në finalen e Kampionatit Botëror të Shahut.

Fitorja e tij historike erdhi pas një ndeshjeje të ngushtë prej 14 lojërash, ku Gukesh shfrytëzoi një gabim fatal të Ding në lojën vendimtare. Në një situatë që dukej e barabartë, Ding bëri një lëvizje të gabuar, duke i hapur rrugën Gukesh drejt fitores. Ky gabim është cilësuar si një nga më të mëdhenjtë në historinë 138-vjeçare të kampionatit botëror. Pas 58 lëvizjesh, Ding dorëzoi lojën, duke vulosur rezultatin 7½-6½ dhe duke shmangur nevojën për lojëra shtesë.

Ky triumf i dha Gukesh jo vetëm titullin më prestigjioz në shah, por edhe një shpërblim prej $1.35 milionë nga fondi total prej $2.5 milionësh. Duke thyer rekordin e Kasparovit, i cili u shpall kampion botëror në moshën 22-vjeçare, Gukesh ka dëshmuar talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e palëkundur.

Në lojën finale, Ding, duke luajtur me gurët e bardhë, filloi me një avantazh të lehtë, por Gukesh arriti të stabilizonte pozicionin dhe të mbante ndeshjen të ekuilibruar. Loja dukej e destinuar për barazim deri në lëvizjen fatale të Ding, një moment që Gukesh e përshkroi si “më të mirin e jetës së tij.”

Emocionet ishin të forta në përfundim të ndeshjes. Ding uli kokën në duar, ndërsa Gukesh mezi e përmbajti gëzimin e tij. Kjo fitore është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për shahun indian, duke vendosur një standard të ri për brezin e ri të shahistëve.

Cilët janë VIP-at që pastrojnë paratë e gruρeve kri.minaIe? Gazetarja tregon si funksionon skema

Gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci, ka bërë një deklaratë të fortë ndërsa diskutohej tema se “Ku shkojnë paratë e krimit”. Daci tha se paratë e krimit pastrohen nga artistët. Sipas saj artistët janë mënyra më e mrië për të jusfitikuar paratë, pasi ata i deklarojnë si shuma të hedhura nga fansat.

“Një metodë e thjeshtë për të pastruar paratë është nëpërmjet artistëve. Artistët justifikojnë pafudn paratë e krimit të organizuar. Nëpër koncerte. Ata thonë që isha në koncert në “X” vend, dhe paratë më janë hedhur nga fansat”, tha Daci.

Çfarë ndodh me pronat e krimit pasi ato konfiskohen nga shteti? Kjo ishte një tjetër pyetje në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. Gazetarja Daci tha se të njëjtat prona që konfiskohen nga shteti blihen po nga njerëz të afërt apo familjarë të poseduesit të parë. Sipas saj askush nuk do të guxonte të blinte prona të krimit, pasi do ju binte menjëherë telefoni.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë ndodh me pronat e sekuestruara?

Daci: Askush nga ne nuk guxon të blejë pronat e eksponentëve të krimit të organizuar.

Borakaj: Po Pse?

Daci: Se ata të çojnë sms nga atje ku është. Ka ndodhur me pronat e vëllezërve Murati, pronat nuk janë shitur. Nga ana tjetër ka një gjë interesante, u bë një investigim dhe rezultonte se disa nga pronat që sekuestroheshin nga shteti bliheshin nga familjarët e atyre që ju sekuestrua me vlera dhe më të ulta. Këtu nis problemi, që pronat që konfiskohen blihen nga të njëjtët njerëz që i kanë konfiskuar më përara. Sa i përket apartamenteve apo hoteleve luksoze ti nuk guxon ta blesh. Kemi rastin e “Hotel Vollgës” që ti nuk guzon ta blesh se është Emiljano Shullazi nga mbrapa.

Borakaj: Po Santa Quaranta?

Daci: Ajo shkoi po te Balilët, po te e njëjta familje

“E kam përcjellë me muzikë”- Ndarja nga jeta e të atit, rrëfehet Alketa Vejsiu: Amaneti i fundit që më la babai

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu e ftuar në një intervistë ka bërë një rrëfim prekës lidhur me humbjen e babait të saj.

Alketa ka rrëfyer marrëdhënien e ngushtë që kishte me të atin teksa ka shtuar se humbja e tij nuk ka qenë e lehtë.

“Ky vit ka qenë i mbushur me lot. Kam qarë për atë baba që nuk jeton më, por sot dua të flas për të me buzëqeshje. Dua të tregoj gjithçka të bukur që më ka mësuar dhe trashëguar, pa lot. Më thoshte gjithmonë: Unë do të iki i lumtur sepse pata një fëmijë që nuk më zhgënjeu kurrë. Ti më bëre krenar” tha moderatorja ndërsa shtoi se babai i saj i ka lënë edhe një amanet.

“Ai më la një amanet: të jem e lumtur dhe ta çoj jetën përpara.”

Ndër të tjera Alketa tregoi se gjithmonë ka qenë vajza e të atit dhe se ai ka qenë fansi i saj më i madh teksa u shpreh se “dashurinë e tij nuk do ma zëvëndësojë askush”.

“Unë kam qenë gjithmonë goca e babit. Ai ishte fansi im më i madh, dhe mesazhet e tij të fundit janë dëshmi e një dashurie që nuk do të ma zëvendësojë askush.”

Moderatorja tregoi gjithashtu se e ka përcjellë të atin me muzikë, një dëshirë që i ndjeri e kishte shprehur para se të vdiste.

“E kam përcjellë me muzikë, siç ma kërkoi. Ai donte që unë të vishesha me të bardha dhe që funerali i tij të ishte një festë, jo një pikëllim. Muzika ishte ajo që e shoqëroi deri në fund, ashtu siç do të kishte dashur gjithmonë,” përfundoi ajo në Mirëmbrëma Yje.

Basha: Te Demokratët EuroAtlantikë kemi kolosë, Rakipi: Ku i ke aman se na ç mende? Në Atlantik ka vetëm peshq…

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se drejton partinë Demokratët Euro Atlantikë dhe se kjo parti ka në gjirin e vet “kolosë”, të cilët do të garojnë në zgjedhje.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se pse e mbajti vulën e PD-së me procese gjyqësore kur nuk e kishte me vete anëtarësinë, Basha tha se nuk është e vërtetë që shumicën e anëtarësisë e ka Berisha dhe se këtë e vendos statuti dhe jo perceptimi i publikut.

Biseda në studio:

Rakipi: Për një kohë të gjatë ju bëtë një luftë për vulën në PD. Dje gjykata regjistroi përfundimisht Saliun si kryetar, pra pronarin, që ia këpute vulën ca kohë, e mori prapë. Ju e mbajtët vulën me procese gjyqësore kur qartazi anëtarësia nuk ju donte, por donte Berishën. Pse e patë të arsyeshme të mbanit vulën kur nuk kishit legjitimitet në PD?

Basha: “Si në cdo realitet funksionojnë statute dhe ligjet. Dikush thotë je ti shumicë, dikush thotë je pakicë, dikush thotë duan Saliun, të tjerë thonë duan Lulin, por vendos ligji dhe statuti. E kemi çuar në rekurs në GJykatën e Lartë. Gjykata e Lartë ka thënë se apeli duhet ta shqyrtojë në themel çështjen. Gjykata e Apelit në thyerje të këtij vendimi nuk e ka hapur fare çështjen dhe ka thënë se pala e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet. Kjo ka shkuar në Gjykatë të Lartë dhe presim drejtësi”.

Rakipi: Akoma? Nuk e merr aty. Në këtë rast, Saliu i ka ata (anëtarësinë).

Basha: “Ti operon me idenë që ndoshta të është ngulitur që në vitet 90’ kur ke qenë afër Marshallit, që PD është pronë private e Berishës”.

Rakipi: Padyshim. Atëherë isha i ri dhe mendoja kështu. Tani mendoj më keq akoma, ai është pronari. Ti e pranove në njëfarë mënyrë.

Basha: “Jo thashë të kundërtën, PD nuk është klubi Partizani që të privatizohet dhe të bëhet pronë, as e një njeriu dhe as e një familje”.

Rakipi: Është më shumë se klubi, vetëm ti nuk e paske kuptuar…

Basha: “Ky është mendimi juaj. Jo vetëm nuk jam dakord, por është premisa që PD nuk mund të jetë kurrë pronë private e një njeriu. Në çdo gjykatë do ta kërkojmë deri në Strasburg, derisa të kthejmë drejtësinë në këtë vend. Kjo nuk na pengon të vazhdojmë me ndërtimin e alternativës tonë politike që do ta kemi në zgjdhje”.

Rakipi: Çfarë alternative, ti nuk ke emër tani.

Basha: “E kemi Demokratët Euroatlantik. Do të përdorim hapësirën që na jep Kodi që lista e hapur dhe program ynë të jenë ofertë”.

RAkipi: Kjo demokratët euroatlantikë, do ti kërkosh në oqean tani, ngaqë nuk ke kët?. Në Atlantik nuk ka njerëz o vlla, peshq ke… Ti thua jemi demokratët euroatlantikë, ai e ka rrëmbyer të gjithën pronën e vet…

Basha: “Ai ka mbyllur në një grup të vogël njerëzish egoistë, që për fatet e tyre i kanë vënë shkelmin shpresave të demokratëve për ndryshim”.

Rakipi: Edhe njerëzit që ke krijuar ti, i mori ai. E puthin në ballë atë.

Basha: “Janë njerëz që e kanë parë PD-në si mënyrë përfitimi personal. Jam i lumtur që nuk janë më në krahun tim. Sot kam njerëz që janë kolosë. Ndoshta emrat e tyre nuk kanë arritur të shpalosen në media, por janë njerëz që kanë luftuar dhe kanë qëndruar”.

Rakipi: Ç’kolosë? Ku i ke kolosët o vlla se na çmendo ore, ku i ke kolosët?

Basha: “Kolosë në qëndrim, kolosë në mendim, kolosë në angazhim, sepse në një kohë të vështirë kur njerëzve që u kishim vënë spaletat e rënda dhe shkuan të lëpijnë atë që kishin pështyrë, këta njerëz të tjerë, që ti ndoshta i njeh një pjesë prej tyre”.

Rakipi: Ku janë ore nxirri! Ti thërrasim këtu edhe ti intervistojmë.

Basha: “Një pjesë edhe i ke patur, deputetë, anëtarë kryesie”.

Rakipi: Pampurin njoh unë vetëm. Kush është tjetër? Të ikën edhe ata G-12? Ky që kishe më të afërtin, Alibeu, iku krijoi 1912-tën.

Basha: “Shumë mirë, ashtu e ka menduar edhe ai si ty, që PD është pronë e Berishës dhe duhet parti tjetër. Ndërsa unë dhe qindra mijëra të tjerë, mendojmë se PD nuk mund të jetë pronë private e askujt dhe do të luftojmë deri në fund në gjykatë ndërkohë do të bëjmë betejën para shqiptarëve”.

Rakipi: Ti qofsh por unë nuk e kuptoj këtë gjë. Ai tani pronari, i mori të gjithë, edhe ata që kishe ti, madje dhe ata që krijove ti. Ti më thua mua ka kolosë, jo po ka lindur Sami Frashëri dhe Petro Nini Luarasi që të vijnë te ty. Ku i ke mo?

Basha: “Re me këmbët e tua brenda. Ti pranon se një numër individësh në disa raste, sic e the vetë, të nxjerrë nga anonimati nga unë, të veshur me besim nga vota e demokratëve dhe pastaj që janë zhytur në xhepin e interesave të tyre të vogla, që kanë filluar të lëpijnë me shumë pasion atë që kanë pështyrë për tre vite dhe që rrethojnë sot një drejtues politik non-grata nga SHBA dhe MB, i pandehur për korrupsion, përbëka alternativë, ndërsa një grup që pikërisht këtë refuzon, premisën e një partie pronë private, një grup që ka qëndruar para një lumi vreri, shpifjesh, sulmet nga më të egrat, jo vetëm verbale, se janë në pazar me njëri tjetrin, pse qëndrojnë? Sepse besojnë te diçka më e madhe, ia vlen ta bësh këtë luftë. Pra i merr shqiptarët në këtë supozim si peshq. Unë nuk i shoh si peshq”.

Të gjithë me sytë nga Armando Broja, sulmuesi shqiptar hyn në historinë e Evertonit

Me debutimin e Armando Brojës javën e kaluar, me fanellën e Evertonit, Shqipëria u bë kombi i 50-të i ndryshëm që përfaqësohet nga klubi blu në Premier Ligë. Kësisoj Broja ka hyrë në historinë e klubit të Evertonit si futbollisti i parë shqiptar që luan per kete skuader

Kujtojmë që sulmuesi kuqezi debutoi me skuadrën angleze në duelin ndaj Uolves, ku blutë triumfuan pastër me rezultatin 4 me 0.

Tashmë shpresat janë të shumta, që Broja të gjejë edhe golin e parë me fanellën e Evertonit, duke lënë pas momentin e vështirë pas dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta.

“I pari lojtar shqiptar që luan për ne”, Everton tregon statistikën e Brojës

Armando Broja hodhi pas shpine dëmtimin dhe pas shumë muajsh pritje, sulmuesi kuqezi debutoi me Everton në Premier League. Klubi anglez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nuk ka hezituar të tregojë një statistikë mjaft interesante.

Broja është lojtari i parë shqiptar që luan për Everton dhe Shqipëria është shteti i 50 që ndihet i përfaqësuar në ekipin e Evertonit.

23-vjeçari është i huazuar te kjo skuadër, me kartonin e tij që zotërohet nga Chelsea. Më herët, ai ka luajtur për Southampton dhe Fulham.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FEverton%2Fposts%2Fpfbid0MNFo9iEDd7cKfRszqcXDzZ1HGh1rR2T5oaUqr9nhdCt88mwZdrQbEeGQvve8giYTl&show_text=true&width=500

(J.S/BalkanWeb)

“Go ditini me vezë dhe domate!”/ Berisha thirrje demokratëve të protestojnë para ambasadave: Janë përfshirë në k.rim elektoral

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i inkurajuar ata të protestojnë përpara ambasadave të Shqipërisë dhe të godasin ato me vezë dhe domate.

Kjo thirrje erdhi në kuadër të akuzave të tij ndaj qeverisë, të cilën ai e akuzon se është përfshirë në “vjedhjen” e zgjedhjeve të vitit 2025 duke përdorur misionet diplomatike jashtë vendit.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të reagojnë dhe të dërgojnë një mesazh të qartë përmes protestave të fuqishme, që do të shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj atyre që ai i konsideron abuzues të sistemit zgjedhor.

“Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme.
Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë.
Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.
Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë.
Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale.
Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral.
Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë”, u shpreh ai.

Marrin kumbarin për ρùshime në Korçë, bυrri zbυΙon tr. adhëtinë e g rυαs

Ρυshimet në Korçë për një çift shqiparësh, të cilët kishin marrë me vete edhe kumbarin nuk kanë shkuar ashtu siç duhej.

Gazetarja e “Aldo Morning Show” tha se një ditë para se të ktheheshin në Greqi burri ka zbuluar tradhëtinë e gruas me kumbarin.

Sipas gazetares burri ishte dehur dhe kishte vajtur të flejë ndërkohë gruaja dhe kumbari i tyre kanë fjetur bashkë.