Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka sistemin më të mirë të prokurimeve publike në rajon.
Rama tha, gjatë një eventi me ambasadorë të huaj dhe zyrtarë qeveritarë, se sistemi i prokurimeve publike shqiptare është më efiçenti dhe më transparenti.
Kjo sipas tij është e faktuar nga raporti i Bashkimit Europian, ndaj dhe sugjeroi që vende të Bashkimit Europian ta kopjojnë këtë sistem tenderash që ka Shqipëria.
“Sot Shqipëria është në vendin e parë në rajon për prokurimet publike, nga pikëpamja e eficencës, transparencës. Këtë e thotë BE, dhe për të arritur në këtë konkluzion, përdor një instrument ekspertësh që analizojnë vendet. Është i njëjti instrument që ka qenë dhe më parë dhe nuk i ka thënë më parë këto gjëra. BE e konsideron sistemin tonë të prokurimeve publike, si një sistem evropian”, u shpreh Rama.
Giorgia Meloni është “personi më i fuqishëm në Evropë” sipas renditjes së gazetësë amerikane “Politico” për vitin 2025.
“Kë do telefononi nëse doni të flisni me Evropën? Nëse je Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe këshilltari kryesor i presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, numri që telefonon i përket Giorgia Melonit”, shkruan gazeta amerikane, duke nënvizuar se “në më pak se një dekadë, liderja e partisë së krahut të djathtë Fratelli d’Italia kaloi nga epiteti si një e çmendur ultra-nacionaliste në zgjedhjen si kryeministre e Italisë dhe duke u vendosur si një figurë me të cilën Brukseli, dhe tani Uashingtoni, mund të bëjnë biznes”.
“Politico” e ka cilësuar atë në “renditjen e ndikimit” si interpretuesja perfekte e zeitgeistit, shpirtit të kohës, “gjithnjë e më radikale dhe që lulëzon në të dy brigjet e Atlantikut”.
“Në më pak se një dekadë, liderja e krahut të djathtë të Fratelli d’Italia – sipas gazetës amerikane – është konsideruar si një zë autoritar në panoramën politike globale”, në një përshkrim të gjatë që gjurmon ngritjen e Melonit dhe fazat kryesore të dy viteve të qeverisjes së saj, të përcaktuar si “një nga më të qëndrueshmet që ka ekzistuar ndonjëherë në Italinë e pasluftës
Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka zgjedhur Kimberly Guilfoyle, të fejuarën prej vitesh të djalit Donald Trump Jr., për t’u bërë ambasadore e SHBA në Greqi.
Kjo është zgjedhja e fundit e Trump për administratën e re që ka lidhje të ngushta me anëtarët e familjes së tij. Trump njoftoi synimin e tij për të emëruar Guilfoyle, një ish-prezantues i Fox News, të martën në mbrëmje mes zgjedhjeve për role të tjera diplomatike dhe ekonomike, duke përfshirë Andreë Ferguson për të udhëhequr Komisionin Federal të Tregtisë.
Zgjedhja e Guilfoyle për të shërbyer si ambasadore mijëra kilometra larg SHBA-së vjen në një moment kur në mediat amerikane flitet se djali i tij Donald Trump Jr. I ka dhënë fund fejesës dhe teksa fotografuar me një vajzë tjetër të quajtur Bettina Anderson.
Vetë Trump Jr. E uroi të fejuarën e tij për përzgjedhjen, megjithëse në rrjetet sociale ky urim u komentua më tepër si një “letër e përkryer ndarjeje”.
“Jam shumë krenar për Kimberly. Ajo e do Amerikën dhe gjithmonë ka dashur t’i shërbejë vendit si ambasadore. Ajo do të jetë një udhëheqëse e mahnitshme për Amerikën së pari”, shkroi ai.
Nga fusha e futbollit në politikë. Ish-kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.
Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit të ardhshëm. 38-vjeçari do të përfaqësojë subjektin politik “Lista për Familjen”, që drejtohet nga dy ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.
Pikërisht ky i fundit zyrtarizoi lajmin për kandidimin e ish-mbrojtësit, teksa pritet edhe njoftimi zyrtar nga vetë Mërgim Mavrajt.
Ish-kapiteni kuqezi iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2012 dhe njoftoi tërheqjen nga ekipi në gusht të 2020-ës, pas 8 viteve gjatë të cilave regjistroi 50 ndeshje ndërkombëtare, teksa luajti edhe në Europianin e 2016 në Francë.
Elon Musk është i pari në botë që ka arritur dhe tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri personale.
Sipas Bloomberg, pronari i Tesla-s ka një pasuri në vlerë” 439.2 miliardë, falë vlerësimeve të Teslas dhe SpaceX në Wall Street.
Që kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, pasuria e Musk, i cili mori pjesë aktive në fushatën e tij zgjedhore, është rritur ndjeshëm.
Në veçanti, Tesla është ngjitur në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Dhe që kur Trump u zgjodh president i SHBA-së, vlera e aseteve të Musk është rritur ndjeshëm. Space X vlerësohet tani në 350 miliardë dollarë si pjesë e operacionit të fundit të shitjes së brendshme të letrave me vlerë.
Çmimi prej 185 dollarësh për aksion, është shumë më i lartë se 112 dollarët e më pak se tre muajve më parë, duke e bërë kompaninë e Musk, startup-in më të vlefshëm të palistuar në botë.
“Ajo që është çmenduri, është se pothuajse asnjë investitor nuk donte të shiste aksione – tha Musk pas thashethemeve nga Bloomberg i cili, për vlerësimin, citoi një email të brendshëm për kompaninë. SpaceX ka reduktuar sasinë e letrave me vlerë që do të bliheshin nga punonjësit për të lejuar hyrjen e investitorëve të rinj”.
Familjarë të Saimir Sulës dhe qytetarë kanë protestuar para Kryeministrisë ditën e sotme duke kërkuar kryerjen e një autopsie ndaj trupit të të ndjerit. Pjesëmarrësit në protestë kishin në duar pankarta mesazhet e të cilave kërkonin drejtësisë për ndarjen nga jeta të Sulës.
Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020.
Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!
Gazetari Almer Toska në një studio televizive ku ndër të tjera është diskutuar edhe dhënia e çmimit “kampion i luftës kundër korrupsionit” nga SHBA për kreun e SPAK, Altin Dumani, tha se një nga çështjet që do të tregojë nëse Prokuroria Speciale kontrollohet nga amerikanët apo nga Edi Rama, është dosja për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.
Ky i fundit mban detyrën e zv.ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, ndërsa gazetari Toska paralajmëroi se ai do të arrestohet.
Gazetari Toska, referuar burimeve të tij, tha se zbërthimi i celularit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë që drejtohet nga Belinda Balluku, njëherazi edhe zv.Kryeministre, ka zbuluar se si shpërndahen paratë e konçensioneve.
“Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, do të arrestohen”, paralajmëroi Toska.
Kanë bërë xhiron e internetit orët e fundit pamjet nga shtëpia e ish-diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assad, ku ai jetonte me familjen e tij, në një lagje të Damaskut
Siç raporton media britanike Sky News, e cila citon fotot e zbuluara nga rebelët, kjo është shtëpia kryesore e ish-diktatorit, gruas së tij me origjinë britanike, Asma, dhe fëmijëve të tyre.
Dokumentet e gjetura brenda shtëpisë së Asadit të shpërndara në dysheme, thuhet se janë disa dokumente bankare me shuma të patreguara në emër të Asma al-Assad.
Sigurisht, civilët dhe rebelët sirianë kanë plaçkitur pjesën më të madhe të shtëpisë. Në mënyrë të veçantë, dhoma e zhveshjes së Asma-s, ndërsa dyshemeja ishte e mbuluar me kuti të panumërta për bizhuteri, antike dhe sende të stilive.
Vetëm nga fotot del qartë se Asma bënte një jetë luksoze me fëmijët e tyre, ndërsa bashkëshorti i saj orkestroi vrasjen e mijëra qytetarëve sirianë, të cilët jetonin në varfëri absolute
Në katin e poshtëm të shtëpisë janë gjetur edhe dosje të ndryshme. Midis tyre ishin të dhënat bankare me emrin e vajzërisë së Asma, të cilat përfshinin shuma marramendëse deri në 22.5 milionë dollarë.
Në intervista, Asma këmbënguli se Asadët bënin një jetë të klasës së mesme, një deklaratë që nuk u besua nga shumica e botës dhe nga plaçka bëhet e qartë se familja me të vërtetë “notonte” në pasuri.
Ndërsa familja Assad u largua me nxitim, ata lanë pas pjesën më të madhe të “thesareve” të tyre.
Në shtëpinë e përmendur të familjes Assad, u gjet edhe vendi ku Asma ruante kujtimet e saj të preferuara nga jeta familjare.
Konkretisht, kishte dhurata që i kishin bërë fëmijët e saj në shkollë, foto familjare të Asadëve në pushime, madje edhe foto të Bashar al-Assad duke notuar.
Një 41-vjeçare nga Pogradeci, po hetohet nga autoritetet përkatëse, pasi akuzohet se ka mashtruar një 35-vjeçar përmes Facebook, duke i marrë 9 mijë euro.
Policia e Vlorës bën me dije se 35-vjeçari me iniciale A.R banues në fshatin Kropisht, Selenicë, ka kallëzuar në polici se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Selenicë, se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook”, njofton policia.