Ajola Xoxa i la agjentët e BKH dy orë jashtë, reagon ashpër Soko: Pse nuk i shqyen derën? E mbështesim SPAK, por…

Pano Soko, ka qenë i ftuar në një emision, ku ka folur për kontrollin e BKH te familjarët e Veliajt dhe hetimet për kryebashkiakut.

Soko tha se nuk duhet treguar mbështetje e verbër te SPAK, sepse kur vjen fjala te Erion Veliaj, prokuroria ka qenë shumë e ngadaltë, pavarësisht se ai ka disa çështje në hetim. Soko u ndal edhe te fakti që bashkëshortja e Veliajt i la agjentët e BKH të presin dy orë jashtë banesës, ndërkohë që ky standard nuk ndiqet me të tjerët.

“Ajo që kërkojmë ëhtë fillimisht të ndalohet vjedhja dhe të merren paratë mbrapsh. Edhe po ta lësh Veliajn vetëm gjashtë muaj, por t’ja marrin të gjithë paratë… Sa më shumë kohë e lë Erionin, aq më shumë mundësi i jep të fshehë paratë sa më mirë. Nëse ke për synim të ndalosh vjedhjen dhe të kapësh paratë… Dua që këto para të mos ikin.

Unë nuk jam prokuror, por rrogën po e marrin 10 mijë euro prokurorët. Çfarë të duan ata e kanë marrë, mjete, materiale, amerikanët janë aty, izraelitët me teknologji, cdo gjë. Tani duam shpejtsi. Entoni thotë me të drejtë, mos po shantazhohen këta?

Nuk mund ta përjashtojmë dhe të themi se po ecin shumë mirë. I kemi mbështetur por nuk po ecin shumë mirë.

SPAK të na tregojë a jemi të barabartë para ligji. Nëse SPAK nuk e ka forcën të tregojë që nga KM deri të qytetari janë të barabartë… Jo se janë ca më të barabartë. Po shoh hetuesit e BKH që rrinë dy orë para derës së një banese, kur kanë të drejtë të shqyejnë çdo derë. Këto tregojnë shumë. A jam unë si Pano Soko i barabartë me ta? Në derën time, po mos ta hap BKH vjen dhe e hap. Disa dyer shqyhen, disa të tjera…

Ideja është, nëse ne jemi të barabartë para ligjit, hetuesit e BKH derën time do ta kishin shqyer, por para një dere të dikujt me spaleta… Mbështetja nuk përkthehet në verbëri dhe naivitet. Pra, kërkoj shumë mirë ti shkohet hetimit deri në fund, pse e kërkoj te Erion Veliaj, sepse në gjendjen e tij ai mund të ndikojë te shumë hetime, ka pesë hetime, mund të ndikojë te provat. Nuk dua që njerëzit që kanë vjedhur këtë vend për 34 vjet të shpëtojnë prej neglizhencës apo se dikush bie pre e shantazhit”, tha Soko.

“Do të realizojmë 90% të tenderave me Inteligjencë Artificiale”- Rama hap thesin e premtimeve: Jemi të parët në rajon për Prokurimet Publike

“Në aspektin e prokurimeve publike nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme. Në bazë të raportit të Sigmës, jemi tani më jo vetëm në vendin e parë në rajon, se kur mblidhemi ne të Ballkanit gjithmonë bëjmë dy sforco më të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është më i pari, kështu që është e pamundur t’i shmangem. Më të vjetrit dihet që jemi ne. Nuk ka nevojë të them, që ne të jemi të parët këtu dhe aty kjo nuk para dihet, aq më tepër pastaj duke qenë ne më të vjetrit, kemi kapacitet shumë më të madh se sa këta më të rinjtë për tu zënë me njëri tjetrin për të mos i thënë gjërat që duhen thënë.

Me modelin e inteligjencës artificiale që po ndërtojmë ne besojmë që rreth mesit të mandatit tonë të kartërt ne do të jemi vendi i parë që do të realizojmë prokurime me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti transparence që është i pakonkurrueshëm dot nga çdo komision prokurimesh që bën këtë punë. Do të jetë një tjetër arritje, falë mundësisë që na jep teknologjia”, tha Rama.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Euro…

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar, do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet me 93.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

E rëndë/ U rrëzua te Piramida, ndërron j etë në sρital punonjësja e poΙicisë në moshën 22-vjeçare

Këtë të martë, një 22-vjeçare punonjëse policie, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve, efektivja e policisë, para disa ditësh është u rrëzuar aksidentalisht te Piramida.

22-vjeçarja është dërguar në sptalin e Traumës, ku po merrte trajtim tek Neurologjia prej më shumë se një jave, por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur të mbijetojë./Bneës

Luis Meçja flet nga aeroporti i Rinasit: Po shkoj në Itali të kurohem

Luis Meçja, shoku i të ndjerit Martin Cani, është nisur për kurim të specializuar drejt Italisë rreth orës 06.00 të mëngjesit.

Në një intervistë të dhënë për Top Channel në ambientet e airoportit “Nënë Tereza”, familja e Luisit i është mirënjohës çdo shqiptari që kontribuan nëpërmjet llogarisë “GoFoundme”, e cila u hap nga vetë ata për të përballuar shenzimet e trajtimit jashtë shteti.

Ëndrra e tyre dhe e Luisit është që ai t’i rikthehet sportit dhe këtë gjë mjekët në Shqipëri nuk ia garantuan.

“E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si çdo prind do përpiqej për fëmijën e tij!”, thotë i ati i Luisit, Fiqiri Meçja.

Ndërkohë, hetimi i policisë mbetet akoma i pazbardhur. Familja e të ndjerit dhe e Luisit bëjnë thirrje për zbardhjen e plotë të konfliktit të ndodhur pranë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, ndërsa Luisi i qëndron deri në fund deklaratës së tij për përfshirjen e një autori të dytë në sherr i cili gjithashtu ka qëlluar me thikë.

“Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij”, shton ai.

Gjithashtu familja Meçe ka bërë me dije se kanë kryer një ekspertizë mjeko-ligjore private në mënyrë verfikimin e një tjetër autori të përfshirë në ngjarje përveç Mario Përlleshaj. Babai i Luisit tregon që autoritetet kanë treguar vetëm pamjet e momentit që fëmijët kanë dalë nga shkolla dhe jo ato gjatë konfliktit.

“Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur”.

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e Martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Termometri do të shënojë temperaturat nga -1 gradë celcius deri në 14 gradë celcius.

“Drejtësia po tregohen e fortë”/ Analisti ‘thumbon’ Ramën: Veliaj e kërcënon, po rashë unë, vjen edhe ti pas meje

Gazetari Genc Burimi ka komentuar zhvillimet politike në vend, dhe kontrollin e ushtruar në shtëpinë e Erion Veliajt.

Burimi u shpreh se, këtu po shikohet një lojë presioni mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës.

“Po shohim një drejtësi, që thotë se, mirë apo keq, unë kam vendosur një standard nuk ekziston në perëndim dhe unë me dyshimin më të parë, të marr dhe të rras brenda. Ky është justifikimi i saj. Me këtë justifikim këta të marrin e të rrasin brenda, e përdorën me Malltezin, e përdorën për Berishën, Belerin apo Metën që janë personazhe politike.

Si justifikim kishin mbrojtjen e provave dhe mosinfluencimin e dëshmitarëve. Ai i famshmi i nenit 5, i Kartës së të Drejtave të Njeriut, thotë se, një njeri prezumohet i pafajshëm dhe smund të ja heqësh lirinë në mënyrë kaq ordinere, veç nëse ka arsye shumë madhore.

Drejtësia shqiptare ka kaluar përtej këtyre gjërave. Sigurisht ne Berishën bëri hap pas, sepse u mor drejtësia ndërkombëtare me Berishën. Aktualisht po shohim se të njëjtat shkaqe, prishja e provave, intimidimi i dëshmitarëve, nuk po japin të njëjtin efekt tek familja Veliajt.

Sot aktualisht kjo drejtësi nuk po veproka njësoj, ose të ketë një standard për të gjithë, ose kjo drejtësi po tregohet e fortë me ata që nuk kanë pushtet, dhe tregohet e dobët me ata që kanë pushtet.

Berisha na tha se, po përplasen Kodra e Diellit me Sarajet e Surrelit. Pra janë dy kulla, ajo e Surrelit dhe e Erion Veliajt, që unë të mbaj, ti më mban. Pra në një lloj shantazhi. Këtë thotë dhe Berisha.

Sot Veliaj i mbaka Ramës një dosje mjaft të nxehtë, me fotografi se si vëllai i tij Olsi Rama, thotë Berisha, është i implikuar në laboratorin e drogës në Xibrakë dhe këtë dosje e mbaka si një siguracion jete, që nëse më ndodh gjë mua, edhe ti do biesh.

Ky është pak a shumë ai ekuilbri i terrorit. Kjo është shumë e rëndë”, tha Genc Burimi.

LAJM I FUNDIT/ Kreu i SPAK, Altin Dumani një nga 10 kampionët kundër korrupsionit në botë, nderohet nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) është dekoruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 10 kampionët antikorrupsion.

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni, Bliken tha se Altin Dumani është një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri.

Sekretari i Shtetit tha se ai drejton një strukturë të re, ndërsa theksoi se ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale.

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken.

Sekretari Blinken lexoi emrat dhe listën me emrat e “10 kampionëve Globalë kundër Korrupsionit”.

“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe t’i mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”.

Medalja e DASH për Dumanin/ Minxhozi parashikon goditje më të ashpra nga SPAK: Do godasë majtas dhe djathtas

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Altin Dumani u shpall kampion i antikorripsionit nga DASH, pasi sipas tij, SPAK është kthyer në një institucion të dukshëm për SHBA.

Në një emision televiziv, Minxhozi u shpreh se SPAK do vazhdojë të godasë majtas dhe djathas.

Ajo që ndodh me drejtësinë, është për ju si parti politike, është thirrje publike, që realisht, e gjithë struktura t’i thërrasë mendjes dhe të mos fusë persona, të mos pranojë rrethana, që dalin si antiligjore.

Pra, nëse kjo që po ndodh sot, pëso, korrigjohu dhe fito, atëherë këtu po.

Unë do doja të kishte modifkimi praktikash, kjo është faturë shumë e kripur. Do bëhet edhe më e kripur, majtas dhe djathtas.

Ai zotëria që ka marrë medaljen atje, se marrë kot. Berishës i duket qokë nga Soros dhe Blinken, por nuk është ashtu.

Shteti amerikan, që jep atë medalje, do të thotë që je bërë visibël si institucion. Kjo partia juaj, kaq e madhe, kaq në pushtet, kaq të pacënuar, duhet të modifikojë diçka”, theksoi ai

Çfarë ndodhi? DASH fut në listën e zezë ish-zv. kryeministrin dhe gjyqtarin e njohur shqiptar (Emrat + Foto)

DASH ka futur në listën e zezë Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së.

Gjithashtu në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftim.