Dy autobusë me pasagjerë nga Greqia prej 5 orësh të bllokuar në Gjirokastër, shkak disa steka me cigare kontrabandë

Dy autobusë me pasagjerë nga Greqia raportohet se po mbahen të bllokuar për mbi pesë orë në Gjirokastër.

Autobusët po mbahen në hyrje të godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, me arsyetimin se brenda tyre janë gjetur cigare dhe vaj ulliri kontrabandë.

Pasagjerët janë shprehur të revoltuar për vonesën, teksa thonë se stekat e cigareve dhe rreth 7 bidona me vajë ulliri, janë marrë për konsumim vetjak.

Sasia e saktë e cigareve dhe vajit të ullirit nuk është bërë e ditur. Në doganë lejohet kalimi i dy stekave me cigare për person.

Pasagjerët janë kryesisht emigrantë që kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Mitaj asiston golin e fitores në minutën e 90-të, Al Ittihad mposht Al Nassr-in e Ronaldos (Video)

Al Itihad ka mposhtur me rezultatin 2-1 Al Nassr në sfidën e vlefshme për kampionatin arab. Mitaj ishte protagonist për skuadrën e tij kundër Ronaldos, pasi asistoi golin e fitores për 2-1 në fundin e takimit.

Mario Mitaj ka patur një paraqitje mjaft pozitive në pjesën e parë të ndeshjes mes Al Itihad dhe Al Nassr. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i pakalueshëm nga Ronaldo në krahun e majtë të tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 0. Fillimisht Mitaj i tregoi forcën Ronaldos në minutën e 18-të duke i prishur një aksion portugezit.

Më pas në minutën e 28-të, Mitaj jo vetëm i hoqi topin nga këmbët, por dhe nga Al Itihad u nis një aksion i rrezikshëm.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Mitaj tregoi aftësitë dhe në fazën ofensive. Mbrojtësi shqiptar kaloi dribloi lojtarët e Al Nassr, para se të fitonte faull. Al Ghanam mori karton të verdhë nga ky rast sepse protestoi ndaj arbitrit për faullin e dhënë.

Të tre golat e ndeshjes ishin ruajtur në pjesën e dytë, ndërsa Mitaj asistoi golin e fitores për Al Itihad në minutën e 90-të.

VIDEO

https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/ubXI8RARgINMM?popup=fromblocked&autoplay=1

“Më tha ‘djaΙin e madh se kemi bërë bashkë, nuk ke para’”- V r*υ g rύan me çekiç, del DËSHMIA tr όnditëse e Kastriotit: Mora çantën e punës dhe…

Është zbardhur dëshmia e shqiptarit Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç nënën e dy djemve të tij, Alba Cenkon në Greqi, dhe e mbajti të fshehur për një javë trupin e saj të pajetë papafingon e shtëpisë së tyre, të mbështjellë me çarçafë dhe plasmas.

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konfliti me të shoqen sipas tij ka nisur në mesnatë,

ku ka dëgjuar se ajo po fliste në telefon me një burrë. Sipas tij, gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon.

E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit.

I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video.

Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, ka thënë ai në polici.

Shqiptari Kastriot Cenko ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë,

u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita”, a dëshmuar ai para oficerëve sipas mediave greke.

Dëborë dhe reshje shiu! Parashikimi i motit për fundjavën, temperaturat shkojnë deri në -4°C

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nesër e shtunë në pjesën e parë të ditës (deri në orët e mesditës) mbi vendin tonë pritet kalimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në Alpeve dhe verilindje e juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.Për ditën e diel moti deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.
Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore. Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër intensitet deri mesatar.

Vlen për tu përmendur edhe elementi i erës e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s.

Rëndohen pozitat e Ajola Xoxës në hetimet e SPAK-ut, bashkëshortja e Erion Veliajt refuzoi t’i bindej urdhrit të GJKKO-së

Detaje të reja vijnë nga operacioni i nisur që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Konkretisht, burime bëjnë me dije se Ajola Xoxa ka kundërshtuar vendimin për marrjen e aparatit celular, pavarësisht se kishte një vendim Gjykata e Posaccme.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton për “Ora News” se pavarësisht kësaj të rezistence të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, asaj i është marrë telefoni.

Po ashtu, kontrolle janë bërë edhe te banesa e Arbër Veliajt. Sa i takon këtij të fundit hetuesit kanë pasur vështirësi në gjetjen e banesës, por pas disa verifikimeve kanë arritur të gjejnë ambientin ku ai jeton.

Në këtë banesë ku jeton me nënën e tij janë sekuestruar dy telefona.

Vendimi i sekuestrimeve dhe kontrolleve në banesa është marrë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.

Aktualisht, Xoxa ndodhet që prej orës 12:00 në zyrat e “Harabel”, ku po kryhen ende veprime nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Ferr” në qiell/ Ukraina zbulon Raketë-Dronin që sfidon teknologjinë e aleatëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar një “raketë-dron” të prodhuar nga Ukraina. Kjo armë, sipas autoriteteve ushtarake ukrainase, është e aftë për të goditur objektivat 700 km (430 milje) larg, më shumë se dyfishi i rrezes më të gjatë të raketave të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Mjeti ajror pa pilot, i quajtur “Peklo”, që do të thotë “ferr” në gjuhën ukrainase, është lloji i dytë i të ashtuquajturit “raketë-dron” i zbuluar nga Kievi këtë vit

Dronët, të cilët fluturojnë ulët si një raketë lundrimi, mund të arrijnë shpejtësinë 700 km/h (430 mph), tha prodhuesi shtetëror i armëve ukrainas Ukroboronprom ndërsa arma iu dorëzua zyrtarisht forcave të armatosura.

Raketat britanike dhe franceze Storm Shadow kanë një rreze prej rreth 250 km (155 milje), ndërsa raketat Atacms të furnizuara nga SHBA mund të godasin deri në 300 km (185 milje).

Muajin e kaluar, Vladimir Putin testoi një raketë të re hipersonike të quajtur Oreshnik duke goditur Dnipron në Ukrainë.

“E ftova për intervistë dhe…”/ E dashura e Olsi Bylykut zbulon si ia “vodhi” partnerin Egli Takos

Aktori Olsi Bylyku ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të punës, por edhe jetës së tij personale.

Pas ndarjes së bujshme me Egli Takon, aktori ka rigjetur dashurinë, gjë të cilën e konfirmoi përmes këngës “Amla”, një dedikim për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Tanimë nuk është sekret: E dashura e tij është Denada Lura, me profesion gazetare.

Së fundmi, ajo i është bashkuar trendit viral në “TikTok”, duke na dhënë një indicie se si ka nisur dashuria e tyre.

“Më thanë ta ftoja në intervistë. Unë e mora me vete komplet,” shkruan ajo krahas fotos me Olsin.

Dyshja janë në lidhje prej më shumë se një viti, ndërsa mesa duket kanë vendosur që të mos e mbajnë më lidhjen e tyre të dashurisë larg syrit të publikut.

Reshje shiu, dëborë dhe erë e fortë, meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’ e motit për fundjavën

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja thotë se të shtunën dhe të dielën do të ketë reshje të dendura shiu. Në zonat malore, pritet që të ketë reshje dëbore, ku më të theksuara do të jenë në juglindje. Temperaturat do të jenë tipike dimri. Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore. Të shtunën dhe të dielën, priten reshje dëbore në të gjithë Kosovën.

“Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezente në territorin shqiptar, jo vetëm sot, edhe të shtunën dhe të dielën për shkak se një qendër e fuqishme ciklonare, në jug të Italisë, duke na sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ku herë pas here, rrebeshet do të jenë në formë shtrëngatash. Në zonat malore, në lartësinë 800 metra, do të kemi reshje dëbore. Sot temperatura më e ulët shënohet -1 në zonat e verilindjes, dhe maksimalet jo më shumë se 14-15 gradë, tipike dimri.

Të shtunën dhe të dielën do të mbeten prezente vranësirat ku do të ketë reshje më të shumta paraditen e së shtunës, të dendura herë pas here me intensitet mesatar dhe intensive. Parashikohet një ndërprerje e tyre të shtunën dhe mëngjesin e së dielës ndërkohë pjesa e dytë e ditës së diel do të shtojë vranësirat dhe reshjet në të gjithë territoritn. Në zonat malore do të kemi reshje të dendura dëbore, ku më të theksuara do të jenë në juglindje. Në zonat malore, temperaturat do të jenë në -1 apo zero gradë ndërsa maksimalet jo më shumë se 14-15 gradë.

Parashikohet temperatura tipike dimri. problematike situata paraqitet me stuhi të forta të erës, ku herë pas here do të jetë 65-70 km në orë, duke sjellë probleme në trafikun detar”, u shpreh ajo

FOTO/ Gazetarja që i RRËMBEU zemrën Olsi Bylykut tregon për herë të parë si u njohën!

Olsi Bylyku, një nga aktorët më të dashur të humorit shqiptar, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, jo vetëm për jetën profesionale, por edhe për jetën personale.

Pas ndarjes së bujshme me Egli Takon, Olsi ka gjetur sërish dashurinë dhe nuk ka ngurruar ta ndajë këtë lumturi me publikun.

Lidhja e re e tij u bë e ditur përmes këngës “Amla”, një dedikim i ndjerë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Tashmë, ajo vajzë nuk është më një mister.

Partnerja e tij është Denada Lura, një gazetare që duket se i ka dhënë jetë një kapitulli të ri në jetën e aktorit.

Së fundmi, Denada ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një detaj të veçantë rreth fillimeve të historisë së tyre.

Duke iu bashkuar një trendi viral, ajo ka treguar se si një intervistë u kthye në një histori dashurie.

“Më thanë ta ftoja në intervistë. Unë e mora me vete komplet,” ka shkruar ajo me humor, krahas një fotoje ku shfaqet me Olsin.

Kjo tregon se lidhja e tyre ka lindur nga një moment i thjeshtë pune, por ka përfunduar duke u bërë një histori e bukur dashurie që i ka kapërcyer kufijtë e privatësisë.

Dalin EMRAT, kush janë opinionistët e “Big Brother VIP 4”!

Edhe shumë pak nga mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”.

Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt!

Si do të jetë shtëpia? Kush do ta moderojë? Do të rikthehet sërish Ledion Liço në krye të spektaklit? Cilët do të jenë banorët? Po opinionistët?

Të gjitha këtyre pyetjeve i kemi dhënë përgjigje gradualisht… Përveç opinionistëve!

Një pjesë shumë e rëndësishme e gjithë këtij spektakli janë dhe ata, të cilët me opinionet e tyre bëhen dhe zëri i publikut. Por kush do të ulet në atë poltron këtë edicion?

Ashtu siç shumë nga ju dhe mund ta prisnit apo shpresonit, Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist. Edhe pse çdo mbarim sezoni Arbri lë pikëpyetje nëse do të jetë sërish i pranishëm edicionin e ardhshëm, të gjithë ne biem dakord se pa të nuk do të quhej i plotë ky spektakël. Me mendimet dhe komentet e tij, i gjithë publiku konfirmon se askush nuk mund të ishte më i përshtatshëm se ai.

Por kush do të ulet krah Arbrit? Këtë edicion të katërt, atij do t’i bashkohet Neda Balluku. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk është diçka e re për të. Tashmë asaj i besohet dhe ky pozicion i rëndësishëm në spektaklin më të ndjekur ndonjëherë. Arbër Hajdari dhe Neda Balluku do të na shoqërojnë gjatë këtij edicioni plot risi dhe surpriza.

Ndërsa përsa u përket banorëve do na duhet të presim edhe pak, por janë aluduar shumë personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të ri të BBV. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.