E rëndë në Big Brother VIP, produksionin fsheh urgjentisht pamjet e sfidës së rrezikshme

Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre pikëpyetje serioze për kufijtë e këtij formati. Sfida e ideuar nga Lori Caffe konsistonte në mbajtjen e këmbëve në një enë të mbushur vazhdimisht me ujë dhe akull. Kush rezistonte më gjatë, fitonte. Në letër, një provë durimi. Në praktikë, një eksperiment ekstrem mbi trupin e njeriut.

Shumë prej banorëve nuk arritën ta përballonin dhe e ndërprenë sfidën më herët, për shkak të dhimbjes dhe pamundësisë fizike. Pesë prej tyre, Brikena, Artan, Mal, Rogert dhe Anxhelo, vendosën të shkonin deri në fund, duke qëndruar plot 7 orë me këmbët në ujë me akull. Në atë pikë, sfida kishte kaluar çdo kufi normal dhe kishte hyrë në territorin e rrezikut serioz shëndetësor.

Pas përfundimit të sfidës, një nga banorët, Artan Kola, pati gjakderdhje nga këmbët. Lëkura ishte çarë dhe dëmtimin mund ta merrnim me mend. Vetë banorët ishin ata që nisën të komentonin gjakderdhjen e tij. Por çfarë shtoi shqetësimet është mënyra se si kjo ngjarje u menaxhua brenda shtëpisë, nda produksioni. Banorët nuk u lejuan ta diskutonin hapur atë që kishte ndodhur. Kamerat u shmangën. Në një moment, teksa Stelina po përmendte faktin që Artanit po i dilte gjak nga këmbët, ndërhyrja ishte e drejtpërdrejt: “kujdes mikrofonin”.

Mbajtja e këmbëve në ujë me akull për një kohë kaq të gjatë sjell pasoja shumë të rënda.

Ekspozimi ekstrem ndaj të ftohtit ngadalëson qarkullimin e gjakut deri në pikën ku indet fillojnë të dëmtohen dhe të vdesin, duke rritur rrezikun për ngrirje të indeve. Nervat periferikë pësojnë dëmtime, çka mund të sjellë mpirje të zgjatur, dhimbje kronike dhe humbje ndjeshmërie që nuk rikthehet lehtë.

Lëkura, e ekspozuar për orë të tëra në ujë të ftohtë, çahet, humb barrierën mbrojtëse dhe bëhet terren për infeksione serioze.

Trupi humb nxehtësi në mënyrë të vazhdueshme, duke rritur rrezikun për hipotermi edhe kur pjesa tjetër e trupit është jashtë ujit. Në raste ekstreme, pasojat nuk janë vetëm afatshkurtra, por mund të lënë dëmtime të përhershme.

Nuk është më lojë dhe as show, në momentin kur shëndeti i njerëzve vihet realisht në rrezik. Argëtimi nuk justifikon dhimbjen, gjakderdhjen apo fshehjen e incidenteve që ndodhin para syve të publikut.

Një format televiziv që merr përsipër të testojë kufijtë e banorëve ka detyrimin minimal të vendosë kufij të qartë, përpara se sfida të kthehet në një situatë që askush nuk duhet ta normalizojë. Kur kamerat fiken dhe mikrofonët “kujdesen”, të parët që duhet të bëjnë kujdesin më të madh janë produksioni dhe “Top Channel”./IconStyle

“Do vdesësh”/ Gruaja i kërkoi bosit të drogës për t’i vrarë ish-burrin, zbulohen mesazhet: Ti dhe e dashura jote…

Detaje tronditëse janë zbuluar në Gjykatën e Kurorës në Winchester, ku po zhvillohet gjyqi për vrasjen brutale të Danny Cahalane, i cili humbi jetën pasi u sulmua me acid në shtëpinë e tij në Plymouth.

Sipas prokurorisë, ish-bashkëshortja e tij, Paris Wilson, i kishte dërguar një mesazh kërcënues vetëm katër ditë para sulmit fatal.

“Të uroj ty dhe të dashurës tënde të përfundoni me acid në fytyrë”, thuhet se i kishte shkruar ajo viktimës. Më 21 shkurt 2025, dy persona hynë në banesën e Cahalane dhe i hodhën acid sulfurik, duke i shkaktuar djegie të rënda në të gjithë trupin. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë dhjetë javë më vonë, më 3 maj 2025, si pasojë e plagëve “tmerrësisht të rënda”.

Prokuroria pretendon se Paris Wilson, nënë e një fëmije dhe ish-punonjëse e shërbimit të provës, i kishte zbuluar vendndodhjen e ish-bashkëshortit Ryan Kennedy-t, të njohur si “Frost”, një trafikant droge me bazë në Dubai. Kennedy dyshohet se kishte organizuar sulmin pasi Danny i detyrohej rreth 120 mijë paund, para që ai kishte humbur në lojëra fati nga fitimet e një rrjeti kriminal.

Prokurorja Joanne Martin KC tha se Wilson pranoi të bashkëpunonte me Frost me bindjen se do të përfitonte financiarisht. “Ajo e bëri këtë sepse do të paguhej dhe sepse mendonte se Danny e meritonte të lëndohej,” u tha në gjykatë.

Gjykata dëgjoi se përpara sulmit fatal, Danny kishte marrë kërcënime të vazhdueshme për vdekje. Në një nga mesazhet, Frost i shkruante: “Do të vdesësh. Do t’u paguaj që të t’i nxjerrin sytë nga koka.”

Më 19 janar 2025, u raportua edhe një tentativë rrëmbimi, kur tre burra tentuan ta nxirrnin Danny-n nga makina e tij. Ai arriti të largohej, i përshkruar nga dëshmitarët si “i tmerruar dhe me sy të zgurdulluar”.

Prokuroria theksoi se Wilson ishte e vetmja që mund ta dinte vendndodhjen e saktë të viktimës ditën e sulmit, pasi ai po sillte vajzën e tyre në shtëpinë e saj atë mëngjes. Në mesazhe drejtuar nënës së saj, Wilson shprehej se ishte e shqetësuar për “karmën”, por se Danny “e meritonte” atë që po i ndodhte.

Më 21 shkurt 2025, dy autorë hynë në banesën e Danny Cahalane dhe e sulmuan me acid sulfurik, duke i shkaktuar djegie fatale. Prokuroria tha se nuk ka asnjë dyshim se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, ose të paktën për synim për të shkaktuar dëmtime jashtëzakonisht të rënda.

Paris Wilson mohon akuzat për vrasje, pjesëmarrje në aktivitete të krimit të organizuar, tentativë rrëmbimi, plagosje të rëndë me dashje dhe vrasje pa dashje. Në gjyq janë gjithashtu edhe nëntë të pandehur të tjerë, të gjithë duke mohuar akuzat ndaj tyre./Top Channel

‘I fëlliqur, i pështirë’/ Plas sherri në BBV, situata del jashtë kontrollit në BBV mes Mirit dhe Mateos

Tensionet mes Mirit të “West Side Family” dhe Mateos (Armir Shahini) kanë arritur kulmin në shtëpinë e Big Brother, ku dyshja u përfshi në një debat të ashpër dhe me tone të rënda.

Ata qëndruan fytyrë për fytyrë, duke shkëmbyer akuza dhe ofendime personale, ndërsa situata degradoi shpejt në fjalor të papërshtatshëm. Mateo nuk ngurroi ta sulmojë Mirit, duke e ngacmuar për historinë e tij të dashurisë me Brikena Selmanin.

“I shpifur, sa i pështirë që është, njeri i fëlliqur. Mu largo nga rruga. Sa i shëmtuar që je në shpirt”, u shpreh Mateo gjatë përplasjes.

Debati u shoqërua me ofendime të ndërsjella, duke detyruar banorët e tjerë të ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Miri dhe Mateo kanë qenë rivalë që nga fillimi i lojës, me përplasje të vazhdueshme dhe tensione të hapura. Së fundmi, ata janë pozicionuar në kampe të kundërta, ndërsa gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

VIDEO

“S’po marrim dot kufomën!”- I biri u aksidentua për vdekje, prindërit e 23-vjeçarit: Djali ndërroi jetë nga neglizhenca e mjekëve! Nuk po i bëjnë autopsinë

Prindërit e 23-vjeçarit Albert Togu, kanë kallëzuar në Prokurori mjekët e Spitalit të Traumës, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e të birit, i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Babai i tij, Kujtim Togu, tha për News24 se djali ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës si pasojë e një aksidenti rrugor. Ai ka kallëzuar në prokurori mjekët, sipas së cilit djali i tij ndërroi jetë nga neglizhenca. I tronditur, Kujtim Togu thotë se trupi i të birit u transportua në morg por ende nuk i është bërë autopsia.

Sipas tij, mjekësia ligjore nuk mund të kryejë autopsinë pa kartelën e të ndjerit, e cila nuk është lëshuar ende nga Spitali i Traumës.

“Kam bërë një kallëzim në Prokurori se djali im ka ndërruar jetë nga neglizhenca e mjekëve, e kanë nënvlerësuar punën mjekët. Ato thonë që ka pësuar tromboze në zorrën e trashe, kur e bën operim thanë që kishin pankreasin, ishte i ënjtur, i skuqur dhe i ka krijuar shqetësime.

Të ishte ashtu, nuk krijon ndonjë probleme, kishte qenë i qartë, ata nuk e kanë kuptuar dhe ka helmuar organizmin. E kanë kuptuar kur mori fund çdo gjë. Unë kërkoj që nesër kam shpallur varrimin, kërkoj të marr kufomën, t’i bëhet autopsia. Unë nuk e bëj varrimin dot pa kufomë, këta nuk ma japin.

Nxjerrin arsye pas arsye, ndjerin justifikime. Njëherë duhet kartela, njëherë nuk është kryeinfermieri, nuk e japin kartelën, nuk e di pse Spitali i Traumës nuk e jep kartelën”, përfundoi ai.

I riu u aksidentua një javë më parë në Gjorm të Kurbinit, teksa ishte duke udhëtuar në automjet me 2 persona të tjerë.

E rëndë/ Efektivi i policisë ekzekuton me armën e shërbimit një 20-vjeçar

Një 20-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri nga një efektiv policie pasditen e sotme në Milano.

Sipas mediave italiane, i riu nuk është italian, por ende identiteti i tij nuk është zbuluar. Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni anti-drogë nga policia, në zonën e Rogoredo.

Edhe pse ambulanca mbërriti në pak minuta pas njoftimit, për shkak të plagëve të marra, i riu nuk mundi të mbijetonte.

Referuar mediave vendase, viktima ka qenë i armatosur dhe i është afruar patrullës së policisë ku dhe hapi zjarr ndaj tyre, ndërsa oficerët i janë kundërpërgjigjur.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë dinamika e plotë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Ky është 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të hëne plagosi në rrugët e Durrësit vajzën e tij dhe kolegun e saj.

Pas disa orësh kërkim, ai u arrestua nga policia e Durrësit.

Prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë.

Ndarja kishte ndodhur pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur.

“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center në dy kullat e Tiranës

Emisioni investigativ italian Le Iene ka publikuar pamje nga aksioni kundër call-center në Tiranë, të cilët kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

“Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë”, dëgjohen teksa bëhen arrestimet e punonjësve të këtij call-center. Në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër.

Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Cila është arma sekrete si “aliene” që SHBA përdori në Venezuelë? Dalin pamjet e forta

Trump ka deklaruar se forcat amerikane përdorën një armë që ai e quajti “discombobulator”….

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës ka hedhur akuza të forta ndaj Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Uashingtoni përdori Venezuelën si një “laborator armësh” gjatë operacionit të 3 janarit për rrëmbimin e presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores. Sipas tij, SHBA ka testuar “teknologji ushtarake të avancuara”, përfshirë armë të bazuara në inteligjencë artificiale dhe sisteme që nuk janë përdorur kurrë më parë në fushëbetejë.

Këto deklarata u raportuan nga gazeta venezuelase El Universal, e cila citoi ministrin Vladimir Padrino López, që tha se rreth 47 ushtarë venezuelas janë vrarë gjatë sulmit, si dhe 32 ushtarë kubanë, disa prej tyre pjesë e gardës personale të Maduron.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar publikisht pjesë të këtyre pretendimeve duke i cilësuar disa premtime të operacioneve si “armë të veçanta”. Në një intervistë për New York Post, Trump tha se forcat amerikane përdorën një armë që ai e quajti “discombobulator”, duke shtuar se “nuk është e lejuar të flasë shumë” për të. Ai deklaroi se kjo armë bënte që “pajisjet të mos funksiononin” gjatë operacionit, pa dhënë detaje të tjera.

Trump e lidh këtë me një koment të mëparshëm, ku i referohej një “arme sonike” që, sipas tij, u përdor kundër trupave kubanë të gardës së Maduron. “Askush tjetër nuk e ka atë armë. Ne kemi armë që askush nuk i di”, tha Trump, duke e quajtur operacionin “të jashtëzakonshëm”.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë publikoi përshkrime të një nelonësi venezuelas – një roje sigurie – sipas të cilit gjatë sulmit ata ndjenë një valë tingulli shumë intensive që i bëri disa të përjetojnë dhimbje koke, gjakderdhje nazale dhe sikur u shpërthente koka. Ky përshkrim nuk është verifikuar nga mediat ndërkombëtare.


Ilustrim i “discombobulator”-it

Megjithatë, ekspertët ushtarakë dhe analistët e fushës thonë se nuk ka prova se SHBA ka përdorur realisht armatime të reja “magjike” ose pajisje të panjohura më parë. Analisti i çështjeve ushtarake Elijah Magnier nga Brukseli shpjegon se armët që shpesh quhen “sonike” nga zyrtarë apo media janë në fakt sisteme zëri me fokus të lartë, si LRAD (Long Range Acoustic Device), të përdorura për kontrollin e turmave, shmangien e anijeve apo sigurimin e bazave, por ato nuk janë armë që paralizojnë elektronikë apo makineri.

Magnier thekson se këto pajisje mund të shkaktojnë dhimbje, marramendje apo shqetësime fizike, por nuk mund të ç’aktivizojnë sisteme radarësh apo rrjete komunikimi. Po ashtu, ‘LRAD’ nuk shkatërron pajisje, por përdoret për të detyruar njerëzit të largohen përmes zërit të fuqishëm.

Gjithashtu ekzistojnë pajisje si Active Denial System (ADS) që përdorin energji mikrobølge për të shkaktuar ndjesi djegieje në lëkurë dhe i detyrojnë njerëzit të largohen, por edhe këto nuk ndikojnë në elektronikë apo sisteme teknike.

Sipas ekspertëve, mjetet reale që kanë aftësinë të “venë jashtë funksioni” sisteme teknike përfshijnë:

Lufta elektoronike (Electronic Ëarfare): ndërhyrje që bllokon radarë, komunikime, GPS apo sensorë.

Operacione kibernetike: sulme që sabotojnë rrjete dhe sisteme kontrolli industrial (si aksioni Stuxnet kundër Iranit).

Armë me energji të orientuar të fuqishme mikrobølge (p.sh. projekti CHAMP), që mund të dëmtojnë elektronikë pa përdorur forcë fizike.

Municion karbon/fibër grafiti që mund të shkaktojë shkurtime në rrjetet elektrike dhe ndërprerje të furnizimit me energji.

Magnier saktëson se këto teknologji janë përdorur në konfliktet moderne, por testimet e tyre nuk do të thonë domosdoshmërisht se ka qenë pikërisht në Venezuelë. Ai thekson se përdorimi i sistemesh të tilla zakonisht mbetet i fshehtë dhe i kufizuar, dhe shpesh rezultatet interpretohen gabimisht.

Në përmbledhje, akuzat e Venezuelës për “laborator armësh” të përdorur nga SHBA janë të ekzagjeruara dhe duket se burojnë më shumë nga retorika politike dhe spekulimet rreth teknologjive ushtarake, sesa nga prova të verifikueshme. Sidoqoftë, përdorimi i sistemeve të përparuara ushtarake në konfliktet bashkëkohore është një realitet dhe vendet e mëdha vazhdojnë të zhvillojnë dhe testojnë teknologji të reja në skenën globale të sigurisë. /Përshtatur nga “Al Jazeera”

Ηabit 28-υj. eçarja me dekΙaratën: S’kam ρasυr ndonjëherë të dαs. hυr e as kαm ρυt hυr por dua të kem një fë.mijë…

Habit 28-vjeçarja me deklaratën: S’kam pasur ndonjëherë të dashur e as kam puthur por dua të kem një fëmijë.

28-vjeçarja ka thënë se s’ka pasur fare të dashur dhe se nuk ka put hur fare.

Mirëpo ajo ka vendosur që të bëhet nënë.mm.

Ajo thotë: “Unë gjithmonë kam dashur fëmijë dhe nuk mund ta shoh veten duke mos i pasur.

Kjo është arsyeja pse unë doja të ng rija vezët e mia tani, ndërsa ato janë ende të reja dhe të shëndetshme.

Ajo është në një histori dashurie tashmë me Curtis Pritchard. 

V. αjza nga Puka: I fe jυαri është “kοt fαre” në s htrat, kυrse unë d. υa që të më..

Një vajzë e fejuar ka pakën/aqësi për jetën se/ksuale që i ofron partneri i saj. Vajza thotë që djalin e das/huron,

ama mungesa e këna/qësisë në marr/ëdhënie in/time po e bën të dy/shojë për jetëgj/atësinë e kësaj fejese. Kjo është historia e rrë/fyer. 

“Disa ndoshta edhe do të më paragjykojnë, ama ky është kthyer në një problem ser/ioz për lumturinë time.

Jam një vajzë e re e lindur në Pukë, por jam rritur në Itali. Jam e fejuar prej vitesh me një shqiptar, të cilin e dashuroj. Por i fejuari im ka pro/bleme në sh/trat.

Nuk më kë/naq as mua as veten. Kështu ka qenë që në fillim, por unë nga dashuria që ndjeja e pata anash/kaluar.

Ama tani që na afrohet vendimi për martesë, kur e kujtoj sa kot është se/ksi me të, e sa kot është ai në shtrat, jam në dilemë.

Gjysma e jetës është në dhomën e gj/umit, e kështu siç jemi ne as fëmijë rrezik nuk do të arrijmë të konc/eptojmë.

I kam kërkuar disa herë të kërkojmë këshillim ose të vizitohet sepse nuk arrin t’më bëjë gjë, por ai nuk pranon, në rregull jam thotë.

Madje më fa/jëson se unë nuk e dashuroj, kur në fakt unë nga da/shuria po më nx/ihet jeta e më ikën rinia pa shi/juar këtë akt normal për këdo.

Kam pretendime në këtë aspekt. Vetëm debatojmë dhe vetëm zi/hemi. Kur pajtohemi, sa shkojmë prapë është një tm/err dhe sërish z/ihemi për javë të tëra.

Kështu nuk po më shtyhet më. Çfarë duhet të bëj? A duhet të ndahem? Se ai nuk pranon të vizitohet…”, shkruan ajo.