BBVA3 nuk paska mbaruar/ Egla Ceno ironizon Romeon, ‘thumbon’ projektin e tij me Elvana Gjatën

Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “BBV3”, Egla Ceno ndau në rrjete sociale një postim duke kujtuar një bashkëpunim të sajin me Elvis Pupuën, miniserialin “Më fal për shprehjen’. Mbi post ajo shkruante: Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016-tën luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla.

Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA…torturë e vërtetë për të shkretin S’ka mo…gjen tenxherja kapakun gjithmonë

“S’ka më gjen tenxhereja kapakun gjithmonë”, thkeskon ajo, një thumb që në dukje lidhet drejtpërdrejtë me projektin me të njëjtin emër të Elvana Gjatë dhe ish-finalistit të “BBV3”, Romeo Veshajt.

Ndër të tjera ky ishte një koment mbi postimin e saj, ku quante dy protagonistët e “Tenxhereja Kapakun” si dy njerëz q s’kanë pik emocion transmetimi. Dhe nga pëlqimi që aktorja i ka dhënë ndjekësit të saj duket se ndan po të njëjtin mendim me të.

Lamin Jamal me të dashur të re! Kush është ylli i TikTok që ka bërë për vete sulmuesin (FOTO)

Lamin Jamal duket se ka gjetur një të dashur të re. Futbollist 17-vjeçar i Barcelonës dhe Spanjës, ka lënë pas historinë me spanjollen Aleks Padija dhe është pikasur tashëm me një tjetër bukuroshe. 

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto dhe video të Jamal të shoqëruar nga italiania 19-vjeçare, Ana Genjoso, e cila ka udhëtuar nga vendlindja e saj drejt Spanjës për t’u takuar me yllin katalanas.

Të dy janë parë ndërsa bëjnë shoping në “La Roca” të Barcelonës ndërsa është zbuluar se Ana kishte ardhur bashkë me një shoqe të sajën, gjithashtu një influencer italiane, për të ndjekur sfidën e fundit në kampionatin spanjoll të Barcelonës, ndaj Las Palmas.

Ana është një yll i TikTok, pasi ka mbi 830 mijë ndjekës, ndërsa ka rreth 600 mijë të tillë në Instagram.

Tezja dh*non mbesën 13-vjeçare, zhduken provat dhe tjetërsohet ngjarja

Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Sarandë, ku në vitin 2023 një e mitur 13 vjeçe u dhunua nga tezja e saj, pas një konflikti pronësie mes kësaj të fundit dhe së motrës, nënës së vajzës. Për shkak të moshës së vogël dhe bullizimit që mund t’i bëhet, në vend të 13-vjeçares ka folur mamaja e saj e cila tregon për konfliktin që ka me motrën dhe si ndodhi dhuna ndaj së bijës. Sipas informacioneve të para të policisë, tezja dhunuese është shoqëruar atë ditë për agresionin ndaj mbesës së mitur.

OPGJ Viktor Gjergji: Ndoshta kanë ardhur vetë, kanë bërë kallëzim, por s’më kujtohet për momentin…

Por zyrtarisht në Policinë e Sarandës, tezja rezulton kallëzuese sikur ajo është e dhunuar nga motra dhe mbesa e saj. Denoncimi i minorenes është marrë në darkë vonë me justifikimin se nuk punonin kompjuterët. Pasi çështja u ndryshua në polici, ajo kaloi në prokurori ku sipas dëshmive, OPGJ Jonida Zhupa është parë e afërt dhe e ulur në kafe me tezen e akuzuar në kohë kur po merreshin deklarimet e ngjarjes, ditë më vonë.

Pas marrjes në pyetje, 13-vjeçarja është shtruar në spitalin e Sarandës, ku ka qëndruar një ditë e shtruar dhe çdo dëmtim është pasqyruar në kartelën e saj mjekësore dhe më pas në akt-ekspertim. Por OPGJ dhe prokurorja Esmeralda Basho nuk e kanë shoqëruar me foto të dhunës dosjen e ngjarjes.

Gazetari: Pse e ke bërë pa kartelën mjekësore shoqëruese dhe pa foto, se nesër, pasnesër.., më kupton? Edhe ne si media, lihet shkak që të themi si do ta apelojnë ose si do të marrin ekspertët e tjerë referencë për të parë që këto gërvishtje apo çjerrje, ça i ka pasur ajo, dëmtime nën 9 ditë? Kanë qenë të sakta? I ka pasur apo s’i ka pasur?

Mjeko-ligjori Arianit Taka: Ato i bën eksperti, prandaj është caktuar eksperti për një vizitë objektive. I interpretoj unë, si i interpretoj unë ato, (shenjat e dhunës) se për atë punë është eksperti, kur janë vizita objektive…

Gazetari: Objektive…nuk duhet të ketë as kartelë, asgjë…?

Mjeko-ligjori Arianit Taka: Nuk mund të ketë, sepse jo çdo dëmtim merr shërbim spitalor…

Gazetari: Ti si mjek, nuk i bën foto dhe ia bashkëngjit aktit?

Mjeko-ligjori Arianit Taka: Foto nuk i bëj unë. Unë i përgjigjem pyetjeve, që më janë bërë aty, as më shumë, as më pak…

Ish-drejtori Policisë Shkencore Vladimir Ikonomi shpjegon se çdo akt ekspertimi i çdo lloj natyre, duhet të jetë i shoqëruar me foto. Për këtë skandal është pyetur edhe prokurorja, por ajo nuk shprehet duke urdhëruar rojen e prokurorisë të demonstrojë forcën ndaj grupit të xhirimit të “Stop”./ Tv Klan

“Ka politikanë që i kanë dhomat të mbushura me para”/ Gazetari pIas ‘b*mbën’: SPAK ka fotot që kanë dërguar në…

Gazetari Basir Çollaku tha në emisionin “Open”, se në Shqipëri ka politikanë që i kanë dhomat e shtëpive të mbushura me para. Ai theksoi se këto personazhe të politikës kanë rënë në rrjetën e SkyEcc dhe EncroChat, madje i kanë dërguar njëri-tjetrit fotot e dhomave me para, sipas tij. Gazetari tha se SPAK i ka materialet.

Basir Çollaku: Nga një burim shumë serioz, në këto materiale dhe SPAK i ka ato, njerëz të pushtetit, të politikës kanë në banesa e dhoma të mbushura me para. I kanë me foto të shkëmbyera me njëri-tjetrin. Dhoma të mbushura me para.

Eni Vasili: Aman i besoni këto? Kjo është përtej imagjinatës…

Basir Çollaku: Ata burrat dhe gratë atje e dinë, ka kohë. Një shef i operacionales kishte 4 mln euro pasuri… Sa të tjerë janë të identifikuar? Ministra, kryetarë bashkish, në KPK, në KPA.

Mediat italiane shkruajnë lajmin e rëndë “ndërron jetë Kledi Kadiu”, balerini bën veprimin e papritur

Një gazetë italiane, ka shkruar se balerini i njohur me origjinë shqiptare, Kledi Kadiu, ka ndërruar jetë.

“Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, është titulli që një media në Itali i ka vendosur artikullit të vet.

Në fakt ky është një lajm i rremë, pasi vetë balerini ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.

Teksa Kadiu ka publikuar këtë në “Instastory”, krahas shkruan: “Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit”.

Ndalohet “Mora Fjalë” në stadiumin “Air Albania”, reagon Shkurte Fejza: Ka qenë një injorim

Këngëtarja Shkurte Fejza ka shprehur indinjatën e saj lidhur me veprimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, të cilët nuk po e transmetojnë më këngën ‘Mora Fjalë’ në stadiumin ‘Air Albania’ ku luan ndeshjet kombëtarja shqiptare.

Gjatë një diskutimi në emisionin Sports Show, në Klan Kosova, është përmendur Andi Verçani, i cili ishte pjesë e departamentit të komunikimit në FSHF.

Fejza tha se ky i fundit mund të jetë shkarkuar pasi e ftoi atë që të interpretonte këtë këngë në stadium.

“Ndoshta edhe pse bash më ka thirrë mua, e kanë shkarku, mund të jetë kjo arsyeja”, tha Shkurte Fejza.

Fejza në ‘Klan Kosova’ tha se kishte bindjen se e kishin personale me të dhe me popullin e Kosovës.

“Me të thënë të drejtën unë këto ditë e kam kuptu nga mediat dhe e kam ndje veten shumë keq. Ndoshta me thanë si çdo dashamir i kësaj kange, por edhe si çdo atdhetar i ndershëm i këtij kombi të martirizum, kjo mu ka dok shumë trishtuese, të ndalohet një këngë që e lartëson luftën dhe sakrificën e një populli.

Më kanë thirrë më 12 tetorit. Ata më ftuan dhe unë shkova, mirëpo nuk e kam taku askënd as atëherë. As faleminderit, as mirëserdhe askënd. E keqja është që prej asaj dite po më duket edhe ka fillu një luftë e papame ndaj këngës ‘Mora Fjalë’. Asnjë sekuencë nuk gjendet në faqet e federatës. Edhe pse nuk u niva mirë, nuk i kam analizu shumë dhe si duket ajo atmosfera më ka bë me i anashkalu. Tash që po e shoh, edhe nëpër studio televizive flisnin kundër këngës…

Kjo më ka irritu edhe federata, investimi i tyre për disa kangë me këngëtarë të tjerë veç me zëvendësu këngën ‘Mora Fjalë’.

Nuk di çka me thanë. Për mu është shumë dëshpruese. Une nuk e di çka, thojsha a e kanë me mu, a e kanë me kangën, a e kanë me gjithë Kosovën? Nuk merrsha vesh çka po ndodh. Ka qenë një injorim”, ka deklaruar Fejza.

“Ëndrra vazhdon”, letra rrëqet hëse e prindërve të Martin Canit: I jemi mirënjohës për mësimet që na la

Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, përmes një letre ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në këtë ngjarje të rëndë.

Në letrën e bërë publike, ata shprehen ndër të tjera se “ëndrra vazhdon dhe se Martini është pranë nesh”.

Letra:

“Ëndrra vazhdon”

Hapat që ti hodhe shtruan një qilim idesh, ëndrrash dhe objektivash, ku ti ishe nismëtar e ne të gjithë bashkëudhëtarë.

Zgjoheshim me buzëqeshjen tënde, motivoheshim me ambicjet e tua, drekonim e darkonim me dëshirat dhe sukseset e tua.

Dhoma ku ti thurje ëndrrat, streha ku ti u linde, u rrite dhe luftove për qëllimet e tua, nga sot e tutje do të jetë strehë për çdo futbollist, mik e admirues që e deshi dhe do ta dojë përgjithmonë MARTININ.

Në mure do të gjeni fjalët, batutat, ëndrrat dhe objektivat e tij. Çdo fotografi, bluzë, top, aksesor apo mesazh, detyrat në fletore, të përfunduara apo jo… çdo gjë që gjithsecili nga ju ia kushton kampionit, është i mirëpritur në strehën e MARTINIT.

Kjo strehë nuk është thjesht një vend, por një burim frymëzimi, ku çdo i ri do të mësojë që puna, pasioni dhe përkushtimi mund t’i shndërrojnë ëndrrat në realitet.

Sot, i jemi mirënjohës Martinit për mësimet që na la. Për buzëqeshjen që ndriçonte çdo ditë, për forcën që frymëzonte ekipin dhe për shpirtin e tij të palodhur që kërkonte gjithmonë më të mirën.

Gjej rastin të falenderojmë nga thellësia e shpirtit familjen, fisin, miqtë, mësueset/it, trajnerët, të gjithë popullin shqiptar, në Shqipëri, diasporë, e kudo… që u solidarizuan dhe na u gjendën pranë në këto çaste tepër të vështira për familjen tonë, tifozat KUQ E ZI, që mbajtën 1 min heshtje në Air Albania, FSHF e në veçanti Presidentin Armando Duka. Falenderime e bekime për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij udhëtimi të mrekullueshëm, sepse Martini nuk ishte vetëm një individ – ai ishte një frymë, një forcë që na bashkoi dhe vazhdon të na udhëheqë.

Nga lart, Martini na shikon dhe na përshëndet me një mesazh të qartë:

“Këtu më kini, si dikur. Unë jam këtu, dhe do të jem përgjithmonë.”

Ai na mësoi se ëndrrat nuk ndalen kurrë. Përmes tij, ne guxojmë të ëndërrojmë më shumë. Martini nuk ishte thjesht një emër, por një dritë që ndriçon rrugën e çdo zemre që beson në guxim dhe në të pamundurën.

Ëndrra vazhdon… dhe Martini do të jetë gjithmonë mes nesh…

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve Angel & Florina CANI!

“Kreu i organizatave kri minαΙe, është më i madhi fare”, Artan Hoxha “ρΙas” bo mbën: Suel Çela ka punuar për qeverinë

Gazetari Artan Hoxha, ka folur sot për akuzat e SPAK ndaj tij për lidhje me bandën e Suel Çelës.

Në një studio televizive, Hoxha u pyet për njohjen me Suel Çelën, të akuzuar nga SPAK si kreu i bandës së Elbasanit.

Hoxha ka bërë një kronologji të ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan dhe u shpreh se të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të vitit 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot, duke nisur nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë dhe e kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

Pjesë nga biseda:

Pyetja: Suel Çela akuzohet si kreu i grupit kriminal. A keni njohje me të?

Artan Hoxha: Aty dyshohet, sepse nëse ma ka zënë veshi këtë vitin e fundit, ta kam thënë në Shqipëri ka vetëm një grup të fuqishëm, kryeministri i vendit. Kolegët kanë debatuar, jo grupi i Durrësit, jo i Elbasanit. Unë kam thënë ka vetëm një grup, që i komandon të gjithë. Qeveria komandon krimin e organizuar. Në 2013, ishte aleanca, bashkohuni qelbësirat. Ministri më jetëgjatë, Saimir Tahiri, mori faturën e kanabizimit dhe Ilir Meta. Në 2021 kur po flasim ne, çfarë ndodhi? Për shkak të akuzave të qeverisë, për lidhje me krimin, unë jam një nga njerëzit që ka furnizuar median ndërkombëtare, kam dalë nga Japonia deri në Kanada. Jam gazetar i trajnuar për t’u infiltruar, kam bashkëpunuar me mediat më të mëdha, kam marrë çmime ndërkombëtare.

Nëse do të hetohet… Në çdo organizatë në Shqipëri, kam komunikuar. Ore mirë unë jam bosi më i madh, e keqja më e madhe. Ti the a është Suel Cela kreu? Është një më i madh, më i madhi fare. Pse është ai kreu? Në zgjedhjet e vitit 2021, e mbani mend se çfarë ndodhi në Elbasan? Kam thënë po përplasen organizatat kriminale. I mbani mend ngjarjet? Sado të akuzohemi për komplot ndaj kryeministrit, por aty edhe ata të PD ziheshin se kush është me Suelin, por në fakt ai ka punuar me qeverinë. Te mandatin e tretë është aty ai, mos harrojmë.

Në emisionin e kolegëve Ola Xama dhe Xhevahir Zhabina, kam thënë Elbasani ka një të veçantë, ka më të votuarit nga mazhoranca dhe të vetmin thyerës herësi nga opozita. Është masakruar LSI dhe narrativa që bëhet sot. Në 2021, për të shkëputur lidhjet e mazhorancës, u bë operacioni “Forca e Ligjit” (OFL), çfarë ishte ajo? E kam denoncuar si operacion makiazhi.

Të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot. Fillojnë nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë. Kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

Pse unë?

E mban mend filmin Këshilltarët e Hekalit? Ka një personazh aty, Abedini, unë jam Abedini dhe kam mbajtur shënime. Kam hyrë aq thellë dhe e di aq mirë, di lidhjet kriminale të këtij sistemi që është këtu. Krimin e organizuar e fshin nga faqja e dheut Edi Ramën po të dojë. Po të dalë një njeri të thotë që Suel Çela nuk ka ndihmuar Edi Ramën, por Gaz Bardhin, më thoni një njeri.

Ky ka dalë në bulevard, në festën e verës, është vetë aty, nuk ishte në kërkim ai. Detyra ime është të gjej edhe njerëzit që janë në kërkim. Nuk kanë dashur ta kapin, kush e mbronte? Unë besoj se hetimi do ta mbështes hetimin, kam kërkuar të ndiqet standardi. Unë nuk i mbaj dot leksion SPAK se çfarë është gazetaria investigative.

Tifozët gjermanë mbledhin 1 milion euro dhe shpëtojnë klubin nga falimentimi

Ekipi i Lubeck nga rajoni i Schleswig-Holstein, që garon në kategorinë e katërt në Gjermani, mori javën e kaluar një lajm të keq.

Klubi njoftoi se po përballet me falimentimin dhe se në 48 orët e ardhshme duhej të mblidhnin një milion euro për të shpëtuar.

“Një analizë gjithëpërfshirëse e situatës aktuale financiare ka identifikuar një mungesë të konsiderueshme likuiditeti, e cila paraqet një sfidë të madhe financiare për Bordin Mbikëqyrës dhe menaxhmentin”, shkruan drejtuesit e klubit.

Ata kërkuan ndihmën e tifozëve dhe çdo mbështetësi të tyre për të shmangur falimentimin.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë pranë nesh në këtë moment të vështirë të mendojnë se si të na mbështesin. Çdo mbështetje në kohë është e rëndësishme, qoftë në formën e sponsorizimit, donacioneve apo masave të tjera. Vetëm së bashku mund ta shpëtojmë Lubeckun dhe ta kapërcejmë këtë krizë ekzistenciale”, thuhej në njoftim.

Dhe tifozët e Lubeck treguan se sa të gatshëm janë për të shpëtuar klubin e tyre. Të dielën pasdite, vetë klubi njoftoi se kishte arritur të mbledhë një milion euro nga tifozët, mbështetësit dhe sponsorët gjatë ditëve të fundit.

Në një meshë mbrëmjen e së dielës në Lubeck ku morën pjesë rreth 4500 persona, lajmi për shpëtimin u njoftua zyrtarisht për fansat.

Klubi më vonë shkroi në kanalet zyrtare në rrjetet sociale: “E bujshme, e jashtëzakonshme, unike, kjo është histori, megjithëse është e vështirë të përshkruash me fjalë atë që përjetuam, grumbulluam, ndamë dhe arritëm së bashku si familja Lubeck. Mblodhëm shumën e nevojshme prej një milion eurosh, Lubeck është gjallë!”.

Pas një beteje me tụmorin, shụhet gazetari i njohur shqiptar

Zijadin Gashi, një nga emrat më të respektuar të gazetarisë në Kosovë, ka ndërruar jetë të martën në moshën 51-vjeçare, pas një beteje me tumorin në tru.

Karriera e tij e pasur nisi në vitin 1997, duke mbuluar zhvillimet politike në Kosovë dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për informimin e publikut. Më shumë se dy dekada i ka kushtuar Radios Evropa e Lirë, ku nga viti 2001 deri në vitin 2020 ka punuar si gazetar dhe shef i byrosë në Prishtinë. Pas kësaj, ai vazhdoi angazhimin në media të tjera të rëndësishme në Kosovë.

Në vitin 2023, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ndau mirënjohje për rolin e tij të veçantë në gazetari, sidomos gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Gashit, duke e cilësuar si një gazetar të përkushtuar, i cili tërë jetën ia kushtoi informimit profesional dhe të saktë të publikut. “Karriera e tij e gjatë dhe kontributi në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim profesional,” thuhet në mesazhin e Presidencës.

Zijadin Gashi përfundoi shkollimin në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe më pas studioi në Universitetin e Prishtinës. Ai la pas gruan, tre fëmijët dhe një trashëgimi të vlefshme në gazetari, duke shërbyer si frymëzim për brezat e rinj të gazetarëve.

Puna dhe përkushtimi i tij do të mbeten gjithmonë një shembull i shkëlqyer i gazetarisë së ndershme dhe profesionale.