Dritani është detyruar të vijë nga Italia për të zgjidhur në “Shihemi në Gjyq” një konflikt me nënën. Në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se duan që t’i prishin familjen.
“Unë nuk e prish familjen për askënd në botë, por sot do të japin llogari ata persona që duan të ma bëjnë këtë gjë”.
Nga ana tjetër, Dituria nuk pranon të shesë shtëpinë e ndërtuar me mund pasi ajo e bashkëshorti janë të sëmurë.
“Unë nuk dal nga shtëpia, jo djali të më thotë, por Perëndia të më thotë! Atë shtëpi e kam vënë me forcat e mia dhe burrit tim! Burri im sot është i sëmurë, unë vetë jam e sëmurë harroje se shtëpia do të shitet!”
Në përballjen në studio, Dritani i kërkon nënës 50 mijë euro që thotë se ajo ia ka borxh. Ky borxh ka shkaktuar një krizë të fortë në marrëdhënien e tij me bashkëshorten. Dituria thotë se asnjëherë nuk ka pasur qëllim të keq në përpjekjen për ta ndihmuar të birin.
Dritan: Kam sjellë këtë zonjën sot për një problematikë që më ka një borxh prej 50 mijë eurosh.
Eni Çobani: Zonja është mamaja, tani që ta kuptojë edhe publiku, përdorimi i këryre shprehjeve është bërë…
Dituri: Si i thua nënës zonjë?
Dritan: Nuk më intereson, unë dua lekët e mia sepse unë ato lekë t’i dhashë me mirëbesim të më merrje një shtëpi në Shqipëri. Ju vajtët i çuat diku tjetër, bashkë me zotërinë.
Dituri: Ne nuk ia nisëm asaj pune që lekët tona të fluturonin në ajër, por u nisëm që të tërreugllonim ty.
Dritan: Lekët tani, unë nuk ndahem nga gruaja ime për këto sepse gjysmat janë të gruas, gjysmat janë të miat.
Dituri: Nuk ta dëshiroj atë që ti të ndahesh nga gruaja jote.
Dritan: Unë dua lekët e mia, gjeni zgjidhjen së bashku ose ndryshe merr rrobat, ik nga shtëpia.
Dituri: Ku të shkoj unë? Kam 20 vjet që rri me ty./Tv Klan
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Greqia ka kushte në këmbim të mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një interviste për mediat greke, foli për marrëdhëniet me Shqipërinë duke theksuar rëndësinë e respektimit të pakicave greke dhe zgjidhjen e çështjes së pronave të tyre në jug të vendit.
“Shqipëria ka nisur rrugën e gjatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në një moment të caktuar. Dhe duhet t’ju them se Greqia ka çdo arsye ta mbështesë Shqipërinë në këtë përpjekje, me një kusht themelor, që të respektojë plotësisht të drejtat e pakicës kombëtare greke. Kemi çështje pronësie, çështje që kanë të bëjnë me vetëpërcaktimin dhe regjistrimin, dhe duhet t’ju them që Shqipëria tani është angazhuar për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, deklaroi Mitsotakis.
Sipas kreut të qeverise greke, shteti helen ka në dorë ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së. “Greqia ka sot një forcë të fortë negociuese. Nëse Shqipëria do të dëshirojë të ecë përpara, që unë besoj se do të dëshirojë të ecë përpara, atëherë ajo duhet ta zgjidhë në mënyrë përfundimtare çështjen që ka të bëjë me pakicën. Në thelb, progresi i Shqipërisë drejt Evropës përcaktohet në masë të madhe nga vendi ynë”, tha kryeministri grek.
Arrestimi i Fredi Belerit në prag të zgjedhjeve lokale acaroi tej mase marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqise. Palët kaluan në akuza të forta, të cilat shkuan deri në kërcënime nga pala greke, se do të vendoste veton për mospranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Momente paniku u regjistruan në Firence, ku futbollisti 22-vjeçar, Edoardo Bove, ra në tokë rreth minutës së 15-të në duelin ndaj Interit, teksa u dërgua me ambulancë në spitalin Careggi.
Sipas burimeve të “Adnkronos”, kur mbërriti në spital, Bove po merrte frymë vetë dhe kishte rrahje të zemrës. Fillimisht i pavetëdijshëm, ai rifitoi ndjenjat.
Sipas Ansas, bëhet fjalë për një krizë epileptike që shkaktoi një arrest kardiak.
Një moment paniku ky, që për fat të mirë u kalua dhe lojtari gëzon një shëndet të qëndrueshëm.
Menjeherë pas kolapsit, gjyqtari Doveri e ndërpreu ndeshjen, teksa nuk vonoi edhe zyrtarizimi nga Lega Serie A për shtyrjen e duelin në një datë të pacaktuar.
Dhjetori është muaji në të cilin koha duket e pezulluar mes magjisë së festave dhe premtimit për një fillim të ri. Horoskopi i Brankos na orienton me mençurinë e tij për ta përballuar këtë periudhë me energji dhe vendosmëri. Le të zbulojmë në detaje me noa.al
Dashi ♈ (21 mars – 20 prill)
Dhjetori fillon me një energji të re për Dashin. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes, me Venusin që sjell pasion dhe harmoni për çiftet. Beqarët duhet të guxojnë më shumë, pasi yjet favorizojnë takime të papritura, por shmang padurimin. Në punë, ki kujdes me afatet, sepse Marsi në pozicion kritik mund të sjellë shpërqendrime. Shëndeti është në përmirësim, por shmang teprimin gjatë festave për të mos ndjerë lodhje. Fundi i muajit premton fat: ndërmerr rreziqe të llogaritura.
Demi ♉ (21 prill – 20 maj)
Dhjetori është muaji i bilanceve për Demin. Në dashuri, mund të rikthehen keqkuptime të vjetra: mos qëndro i mbyllur në kokëfortësinë tënde, por hapu në dialog. Lidhjet e forta do të mbijetojnë çdo sfidë, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një flirt me një koleg. Në punë, Jupiteri të mbështet: mundësi të reja janë afër, por kërkojnë përkushtim dhe disiplinë. Për shëndetin, trajto trupin me momente relaksi. Fati do të jetë kapriçioz: prano surprizat pozitive të vogla.
Binjakët ♊ (21 maj – 21 qershor)
Dhjetori të kërkon, Binjak, të vësh rregull në jetën tënde. Në dashuri, dëshira për lehtësi mund të krijojë keqkuptime. Është momenti për të përcaktuar çfarë dëshiron me të vërtetë. Beqarët do të gjejnë kënaqësi në miqësi të reja, që mund të kthehen në diçka më shumë. Në punë, Mërkuri të dhuron ide të shkëlqyera, por ki kujdes me detajet: shpërqendrimet mund të të kushtojnë. Kujdes shëndetin, veçanërisht nyjet dhe kockat. Fati është i luhatshëm: prano dhuratat e vogla të jetës.
Gaforrja ♋ (22 qershor – 22 korrik)
Dhjetori është muaji i emocioneve të thella për Gaforret. Dashuria të sjell momente intensive, falë Venusit që ndez zemrën tënde. Çiftet do të përjetojnë një harmoni të ripërtërirë, ndërsa beqarët do të ndihen romantikë dhe duhet të ndjekin intuitën e tyre. Në punë, mund të ndihesh nën presion, por Saturni të ndihmon të organizohesh. Shëndeti është i mirë, por shmang stresin e panevojshëm. Fati është me ty në vendimet e rëndësishme: beso intuitës tënde.
Luani ♌ (23 korrik – 22 gusht)
Dhjetori është një muaj provash për Luanin. Në dashuri, egoja jote mund të pengojë dialogun me partnerin: mëso të lësh krenarinë mënjanë. Beqarët do të dëshirojnë aventura, por kujdes që të mos ngatërrosh një flirt me ndjenja më të thella. Në punë, karizma jote hap dyer, por mos e nënvlerëso konkurrencën. Shëndeti kërkon kujdes: mos neglizho sinjalet e trupit tënd. Fati do të të ndihmojë, por vetëm nëse meriton me veprime konkrete.
Virgjëresha ♍ (23 gusht – 22 shtator)
Dhjetori të fton të ngadalësosh dhe të reflektosh. Në dashuri, yjet kërkojnë durim: jo të gjitha përgjigjet do të vijnë menjëherë. Çiftet duhet të punojnë mbi ndjenjën e afërsisë, ndërsa beqarët mund të rigjejnë një dashuri të vjetër. Në punë, perfeksionizmi yt do të shpërblehet, por mos e lejo nevojën për kontroll të të konsumojë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por dediko kohë për veten. Fati është në detajet e vogla të përditshme: mëso të jesh mirënjohës për atë që ke.
Peshorja ♎ (23 shtator – 22 tetor)
Dhjetori do të jetë muaji juaj për të shkëlqyer, të dashur Peshore. Në dashuri, hijeshia juaj natyrale do të tërheqë këdo që takoni. Çiftet do të përjetojnë harmoni të madhe, ndërsa beqarët mund të takojnë shpirtin binjak në një ambient krijues. Në punë, Marsi ju dhuron energji dhe guxim për të realizuar projekte ambicioze. Shëndeti është në formë të shkëlqyer, por mos e teproni me ushqimet e festave. Fati do të jetë bujar me ju: shfrytëzojeni pa hezitim.
Akrepi ♏ (23 tetor – 22 nëntor)
Akrepi, dhjetori do të jetë një muaj plot intensitet dhe transformim. Në dashuri, magnetizmi juaj do të jetë në kulm, por kujdes që të mos luani shumë me ndjenjat e të tjerëve. Çiftet duhet të punojnë për të forcuar besimin e ndërsjellë. Beqarët do të përjetojnë takime të forta dhe emocionale. Në punë, Jupiteri sjell mundësi për rritje, por kërkohet guxim për t’i shfrytëzuar. Kujdesuni për shëndetin duke u fokusuar në pushim dhe relaksim.
Shigjetari ♐ (23 nëntor – 21 dhjetor)
Shigjetar, ky është muaji juaj! Dielli ndriçon shenjën tuaj, duke ju dhuruar energji dhe pozitivitet. Në dashuri, do të përjetoni pasion dhe gëzim të madh. Çiftet do të forcojnë lidhjen e tyre, ndërsa beqarët do të kenë mundësi të shumta për të gjetur dashurinë. Në punë, entuziazmi juaj do të bëjë mrekulli: ndiqni ëndrrat me vendosmëri. Shëndeti është në gjendje të shkëlqyer, por mos harroni të pushoni. Fati është në anën tuaj: besoni tek vetja.
Bricjapi ♑ (22 dhjetor – 20 janar)
Dhjetori ju sfidon të dilni nga zona juaj e rehatisë, të dashur Bricjap. Në dashuri, yjet ju inkurajojnë të tregoheni më të hapur dhe të ndjeshëm. Çiftet duhet të punojnë për komunikim më të mirë, ndërsa beqarët mund të dashurohen me dikë krejt ndryshe nga pritshmëritë e tyre. Në punë, Saturni shpërblen përkushtimin tuaj: përgjegjësi të reja janë në horizont. Kujdesuni për shpinën dhe menaxhoni me kujdes kohën për të shmangur stresin.
Ujori ♒ (21 janar – 19 shkurt)
Ujor, dhjetori është muaj i surprizave për ju. Në dashuri, natyra juaj e lirë ju nxit të eksploroni mundësi të reja. Çiftet duhet të gjejnë ekuilibrin mes pavarësisë dhe afërsisë, ndërsa beqarët do të përjetojnë takime të papritura. Në punë, Mërkuri ju dhuron kreativitet dhe intuitë, por shmangni nxitimin. Kujdesuni për sistemin nervor dhe gjejini kohë vetes për relaksim. Fati do t’ju buzëqeshë rreth Krishtlindjeve: prisni një dhuratë të papritur.
Peshqit ♓ (20 shkurt – 20 mars)
Peshq të dashur, dhjetori është muaji kur ëndrrat tuaja mund të marrin formë. Në dashuri, ndjeshmëria juaj ju bën të parezistueshëm: çiftet do të përjetojnë një lidhje të thellë, ndërsa beqarët mund të gjejnë dashurinë në mënyrat më të papritura. Në punë, Neptuni ju frymëzon, por kini kujdes të mos humbisni fokusin. Shëndeti është i mirë, por dëgjoni sinjalet e trupit tuaj. Fati do të jetë i qetë, por një kthesë pozitive mund të ndodhë në fund të muajit./NOA.AL
Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hënë, e Martë, e më pas, në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.
Sipas Shërbimit Meorologjik Ushtarak, më konkretisht. për ditët e Hënë dhe të Martë e pjesërisht të Mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.
Në relievet malore në lartësit mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.
Era për ditët e Hënë, e Enjte, e Premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek.
Moti i keq ka goditur rëndë Greqinë, teksa reshjet e mëdha të shiut kanë “mbytur” shumë zona në prefekturat e Halkidhikisë, Imathias, Pellës dhe në ishullin e Rodosit.
Sasi shumë të mëdha shiu janë regjistruar mëngjesin e së dielës, ndërsa buletini i urgjencës nga Observatori Kombëtar i Athinës tregon që moti i keq do të zgjasë deri në mëngjesin e së martës.
Kalimi i stuhisë “Bora” ka qenë katastrofik për Rodosin, me banorët që kanë përjetuar një situatë të ngjashme me atë të Valencias pak javë më parë.
Në ishulli ra 75% e sasisë së reshjeve që ranë në Valencia, duke shkaktuar më shumë se 200 të vdekur.
Reshjet kanë kaluar 300 milimetra në zonën e Rodosit dhe për pasojë rrjeti i kanalizimeve ka kaluar në kolaps.
Ishulli është në gjendje alarmi, siç theksuan në deklaratat e tyre kryetari i bashkisë së Rodosit, Alexandros Koliadis dhe guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos, duke u bërë një thirrje dramatike banorëve që të qëndrojnë në shtëpi për të qenë të sigurt.
Koliadis që nga mbrëmë ka paraqitur kërkesë në Ministrinë kompetente për shpalljen e Rodosit në gjendje të jashtëzakonshme. Kryebashkiaku dhe guvernatori i qarkut, menjëherë pas mbledhjes së trupit koordinues të mbrojtjes civile, kanë përshkruar atë që ka përjetuar ishulli mbrëmë ku ka rënë shi pa pushim për mbi 16 orë.
Siç Hatzimarkos ajo që goditi Rodosin është një fenomen 80% i ngjashëm me Valencia-n me mbi 300 mm shi. Sipas guvernatorit, dëmet janë të mëdha dhe përshijnë ura të shembura, rrëshqitje të rrugëve, rrëshqitje dheu dhe dëmtime të shumta në pronë private.
Në të paktën 6 raste është dashur ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit në përpjekje për të nxjerrë qytetarët nga situatat e vështira.
*Më poshtë, pamjet me video dhe foto nga përmbytjet në Rodos
Në një rrëfim të bërë në emisionin “Goca dhe Gra”, Zhaklin Lekatari foli për periudhën më të errët në jetën e saj, kur është përballur me gjuhë urrejtjeje dhe dhunë.
Ajo tregoi një rast kur është sulmuar fizikisht nga një burrë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ndërsa theksoi se sulmet më të mëdha i ka marrë pas “Big Brother VIP 2”, ku ishte në rolin e opinionistes.
“Për 4-5 muaj kam ndenjur pothuajse e izoluar, nuk kam dalë. Ishte shumë e vështirë të kisha një jetë publike dhe urrejtja nuk ishte më virtuale, por u kthye në sulme të vërteta fizike, që më cenuan mendërisht e fizikisht. Cenuan edhe familjen time.
Isha në Bllok, një burrë me ndiqte dhe më ofendonte nga pas dhe më sulmoi. Unë vrapova për t’i shpëtuar sulmit, dy taksistë e panë, ndërhynë dhe më shpëtuan. Nuk e denoncova, thjesht u mundova të shpëtoja veten dhe të ikja në shtëpi. Ka qenë periudha post Big Brother”, tha Lekatari.
Më pak se një muaj nga nisja e Big Brother Vip Albania, Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një “njoftim” në rrjetet sociale.Producentja ka bërë një paralajmërim sa i takon arredimit të ambienteve të brendshme të shtëpisë.
“Një gjë është e sigurt, shtëpinë si këtë vit nuk e kemi parë kurrë”, shkruan ajo.
Pak ditë më parë u përfol edhe banori i parë që mund të jetë pjesë e reality show këtë sezon. Bëhet fjalë për futbollistin Eros Grezda i përfolur së tepërmi për lidhjet e tij me Oriola Marashin dhe Ajsel Abazin!
Sot është data 1 Dhjetor dhe zyrtarisht jemi në muajin e festave, muaji i fundit i vitit 2024.
Një kartolinë e bukur urimi vjen këtë fillim dhjetori nga familja e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, e cila shkruan këtë mesazh për ndjekësit dhe fansat:
“Le të ndizen dritat e shpresës në shtëpi dhe në zemër, duke na kujtuar që bashkë kemi gjithcka që na duhet Gezuar miq dhe paçi një muaj të bekuar.”
Çifti ka pozuar në momente të gëzueshme së bashku me fëmijët e tyre.
Hetimi i zhvilluar nga prokurorja e Tiranës, Eloida Goxhi, për një rast falsifikimi kompjuterik, nuk është një ndër ato çështjet e rëndomta, kur një djalosh i ri, me aftësi teknologjike, tenton të mashtrojë institucionet publike. Rasti i 20-vjeçarit Ermes Hoxhalli nga Devolli dhe student i vitit të parë në Universitetin e Arteve në Tiranë, është një histori e pabesueshme, e denjë për skenar filmi komik.
Me një telefon në dorë, ai krijoi një identitet të rremë. Nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ai u prezantua në Ministrinë e Arsimit si “Klea Rama”, mbesa e kryeministrit Edi Rama.
Dorëzoi virtualisht një projekt joshës “Let’s Talk About US 2023-2024” një cikël trajnimesh me konkursesh, nëpërmjet të cilit maturantët shqiptarë do të kishin mundësi të vijonin studimet e larta në Shtetet e Bashkuara.
Askush nuk e takoi, askush nuk e verifikoi identitetin e Kleas. Mjaftonte vetëm fakti që ajo përdori kodin “jam mbesa e Edi Ramës” dhe të gjitha rrugët iu hapën si me magji në sistemin arsimor shqiptar, duke nisur nga Kupola.
Një e-mail dhe disa komunikime telefonike gjatë vitit 2023 mes “Kleas” dhe zv.ministres Nina Guga, u pasuan me urdhëra e urdhëresa drejtuar dhjetra gjimnazeve në të gjithë Shqipërinë, për t’u bërë pjesë e “Let’s Talk About US”.
Në foto: Logo në rrjete sociale i projektit “Let’s Talk About US”
Drejtoritë vendore arsimore dhe drejtoritë e gjimnazeve krijuan borde e caktuan koordinatorë për projektin, organizuan konkurse lokale e kombëtare mes maturantëve, u përzgjodhën fituesit dhe….të gjithë qëndronin në pritje të fjalës së fundit nga “Klea, mbesa e kryeministrit”.
Por fjala e Kleas nuk mbërriti. “Klea”, me emër të vërtetë Ermes Hoxhalli, tashmë kishte rënë në rrjetën e një hetimi penal nga prokuroria e Tiranës, pas një gabimi fatal. Djaloshi, për të bërë më bindës projektin e tij, kishte përdorur abuzivisht kredencialet e një funksionareje të ambasadës amerikane në Tiranë, Amanda R., e duke e paraqitur si koordinatore të projektit.
“Projekti i Kleas” kishte rënë në dijeni të Ambasadës, të cilët vunë në lëvizje të gjithë hetimin. Fijet u tërhoqën dhe në fund të tyre doli emri i Ermesit.
Prokurorja e Tiranës, Goxhi, dërgoi pak ditë më parë kërkesën për gjykim ndaj Ermes Hoxhallit, i akuzuar për “falsifikim kompjuterik” dhe “falsifikim të dokumentave”, ndërkohë që ai gjendet prej korrikut 2024 nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Hetimi penal nuk ka zbuluar arsyen se përse e ka ndërmarrë Hoxhalli të gjithë këtë skenar. E sigurt është që nuk e ka kryer për përfitime financiare. Ndoshta 20-vjeçari ka jetuar nën një identitet të dyfishtë, ku 20-vjeçari Hoxhalli mbante brenda mendjes së tij edhe “Klean, mbesën e kryeministrit”.
Nina Guga: Si e njoha “Klean”
“Kontakti im me personin e prezantuar si Klea Rama është vendosur në datat 15-16 shtator 2023”, thotë zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga, në Prokurori.
Guga është kontaktuar nëpërmjet ëhatsapp” nga një numër i huaj, që u prezantua si Klea, e cila i është prezantuar si një studente shqiptare në SHBA dhe dëshironte që të bënte një projekt me gjimnazet shqiptare. Në ato komunikime telefonike, “Klea” i thotë zv.ministres se projekti mbështetej nga Departamenti i Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Në foto: Zv.Ministrja e Arsimit, Nina Guga (foto e marrë nga profili në rrjete sociale)
Në këto komunikime, “Klea” i ka dërguar Gugës edhe një foto, një figurë femërore, në krah të kryeministrit Edi Rama, duke e bërë më të besueshme se ishte “mbesa e kryeministrit”, siç i ishte prezantuar zv.ministres së Arsimit.
Guga deklaron se e ka përcjellë kërkesën e “Kleas” tek drejtori i projekteve dhe drejtori i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini dhe Shkëlqim Allkaj, me qëllim që këta të vendosnin kontaktet me drejtoritë arsimore në rrethe të ndryshme për idenë e prezantuar nga “Klea Rama”.
Drejtori Allkaj: Nuk e verifikuan “Klean”
Një ndër kërkesat fillestare të “Kleas” drejtuar zv.Ministres Nina Guga ishte koordinimi me Drejtoritë Arsimore Vendore për shpërndarjen e disa formularëve tek gjimnazistët, në kuadër të projektit “Let’s Talk About US”. Detyra e koordinimit iu caktua drejtorit Shkëlqim Allkaj.
Në Prokurori, Allkaj ka deklaruar se ka marrë porosi me e-mail nga Sekretari i Përgjithshëm, Erzen Tola, ku i kërkohej që “të vlerësohet me prioritet”. Pas një shkëmbimi komunikimesh nëpërmjet e-mail, Allkaj deklaron se mori urdhër nga zv.ministrja Guga që “vijoni me komunikimin…”.
Në foto: Shkëlqim Allkaj, drejtor në Ministrinë e Arsimit
Allkaj thotë se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë ‘Klea Ramën”. Sipas tij, “sa i përket identifikimit të znj.Klea Rama, Jam informuar nga vv.Ministria e cila kishte komunikime me të, si edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, se ishte e afërme e Kryeministrit dhe nuk kam qënë në pozita për të kërkuar e verifikuar identitetin e saj, pasi nuk më kërkohej një gjë e tillë”.
Skema zbret në Drejtoritë Arsimore
Pas miratimit të “lejes” nga ana e titullarëve të Ministrisë së Arsimit, një specialiste e këtij institucioni vihet në kontakt me strukturat e varësisë.
Rezarta Alla, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, ka deklaruar në prokurorinë e Tiranës se është njohur me projektin e “Klea Ramës” në 18 shtator 2023, nga një e-mail i ardhur prej Ministrisë së Arsimit.
Ai e-mail kishte subjekt: “Kërkesë e miratuar nga MAS dhe me porosi të drejtorit Allkaj, drejtorisë së përgjithshme të kordinoj me zonjën Klea Rama”.
Në foto: Rezarta Alla, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (foto e marrë nga rrjete sociale)
Në përmbajtje të e-mail-it ishte “kërkesa e znj. Rama për plotësim formularësh nga maturantët e të gjitha shkollave për shprejen e interesin për projketin Let’s Talk About US (LTTUAUSA). Projekti synon informimin e maturantëve për studime, por edhe zhvillimin e aktiviteteve me fokus informimin. Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit dhe drejtohet nga zyra DYCD, NY…”.
Rreth 10 ditë më pas, “Klea Rama” u dërgon një tjetër e-mail drejtuesve të lartë të Arsimit, ku i falenderon për shpërndarjen e formularëve në gjimnazet e Shqipërisë. “Klea” e realizoi me sukses fazën e parë të misionit. Skema kaloi në fazën e dytë.
Lamaj: Projekti i mbesës së Edi Ramës
Valentina Lamaj është mësuese anglishteje në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë dhe rezulton “koordinatore” e projektit të “Klea Ramës”. Ajo deklaroi në prokurori se është caktuar në këtë pozicion nga drejtoresha e shkollës, Klotilda Jaupi.
Sipas drejtoreshës, “këtë projekt e inicionte mbesa e Kryeministrit dhe do të përzgjidheshin kordinatorët për çdo shkollë. Qëllimi i projektit ishte për të dërguar për udhëtim nxënës në SHBA. Nxënësit pjesëmarrës do të ishin maturantë dhe me mesatare mbi 8”.
Lamaj deklaron se u ngrit rrjeti i mësuesve koordinatorë në të gjithë gjimnazet e Tiranës. Para festës së Vitit të Ri 2023 u është kërkuar nxënësve pjesëmarrës në projekt që të krijonin tre tema të ndryshme. Ata do të konkuronin fillimisht brenda shkollës dhe më tej mes shkollave të tjera.
Vlerësimi i projekteve të përgatitur nga nxënësit u krye nga një komision prej 7 anëtarësh, si edhe të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, zyrave vendore, drejtorë shkollash, e të tjerë.
Mësuese Lamaj vijon më tej, duke deklaruar se: “Janë përzgjedhur projektet fituese rreth muajit Shkurt 2024, ku shkolla e saj doli e para dhe në vendin e dytë dhe të tretë doli shkolla “16 shtatori“ në Shijak. Të gjitha këto aktivitetet janë shpërndarë edhe nga shkollat në faqet e tyre”.
Në foto: Pjesë nga komunikimet e “Klea Rama” me drejtorë të zyrave arsimore vendore
Pas mbarimit të vlerësimit të projektit, “Klea” u ka dërguar çertifikata mësuseve që ishin pjesë e komisionit të vlerësimit dhe rivlerësimit. Këto çertifikata gjithesecili i ka marre çdo mësues. “Nuk kujtoj nëse nxënësve fitues i janë dhënë çertifikata, por di vetëm se është bërë një festë nga Drejtoresha e shkollës dhe ky event është publikuar në faqen e internetit”, thotë më tej Valentina Lamaj.
Gjurmë kudo, zero fytyrë
Për më shumë se një vit, “Klea Rama”, emri i vërtetë i të cilit u zbulua se ishte Ermes Hoxhalli, u tall dhe tërhoqi për hundësh të gjithë sistemin arsimor. Çertifikatat me emrin e “Kleas”, të shoqëruara me nënshkrimin e zyrtares së ambasadës amerikane, Amanda R., tashmë gjendeshin në thuajse të gjithë gjimnazet e Shqipërisë.
Diku nga fundi i Shkurtit 2024, gjatë një takimi rutinor me Zyrën Arsimore të Vlorës, shërbimet e ambasadës vihen në dijeni për këtë projekt dhe për përdorimin e kredencialeve të zyrtares amerikane. Këtu nis “furtuna”. Amanda kallëzon në Prokurorinë e Tiranës falsifikimin e firmës së saj.
Prokuroria nis hetimin, por fillimisht situata ishte disi “në ajër”. Asnjë prej aktorëve të përfshirë në projektin “Let’s Talk About US 2023-2024”, që nga titullarët e Ministrisë së Arsimit e deri në strukturat vartëse në rrethe, nuk e njihte “Klea Ramën”.
Në foto: Këngëtarja Gracie Adams, foto e të cilës gjendej në profilin e “Klea Rama”
Askush nuk e kishte takuar personalisht. Gjithçka ishte zhvilluar nëpërmjet komunikimeve me aplikacionin “whatsapp” dhe me rrjete sociale, në të cilat “Klea” përdorte në profilin “e saj” foton e këngëtares së njohur ndërkombëtare, Gracie Abrams.
Gabimi i “Kleas”
Ndërkohë që prokurorja Eloida Goxhi kishte nisur serinë e pyetjeve të zyrtarëve arsimorë për të identifikuar personin që kishte ngritur skemën e falsifikimit, në adresë të drejtoreshës së Zyrës Arsimore të Lezhës, Antoneta Suta, një person, i identifikuar si Ermes Hoxhalli, dorëzon kërkesën për një projekt artistik.
Ai e prezanton veten si student i vitit të parë në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe se kontaktin e drejtoreshës ia kishte dhënë një mikesha e tij, “Klea Rama”.
Sinjalet e hetimit u ndezën. Ermes Hoxhalli rezultonte personi i parë që mund të identifikonte “Klea Ramën”.
Në foto: Pjesë nga komunikimet e “Klea Rama” me zyrtarë arsimorë
Hoxhalli u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës dhe deklaroi se nuk e njihte “Klean”, por kishte pasur kontakte telefonike dhe në rrjete sociale me të. Ermesi 21-vjeçar deklaroi se, duke pasur disa aftësi të mira teknologjike, kishte kryer disa shërbime për “Klean”, kryesisht në përpunim fotosh, hartim çertifikatash, e të tjerë.
Prokuroria nuk u bind shumë nga këto deklarime dhe urdhëroi ekspertimin e pajisjeve elektronike të Hoxhallit, dy telefona dhe një lap-top.
Në foto: Ermes Hoxhalli, alias “Klea Rama”
Ekspertiza zbuloi një “thesar” për hetimin. Në telefonat e djaloshit u gjendësh shumë të mëdha, foto e materiale, të cilat, sipas prokurorisë, provuan katërcipërisht se Ermes Hoxhalli ishte “Klea Rama”.
Hoxhalli i ka mohuar akuzat e prokurorisë, duke deklaruar se ai thjesht ka qenë në shërbim të “Klea Ramës”. Megjithatë, shumë të dhëna duket se e lidhin atë plotësisht me identitetin e rremë “Klea Rama, mbesa e kryeministrit Edi Rama”. /Boldnews.al
Në foto: Logo në rrjete sociale i projektit “Let’s T