FOTO/ Ja çfarë u gjet në banesën ku modelja SHQIPTARJA ν raυ bashkëshortin në SHBA!

Sabrina Krasniqi, një modele 27-vjeçare, dyshohet se ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, përpara se të vristeveten. 

Për arsye ende misteriose, Sabrina qëlloi 5 herë me armë në drejtim të bashkëshortit të saj, 34 vjeçarit Pajtim Krasniqi në ballkonin e banesës së tyre luksoze në Beach Club II Hallandale.

Më pas, e reja vrau veten me armë, shkruanNYP.

Kur policia shkoi në vendngjarje gjeti trupat e pajetë të çiftit në ballkonin në katin e 45-të të ndërtesës.

“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj para se t’i merrte jetën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim kur e qëlloi 5 plumba në gjoks”, shkroi Albana Krasniqi Munrett në një postim në Facebook. “Personi të cilit i besonte më shumë, personi me të cilin zgjodhi të kalonte jetën ishte ajo që ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo shkatërroi familjen time. Unë dhe familja ime nuk do të jemi kurrë të njësoj. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë.”

Raportohet se brenda banesës janë gjetur një arush pellushi, një kuti me trëndafila me një zemër në të, ndërsa televizori ishte ende ndezur.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha një dëshmitar, Max Braedlin, për mediat lokale: “Dëgjova të shtënat dhe pas disa minutash makinat e policisë.”

Sabrina, me emrin e vajzërisë Sabrina Dzaferovic, ishte një modele, e cila kishte pozuar për Inside Edition të vitit 2021, sipas Local 10 News.

T radhtia motivi i νr*sjes në SHBA? Si 27-vjeçarja shqiptare VR*U me 5 ΡLUMBA burrin, më pas qëlloi dhe veten!

Vdekja e çiftit nga Kosova, 34-vjeçarit Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortes së tij, 27-vjeçares Sabrina Krasniqi ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pas pas mesnatës në apartamentin ku jetone çifti.

Policia amerikane ka dalë në një deklaratë ku sqaron se çifti u gjetën të vrarë me armë zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe luksoze në Hallandale Beach.

Ndërsa janë zbardhur edhe motivi dhe se çfarë ka ndodhur mes çiftit. 

Dyshohet se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj dhe më pas ka qëlluar edhe vetën, duke kryer vetëvrasje. Shkak dyshohet tradhëtia bashkëshortore.

“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj para se t’i merrte jetën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten..

Autoritetet treguan se krimi i rëndë ndodhi në apartamentin e tyre, ndërsa janë gjetur edhe prova që dëshmojnë se gruaja ka qëlluar mbi burrin dhe më pas veten.

Brenda banesës kishte prova të shumta, një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një dizajn zemre dhe një televizor që ishte ende ndezur.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha Max Braendlin, i cili jeton matanë rrugës. “Dëgjova të shtënat dhe më pas pas disa minutash makinat e policisë dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz”.

Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe motra e Pajtimit, Albana, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj, ajo shpreh dhimbjen dhe akuzon bashkëshorten e të vëllait për krimin.

Ajo i mori jetën njeriut që i kishte besuar më shumë. Një tradhti që shkatërroi familjen tonë. Ne nuk do të jemi më kurrë të njëjtë,” shkruan ajo./NewYorkPost

Alpinisti i ri mbijeton në -20 gradë, gjendet i gjallë pas 50 ditësh në pyll

Autoritetet kishin hequr dorë nga shpresa për ta gjetur atë të gjallë. Sam Benastick, 20 vjeç, ishte zhdukur për më shumë se një muaj.

I riu u raportua i zhdukur më 19 tetor: pasi u nis për një udhëtim 10 ditor në Redfern Keily Park, një rajon i largët dhe i akullt i shkretëtirës në malet veriore Rocky të Kanadasë, pas disa ditësh ai ndaloi së dhëni lajme për familjarët e tij.

“Është e vështirë të mbijetosh në -20°C, mes maleve të ashpra të banuara nga arinj dhe reshje dëbore”, tha policia, e cila përfundoi pas disa ditësh kërkimet, ku ka marrë pjesë edhe familja e të riut.

Pastaj të martën vjen pika e kthesës. Dy burra që shkonin për në punë e gjetën në anë të rrugës, shëndoshë e mirë dhe e çuan në spital për t’u trajtuar.

Sam kishte arritur të mbijetonte vetëm për 50 ditë, në pyllin e shkretëtirës së largët dhe të ngrirë të Rockies Veriore të Kanadasë.

Alpinisti i ri mbijeton në -20 gradë në Kanada, gjendet i

Sipas informacioneve fillestare, i riu thjesht ka humbur rrugën gjatë ekskursionit të tij, i cili duhej të zgjaste 10 ditë (e filloi më 7 tetor).

Pasi qëndroi disa ditë në makinën e tij, ai qëndroi për 10-15 ditë pranë një përroi.

Më pas, zbriti në luginë, ku ngriti kampingun duke përdorur një tendë dhe disa pajisje që kishte me vete dhe kështu arrin të mbijetojë.

“Kur mësuam se ai ishte shëndoshë e mirë, – tha menaxheri i Buffalo Inn Pink Mountain, një hotel afër parkut, ku familja e Sam kishte kaluar javë të tëra gjatë kërkimit për djalin e tyre, – të gjithë u përqafuam dhe nisëm të qanim. Unë kam tre fëmijë dhe pesë nipër e mbesa, e di se çfarë po kalonin”.

Nuk është ende e qartë se çfarë shkoi keq dhe si mund të kishte humbur pa gjetur rrugën e kthimit. Policia tha se do të përpiqet të zbulojë më shumë sapo ai të shërohet. Ndërkohë, nëna e tij, Sandra Crocker, ndau një foto të tij në shtratin e spitalit për televizionin kanadez CBC dhe tha se ankohej se nuk kishte kapur asnjë peshk.

A do ta mbështesë Greqia anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Mitsotakis i prerë: Kemi pasur marrëdhënie të trazuara, por…

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar në një intervistë për Ant1 se do të rikandidojë në vitin 2027 për të marrë përsëri drejtimin e qeverisë.

Gjatë intervistës, Mitsotakis diskutoi çështje të rëndësishme për Greqinë, por gjithashtu u pyet për Fredi Belerin dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar periudha të vështira, por shtoi se Beleri, si eurodeputet i zgjedhur, përfaqëson të drejtat e pakicës greke në Bashkimin Europian.

Mitsotakis gjithashtu u shpreh se “Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit të saj në BE”.

Sa i përket marrëveshjes së Prespës, ai vlerësoi se “po ecet në drejtimin e duhur”, dhe theksoi se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interesin e saj të pengojë ndryshimin e marrëveshjes.

Acari do mbulojë vendin! Sinoptikanët bëjnë paralajmërimin e ‘bujshëm’: Muaji dhjetor nis me..

Dimri vjen zyrtarisht. Reshjet intensive të shiut që përfshinë të gjithë vendin këtë të premte, ndërpriten duke ia lënë vendin në fundjavë temperaturave të ulëta.

“Presim depërtimin e një mase më të ftohtë, që vjen nga verilindja, duke na sjellë të shtunën rënie të ndjeshme të temperaturave me 5 apo 6 gradë.

E shtuna dhe e diela do të ketë reshje dëbore në të gjithë zonën malore, kryesisht pjesa verilindjes. Shënohen – dhe -2 zonat malore me temperatura maksimale 14 dhe 15. Starton dhjetori si një dimër e vërtetë”, tha meteorologia Lajda Porja.

Ulja e temperaturave nen zero pritet të sjellë problematika me ngricat në akset e zonave malore.

“Prezenca e lagështirës do të shkaktojë probleme edhe në fillimin e javës meqenëse ka ndërprerje të reshjeve me ngricat në akset rrugore.

Zbresin temperatura zero. E hëna të sjellë ndërprerje të reshjeve. Nuk do të zgjasë shumë”, u shpreh Porja.

Sipas sinoptikanëve 15-ditëshi u parë i dhjetorit do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe me temperatura më të ulëta, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

“2 ditë reshje, tre ditë pa reshje, do t’i kemi herë pas here prezente. Do të jetë dhjetor i ngjashëm me vlerat normale, duke qenë se në fund të shtatorit ka startuar fenomeni laninja që është e kundërta e elninjos.

Një pjesë e globit do të përjetojnë temperatura të acarta dhe një pjesë temperatura normale”, tha ajo.

Parashikohet që i gjithë dimri në territorin shqiptar të jetë më i ftohtë, se ai i vitit të kaluar.

“Po të dua b ëj s▪︎ ks edhe me ρesë d jem”/ Çfarë ndodhi mes Xhenetës dhe Drilonit? (Video)

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova mesa duket është përherë e nxehtë nga debatet. Dy banorët e Big Brother VIP Kosova Xheneta dhe Driloni kanë pasur një debat mes njëri-tjetrit.

Xheneta i ka thënë Drilonit se ai nuk di gjë tjetër, vetëm të flas për puthjet e saj.

“Ti flet vetëm për puthjet e mia që janë shumë normale, unë edhe me pesë djem nëse puthem, është e drejta ime të puthem, nëse me pesë djem dua të bëjë seks, është e drejta ime”, është shprehur ajo.

Pas kësaj deklarate të Xhenetës, i menjëherëshëm ka qënë dhe reagimi i Drilonit.

“Ti nuk po më kupton që nuk dua të bëjë gjëra të tilla”, është shprehur ai.

Për më tepër rreth debatit ndiqni videon në vijim:

https://youtu.be/Zei7_xXehEM

Ρanik në qendër të Como-s në Itali, i riu shqiptar haρ zjarr në sheshin kryesor!

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e premte 29 nëntor, Policia italiane, ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, pa precedentë penalë, banues në Montano Lucino, pasi ka gjuajtur me armë zjarri në sheshin kryesor.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe shoku i tij, po ashtu shqiptar, 19 vjeç.

Oficerët gjetën menjëherë një pistoletë bosh në një lulishte pak metra larg sheshit.

20-vjeçari akuzohet për shpërthime të rrezikshme në një ambient publik të frekuentuar nga persona dhe 19-vjeçari për mungesë dokumenti identifikimi.

Me lot në sy, Lala zbulon bisedën me babain e Martin Canit: Më kërkoi të organizonte dasmën e … (Video)

Gazetarja Klodiana Lala thotë se në ngjarjen ku humbi jetën 14-vjeçari, Martin Cani te shkolla “Fan Noli” janë përfshirë në konflikt 3 minorenë.

Në studion e “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News, ajo u shpreh se ka parë pamjet filmike që disponon policia dhe rezulton se autori i krimit, dhe që mban edhe thikën në dorë është një dhe i vetëm

Sipas saj, nuk ka autor të dytë të përfshirë në ngjarjen tragjike, por megjithatë Lala thotë se reagimet e policisë dhe ministrit të Brendshëm ndaj mediave, nuk është gjuha që duhet përdorur.

E emocionuar dhe mes lotëve, ajo tregon edhe bisedën prekëse që ka patur me Engjëll Canin, babanë e 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari, 200 m larg ambienteve të shkollës në kryeqytet.

“Kam parë pamjet, policia ka vendosur të mos i publikojë. Ishte një ngjarje tronditëse, humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, djalë i jashtëzakonshëm, futbollist premtues, njoh familjen e tij.

Kam patur një bisedë me Engjëll Canin, mes lotësh më tha do ma lësh mua të organizoj dasmën e vajzave të tua, se dasmën e Martinit nuk e organizoj dot më.

Nuk dua të lëndoj askënd. Janë dy grupime të miturish, Martini me Luisin dhe një shok tjetër, në anën tjetër autori me një shokune tij. Rezultojnë të përfshirë 3 persona.

I vetmi në ato pamje që shfaqet me thikë në dorë është autori i dyshuar që është në masën arrest me burg. Nuk ka të dytë. Mund të ketë fëmijë që janë shtyrë.

Nuk pajtohem me gjuhën e përdorur nga policia dhe ministri i Brendshëm, por as me gjuhën e mediave. Ajo që unë kam parë në pamje të parë, janë disa persona të përfshirë,

por vetëm një autor të dyshuar deri në këto momente. Mungon akti final i ekspertimit për gjuhët e gjakut në thikë”, tha ajo.

Sa para marrin banorët për qëndrimin brenda shtëpisë së BBVK? Nuk përmbahet konkurenti, tregon prapaskenat

Prej kohësh është përfolur se banorët e reality show-t të njohur BBVK marrin pagesë për qëndrimin e tyre në shtëpi.

Tani, kjo është konfirmuar nga një prej tyre.

Gjatë një bisede, Xuxi ka zbuluar detaje mbi pagesën që merr për pjesëmarrjen e tij.

Sipas tij, shuma arrin në 600 euro për një javë qëndrimi.

“Nuk është keq, 600 euro për 7 ditë,” u shpreh ai me humor, duke nxitur reagime nga bashkëbanorët dhe publiku.

Ky detaj ka shtuar kureshtjen e ndjekësve për përfitimet e banorëve në këtë format televiziv.