Jam me Ιetra italiαne: Kërkojë një b. υrrë për ρυshime në Shqipëri, ose edhe bαs hkëjetesë nëse pranoni…

Ka shumë vite që jetoj në Itali dhe kam qenë e martuar me një italian per disa vite, deri sa i rregullova letrat dhe qëndrimin e përhershëm në Itali. 

E kam punën time dhe kushtet shume të mira për jetesë pasi kam trashëguar pasuri nga ish burri im italian.

Me ish burrin kam një goce e cila jeton me babain e saj dhe nuk kam kurrefar detyrimi me ish burrin pervec se

takohem me vajzën time kohe pas kohe sepse ajo është edhe e imja normal.

Kësaj vere dua t`i kaloj pushimet ne shqipëri, por dua që pushimi mos të më kaloj ashtu kot si herën e kaluar dhe

kam vendosur që t`i kaloj me ndonjë burre që eshte i ndarë nga gruaja sikur se unë që jam ndarë nga ish burri,

por me dëshirë do takoja dikend që eshtë beqar, mosha nuk ka rënd¨si fare për mua, me rëndësi të ja kalojmë mirë gjatë ditës, por normal edhe më mirë gjatë nates,,,

K0ntaktin mund ta merrni nën hapsirën ku shkruan sponzorit, ju mirë pres në bashkbisedim dhe marrëveshje do të isha e lumtur shumë.

Shpresoj se nuk do mbetem keq sepse besoj ne burrat shqiptarë se mund të ja dalin mirë në marrëdhanje qysh duhet me qenë një burrë i fort. 

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 26 Janar 2026

Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah kështu qe mos kini merak. Beqaret do realizojnë disa takime shume te bukura te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e mire.

Demi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nga momenti ne moment mund te përballeni me mosmarrëveshje ne çift. Beqaret do kërkojnë me ngulm një person qe ta kenë ne krah, por fati nuk do jete ne anën e tyre. Do ju duhet ende te prisni. Perspektivat ne planin financiar do jene te mira, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Binjaket

Nëse nuk doni te mërziteni, mundohuni te tregoheni realiste dhe te mos ëndërroni me shume sesa duhet ne jetën sentimentale. Vetëm kështu do ndiheni te qete. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do jete ne dorën e tyre zgjedhja. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume kujdes e maturi, te paktën derisa gjendja te filloje te stabilizohet.

Gaforrja

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse duan qe gjerat t’iu ecin mire. Dita pritet te jete e favorshme. Buxheti do jete i mire, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Te dashuruarit do kalojnë çaste fantastike pranë atyre qe kane ne krah dhe do ndihen shpesh si neper ëndrra. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do i kenë pafund. Terreni ne sektorin financiar do jete i minuar kështu qe duhet te bëni shume kujdes me çdo shpenzim.

Virgjeresha

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin sepse përndryshe mund te keni probleme serioze. Beqaret do jene ne humor dhe gati te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e mire serish.

Peshorja

Nuk do jete një dite e lehte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke dhe te mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret do jene gjithë kohës te disponueshem dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Shume shpejt gjerat kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar nuk është momenti te bëni çmenduri.

Akrepi
Do jeni shume objektive sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do iu ecin sipas planeve. Nuk do ndiheni për asnjë çast te lënë pas dore. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë deri ne minutën e fundit te ditës. Gjithçka do ndodhe ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën.

Shigjetari

Dite e qete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do mirëkuptoheni me partnerin tuaj dhe gjerat do ju realizohen si i kishit menduar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do i beje qe t’iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te mëdha ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet.

Bricjapi

Dite shume e përshtatshme kjo e sotmja për te shprehur te gjitha ndjenjat qe keni përkundrejt partnerit tuaj. Ne mbrëmje emocionet do jene edhe me te mëdha se zakonisht. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene goxha delikate, prandaj do bëni mire te mos shpenzoni pa u menduar për pasojat.

Ujori

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ketë te tjera ide lidhur me një çështje dhe kjo do krijoje ndonjë debat. Beqaret do jene te papërqendruar dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Për financat do jete përgjithësisht dite pozitive dhe pa probleme. Do kryeni investimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Peshqit

Dite goxha delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe ne çdo moment do debatoni me te. Beqaret nuk do jene aspak te dhënë pas krijimit te një lidhjeje sepse edhe ashtu si janë do ndihen mire. Merkuri do ju nxite te jeni me te kthjellet dhe me te matur ne planin financiar. Gjerat do ecin për mrekulli.

E fundit! Letra urgjente që i ka ardhur Edi Ramës për resortin e Sazanit, diçka që nuk e parashikonte dot

Rreth 40 organizata mjedisore ndërkombëtare kanë ngritur alarmin kundër planit për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të projektit të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit Donald Trump.

Kjo kërkesë e këtyre organizatave ka ardhur për shkak të rreziqeve serioze ,që sipas tyre, ky investim paraqet për biodiveristetin unik të zonës.

Kushner synon të transformojë ishullin e pabanuar të Sazanit, i vendosur në jugperëndim të vendit tonë, në një destinacion turistik ultra-luksoz. Ishulli, i cili gjatë regjimit komunist shërbente si bazë ushtarake sekrete, parashikohet të kthehet në një kompleks turistik me vlerë rreth 1.2 miliardë euro.

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit së Mjedisit, Sofian Jaupaj, 41 organizata mjedisore nga 28 vende të botës shprehin shqetësimin e tyre të thellë për ndikimin që ky projekt mund të ketë mbi ekosistemet tokësore dhe detare të ishullit.

Lidhur me këtë letër që u ka mbërritur kreut të qeverisë shqiptare dhe ministrit të Mjedisit deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë autoritetet tona.

Sipas organizatave nënshkruese, plani parashikon ndërhyrje në rreth 450 hektarë territor, duke vënë në rrezik serioz biodiversitetin dhe ekosistemet kritike të zonës. Ishulli i Sazanit dhe ujërat përreth tij konsiderohen habitat jetik për disa nga speciet detare më të rrezikuara në botë.

Veçanërisht shqetësuese është prania e fokës mesdhetare (Monachus monachus), një nga gjitarët detarë më të rrezikuar globalisht, e cila klasifikohet si specie në rrezik zhdukjeje nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Përveç saj, zona strehon edhe 36 specie të tjera detare të kërcënuara në nivel global.

Organizatat kërkojnë jo vetëm pezullimin e çdo vendimi për avancimin e projektit, por edhe përfshirjen e territorit tokësor të ishullit të Sazanit brenda parkut kombëtar detar që e rrethon atë.

https://www.scribd.com/embeds/986542335/content?start_page=1&view_mode=scroll&access_key=key-XcnKGUgSykYx4I8CiY3f

“Berisha po na manipulon!”/ “Dorëzohet!” Fatos Lubonja: Iu tregoj si rrëzohet qeveria…

Analisti Fatos Lubonja u shpreh kritik ndaj protestës të Berishës mbrëmjen e 24 Janarit e cila pas “xhiros” së zakonshme të “eskursionit” në Tiranë të gjithë do të shkojnë në shtëpi.

Analisti u shpreh se togfjalëshi “Sot është dita e fundit e regjimit” është një mënyrë e Berishës manipulimi për qytetarët, për të dalë në protestë.

Analisti theksoi see vetmja mënyrë për të vepruar kundër qeverisë është drejtësia e cila me mbështetjen amerikane, mund të veprojë kundër qeverisë.

“Ky regjim nuk ikën me protesta, nëse do të bëjmë një krahasim është si i Maduros. Ka opozitë, proteston dhe bën zgjedhje. Por me format e veta dhe sistemin që ka ngritur në tërësinë e vet, nuk lë rotacion. Duhet të vijë Amerika me helikopter që ta rrëzojë. Ne edhe me mbështetje amerikane e kemi pasur deri vjet dhe evropiane, sot ka një dyshim që duhet ta vërtetojmë se krimi i organizuar është bërë problematik në Shqipëri dhe lidhjet e Ramës me të kanë shkuar gjer në informacionet e tyre dhe ky shqetësim po rritet. Në këtë rast rrëzohet nëse kjo drejtësia e mbështetur nga këta amerikanë me forcë bën atë që nuk guxon vetë e pavarur, e mbështetur nga një forcë më e fuqishme se Rama”, u shpreh Lubonja.

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari, ish-sekretarja e tij bën postimin prekës: S’kishte para as për ilaçe, ma bëj hallall o njeri i mirë

Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi. Ish-gjyqtari Albano Çepele është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas familjen, miqtë dhe kolegët e tij, si dhe një karrierë në sistemin e drejtësisë e cila iu “trondit” nga procesi i Vettingut.

Çepele nuk arriti që të triumfonte në betejën e ashpër me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë përgjithmonë dy ditë më parë.

Albano Çepele u diplomua në vitin 1997 dhe një vit më pas nisi karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Tropojës, ku shërbeu deri në vitin 2003. Më pas ai u transferua në Gjykatën e Shkodrës, ku për gati dy dekada ushtroi funksionin e gjyqtarit, deri në shkëputjen nga sistemi i drejtësisë në vitin 2023.

Në vitin 2020, Çepele u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për çështje që lidhen me pasurinë, vendim që u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2023. Procesi i Vettingut ndaj tij u shoqërua me debate, pasi vetë gjyqtari dhe mbrojtja ligjore kishin argumentuar se ai vuante prej vitesh nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë sëmundje të rënda kronike, të cilat kishin ndikuar edhe në jetën e tij profesionale.

Lajmi për humbjen e tij, ka sjellë një sërë reagimesh në rrjetet sociale. Mes tyre ka qenë edhe ish-sekretarja e tij, aktualisht avokate, Sabina Mete e cila e ka përshkruar gjyqtarin si një njeri të drejtë, dhe human, përtej funksionit që mbante.

Ajo gjithashtu është ndalur edhe te mënyra se si u trajtua gjyqtari gjatë procesit të Vettingut, duke theksuar se u largua padrejtësisht nga sistemi dhe se familja e tij u vu përballë vështirësive të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.

“Ndjej një keaqardhje për mikun, kolegun tim. Të qoftë dheu i lehtë o njeri i mirë. Qofsh i parajsës. Shpirti yt pushoftë në paqe…jam e sigurt se tashmë je në një botë më të mirë se kjo që le pas. Ku vend, këta njerëz nuk të merituan. Qofsh mirë me Zotin Albano”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sapo u vura ne dijeni te nje lajmi te hidhur. Albano Çepele, paska nderruar jete. Per ato qe nuk e njihnin, Albanoja ka punuar si gjyqtar ne Shkoder. Ka qene nje njeri i drejte, i ndershem, korrekt dhe i pakorruptuar, kete e them me bindje te plote pasi kam qene sekretarja e tij. 

Albanoja para se te ishte gjyqtar, ishte human, respektonte cdo qenie njerzore,duke filluar nga koleget, gjyqtaret, prokuroret, avokatet, sekretaret,sanitaret  dhe palet ndergjyqese. Karakterizohej nga qetesia dhe butesia, zemergjeresia dhe humanizmi, por fatkeqesisht u largua padrejtesisht nga sistemi vetingut, pasi nuk justifikonte pasurine e tij, vetem nje shtepi…

Familja tij shiti shtepine ne Fier dhe bleu nje ne Tirane shume e shume vite me pare,  por sipas komisionit te vetingut, ai nuk meritonte te kishte as shtepi( pavaresisht se kishte punuar shume kohe me pare emigrant), madje as familja tij nuk meritonte te kishte shtepi.

Albanoja nuk kishte as lek per ilace te cilat i merrnin te gjithe rrogen, persa kohe ishte i punesuar. Kur e larguan nga sistemi, nuk kishte as mundesi per trajtim shendetesor..

Ndiej nje keqardhje per mikun, kolegun tim. Te qofte dheu i lehte o njeri i mire. Qofsh i parajses. Shpirti yt pushofte ne paqe… jam e sigurte se tashme je ne nje Bote me te mire se kjo qe le pas. Ky vend, keto njerez nuk te merituan… Qofsh mire me Zotin Albano.

Me fal nqs nuk mora vesht me pare qe paske qene semure rende, nuk piva nje kafe me ty dhe  nuk kisha dijeni per largimin tend nga jeta, pasi sapo e mora vesht. Ma bej hallall… Pushofsh ne paqe o njeri i ndershem,i urte dhe i mire.

Duke ngrënë e pirë! Dalin pamjet e rralla të Altin Dumanit në tavolinë me persona me precedentë penalë

Ish-drejtuesi i SPAK shfaqet në një ambient privat, i ulur në tavolinë me persona me precedent penal, duke pirë alkool dhe duke kënduar, mes tyre edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim.

Faqja në Facebook Traktet ka publikuar një video ku shfaqet ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në një ambient privat, pa badigard dhe pa eskortë, i ulur në tavolinë me persona të njohur në zonë për precedent penal. Në pamje ai shihet duke pirë birrë dhe duke kënduar këngë labçe, mes një shoqërie që, sipas përshkrimit të Traktet, nuk përbëhet nga qytetarë të zakonshëm.

Traktet shkruan se mes personave të pranishëm ndodhet edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim. Videoja paraqet një situatë informale, larg çdo standardi që pritet nga një figurë që deri pak kohë më parë drejtonte Prokurorinë e Posaçme.

Sipas të njëjtit burim, kjo dalje publike vjen në një kohë kur Dumani pritej të ushtronte funksionin e tij me veprime konkrete, përfshirë masa ndaj gjyqtares së dënuar Irena Gjoka. Në vend të një qëndrimi institucional në raport me detyrën, pamjet tregojnë një zgjedhje tjetër, festë, këngë dhe shoqëri.

Traktet rikujton edhe një deklaratë të mëparshme të Dumanit, ku ai shprehej se ëndrra e tij ishte të jetonte si një njeri i thjeshtë. Videoja, sipas faqes, tregon se kjo dëshirë është realizuar, por jo në formën që prisnin qytetarët. Një njeri i thjeshtë, por i ulur mes personave me rekorde penale, jo mes njerëzve që presin drejtësi dhe barazi para ligjit.

Videoja e publikuar tregon një fakt të thjeshtë. Ish-drejtuesi i SPAK shfaqet në një ambient privat, i ulur në tavolinë me persona me precedent penal, duke pirë alkool dhe duke kënduar, mes tyre edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim. Pamjet nuk lënë hapësirë për interpretim tjetër.

Problemi nuk lidhet me jetën personale, por me shoqërinë e zgjedhur dhe kohën kur ndodh kjo dalje. Në të njëjtën periudhë kur pritej veprim ndaj gjyqtares së dënuar Irena Gjoka, Dumani shfaqet i relaksuar, pa asnjë distancë nga njerëz që drejtësia i ka shpallur fajtorë. Kontrasti është i dukshëm dhe flet vetë.

“Mateo dhe Krusita kanë qënë një lidhje bashkë, pastaj…”/ Ish banorja e Big Brother bën deklaratën e papritur!

Kur këngëtarja e njohur, Krusita u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u shpreh se e njeh shumë mirë Mateon. Ky i fundit nuk e tha i pari këtë si dhe pati një lloj stepje.

Raporti i tyre është komentuar ditën e sotme nga Olta Sheta, teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ajo foli edhe rreth ngjarjeve të ndodhura në BBV si dhe rreth banorëve të tjerë.

“Ata të dy janë nga Elbasani. Elbasani i vogël është njihen me njëri-tjetrin. Po njihemi në Tiranë, që themi se Tirana është e madhe. Mund të aludojmë që kanë pasur diçka, edhe kjo mund të jetë. Nuk ka asgjë të keqe. Shumë interesante, por do dalë surprizë”, tha Olta Sheta, e cila më pas shtoi:

“Nëse ata mund të kenë pasur ndonjë gjë, mund të kenë qenë të lidhur më parë, nuk do doja të bëheshin si ky trekëndëshi Ina-Stelina-Keijsi. Mateo është shumë i mirë, shumë pozitiv, shumë djalë me sedër”.

“Mos gënjeni veten, Trump nuk vjen t’ju shpëtojë!”

Protesta e radhës së opozitës përkoi me momentin kur më shumë se kurdoherë gjatë kësaj dekade, dy rrëfime krejtësisht kontradiktore po përplasen fort me njëra-tjetrën.

I pari është ai i pushtetit që po ekzalton ftesën e Donald Trump drejtuar Edi Ramës, për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Atij i bashkëngjitet edhe parakalimi në rivierën shqiptare i një pjese të familjes presidenciale amerikane, që ka ardhur të mbikqyrë paratë që do të fitohen aty. Sipas këtij rrëfimi, kapitulli i paqartësisë së qeverisë Rama me administratën republikane është mbyllur dhe ajo do të vazhdojë të ketë të njëjtën përkrahje që ka marrë deri dje nga Biden, Blinken, apo Soros.

Këtij versioni totalisht haluçinant, i kundërpërgjigjet ai, më absurd, i kritikëve dhe opozitarëve të Ramës, që shpresojnë se “armiku” i tyre do të pësojë të njëjtin fat si presidenti Venezuelian, Nicolas Maduro. Në mbështetje të tezës së tyre këta të dytët përmendin ftesën e munguar nga Donald Trumpi, për të firmosur si anëtar themelues i Bordit të Paqes, në ceremonine e Davosit. Ata kujtojnë mesazhet e shpeshta kundër narko trafikut të lëshuara nga shefi i diplomacisë Marco Rubio dhe vartësit e tij në Departamentin e Shtetit. Ata përmendin goditjet me frymëzim nga përtej Atlantikut, që SPAK i ka bërë pikave nevralgjike të strukturës rilindase, duke shkuar deri tek Belinda Balluku dhe abuzimet e AKSH-it.

Protesta e kësaj të shtune e opozitës ishte produkt i këtij rrëfimi dhe një përpjekje e dukshme për ta mbajtur gjallë atë. Pa e thënë shprehimisht ajo mëton të përkundë idenë se fundi i narkotrafikantit tonë do të vijë nga jashtë. Prandaj protestuesit perveç partullave në shqip, mbanin dhe të tilla në anglisht, prandaj Berisha kumtonte se “kohët kanë ndryshuar” dhe shpallte se gjendemi “në klilometrin e fundit”.

Por, nëse rrëfimi mashtrues i pushtetit që do të mbajë me çdo kusht në këmbë sadopak nga legjitimiteti i cfilitur prej skandaleve dhe koorupsioni është i kuptueshëm, efikasiteti i atij të opozitës lë vend për dyshime. A fitojnë PD-ja, aleatët e saj, kundërshtarët e pa angazhuar të Ramës, duke u mbështetur tek ideja se shpëtimi do të vijë nga përtej Atlantikut? A i jep kjo hov apo e bën më pasiv popullin e mbetur opozitar? A nuk e shkatërojnë besueshmëinë e kreut të partisë dhe deputetëve të tij, fakti se ata nuk guxojnë të flasin qoftë edhe një fjalë për grabitjen e Zvërnecit, përmes përjashtimit nga statusi i zonës së mbrojtur, vetëm se ajo prodhon para për Jared Kushner dhe Ivanka Trump? A nuk i njollos ata nxitimi për të votuar, në rrjesht, pjesmarrjen në Bordin e Paqes, sipas një axhende të përcaktuar nga Rama, nga frika se mos ngjanin si anti Trump? Duket sikur ankthi dhe preokupimi i PD-së, më shumë sesa të jetë e paranueshme dhe simpakike për shqiptarët është të jetë e tillë për trumpistët. Në këtë pikë ata ngjajnë me të mbyturin që do të kapet pas fijes së flokut. Të pretendosh se po përballesh me diktaturën e Ramës dhe të shpresosh se një politikan që tregon vetëm përçmim ndaj demokracisë, si Donald Trump, do të angazhohet ta rikthejë atë në vendin tonë të vogël, tregon nonsens, miopi dhe pafuqi politike.

Kjo fabul opozitën nuk e çon askund. Kjo u pa edhe njëherë në protestën e sotme, e cila qe konfirmimi i radhës se një pushtet që vjedh zgjedhjet, është gati e pamundur të rrëzohet edhe me lëvizje në rrugë. Në regjime ku opozitarët burgosen, ku mediat e blera nuk informojnë, po bëjnë propagandë, ku qytetarët jetonë të shantazhuar prej largimeve nga puna, zhveshjes nga të drejtat që u takojnë: si paga në shtet, bonusi i bebes, kempi për invalitët, në bazë të shënimeve që raportojnë për ta spiunët patronazhistë, vala e lëvizjeve popullore është vështirë të shndërrohet në cunam. Zakonisht sisteme të tilla rrëzohen, një herë në kaq vjet, atëherë kur kalben vetvetiu, apo si pasojë e lëvizjeve tektonike brenda llojit. Ato nuk cënohen prej të njëjtave mjete që janë efikase në kushte lirie.

Pra, në këtë pikë, opozita mund të jetë e justifikuar edhe nëse nuk prodhon dot rotacion përmes votës edhe nëse nuk ka kapacitet përmbysës përmes forcës. E vetmja gjë për të cilën mund të kritikohet nuk është pafuqia, por mungesa e moralit. Dhe këtu shkëlqen me gjithë vezullimin e saj hipokrizia se demokracinë do na e rikthejë Trump./Lapsi

18 milionë euro për emigrantët në Shqipëri: Italia rinovon kontratën me resortin me 5-yje në Shëngjin

3 vite pas firmosjes së marrëveshjes për emigrantët e sjellë nga Italia në Gjadër, mediat italiane kanë zbuluar detaje nga rinovimi i kontratës me resortin Rafaelo në Shëngjin.

Sipas “Ilfattoquatidiano”, 18 milionë euro është vlera e kontratës ndërsa nuk mungojnë kritikat për kryeministren italiane.

Artikulli i plotë:
Misioni në Shqipëri, vazhdohet pa kursyer shpenzime. Është rinovuar marrëveshja me resortin me 5 yje për akomodimin e forcave të rendit të angazhuara në menaxhimin e qendrave për migrantët. Siç është përsëritur disa herë nga kryeministrja Giorgia Meloni, edhe gjatë samitit të fundit ndërqeveritar mes Italisë dhe Gjermanisë, për menaxhimin e çështjes së emigrantëve Italia synon të vazhdojë të mbështetet te “zgjidhje inovative” si Protokolli i nënshkruar mes Romës dhe Tiranës më 6 nëntor 2023.

Kjo pavarësisht faktit se deri tani operacioni nuk ka dhënë rezultatet e pritura nga qeveria, se personat për t’u dëbuar duhet gjithsesi të kthehen në Itali për riatdhesim dhe se qendrat e pritjes në territorin italian kanë kosto më të ulëta dhe mbeten strukturalisht të pashfrytëzuara.

Kjo duket se ka pak ose aspak rëndësi për qeverinë. “Nuk kemi mundur ta vëmë në funksion deri tani për shkak të vendimeve ideologjike të gjyqtarëve – shpjegoi banorja e Pallatit Chigi –. Na thanë se ishte në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Mirë, ne e kemi korrigjuar legjislacionin e Unionit.”

Ndërkohë janë kryer edhe procedurat për të mundësuar që qendrat për migrantët në Gjadër dhe Shëngjin të funksionojnë me kapacitet të plotë. Mes tyre është edhe nënshkrimi i një kontrate dyvjeçare për shërbimin e akomodimit në dhoma teke hoteli, me ushqim dhe shërbime të lidhura, për personelin e Policisë të angazhuar në Shqipëri.

Në përfundim të një konsultimi paraprak të tregut, i nisur në mesin e qershorit dhe i mbyllur në fund të dhjetorit, fituese doli e njëjta strukturë me 5 yje që kishte marrë kontratën edhe dy vite më parë, pra “Rafaelo Resort”. Këtë e tregojnë dokumentet e Ministrisë së Brendshme italiane (Departamenti i Sigurisë Publike), të shqyrtuara nga agjencia e lajmeve LaPresse.

Sipas tyre, është miratuar dhënia e kontratës në favor të shoqërisë “Rafaelo Resort S.r.l.”, me seli në Shëngjin (Shqipëri), për shërbimin e akomodimit me dhoma teke, ushqim dhe shërbime të lidhura, për një periudhë 24-mujore, me një kosto ditore prej 83 euro për person (pa taksa), për një shumë maksimale të vlerësuar prej 18.177.000 euro (pa taksa).

Dekreti për dhënien përfundimtare të kontratës është nënshkruar më 11 dhjetor dhe është publikuar ditët e fundit. Procedura e tenderit ishte hapur më 18 qershor 2025, përmes një njoftimi për shprehje interesi, ku Departamenti i Sigurisë Publike shprehte nevojën për të gjetur shpejt një operator ekonomik për këtë shërbim.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ishte 15 korriku. Në këtë datë u njoftuan dy kompani të interesuara: “Rafaelo Resort shpk” dhe “Xenia S.p.A.”. Megjithatë, ofertë përfundimtare paraqiti vetëm Rafaelo, e cila edhe këtë herë fitoi kontratën, si në vitin 2024./Përktheu Zëri

Shaqiri fantastik në Zvicër, realizon 3 gola, merr notën maksimale pas ndeshjes (VIDEO)

Xherdan Shaqiri fantastik. Lojtari me origjinë shqiptare ka realizuar 3 gola, në fitoren 3-4 të Basel ndaj Zurich. Fillimisht, ai  përktheu në gol, një asist të Oteles, në të 11-tën. Në fundin e pjesës së parë, Shaqiri kompletoi dopietën. Në fundin e takimit, 34-vjeçari realizoi golin e 3-të.

Nuk mund të mungonte një vlerësim për paraqitjen e tij. Përformanca u vlerësua me notën maksimale 10.00. Në 21 ndeshje, futbollisti numëron 9 gola dhe 10 asiste.