Bleona Qereti, e cila prej vitesh është shpërngulur në SHBA ku synon suksesin në tregun amerikan është shprehur se nuk dëshiron të krahasohet me Rita Orën dhe Dua Lipën.
Artistja u shpreh në një intervistë se dy yjet muzikës i përkasin sistemit amerikan.
Bleona Qereti shtoi se rrugëtimi i tyre është i ndryshëm dhe se Dua Lipa e Rita Ora nuk kanë qëndruar në radhë për bukë.
“Dua Lipa dhe Rita Ora i përkasin sistemit amerikan; ato janë teknikisht këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare,” shprehet ajo për Living.
Autoritetet italiane ekzekutuan urdhër-arrestin e datës 25 nëntor 2024 ndaj të dyshuarit Punzo Pasquale, 38-vjeç i cili akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat i ka mohuar.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 18 nëntor 2024, në Via Patacca 94, në Ercolano, ku shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh dhe lëndësh plasëse, rrafshoi edhe një shtëpi me tokën, duke shkaktuar vdekjen e dy binjakeve 26-vjeçare nga Marigliano dhe një djali të ri 18-vjeçar, me kombësi shqiptare, Samuel Tafçiu, që punonte në kantierin në fjalë.
Sipas mediave italiane, hetimet e kryera menjëherë nga Karabinierët, nëpërmjet një veprimtarie të detajuar dhe intensive hetimore kanë bërë të mundur marrjen e indikacioneve të rënda të fajit ndaj të dyshuarit të vendosur në bazë të dekretit të arrestit. Gjithashtu mësohet se në poliklinikën e dytë të Napolit po kryhen autopsitë e trupave të tre viktimave: binjakeve Sara dhe Aurora Esposito, 26-vjeçe dhe 18-vjeçarit Samuel Tafçiu, i vrarë nga shpërthimi i dhunshëm, që shkatërroi shtëpinë ku ishte ngritur edhe fabrika ilegale e materialeve piroteknike jokonvencionale.
Punzo gjatë seancës së vlefshmërisë ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur, por ka deklaruar shkurtimisht te gjyqtari se “nuk ka lidhje me gjithë këtë”.
Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, ajo foli në lidhje me hetimet e SPAK për bandën e Suel Çelës në Elbasan, ku nën hetim janë edhe dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno
Sipas Llabanit në hetimet e SPAK-ut është përfshirë edhe SHISH. Ajo thotë se ka dyshime për 50 raste gjobvëniesh. Llabani u shpreh se ka edhe gazetarë të tjerë që janë përfshirë në grupe kriminale
“Në hetimin e SPAK-ut është përfshirë SHISH. Dy kolegët s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Në një raport që SHISH ka dërguar në SPAK, ka rezultuar që materiali që është blerë nga Suel Çela nga një oficer i policisë gjyqësore, është marrë nga dy kolegët dhe ka dyshime për 50 raste gjobvënie. Duhet ta tregojë SPAK-u kush e ka bërë gjobvënien me një informacion. E kanë kolegët, e ka Suel Çela.
Pastaj akuzat që kanë ngritur janë të rënda. Si gazetarë nëpërmjet parave kanë siguruar CD-në, sepse e ka kërkuar Sueli. Raporti i SHISH, që ka njerëz që shantazhohen, cenohen, dhe mënyra si kanë operuar pas sigurimit të CD-së është një rast për të cilin SPAK po heton. Janë shantazhuar edhe avokatë. Në një rast kolegu Qyno ka deklaruar se SPAK ka dashur të më mbyllë gojën, sepse kam siguruar prova që politika urdhëruar vrasjen e biznesmenëve dhe individëve të veçantë.
Nëse është kështu ta bëjnë bashkëpunëtor të drejtësisë Qynon. Faktet janë kokëforta, nëse kemi të bëjmë me 50 raste shantazhi, atëherë duhet parë cili ka qenë roli i tyre. Ka edhe gazetarë të tjerë të përfshirë në grupe të rëndësishme kriminale. Ka gazetarë që bëjnë edhe lojë të dyfishtë”.
Gjykata e Pejës ka dhënë dënimet për reperët e njohur Noizy, Stresi dhe D.J. të cilët akuzohen se dhunuan personazhin e njohur në rrjetet sociale Medi Iseni, në një lokal nate në muajin gusht.
Kështu sipas mediave në Kosovë, Arkimed Lushaj “Stresi” është dënuar me 10.000 euro, Rigels Rajku “Noizy” me 15.000 euro teksa DJ Crax me 5.000 euro.
Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga paraburgimi Noizy-n, pasi i ofroi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila e lejonte të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Më 28 nëntor 1912, menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Ismail Qemali në cilësinë e Kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, u bëri me dije Fuqive të Mëdha krijimin e shtetit të ri shqiptar me anë të një telegrami. Telegrami i tij është shkruar me një gjuhë të hollë diplomatike dhe ia vlen që të analizohet për vetë rëndësinë që ai pati. Ai u botua më datat 29-30 nëntor 1912, nga disa prej gazetave kryesore evropiane dhe më gjerë, si “Corriere della Sera”, “La Stampa”, “La Tribuna”, “La Nazione”, “Le Figaro”, “Le Temps”, “Le Petit Niçois”, “The Times” etj. Më poshtë paraqesim tekstin e plotë të telegramit:
“Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë prej të gjitha anëve të Shqipërisë, pa dallim feje, të cilët sot janë mbledhur në qytetin Vlorës, kanë shpallur pavarësinë politike të Shqipërisë dhe kanë formuar një Qeveri të Përkohshme, të ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar, të rrezikuar nga shfarosja e ushtrive serbe dhe të çlirimit të tokave tona kombëtare, të pushtuara nga forcat e huaja.
Duke u paraqitur këto fakte, duke iu bërë me dijeni të Shkëlqesisë suaj, kam nderin t’i kërkoj, Qeverisë së Madhërisë së tij Britanike, që ta njohë këtë ndryshim në jetën politike të kombit shqiptar.
Shqiptarët, të cilët kanë hyrë në familjen e popujve të Europës Lindore, nga të cilët, ata mendojnë se janë më të vjetrit, po ndjekin një qëllim të vetëm, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe të bëhen kështu një element i ri ekuilibri. Ata janë të bindur se Qeveria e Madhërisë së Tij, si dhe e gjithë bota e civilizuar, do t’u japë shqiptarëve, një mirëpritje dashamirëse, duke i mbrojtur ata, prej të gjitha sulmeve, që rrezikojnë ekzistencën e tyre kombëtare dhe kundër çdo ndarjeje të territorit të tyre.”.
Ky telegram i shkruar mjeshtërisht shpalos zhdërvjelltësinë diplomatike dhe virtuozitetin e udhëheqësisë së Ismail Qemal Vlorës. Ai do të merrte një rëndësi të jashtëzakonshme në ecurinë e mëtejshme të ngjarjeve. Ismail Qemali thekson aty që në fillim natyrën laike të qeverisë së tij, duke parandaluar kështu mundësinë e refuzimit nga Fuqitë e Mëdha për arsye që mund të kamufloheshin nën maskën e kujdesit për popullatën e krishterë shqiptare. Njëkohësisht, ai prek shqetësimin e Fuqive të Mëdha lidhur me militarizimin masiv të Ballkanit. Në vijim, ai i referohet konceptit evropian të së drejtës së kombeve dhe kërkon mbrojtje për të drejtat e kombit shqiptar. Dhe ç’është më e rëndësishmja, ai shkruan për konceptin e ekuilibrit të forcave në Ballkan. Ai i referohet brutalitetit të ushtrisë serbe, për të ngacmuar ankthin e Britanisë së Madhe lidhur me zgjerimin e influencës së Rusisë në rajon. Duke e ditur interesin politik të Britanisë së Madhe, ai e koncepton shtetin e ri shqiptar si një forcë ekuilibruese kundër PanSllavizmit.
I njëjti tekst, duke kërkuar edhe njohjen zyrtare të shtetit të ri shqiptar, iu dërgua ministrave të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Italisë, Austro-Hungarisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Evarist Beqiri Portës së Lartë.
Fakti i kryer i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, si edhe kërkesa zyrtare e Ismail Qemal Vlorës, drejtuar sekretarit të jashtëm britanik Sir Edward Grey, passolli organizimin e një konference ndërkombëtare me pjesëmarrjen e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë dhe Italisë. Konferenca e Paqes në Londër i filloi punimet më 17 dhjetor 1912. Gjatë viteve 1912-1913, u zhvilluan 54 takime, ku u debatua si marrëdhënia administrative e Shqipërisë me Perandorinë Osmane, ashtu edhe caktimi i kufijve të saj. Më 29 korrik 1913, Shqipëria u njoh formalisht si shtet i pavarur, por afro 50% e territorit dhe 40% e popullsisë shqiptare, mbetën jashtë kufirit të shtetit të ri. Trojet e tyre etnike u ndanë për të kënaqur orekset e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Ndër shkrimet e publikuara nga gazetat evropiane përgjatë atyre ditëve, spikat një përshkrim i datës 30 nëntor 1912, i gazetës së njohur italiane “La Tribuna”, që përshkruan edhe momentin e zbritjes në Durrës të Ismail Qemalit, më 21 nëntor 1912:
”Ismail Qemali zbriti në Durrës ndër të tjera edhe me 10 kuti të ruajtura mirë dhe të vulosura, të cilat ishin shumë të vogla për të mbajtur armë dhe municione, ato mbanin ar…”
Ky ishte thesari i shtetit që ai kishte ardhur të themelonte. Kjo është dëshmia dhe shembulli më domethënës i sakrificave sublime të rilindësve. Mëmëdhetarët tanë dhanë gjithçka që kishin qoftë shpirtërisht, qoftë materialisht për atdheun.
Artikulli vijon më tej duke theksuar se, “pas takimit me parinë e Durrësit dhe sqarimit të arsyeve të zbarkimit të tij, Ismail Qemali shtoi se do të shkonte në Vlorë të shpallte Pavarësinë e Shqipërisë.” Një mendimtar i shquar francez ka shkruar: “Njerëzit e të gjitha epokave ngjasojnë: historia nuk është e dobishme sepse në të lexojmë të shkuarën, por, sepse aty lexojmë të ardhmen.”
Nëse ka diçka që historia njerëzore na mëson (që nga Magna Carta deri te Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së), është fakti që çdo betejë për lirinë njerëzore është fituar me anë të forcës. Forca e popullit shqiptarë i dha jetë Deklaratës së Pavarësisë. Ndërkohë, lidershipi virtuoz i Ismail Qemalit mëshironte më së miri frymën e kombit dhe gatishmërinë e tij për të luftuar për liri. Ai është shembulli më i mirë i lidershipit të kulluar. Në momentin që Ismail Qemali po udhëhiqte shqiptarët në këtë rrugëtim të shenjtë, ai nuk mbante asnjë pozicion zyrtar, duke dëshmuar faktin që lidershipi nuk lidhet me pozicionet dhe titujt, por me aftësinë për të ndikuar njerëzit.
“Gazeta e Korçës” e përshkruante në këtë mënyrë veprën e Ismail Qemalit: “Ky burrë preferoj më mirë një mëmë të vogël e të vobegtë se sa njerkën e madhe e të pasur. Ai mbyllte në kraharor të tij prej kohësh, bashkë me të tjerët shqiptarë fisnikë, fuqinë e pamposhtur të idesë dhe vendimin e patundur, dhe besën e një populli që të fitojë lirinë e tij ose të vdesë duke treguar gjallërinë e patundur të fisit shqiptarë, duke ngritur flamurin e lirisë, duke i çfaqur botës së qytetëruar se Shqipëria deshi të rronte dhe po rron.”.
Ndërsa tensionet gjeopolitike vijojnë të rriten në botë, lidershipi fisnik i Ismail Qemalit na shpjegon pse figurat historike mund të na shërbejnë si frymëzim për të lundruar nëpër labirintet e diplomacisë së sotme. Sakrificat sublime për idealin kombëtar, janë në themelet e udhëheqësisë virtuoze të Ismail Qemalit. Ai është njëkohësisht themeluesi i Shqipërisë moderne dhe dorëheqësi i parë nga pushteti…
“E shpallëm Pavarësinë, por mbrojeni kombin shqiptar”
“Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë prej të gjitha anëve të Shqipërisë, pa dallim feje, të cilët sot janë mbledhur në qytetin Vlorës, kanë shpallur pavarësinë politike të Shqipërisë dhe kanë formuar një Qeveri të Përkohshme, të ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar, të rrezikuar nga shfarosja e ushtrive serbe dhe të çlirimit të tokave tona kombëtare, të pushtuara nga forcat e huaja.
Rilindësit tanë shkrinë gjithçka kishin për Shqipërinë. Ata u larguan nga kjo botë të varfër materialisht, por jashtëzakonisht të pasur shpirtërisht. Presidenti John F. Kennedy shkruante: “Unë jam i sigurtë se mbasi pluhuri i shekujve të ketë mbuluar qytetet tona, ne, gjithashtu, do të kujtohemi jo për fitoret apo humbjet në beteja apo në politikë, por për kontributin tonë në shpirtin njerëzor.”
Njerëzit ashtu si edhe kombet kanë nevoja për pika reference e modele përbashkuese. Pikërisht trashëgimia e tyre e jashtëzakonshme shpirtërore na bën ne shqiptarëve krenar çdo 28 Nëntor. Ndërkohë nga ana tjetër qëndron modeli esadist.
Modeli i atyre që e kanë tradhtuar idealin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Modeli i babëzisë dhe pangopësisë me pushtet dhe pasuri. Modeli i atyre që duke vjedhur e duke u korruptuar e kanë keqqeverisur Shqipërinë, nën hijen e vështrimit fisnik të Ismail Qemalit mbi krye. Modeli i atyre që pushtetin e kthejnë në qëllim në vetvete…
“Nuk ka trashëgimi më të pasur se ndershmëria,” – shkruan Uilliam Shekspir. Shembulli jofisnik i këtyre vdekatarëve të zakonshëm, na turpëron dhe na bën që të reflektojmë çdo 28 Nëntor. Por, në fund, nëse ka diçka tjetër që historia na mëson, është fakti që modeli i tyre i mbrapshtë, do të marr dënimin më të rëndë që ajo njeh: turpin dhe harresën.
Amaneti i fundit i Ismail Qemal Vlorës ishte: “Djemtë e mi, nuk bëra pasuri t’ja lija trashëgim Shqipërisë. Po ju lë një atdhe amanet.”. Trashëgimia e lidershipit të tij është thesari ynë më sublim: shërbimi me devotshmëri dhe përunjësi ndaj mëmëdheut. Andaj, kultivimi i shqiptarizmës, ndjenjës së pastër të përkatësisë kombëtare, sidomos tek të rinjtë është e vetmja garanci për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, por edhe të sistemit të demokracisë liberale. Patriotizmi, lidhja me rrënjët tona nëpërmjet dashurisë për vendin, gjuhën dhe kulturën shqipe, na ndërgjegjëson për vlerat tona dhe njëkohësisht na bën më të hapur për vlerat e të tjerëve.
* Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit. Çdo portal, gazetë online apo e shtypur, që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Evarist Beqiri).
Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha, doli për herë të parë pas 11 muajsh nga banesa e tij. GJKKO vendosi rrëzimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për liderin e demokratëve.
Ky vendim i togave të zeza solli gëzim dhe shpresë për demokratët, të cilët nuk kursyen lavdet për Berishën.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe nusja e familjes Berisha, Armina Mevlani. Në llogarinë e saj në “Instagram” , Armina ka vendosur që të reagojë përmes një thënie të Martin Luther King.
“Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”, shkruhet në storyn e Arminës.
Luis Meçja, 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur në sherrin me thikë ku vdiq shoku i tij i ngushtë Martin Cani, ka bërë apel për ndihmë pasi nuk përballon dot shpenzimet financiare për t’u kuruar.
I mituri, i cili ndodhet në spitalin e Traumës pasi ka marrë 4 goditje me thikë që i kanë shkaktuar dëme të rënda në trup, ka hapur një faqe GoFundMe ku kërkon ndihmë financarie për shkak se prindërit e tij janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun e fizioterapistin.
Në mesazh, Luis Meçja shkruan se ka marrë 4 goditje me thikë në stomak, shpinë dhe në mushkëri, teksa shprehet “e keni parë çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër”.
“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj që të shërohem. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund ta shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajme, çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër. Ju lutemi na ndihmoni”, shkruhet në faqen GoFundMe.
Argita Malltezi ka reaguar dje në një media pas vendimit për lirimin nga GJKKO të babait të saj, Sali Berisha. Ajo tha se e priste vendimin e Gjykatës së Posaçme. Argita Malltezi shpjegoi arsyet pse e priste këtë vendim ndërsa tha se nuk e ka humbur shpresën për rikthimin e ligjshmërisë në vend. Malltezi u shpreh se Balla bëri kallëzim të rremë pas presionit që iu bë SPAK nga diplomatët amerikanë Yuri Kim dhe Escobar. “Asnjëherë nuk kam humbur shpresën për rikthimin e ligjshmërisë në vend e kam thënë që Sali Berisha do ta fitojë këtë betejë. Vendimi i sotëm kishte surprizat e tij. Berisha përmes lobimit korruptiv të Soros dhe Ramës u shpall non grata. Soros kërkonte të përcaktonte deputetët e opozitës.
Escobar dhe Yuri Kim bënë presion të hapur ndaj SPAK për të filluar çështjen penale. Balla bëri një kallëzim të rremë që e kemi zbërthyer Rama urdhëroi SPAK për të marrë masa ndaj Berishës. Fillimisht kufizimi i lirisë pastaj u zëvendësua me arrest mbi bazën e një çështjeje penale që nuk ekzistonte. Ishte bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës”, deklaroi ajo. Sipas Malltezit, vendimi i arrestit shtëpiak ndaj Berishës përbënte shkelje të Kushtetutës. “Vendimi i arrestit shtëpiak përbënte shkelje të Kushtetutës. Berisha u vu nën masa krejt ndryshe nga precedentët e tjerë. U shkel kodi i procedurës penale dhe të gjitha këto tregojnë që nuk ka pasur çështje penale, por as bazë për të vendosur arrestin. U vendos duke thënë që nuk iu bind masave të para”, nënvizoi ajo.
Malltezi thotë se me vendimin sotëm, u rivu në vend drejtësia. Ajo tregon faktorët që ndikuan në këtë vendim ku sipas saj janë: qëndresa opozitare, përshkallëzimi i aksionit opozitar dhe fryma e re pas fitores së Trump. “Është një rivënie e të drejtës në vend, por askush nuk duhet të harrojë rrugën e gjatë që bëmë deri këtu. Faktor determinant ka qenë qëndresa e opozitës në këto 333 ditë, përshkallëzimi i aksionit opozitar, fryma e ndryshimit që u ndje me Donald Trump, jo si individ por si luftëtar në zmbrapsjes e rrezikshme dhe procedura në Strasburg që adresonin pretendimet që ne kemi ngritur në vijimësi dhe që janë injoruar nga gjykatat vendase”, përfundoi Malltezi.
Luiz Ejlli ka uruar ditën e flamurit duke kënduar himnin e njohur patriotik të Gjergj Fishtës, që përmban vargjet “Bini toskë e bini gegë”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luizi uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke shkruar: “Gëzuar ditën e Flamurit. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë.”
Përveç urimit, ai interpretoi me pasion një nga këngët më të fuqishme të traditës shqiptare, duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe krenarinë për flamurin kuq e zi. Kjo këngë, bazuar në vargjet e Fishtës, është një himn i fuqishëm që frymëzon shqiptarët dhe evokon historinë e lavdishme të kombit.