Acari ‘mbërthen’ vendin, IGJEO: Ky dimër do të jetë më i ftohti i 5 viteve të fundit, do ketë reshje masive të borës

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, tha përmes një interviste televizive, se presim që këtë javë të jemi nën ndikimin e reshjeve të shiut, ku më i lartë intensiteti do të jetë të mërkurën dhe të premten megjithëse nuk parashikohen përmbytje veç disa problematikave të vogla në zonat urbane.

“Presim që për këtë javë të jemi nën ndikimin e reshjeve të shiut. Presim që sot në veri të ketë reshje të dobëta. Duke nisur nga nesër presim që në qarqet e veriut (Shkodër dhe Lezhë) të kemi reshje mesatare dhe lokalisht shkojnë deri në intensive. Intensiteti shtohet të mërkurën. Temperaturat në bregdet shkojnë nga 9 gradë minimale, ndërsa maksimalet do të regjistrojnë vlerat 19 gradë Celsius. Në zonat e ulëta temperaturat do të luhaten nga 7-18 gradë, ndërsa në zonat malore presim që temperaturat të vijojnë nga 2-11 gradë Celsius.

Nuk jemi të rrezikuar, nuk parashikojmë të kemi reshje. Të mërkurën priten reshje me intensitet dhe të premten. Mund të shfaqen problematika në qendrat urbane, por sa i përket ditës së sotme dhe të nesërme do të jetë situatë e qetë.

Të mërkurën mund të ketë problematika në qendrat urbane të mërkurën dhe të premten. Nuk parashikojmë stuhi dhe përmbytje këtë javë.”

Gjoni tha se ky dimër do të jetë me temperatura më të ulëta sesa ato që janë regjistruar gjatë 5-vjeçarit të fundit.

“Presim që ky dimër të jetë me temperatura më të ulëta, sesa ato që janë regjistruar gjatë këtij 5-vjeçari dhe do të kemi prani të reshjeve të dëborës, kur kemi pasur në mungesë pjesën e reshjeve të dëborës.”

G jendet e υr* arë në automjet një 24-vjeçare

Një kërkim ndërkombëtare po zhvillohet për bashkëshortin e një gruaje të vrarë, trupi i së cilës u gjet në bagazhin e një makine. Trupi i Harshita Brella u gjet në lindje të Londrës të enjten, dhjetëra milje larg shtëpisë së saj në Corby..

Të dielën, policia e Northamptonshire tha se ata po kërkonin Pankaj Lamba i cili ata besojnë se është larguar nga vendi. Viktima kishte qenë nën mbrojtjen e një urdhri gjyqësor pasi viktima vuante nga dhuna.

“Kërkimet tona na bëjnë të dyshojmë se Harshita u vra në Northamptonshire në fillim të këtij muaji nga bashkëshorti i saj Pankaj Lamba,” tha kryeinspektori Paul Cash.

“Ne dyshojmë se Lamba e transportoi trupin e Harshitës nga Northamptonshire në Ilford me makinë.”

Kërkimet e “Fast track” u bënë pasi forca u kontaktua të mërkurën nga dikush i shqetësuar për fatin e Brella. Pasi ajo nuk arriti t’i përgjigjej derës së shtëpisë së saj në Skegness Walk, Corby, filloi një hetim për personin e zhdukur.

Më shumë se 60 detektivë janë duke punuar për rastin, me linja hetimi duke përfshirë kërkimet shtëpi më shtëpi dhe kontrollet e pronës, si dhe shikimin në CCTV dhe ANPR. Oficerët kanë kryer hetime në tre vende: Skegness Walk dhe Sturton Walk në Corby dhe Brisbane Road, Ilford, ku u gjet trupi i zonjës Brella. Një fqinje pranë Sturton Walk tha se ajo kishte parë Brella në zonë dhe së fundmi kishte dëgjuar “shumë të bërtitura, shumë përplasje përreth”.

Forca iu referua mbikëqyrësit të policisë Të shtunën, Policia e Northamptonshire tha se kishte bërë një referim të detyrueshëm në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë për shkak të kontaktit të mëparshëm midis forcës dhe viktimës.

Njësia e Krimit të Madh të Operacioneve Speciale të East Midlands (EMSOU) dhe Policia e Northamptonshire thanë se po punonin “rreth orës për të përcaktuar rrethanat pas vdekjes së saj, duke përfshirë vendndodhjen e saktë dhe kornizën kohore në të cilën ndodhi”.

Aksidenti i rëndë i mori je/tën! Nesër do të festonte ditëlindjen, ky është 20 vjeçari(FOTO+EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik i mori jetën një të riu në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit.

Viktima Sabri Kreka, pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor, por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate.

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 20-vjeçari
Sipas burimeve policore, automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga pasi ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë.

Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar dëmtime të rënda që i morën jetën 20-vjeçarit në vendin e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa familja dhe të afërmit e të riut janë përballur me një dhimbje të madhe, pikërisht në prag të një momenti që do të duhej të ishte festë.

Kjo e hënë ka qenë fatale dhe për një 10-vjeçar, i cili humbi jetën pasi ra aksidentalisht nga lartësia e një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Premtim zgjedhjesh? “Dy bonuse në vit për pensionistët”- Rama: Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë! Vitin e ardhshëm…

Kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.

“ Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë, ky do të jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të cdo pranvere.

Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri Edi Rama bëri të ditur se këtë fundvit pensionistët me një pension deri në 200 euro do të marrin 150 euro bonus, ndërsa ata me pension mbi 200 euro do të marrin 100 euro bonus.

Jonida Maliqi në dyert e gjÿkatës, padit ish-bashkëshortin! Zbardhet arsyeja

Këngëtarja Jonida Maliqi i dha fund martesës me bashkëshortin biznesmen, rreth 8 vite më parë. Nga historia 17-vjeçare e dashurisë erdhi në jetë djali i çiftit, Dan. Por 8 vite pas ndarjes, Jonida Maliqi i është rikthyer sërish Gjykatës së Tiranës.

Mësohet se artistja ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin pasi siç bën të ditur në kërkesëpadi, biznesmeni nuk paguan pensionin ushqimor për djalin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes shëndetësor. Maliqi është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës e shoqëruar nga avokati i saj.

Jonida Maliqi thekson në kërkesën drejtuar Gjykatës se në zgjidhjen e martesës, është rënë dakord që ish-bashkëshorti të paguante një detyrim ushqimor për të birin në masën 2 mijë euro në muaj. Marrëveshje të cilës, ai, siç duket nuk i është përmbajtur.

Gjithashtu, në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 mln euro.

Mollë sherri mes ish-bashkëshortëve është bërë edhe apartamenti ku jeton Jonida Maliqi me Dan-in i cili si pronë rezulton “banesë bashkëshortore”, por siç thotë në kërkesëpadi këngëtarja, biznesmeni nuk respektoi as marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të dhe të birin.

Si agjenti futi në kurth financierin e televizionit ‘Syri’, këmbeu kriptovalutat në Exchange-in e tij

Financieri kryesor i televizionit të familjes Berisha, ‘Syri Tv’ është arrestuar si pjesë e bandës së kriptovalutave pas operacionit të ndërmarrë sot nga Policia e Tiranës që çoi në pranga 18 persona. Evis Sopi kishte në pronësi një pikë këmbimi valutor që e përdorte edhe për të thyer kriptomonedha.

Shqiptarja.com ka siguruar episodin nga dosja për Evis Sopin dhe punonjësen e Exchange të tij, Aurora Bregu. Ka qenë një agjent ka këmbyer kriptovaluta në Alb-Exhange, në pronësi të Evis Sopit.

Fakti penal ne ngarkim te shtetases Aurora Bregu dhe Evis Sopi

“Më datë 22.08.2024 agjenti nën mbulim 322 ka shkuar tek zyra e këmbimit valutor i quajtur “Alb-Exhange” i ndodhur në vendin e quajtur “Dollari”, Tiranë. Pasi agjenti ka pyetur në këtë subjekt exchange nëse mund të këmbente kriptovalutë USDT në para cash euro, personi femër punonjëse në këtë subjekt e cila ndodhej brenda në sportel, i ka thënë se mund ti këmbente kriptovalutat në atë subjekt. Kjo shtetase e cila gjendej brenda banakut të exchangit, i ka dhënë agjentit 322, numrin e telefonit +34xxxx dhe i ka thënë që duhet të komunikonte fillimisht me këtë numër dhe pasi të kishte kaluar sasia e kriptovalutës të kthehej e të merrte lekët tek sporteli i exchangit. Agjenti 322 ka komunikuar me numrin që ka marrë në sportel nëpërmjet aplikacionit ËhatsApp dhe ka rënë dakord që të shiste një shumë prej 2000 USDT dhe agjenti do të merrte nga Sporteli i exchangit 1740 euro. Më pas agjenti 322 ka kaluar 2000 USDT nga adresa e kriptovalutës së tij nr. xxxxx në adresën e kriptovalutës së subjektit me të cilin komunikoi në Whatsapp (xxxx).

Pasi nga adresa e kriptovalutës së agjentit 322 janë larguar 2000 USDT  për në adresën e kriptovalutës së subjektit, agjenti 322 ka marrë konfirmimin pozitiv për kalimin e kriptovalutës dhe ka shkuar në sportelin e exchangit ku ka marrë nga e njëjta punonjëse shumën e 1740 eurove cash si pasojë e këmbimit. Fakt i cili rezulton te jete pasqyruar ne procesverbalin e këqyrjes se aparatit celular te sekuestruar i agjentit ne mbulim 322.

Ne date 22.08.2024, eshte mbajtur procesverbali i sekuestrimit te proves materiale, ku eshte administruar vlera e parave prej 1740 Euro, e dorezuar ne kembimin e krptovalutave, midis agjentit ne mbulim dhe shtetasit Aurora Bregu.

Nga verifikimet e kryera nga ana jonë, bazuar në materialet audio-video, është identifikuar shtetësja e cila ka kryer këmbimin duke qenë brenda sportelit të exchangit duke i dhënë sasinë e eurove cash agjentit 322 , si shtetësja Aurora Hair Bregu. Kjo shtetase rezulton e punësuar në subjektin “Alb-Exhange”.

Subjekti “Alb-Exhange” është në administrim të shtetasit Evis Lazer Sopi”, thuhet në episodin e dosjes./ Shqiptarja.com

V. αjza ngα Shqiρeria tregon: Ishte h. era e ραrë që e ρroυova, i fe jυαri më bëri atë që nuk e kisha menduar

Një histori e bukur dashurie është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila ka treguar se si e ka marrë propozimin për fejesë.

Kjo është historia e rrë fyer .“Dashuria vjen edhe kur nuk e pret fare! Nuk është e thënë që njeriun e zemrës duhet patjetër ta njohësh me vite të tëra për ta dashur, mjafton një moment për ta dashuruar dikë.

Kështu të paktën më ka ndodhur mua. Ishte hera e parë që e provoja këtë ndjesi. Me djalin që do të fejohem së shpejti unë jam dashuruar sapo e kam parë.

Atë djalë do ma prezantonte tezja ime, një emigrant në Greqi që sipas tezes i kishte të gjitha terezitë, por i mungonte vetëm nusja.Në fillim isha shumë skep tike sepse me çfarë kemi dëgjuar tek të tjerët këto punët e shkësirave nuk ecin mirë.

Por pranova dhe si tani e kujtoj momentin që i pashë ato sy jeshil që buzëqeshnin në tavolinë, e ky që çohet me lëviz karrigen dhe me dhuron një trendafil.Vetëm në filma kisha parë takime të tilla.

Që aty më rr.ahu zemra fort dhe jam emocionuar pa masë.E ky takim ynë i parë u shoqërua me një respekt të paparë nga ana e tij ndaj meje.

Një edukatë e pashoqë që meshkujt që rriten në Shqipëri e dimë si janë e sillen me femrat.I thashë “PO” shumë shpejt dhe tani shkon çdo gjë mirë mes nesh.

Edhe jam me fat që e kam njohur. Sepse meshkujt që trajtojnë një femër me edukatë në Lezhë të paktën janë me pikatore.

Ndaj paçi fat tim ishalla të gjitha ju vajza e mos pranoni të merrni djem që nuk ju respektojnë. Personi shihet që në takimin e parë…”, shkruan ajo.

Kjo υ. αjzë e ka një pikë të dοbët, ρëΙqen t’ua ρ rekë mes hkujυe… (VIDEO)

Si do të reagonit nëse një person i panjohur ju ndalë në rrugë dhe fillon t’ju prekë?

Ose bashkëshorten apo partneren tuaj fillon dikush ta pr ekë?

Sigurisht se reagimi i juaj do të ishte interesant, por edhe më interesant janë ato të videos së publikuar më poshtë,

Një vajzë kishte vendosur të tallet me meshkujt dhe duke shëtitur nëpër qytet, ndalonte meshkujt të cilëve ua “ledhatonte”. 

SHIKO VIDEON

Shi kοni si na υjen m. ësυesja në mësim, kur kjo hαρ kέ mbët ku ta kemi meηdjen ne.. Sk andàΙizohen nxënësit shqiptarë

Shikoni si na vjen mësuesja në mësim, kur kjo hap këmbët ku ta kemi mendjen ne.. Sk andal.izohen nxënësit shqiptarë

Në institucionet shqiptare, ku përfshihen edhe shkollat ka një kod veshje, i cili duhet respektuar.

Por një mësuese në Lushnje nuk ka dashur t’ia dijë fare për kodin e veshjes.

Nxënësi që ka nisur fotot ka shkruar: “Shikoni si na vjen zysha në mësim tek shkolla mekanike në Lushnje.

Edhe ta kemi mendjen në mësim ne, kur kjo hap këmbët dhe na i tregon të gjitha”, thonë ata.

Shοqet e mia b. ëjnë NAMlN, kurse b.υrri im nuk… Si mund ta bind b υrrin që…?

Një grua shpreh pakën/aqësitë ndaj bashkëshortit të saj në një letër që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Sipas saj bashkëshorti nuk i mëson Facebook-un. Kjo është historia e rrëfyer. “Nuk dal, nuk shëtis, por Facebook të paktën të kem, e meritoj që të kaloj kohën e lirë.

Jam një zonjë 32 vjeçe nga Puka dhe nuk punoj. Nuk kam fëmijë dhe burri pjesën më të madhe të ditës e kalon duke punuar.

Ai është i zoti në Facebook, kurse unë nuk di as të fu/tem. I lutem burrit që të ma mësojë e të kem edhe unë një faqe, siç kanë tërë shoqet e mia komshie këtu.

Në këtë mënyrë mund të flas e shoh foto të njerëzve të mi që shumicën i kam jashtë shteti.

Burri rri tërë kohën në shtëpi në Facebook, kurse mua fan/atiku nuk më lejon. Nuk ka ç’të duhet me thotë, se tërboheni ju gratë. Pse moj gra ju jeni tërbuar nga Facebook-u?

Edhe këtë letër po jua nis nga adresa e shoqes, se nëse më hap burri çdo ditë do të keni një letër nga ana ime.

Më ka pëlqyer të shkruar që në gjimnaz, por burri nuk më la të studioja për Gjuhë-Letërsi.

Si mund ta bind burrin që të jem edhe unë me Facebook? A ka ndonjë mënyrë?

Gëzuar festat e Nëntorit edhe ishalla do të dëgjoni shpejt prej meje sërish :D. Pres sugjerime për të bindur fanatikun tim…”, shkruan ajo.