Vjehrrα zbυΙon n.υsen e djaIit dυke i tr. αdhtυar të birin dhe…!! (VIDE0)

Ky është momenti kur një mama kishte vendosur të provonte besnikërinë e gruas së djalit të saj dhe e cila mbeti pa fjalë kur kuptoi se për çfarë bëhej fjalë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, gruaja e quajtur Carmela vendosi të bënte një gjë të tillë, pasi gruaja e djalit të saj kishte filluar të bënte disa veprime të dy shi m ta.


Ajo zbuloi se si stjuardesa e re – Lorena – mungonte në ngjarje të rëndësishme familjare dhe ishte regjistruar edhe në një palestër.

Si rezultat, ajo kontaktoi ekipin Badabun për të ndjekur çdo lëvizje të gruas, në një përpjekje për të arritur në fund të mist er it.

Siç thuhet më tej, pamjet tregojnë momentin kur ata kanë përdorur edhe një dron për të ndjekur veturën e Lorenas.

Kur ajo futet brenda palestrës së saj, një tjetër kamera se kr ete merr një vështrim më të hollësishëm në atë që po ndodhte “pas dyerve të mbyl lura”.

Dhe çfarë shihet aty është fakti se klientja kishte raporte i nt i me me trajnerin e saj personal.

Pas kësaj, edhe vjehrra vendos që t’i bëjë një “befasi” gruas së djalit të saj.

VIDEO: “Njerëzit vrapojnë drejt tij”, dalin PAMJET e aks/identit ku humbi je/tën 21-vjeçari

Klajdi Hatija, një 21-vjeçar, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë pas një aksidenti tragjik në aksin Fier-Vajkan.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur i riu u përplas me motorin e tij me një automjet tjetër. Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit, për shkak të plagëve të rënda, ai u dërgua me urgjencë në Tiranë.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, Klajdi nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas burimeve i riu kishte pasion motorat dhe shpesh bënte manovra të tilla që vinin jetën e tij në rrezik.


Pamjet e siguruara të kameras së sigurisë të një lokali aty pranë tregojnë momentin kur i riu sapo përplaset rëndë dhe në atë moment një grumbull njerëzish vrapojnë drejt tij.

Ditën e sotme duke bërë sërish xhiro me motorin e tij një makinë i pret rrugën duke shkaktuar aksidentin fatal për jetën e tij.

“U njohëm përpara Për’puthen”, Andi dhe Enki tregojnë historinë e dashurisë dhe japin lajmin e bukur: Bebin e kemi rrugës

Ish-konkurrenti i Për’puthen Andi Shehi dhe partnerja e tij Enki ishin të ftuarit e radhës në S’e Luan Topi.

Ata rrëfyen historinë e tyre të dashurisë dhe si u njohën.

Enki: Unë me Andin jam hasur dhe njohur para se Andi të futej në program. Sa na kanë pyetur gjithandej në rrjete sociale. Ne jemi njohur para 4 vitesh e pak, në kohën e Covid-it para 5 vitesh. Unë punoja për njërën nga kompanitë e telekomunikacionit dhe unë marr në telefon Andin për njërën nga ofertat që kishim. Në bisedë e sipër fillon më ngacmon. Ajo që më goditi ishte më pyeti për shenjën e horoskopit.

Andi: Ishte zëri ai që krijoi atë ndjesinë. Më tha jam Enki jam me flokë të kuqe po më gjete mirë, po s’më gjete bukur. Zgjati dy orë ky kërkimi e gjeta në Instagram. Më shkruajti hahaha më gjete. Nuk dilnim dot.

Enki: Më pas unë nisa punë në punën që ishte Andi dhe më pas gjithsecili vijoi jetën e vet.

Andi: Shkëndija, pëlqime kishte, por pronarët e kësaj kompanisë ishin shumë të afërt me familjen time de s’kishte ndonjë moment të caktuar që të rrije vetëm.

Andi: Ritakimi ka qenë në një lagje të Tiranës, unë po haja drekë dhe ishte afër rrugës kryesore, se si ma kap cepi i syrit, i shkruaj mesazh dhe i them s’paske ndryshuar kurrë. Sa herë që e kam parë ka pas një shkëlqim tek sytë.

Enki: Ky ishte mesazhi i parë dhe i thash po po.

Andi: Të kam lut unë ty nja një javë për të dal për kafe.

Beleri “la në baltë” gazetarët e bllokuar në doganën greke

Ekipet e mediave shqiptare, mbetën të bllokuar për disa orë në doganën e Kapshticës.

Pala greke iu ka mbajtur përkohësisht pasaportat gazetarëve dhe operatorëve, duke i ndalur udhëtimin drejt Selanikut, ku parashikohej të ndiqnin takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë që zhvillohet sot në Porto Palace Hotel, duke nisur nga ora 11:00.

Doganierët helenë ju mbajtën pasaportat dhe nuk i lejuan të vijonin udhëtimin, duke iu komunikuar se për të bërë të mundur këtë duhej një autorizim nga Ministria e Jashtme greke.

Teksa agonia e pritjes vijonte, policia greke u propozoi ekipeve të A2 CNN dhe TV Klan që të kalonin gazetarët me makina, por kamerat sipas tyre duhet të qëndronin në kufi deri në një moment të dytë kur të mbërrinte dhe konfirmimi nga Athina.

Saga e bllokadës greke ndaj mediave shqiptare në Kapshticë ka marrë fund rreth orës 17:10, kur doganierët grekë iu kanë kthyer gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin e Ramës me bashkatdhetarët.

Ky aktivitet do të zhvillohet nesër në Porto Palace Hotel, duke nisur nga ora 11:00.

Gazetarja Fjorela Beleshi teksa sqaroi situatën, tha po ashtu se ka pasur një komunikim telefonik me eurodeputetin grek, ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Fjorela Beleshi: Unë edhe për shkak të kontakteve që kam pasur ditën e fundit jam përpjekur që të komunikoj edhe me eurodeputetin grek, pjesë e partisë së kryeministrit të Greqisë, zotin Fredi Beleri. I deklarova se ju e bëtë mediatike dhe u shqetësuat për një person që protestoi në Tiranë, ndërkohë që gazetarët po i mbajnë në pikën kufitare të Kapshticës, edhe pse me gjithçka në rregull, si me dokumente dhe me autorizimet përkatëse dhe përgjigjia e tij ishte: “Po pse?”.

Erion Dushi: Nga z. Beleri a ka pasur një tentativë për të gjetur një zgjidhje apo për t’u angazhuar personalisht? Keni pasur ju një lloj fjale burrërore nga ana e tij që do përpiqet t’ju asistojë?

Fjorela Beleshi: Komunikimi ynë ka mbetur deri në momentin që më pyeti se përse po ju mbajnë aty. Ia shpjegova, por nuk kemi patur një kthim përgjigje ende, apo një komunikim nga ana e tij. Duhet të themi Erion se nuk ka ndodhur ndonjëherë, as në Greqi kur ishim në maj me operatorë, së bashku me kamera, nuk na ka ndodhur që të na ndalojnë apo kërkojnë një autorizim, sepse një media private nuk ka nevojë për autorizim nga Ministria e Jashtme greke apo shqiptare nëse i ka të gjitha dokumentet apo autorizimet përkatëse për mjetet që disponon.

“Partia e Lirisë do 2-fishojë pensionet”, Meta reagon nga burgu: Rama po i pos/htëron të moshuarit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia përmes një postimi në Facebook, lidhur me situatën e pensioneve në vend.

Meta thotë se kryeministrin Edi Rama gjatë këtyre 11 viteve në pushtet nuk e ka penguar askush për të rritur pensionet.

Ai tha se indeksimi me 4.1 % i pensioneve është një tallje dhe poshtërim që kryeministri Rama i bën të moshuarve.

Ish-Presidenti shtoi gjithashtu se nëse Partia e Lirisë vjen në pushtet, do të bëjë të mundur dyfishimin e pensioneve dhe arritjen e standardeve të vendeve europiane në këtë aspekt.

Reagimi i Metës:

Në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste realisht pensionet.

Në 11 vite në pushtet ai i varfëroi gjithmonë edhe më shumë pensionistët, që sot janë kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.

Pilulat elektorale të indeksimit të pensionit në masën 4.1% dhe “bonusit të fundvitit” nuk janë gjë tjetër veçse tallje e pashpirt dhe poshtërimi më i madh që ai u bën 791 mijë pensionistëve të të gjitha kategorive.

Nuk ka tregues më të vërtetë se sa pensionet për të kuptuar batërdinë që Edi Rama dhe “Rilindja” kanë bërë me taksat e shqiptarëve, veçanërisht duke thelluar borxhin publik jo për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve por për të vijuar pagesat për PPP-të dhe koncensionet korruptive, pra për të vjedhur me inceneratorët, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë.

Qeveria do të duhej të rriste nivelin e pensioneve të paktën 9.4% apo të barabartë me nivelin e inflacionit për artikujt ushqimorë për të mos lejuar përkeqësimin e kostos së jetesës dhe mbi këtë indeksim dhe një rritje reale për të përfituar dhe kjo shtresë nga rritja ekonomike në masën 3.4% për vitin 2023.

Qeveria i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 9,546 lekë dhe në zonat rurale në 5,752 lekë për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.

Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet.

Shifrat janë shumë herë më të vërteta se propaganda cinike e “Rilindjes”.

Qeveria do të duhet të konsideronte në rritjen e pensioneve rritjen reale ekonomike në periudhën 2013-2023 përfshi dhe rritjen e vitit 2024 në masën 40.8%, si dhe indeksimin e pensioneve në rreth 43% për të mbuluar rritjen e çmimeve, përfshi të atyre ushqimore për periudhën deri në shtator të vitit 2024.

Në total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do të duhej të ishte në masen 84% deri në fund të vitit 2024 krahasuar me fundvitin 2013.

Kjo do të thotë që aktualisht në zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do të duhej të ishte në nivelin 28,638 lekë në muaj kur ndërkohë është 19,092 lekë në muaj.

Ndërsa në zonat rurale pensioni i pleqërisë aktualisht do të duhej të ishte në nivelin 17,256 lekë në muaj kur ndërkohë është 11,504 lekë në muaj.

Në raport me masën e pensionit në vendet e rajonit diferenca është thelluar ndjeshëm dhe është shumë më madhe.

Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale aktualisht në Shqipëri është 170 Euro, ndërsa në Kosovë është 340 Euro, në Malin e Zi është 450 Euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 Euro dhe në Serbi është 390 Euro.

Pensionistëve që sot u jepet një lëmoshë e barabartë me 25 lekë në ditë dhe u premtohet vetëm një “bonus” elektoral në fundvit e dinë shumë mirë se shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve nga banda e “Rilindjes” është në mbi 1 miliard euro në vit.

Ne i jemi përulësisht mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë ndaj dhe dyfishimi i pensioneve është jo vetëm një nga 5 Prioritetet tona madhore, por një domosdoshmëri.

Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur:

1. Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomike.

2. Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

3. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.

Ne angazhohemi gjithashtu për:

– Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

– Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore.

– Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

– Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

– Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.

– Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.

Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në Kapshticë, Fezviu sulmon ashpër Greqinë: Gjest primitiv i një vendi anëtar të BE

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ashpër për skandalin nga pala greke në doganën e Kapshticës, ku gazetarët shqiptarë u mbajtën “peng” për tre orë në kufi nga efektivët helenë.

Ai e konsideron ndalimin e gazetarëve në kufi për të ushtruar detyrën, si një sjellje primitive të autoriteteve në Athinë të cilat shkelin çdo të drejtë dhe liri të individëve.

Fevziu thotë se është e patolerueshme dhe skandaloze që një shtet anëtar i Bashkimit Europian të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre.

“Është e papranueshme, e patolerueshme, skandaloze dhe absolutisht primitive që një shtet anëtar i Bashkimit Europian të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre. Është e patolerueshme që një vend i BE-së shkel të drejtën për informim, shkel të drejtën e njeriut, shkel të drejtën elementare të lëvizjes së çdo qytetari shqiptar.

Ngjarje të tilla mund të kesh, vonesa në kufi në vende diktatoriale, por që një vend i BE t’ju kërkojë gazetarëve shkresë nga Ministria e Jashtme apo letër shoqërimi, është të shkelësh çdo parim të lirisë së mediave dhe t’i kërkosh gazetarëve që të vihen nën tutelën politike. Ndaj edhe njëherë insistoj, ajo që po ndodh në kufirin grek, është as më shumë e as më pak një gjest primitiv i një shteti në të cilin inati dhe mëria dominon mbi të drejtat dhe mbi parimet europiane”, tha gazetari në një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

Rreth orës 17:10 doganierët grekë ju kthyen gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin që Rama do të zhvillojë sot në Porto Palace Hotel me bashkatdhetarët.

Ate/ntatit në Shkodër/ Gazetari zbulon detajet e reja: Ja pse Lici dhe Bushati ishin në lagjen Dobraç të Bajrave

Lagjja Dobraç në dalje të Shkodrës njihet si lagjia e Bajrave. Këta të fundit kanë patur përplasje me ata të Licit ku janë shënuar disa viktima.

Gazetari Igli Çelmeta zbardhi të tjera detaje të reja edhe lidhur me faktin se pse Hamza Lici dhe Arlind Bushati ndodheshin në lagjen e Bajrave.

Ai shtoi gjithashtu se personi i tretë që mendohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin është Ibrahim Lici i cili i ka shpëtuar atentatit.

Pse Hamza Lici dhe Arlind Bushati ndodheshin në Dobraç?

Igli Çelmeta: Viktimat po ktheheshin nga Mali i Zi, kanë mbërritur përmes pikës kufitare të Muriqanit, kanë hyrë në Shkodër dhe është aksi Shkodër-Koplik, nuk janë në zemër të Dobraçit. Ndodhen në pjesën fundore të kësaj lagjeje. Sepse gazetarët dhe opinioni publik thotë çfarë donin Licët në Dobraç.

Washington Post: Irani do të suImojë Izraelin në ditët e ardhshme

Një person i afërt me liderët izraelitë, i cili foli në kushte anonimati, i tha Washington Post se sipas inteligjencës izraelite “Irani po përgatit një sulm ndaj Izraelit në ditët në vijim”.

Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, kërcënoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Teherahi do t’i përgjigjet sulmeve ajrore të Izraelit të 26 tetorit, që goditën bazat ushtarake të Republikës Islamike.

“Armiqtë, qofshin regjimi zionist apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, patjetër do të marrin një përgjigje shkatërrimtare ndaj asaj që po i bëjnë Iranit, kombit iranian dhe frontit të rezistencës”, tha Khamenei.

Ndërkohë, shteti hebre vazhdon sulmet në Rripin e Gazës. UNICEF raporton se gjatë 48 orëve të fundit, më shumë se 50 fëmijë janë raportuar të vrarë në sulmet në Jabalia, në veri të Gazës.

Kantautori Gjergj Jorgaqi bën rrëfimin prekës: Vajza më përmbysi botën, e mora në shtëpi për të dhënë shpirt

Kantautori Gjergj Jorgaqi ka ndarë në emisionin “Living Room” momentin më të vështirë të jetës së tij.

Në një bisedë me moderatoren Brunilda Lahe, ai përshkroi momentin dramatik të lindjes së vajzës së tij, e cila për shkak të problemeve të shumta shëndetësore iu desh të kalonte një kalvar të gjatë vuajtjesh në spital.

“Pika ime e dobët, Xhodi, kjo është vajza e vogël, me të cilën kam vuajtur shumë kur lindi. E pata për 28 ditë në gjendje kome dhe për katër vjet kam vuajtur goxha, goxha, goxha. Janë shumë gjëra që mua mu kthyen përmbys me këtë fëmijë, aq sa e mora në shtëpi për të dhënë shpirt, për shkak të një doktori që më tha firmos se nuk bëhet më. Fryma ime, është jeta ime ai fëmijë. Është gjithçka që më dhemb, dua të jem 200 vjeç që vetëm që t’i shërbej atij fëmijë. E kam pikë të dobët”, tha ai.

Kantautori i mirënjohur rrëfeu se si ndikoi tek ai gjendja shëndetësore e të bijës, ndërsa dhimbja e madhe që po kalonte u shoqërua edhe me thashetheme rreth tij.

“Ja fali jetën Zoti dhe e ktheu po prapë në jetë dhe bëhem hasëm për këdo që e prek. Aty e kam fokusin më të madh të jetës sime. Kam vuajtur goxha, përfundova nga 80 kg në 47 kg, sa ishte një periudhë kohe që flitej se kisha filluar drogën”, tha ai duke mohuar të ketë provuar ndonjëherë lëndë narkotike.

Ai theksoi se ndonëse ka kaluar shumë drama në jetë, kjo është ajo që veçon si më të vështirën për t’u përballuar.

Ernest Muçi shënon golin e dytë radhazi për Besiktas (Video)

Ernest Muçi ka shënuar sërish për Besiktas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Besiktas po përballet me Kasimpasa.

Arthur Masuaku jep një krosim të gjatë nga krahu i majtë i fushës, ndërsa 23-vjeçari i shkëputet bukur mbrojtësit duke finalizuar në mënyrë perfekte aksionin për të dërguar topin në rrjetë.

Besiktas mbylli në avantazh 1-0 falë golit të ish-sulmuesit të Tiranës, ndërsa teksa po luhet pjesa e dytë skuadra mike ka përmbysur në 1-3 shifrat.

Kjo pasi kujtojmë se Muçi nuk e nisi mirë sezonin, por tashmë gjërat po ndryshojnë në favor të tij. Tashmë pritet të shihet nëse Silvinjo do t’i japë shansin e merituar sulmuesit për të treguar veten në Kombëtare pasi është injoruar në skemat e brazilianit te kuqezinjtë.

Muçi po gëzon një formë mjaft të mirë kohëve të fundit, ndërsa sot është preferuar titullar. Ky gol vjen pas atij me Galatasaray-n dhe tifozët që e festuan si të çmendur, tregojnë se dhe po ndryshojnë mendje për të.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1852755707163975833&lang=en&maxWidth=560px&origin=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fgjahtar-para-portes-ernest-muci-shenon-golin-e-dyte-radhazi-per-besiktas-video%2F&sessionId=65f3e67bc6fb71d8c2c1493de8743a1f3e99991d&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px