Berisha i drejtohet në emër policit dhe e kërcënón: Vend mbi tokë nuk do të kesh!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një kërcënim të fortë ndaj efektivit të Policisë së Shtetit, që u përfshi në një incident me deputetët e Partisë Demokratike, ditën e sotme pranë Parlametit.

Berisha i është drejtuar atij në emër duke e akuzuar se i nxorri pistoletën deputetit të PD-së, Luan Baçi, teksa ka thënë “vend mbi tokë nuk do të kesh”.

Vlen të theksohet se polici në fjalë nuk nxorri pistoletën gjatë konfrontimit me deputetët demokratë, por vendosi dorën në vendin ku mbahet pistoleta, teksa Policia e Shtetit reagoi duke thënë se efektivi nuk kishte armë me vete, por në atë vend mbante një shishe sprejt piperi kundër protestuesve.

Deklarata e Berishës:

Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh!

Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral.

Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti.

Nuk të mbron njeri ty!

Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot.

Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës.

E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores.

“Do me shohësh kudo”/ Më e fortë se asnjëherë më parë, rikthehet Arbana Osmani: Ja çfarë paraIajmëroi

Së shpejti moderatoren e njohur, Arbana Osmani do ta shohim në ekran. Në një intervistë për komedianin Besim Dina në emisionin “Oxygen Show”, ajo ka zbuluar shumë detaje nga jeta profesionale, projektet dhe se në cilin televizion do e shohim së shpejti. Teksa u pyet nëse do e jetë pjesë e një programi apo TV gjatë këtij sezoni, Arbana tha:

“Po, do më shohesh në Televizion, në telefon, në frigorifer, tek soba kam me të dal, do më shofësh ku të kesh qejf ti”

Më tej, Arbana u shpreh se do jetë një nga gazetaret më të mira në Shqipëri.

“Unë mendoj se do jem, një nga gazetaret më të mira në këtë vend. Kështu që duhet të kesh besim tek unë se do ia dal se unë e kam me shumë qejf këtë punë.”

https://youtu.be/2-CKU_c94-Y

Kush është gjyqtarja Flojera Davidhi që ka në dorë fatin e Sali Berishës dhe një vendim i saj që bëri bujë

Gjyqtarja Flojera Davidhi do të ketë në dorë dosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e kompleksit “Partizani”. 

Flojera Davidhi është zgjedhur me short për të gjykuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Brenda një afati 10 ditor gjyqtarja e GJKKO, që ka tashmë në dorë dosjen me 333 fashikuj të dosjes ‘Partizani’, do duhet të vendosë nëse dosja kalon ose jo për gjykim.

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për korrupsion pasiv, dhëndrit Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash, dhe biznesmenëve Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe financieres Andia Pustina, të 3 të akuzuar po ashtu për pastrim parash.

Kush është gjyqtarja Davidhi që ka në dorë dosjen Partizani?

Davidhi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës.

Në tetor 2019, Davidhi u komandua për një periudhë 2-vjeçare si këshilltare ligjore pranë Njësisë Mbështetëse të komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në majin e vitit 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Korçës Flojera Davidhi.

Nuk u evidentuan probleme as për pasurinë dhe as për figurën e gjyqtares në fjalë.

Lidhur me pasurinë, Komisioni nuk ka gjetur probleme në pjesët takuese të gjyqtares Flojera Davidhi në dy sipërfaqe toke bujqësore të përfituara nga familja e origjinës në vitin 1993 në bazë të “Ligjit për tokën” në fshatin Goricaj të Lushnjës.

Po ashtu, kanë rezultuar pa probleme edhe rezultatet e hetimit administrativ për pjesët takuese në shtëpinë e ndërtuar nga prindërit në vitin 1986 dhe të një njësie shërbimi në vitin 2001, në proces legalizimi, që janë përfituar nëpërmjet trashëgimisë nga babai i ndjerë.

KPK tha se subjektit të rivlerësimit nuk i është kaluar barra e provës për këto pasuri dhe për dy prona të prindërve të bashkëshortit, të cilat ishin krijuar përpara lidhjes së martesës dhe emërimit të Davidhit si gjyqtare

Lidhur me figurën si gjyqtare, u debatua vetëm mbi një vendim pafajësie të dhënë nga Davidhi për një zyrtare lokale të akuzuar se kishte marrë 20 mijë lekë (200 mijë të vjetra) ryshfet. Rasti u zbulua nga kamerat e fshehta të një emisioni investigativ. Davidhi e shpalli zyrtaren e Hipotekës, të pafajshme.

Gjykimi bëri bujë në media dhe u cilësua si vendim i rrallë, pasi vetë e pandehura kërkoi të dënohej, por gjyqtarja vendosi për jo.

Kur u pyet nga komisionerët e Vetingut, pse veproi kështu, Davidhi u përgjigj:

“Gjykata duhet të bazohet në atë që provohet në procesin gjyqësor, pra bazuar në prova. E kuptoj që ka një konfondim, pse vetë e pandehura ka kërkuar dënim. Ajo kishte kryer veprime jo konform detyrës, por jo konform veprës penale për të cilën akuzohej. Nuk do të kishte qenë ligjore të dënohej dikush, pse e pranonte akuzën, pavarësisht se nuk ka kryer elementë të veprës penale”.

Gjyqtarja Flojera Davidhi deklaroi se i qëndronte vendimit të dhënë prej saj. “Ka shkelje etike, por duhet të provohet jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm vepra penale. Sipas bindjes time, prokuroria nuk e provoi dot. Kam dhënë drejtësi,” përfundoi Davidhi.

Ajo theksoi se nuk do të kishte qenë ligjore të dënohej dikush, pse e pranonte akuzën, pavarësisht se nuk ka kryer elementë të veprës penale.

Vendimi i saj më pas, është gjetur i drejtë edhe nga Apeli.

Në hetimin e Vetingut u konstatua se ajo ka aftësi të mira profesionale, organizative, se ka etikë në punë dhe aftësi personale.

Në tetor 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor e emëroi gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsioni

I shpërqendruar nga telefoni, udhëtari shpëton për mrekulli nga aksidenti (VIDEO)

Ky është momenti kur ky udhëtar i shpërqendruar nga telefoni i tij ecën drejt shinave të një treni në Buenos Aires.

Qytetari i cili ishte pak centimetra larg nga treni i cili rrezikonte t’i merrte jetën shpëton në sekondën e fundit pasi bën një hap pas.

Pamjet tregojnë në mënyrë perfekte sesi, përpara se të afrohej treni, i riu ngriti sytë nga telefoni dhe sheh trenin duke reaguar me shpejtësi.

Në pamje tregohet edhe goditja që ka marrë në duar pasi treni ishte shumë afër dhe telefoni i bie nga dora.

Kalimtarë të tjerë të pranishëm afrohen për t’i dhënë ndihmë të riut megjithatë nuk ka pësuar lëndime të rënda. Ky rast është cilësuar si një mrekulli nga mediat argjentinase.

Kryeministri grek: Jam skeptik për marrëveshjen e emigrantëve Itali-Shqipëri, ja pse nuk mund të ripërsëritet nga vendet e BE-së

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu skepticizëm për marrëveshjen e migracionit Itali-Shqipëri në një intervistë për Financial Times botuar këtë të enjte.

Mitsotakis tha se mbetet për t’u parë nëse marrëveshja do të jetë efektive dhe shprehu dyshime për potencialin e saj për t’u përsëritur në nivel evropian.

“Më lejoni të jem i kujdesshëm këtu. Kjo është një marrëveshje dypalëshe. Nuk e di nëse mund të përsëritet në nivel evropian”, tha ai. “Ne gjithashtu duhet të shohim nëse funksionon me të vërtetë.”

“Këta persona përpunohen sipas legjislacionit italian të azilit dhe çfarëdo që të ndodhë me ta, në një mënyrë ose në një tjetër do të kthehen në Itali. Nëse do ta bënim këtë në nivel evropian… ku do të shkonin?” shtoi ai.

Kryeministri grek tha gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të krijojë rrugë ligjore për emigrantët dhe azilkërkuesit.

“Nëse doni të ndërtoni një gardh të madh, ju duhet gjithashtu një derë e madhe,” tha ai.

Mitsotakis do të marrë pjesë në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel, ku migrimi pritet të jetë një nga çështjet kryesore në agjendë.

Deputetë italianë në Gjadër: Erdhëm tek territoret tona të reja!

Disa deputetë italianë kanë qenë sot në Lezhë dhe kanë vizituar kampin e Gjadrit për të parë nga afër situatën dhe gjendjen e emigrantëve që mbërritën më 16 tetor në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Roberto Magi Grupo Piu Europa, Roberto Valaschiani, Verdi Sinistra, Rackele Scarpa, Partia Demokratike.

Ata shprehën shqetësimin e tyre dhe thanë se nuk bëhet eksperiment nën lëkurën e njerëzve.

“Në realitet ka vonesa në këtë projekt, sepse qeveria kishte njoftuar se do të hapej përpara zgjedhjeve europiane. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe edhe vëmendja e madhe europiane e konfirmon, tema simbol e këtij vendi, pra ata duan të thonë që emigrantët nuk duhet të vijnë në Europë. Janë vite që nuk krijohen akte normative rregulluese për t’i lejuar emigrantët të arrijnë në Europë, ideja që t’i çojmë në një vend ekstraeuropian duhet të jetë një mesazh. Duhet të kuptojmë nëse ky vend që do të mbajë flamurin e vendit tonë (italian) është një vend ku respektohen vërtetë të drejtat e njeriut”, deklaroi njëri prej tyre.

Ai tha se dështimi është me gjithë këtë, më pas të shohim si do implementohet.

“Sigurisht që fakti që gjetën një numër kaq të vogël për të sjellë dhe sapo erdhën u reduktua më shumë është një provë që kjo nuk është një zgjidhje. Rastin e parë e kuptuam. 1 mijë në Lampedusa, 16 në Shëngjin. Ne e kemi kundërshtuar fortë që mund të bëhet një vlerësim i vulnerabilitetit në mes të detit. Nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave, nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave vulnerabël. Ju e dini që të vetmet vende ekstraterritoriale jashtë vendit janë ambasadat dhe transportuesit ajror. Këtu jemi para një vendi, të rrethuar, nuk ka tela me gjemba, por mure hekuri 5 metra ngjitur me një mal, kjo është…për të mbajtur emigrantë të kapur në mes të detit, të veçuar nuk e dimë mbi ç’kritere dhe e pamë që kriteret ishin të gabuara. Kështu që ne jemi parlamentarë italianë, duke qenë se është kjo e re që Italia ka edhe territore përtej detit, erdhëm t’i vizitonim për të parë se çfarë do gjejmë këtu brenda. Do provojmë të kuptojmë dhe se për çfarë shërben një burg këtu”, deklaroi ai.

Deputetja Rackele Scarpa tha se është e pamundur që të bëhet screening në një anije ushtarake.

“Si mund të vijë nga një anije e marinës ushtarake një vlerësim i vulnerabilitetit që nuk ka as kushtet për ta bërë. Kjo është e munguar sepse janë kthyer 4 persona që u zbulua se ishin minorenë ose vulnerabil”, tha ajo.

Rrëfehet modelja suedeze: Isha në festën e Mbappé, e njëjta gjë ndodhi edhe në festën e Cristiano Ronaldos

Akuzat që rëndojnë mbi Kylian Mbappé janë shumë të rënda dhe me kalimin e ditëve po dalin në dritë detaje të reja nga Suedia lidhur me pushimet e tij të shkurtra në Stokholm, gjatë javës së ndërprerjes për ndeshjet ndërkombëtare. Sipas gazetave vendase, futbollisti francez është “arsyeshëm i dyshuar” pas një padie për dhunë seksuale nga një grua që banonte në të njëjtin hotel me të. Mbappé e ka cilësuar këtë çështje si lajm të rremë, edhe sepse drejtësia suedeze nuk e ka përmendur kurrë emrin e tij. Por tani njerëzit pranë tij kanë frikë se gjërat mund të marrin rrjedhë të keqe.

Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur natën mes 10 dhe 11 tetorit, brenda hotelit ku po qëndronte sulmuesi. Në ditët e mëparshme, ai ishte përballur me polemika për këtë udhëtim në Stokholm, që ndodhi pak ditë pas mungesës së tij në kombëtaren franceze për shkak të një dëmtimi. Paparacët e kishin fotografuar atë ndërsa po shkonte në një klub nate, dhe sipas asaj që konfirmoi Expressen, ai kishte organizuar aty një festë tepër private. Detajet i tregoi modelja dhe influencuesja Julia Franzén, e cila e kishte takuar Mbappé edhe në disa raste të tjera.

FESTA SUPER PRIVATE E MBAPPÉ NË STOKHOLM

E gjithë shoqëria e Mbappé që ishte në Suedi kishte marrë pjesë në një festë në klubin e natës V., pikërisht ku lojtari ishte fotografuar, dhe ata kishin kërkuar një dhomë private për ngjarjen. Por, kjo nuk ishte një festë si të tjerat, sepse Julia Franzén shpjegoi se kishte rregulla shumë të rrepta për t’u ndjekur.

Influencuesja 35-vjeçare kishte marrë pjesë në shumë mbrëmje të ngjashme, përfshirë edhe një në vitin 2018 kur në Torino kishte takuar gjithë ekipin kombëtar francez që po nisej për në Botëror.

Nuk ka asnjë imazh nga festa thjesht sepse asnjë nga rreth 30 të ftuarit nuk mund të bënte foto ose video. Pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin vajza, të thirrura nga organizatorët e eventit, të cilët përdorin listat e tyre për të thirrur të ftuar kur u kërkohet të organizojnë ngjarje të tilla.

Julia shpjegoi çfarë ndodhte: “Na duhej të vendosnim telefonat tanë në një kuti, kjo ndodh shpesh dhe kështu ishte edhe kur isha në një festë me Cristiano Ronaldon. Prandaj nuk ka foto nga këto mbrëmje”.

STAFI I LOJTARIT I FRIKËSOHET DENONCIMIT

Edhe pse drejtësia suedeze nuk e ka përmendur kurrë në mënyrë eksplicite emrin e Mbappé, gjithë njerëzit pranë tij kanë frikë se objektivi i padisë është pikërisht ai. Hetimet janë ende në zhvillim dhe së shpejti do të analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të hotelit ku po qëndronin si lojtari ashtu edhe viktima, por sipas RMC, të gjithë përreth tij janë tashmë të bindur se ai do të përfshihet në çështje. Fakti që lojtari nuk është përmendur ende nuk është i pazakontë, pasi sipas ligjit suedez, emri i një të dyshuari mund të zbulohet vetëm nëse ai është madhor dhe vetëm pasi të jetë mbajtur në paraburgim për të paktën një ose dy javë.

Ndërron j etë ambasadorja e parë amerikane në Kosovë

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare diplomatja e njohur dhe ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tina S. Kaidanow.

Kaidanow shërbeu në një sërë pozicionesh të larta në Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes, duke luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ishte e njohur për punën e saj si ambasadore e SHBA-së në Kosovë nga viti 2008 deri në 2009, ku shërbeu si ambasadorja e parë amerikane pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më pas vazhdoi të ngjitej në hierarkinë diplomatike, duke u emëruar Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Politiko-Ushtarake në vitin 2016.

Gjatë karrierës së saj, ajo luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e marrëdhënieve të sigurisë mes SHBA-së dhe vendeve të tjera, duke përfshirë transferimin e miliarda dollarëve në asistencë ndërkombëtare për sigurinë.

Kaidanow gjithashtu drejtoi negociatat për marrëveshjet ndërkombëtare të sigurisë dhe zbatimin e reformave të kontrollit të eksportit.

Përpara kësaj, ajo kishte shërbyer në një sërë pozicionesh të rëndësishme, përfshirë si Koordinatore për Kundër Terrorizmin, Zëvendës Ambasador në Kabul, dhe Shefe e Misionit të SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Karriera e saj diplomatike përfshiu gjithashtu një përfshirje të thellë në çështjet e Ballkanit, ku ajo ndihmoi në zgjidhjen e krizës në Kosovë në fund të viteve ’90.

Tina Kaidanow njihej për diplomacinë e saj të qetë dhe të vendosur, e cila kontribuoi në disa prej politikave më të rëndësishme të sigurisë së jashtme të SHBA-së gjatë dy dekadave të fundit.

U bënë prindër disa javë më parë, Evi Reçi zbulon kuptimin e veçantë të emrit të vogëlushit

E ftuar ditën e djeshme në TAR ka qenë këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj dhe mëmësia si një eksperiencë e re për të.

Evi Reçi dhe partneri i saj Kledi Hysa janë bërë prindër për herë të parë pak javë më parë më 13 Shtator. Ata kanë vendosur që djalin e tyre ta quajnë Aster. Pse vendosën që djalin e tyre ta quajnë kështu dhe çfarë veçantie fshihet pas këtij emri?!

Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll por nuk është emër në Greqi. Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star. Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë okej paska një kuptim të dyfishtë.

Pse vendosi Evi që procesin e lindjes ta bënte në Austri dhe pse muajt e saj të shtatzënisë ajo i kaloi në Shqipëri. Në lidhje me këtë ndryshim dhe pse e mori këtë vendim këngëtarja tregoi se:

Në Shqipëri kam pasur një shtatëzani shumë aktive. Uroj që çdo grua që është shtatzënë ta kalojë kështu sepse kur je shtatzanë nuk je sëmurë. Mund të kesh komplikime patjetër por kur je mirë është okej të jesh aktive dhe unë të gjitha kontrollet i kam kryer në Shqipëri më pas dy muaj rreth fundit që u spostova në Austri ishte për shkak të komoditetit që mu ofrua këtej. Jo se në Shqipëri nuk do e kisha por kishte një protokoll pak më ndryshe. Shteti austriak më pas vendoste edhe një mami krejtësisht falas për të ardhur në shtëpi dhe mua një deri dy herë në javë më vjen një grua e cila kontrollon fëmijën. Patjetër edhe lindja që unë kalova, ditën që unë do lindja ishte pak e vështirë sepse doja të bëja një lindje natyrale por nuk ndodhi ashtu. Gjithçka ishte nën kujdesin perfekt. Edhe për faktin praktik që Kledi është me letrat austriake.

Ndër të tjera theksoi se:

Askush nuk ka lindur me një manual prindërimi, do gabojmë dhe do mësojmë.

Me rrogë mbi 5.5 miIionë Iekë në muaj, Ardi VeIiu do të menaxhojë Pròdhimin dhe Tregtimin Shtetëror të Armëve

Ardi Veliu do të menaxhojë kompaninë shtetërore të Prodhimit dhe tregtimit të Armëve “KAYO” sh.a.

Kompania e themeluar në shtator të këtij viti do të jetë përgjegjëse për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, të municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.

Bazuar në ligjin e botuar në Fletoren Zyrtare në muajin gusht, përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria do të ndjekë gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë që lidhen me industrinë ushtarake.

Në tregtimin e armëve mund të përfshihen edhe privatët, nëpërmjet formës së koncesionit për të financuar projektet e subjekteve për qëllime të veçanta.

Sipas qeverisë, kjo industri mund të kthehet në fitimprurëse për ekonominë shqiptare, ndërsa ka një kërkesë të madhe globale për armë dhe municione.

Ato që bien në sy janë rrogat e majme që do të kenë drejtuesit e “KAYO”. 

Drejtori i përgjithshëm i KAYO-s, konkretisht Ardi Veliu, do të paguhet 564 mijë lekë në muaj.

Zëvendësdrejtori i saj do të paguhet 454 mijë lekë në muaj, ndërsa 4 drejtorët e drejtorive do të paguhen secili nga 509 mijë lekë në muaj.

Vetëm për stafin drejtues prej 6 vetash, shoqëria do të paguajë mbi 300 mijë euro rroga në vit, ndërkohë që për përgjegjësit e sektorit dhe ekspertët rrogat do të jenë nga 344 mijë lekë në muaj.

Ardi Veliu më herët ka mbajtur  postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe kreun e AMP (Agjencia e Mbikqyrjes Policore)./VoxNews