Kapitulli i parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE hapet më 15 tetor në Luksemburg, zbardhet agjenda

Shqipëria do të çelë më 15 tetor në Luskemburg grup-kapitullin e parë të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Këshilli Europian ka zbardhur sot agjendën e takimit ndërministror ku do të diskutohet për sistemin gjyqësor, të drejtat themelore, drejtësinë, liria dhe siguria si dhe prokurimet publike dhe kontrolli financiar.

Shqipëria hedh një hap përpara në anëtarësimin në Bashkimin Europian, që pas ndarjes nga Maqedonia e Veriut.

Agjenda e takimit në Luksemburg:

Konferenca e Dytë e Anëtarësimit me Shqipërinë, 15 tetor 2024

Pikat kryesore të rendit të ditës

Takimi i dytë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në nivel ministror do të mbahet në Luksemburg më 15 tetor 2024.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 1: Bazat, duke përfshirë fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave:

Funksionimi i institucioneve demokratike

Reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin Bazat hapen së pari dhe mbyllen së fundi. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Publikohet VIDEO / She rri masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në “Camp Nou”, me dërrasa dhe çekiçë

Është publikuar video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe atyre rumunë në impiantin e stadiumit “Camp Nou” të Barcelonës.

Dhjetra shqiptarë dhe rumunë janë punësuar për të kryer punimet në stadiumin ikonik që po rinovohet plotësisht.

Gazetarja e “SER Catalyna”, Anna Punsi ishte e para që dha lajmin, duke thënë se ishin përdorur edhe armë të ftohta.

Nga pamjet duket se sherri ka nisur teksa punëtorët ndodheshin në një kolonë betoni, dhe ka vijuar edhe poshtë, duke bërë që të përfshihen edhe persona të tjerë.

Video Player

Analisti nga Kosova: Erdogani miliarda investime në Serbi, e shqiptarëve po u ndërton xhami

Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar lidhur me përurimin e një xhamie të re që është bërë dje në Tiranë e ku ka marrë pjesë edhe presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.

Latifi ka thënë se Erdogan po investon në Serbi miliona euro, ndërkohë që shqiptarëve po u ndërton xhami të stilit otoman.

“N’Beograd Erdogani paska thanë se “marrëdhëniet e Turqisë me Serbinë janë në një epokë të artë”. Sigurisht, ky është termi më i saktë për të përshkruar faktin për miliarda investime që shteti turk ka bërë në Serbi, ndërsa marrëveshjet dypalëshe përfshijnë të gjitha fushat, përfshi edhe industrinë e armatimeve.

Ndërkaq, shqiptarëve u ndërton xhami dhe investime në restaurime të objekteve të periudhës otomane. Një aforizmë e moçme thotë : Budallës mos i zbrit as teposhtë!”, ka shkruar Latifi.

“Nëse ndihmoni Izraelin, do jeni ju shënjestra”, kërcë nimi i Iranit që ka trembur aleatët arabë të SHBA-së

Irani ka kërcënuar duke përdorur kanale sekrete diplomatike shtetet e pasura me naftë të Gjirit Persik dhe aleatët e tjerë amerikanë në Lindjen e Mesme nëse territoret ose hapësira ajrore e tyre përdoren për një sulm ndaj Iranit, thanë zyrtarët arabë, sipas Wall Street Journal.

Zyrtarët arabë bëjnë me dije se vendet që Irani ka kërcënuar përfshijnë Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Katarin, të cilat të gjitha kanë baza të trupave amerikane.

Këto shtete i kanë thënë administratës Biden se nuk duan që infrastruktura e tyre ushtarake ose hapësira ajrore të përdoret nga SHBA ose Izraeli për ndonjë operacion sulmues kundër Iranit, thanë zyrtarët, citon Wall Street Journal.

Ndërsa kërcënimet iraniane janë të paqarta, ato kanë ngritur shqetësime në shtetet e pasura me energji të Gjirit Persik se objektet e tyre të naftës – të konsideruara prej kohësh si të mbrojtura nga një ombrellë sigurie amerikane – mund të goditen, thanë zyrtarët arabë.

Instalimet dhe forcat ushtarake amerikane në rajon mund të jenë gjithashtu në rrezik në një rajon me një nga përqendrimet më të larta të trupave amerikane në botë, shtuan ata.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes pranuan se disa partnerë rajonalë i kanë thënë Pentagonit se nuk duan që avionët luftarakë izraelitë të fluturojnë mbi territoret e tyre ose trupat amerikane të nisin operacione sulmuese nga brenda ose mbi hapësirën e tyre ajrore.

Kërkesat e vendeve arabe mbeten joformale, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes. Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza vitin e kaluar, vendet arabe kanë shtuar dhe hequr vazhdimisht kufizimet në operacionet amerikane, thanë zyrtarët e mbrojtjes.

Por këto vende ishin më të sigurta pasi lufta u zgjerua midis Izraelit dhe Iranit, duke përfshirë sulmet izraelite në Liban, thanë zyrtarët, bën me dije Wall Street Journal.

“Sheiku” me shtëpi në Selitë, kush është pronari i fermës së ka nabisit, pozonte i lumtur me bashkëpunëtorët e tij!

Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë “pronarët” e magazinës së kanabisit në Selitë.

I veshur si një “sheik” është Saimir Karaj, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

I njëjti person ka pozuar edhe me dy prej të arrestuarve, Erlind Tresën dhe Elvis Lalën.

Siç duket edhe nga fotot, të gjithë kishin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu mesa duket kanë vendosur që t’i përfshihen botës së krimit, shkruan zëri.

Nëse për të tjerët ende nuk ka precedentë penalë, Tresa është kapur edhe në Gjermani për prodhim dhe trafik lëndësh narkotike.

Pasi është liruar nga qelia, është kthyer në Shqipëri, për të zhvilluar këtu të gjithë “eksperiencën” që ka marrë në Gjermani.

Nuk do ta ΒES0Nl çfarë ndodh me f emrën kur nuk b. ën më D ASΗURl…!!

Është një shq.etësim gjithnjë e më i shpeshtë për të ditur, çfarë ndodh saktësisht në trup kur një grua ndalon së qenuri se.ksualisht aktive?

Mitet që janë ndërtuar rreth kësaj pyetjeje janë shumë dhe mund t’ju bëjnë të besoni se jeni në rr.ezik që të mos keni një jetë aktive. Ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodh me trupin tonë në këto raste.

A e dini se çfarë ndodh kur ndaloni së bëri aktivitete të rregullta fizike për një periudhë?

Muskujt tuaj çlo.dhen, ata “va.ren” … e njëjta gjë ndodh me muret e vag.inës tuaj. Pas disa muajve të pasivitetit, ato muskuj do të humbasin fleksibilitetin e tyre dhe kur të ktheheni në marr/ëdhënie in/time ju mund të përjetoni dhi/mbje.

Është një reagim krejtësisht i natyrshëm që nuk duhet t’ju shqetësojë aspak. Edhe kur një grua nuk është më e vi/rgjër, ajo mund të përjetojë shumë dhi/mbje kur është fjala për “ria/ktivizimin” e te berit dash/uri.

Studimet tregojne se kjo gjendje quhet vag.inizëm dhe shkaktohet nga një tkurrje e muskujve.

Ne këto raste, gjëja më e këshillueshme është që të konsultoheni me një gjinekolog për të gjetur se si mund të zgjidhet ky pro.blem në mënyrë që të kthehet përsëri në shijimin e int.imitetit.

Kjo gjendje ndodh shpesh tek gratë që kanë kaluar tashmë në menopauzë dhe manifestohet nga thatësia dhe infla.macioni i va.ginës.

Kjo ndodh sepse, në menopauzë, nivelet e estrogjenit në trupin e një gruaje zvogëlohen. Ju duhet të dini se receptorët kryesorë që janë në va.ginë nëse nuk përdoren shkaktojnë një ulje të mëtejshme…

Nëse ndaloni së bëri dashuri për një kohë, ka të ngjarë që trupi juaj të mos e kërkojë. Por mos u shqe.tësoni!

Nëse nuk e gjeni personin e duhur, mbani në mend se shumë specialistë rekomandojnë përdorimin e “bëje vetë” për të përfituar nga të gjitha aspektet pozitive, siç është lirimi i endorfines. Siç e thashë, nuk ka asgjë që të shq.etëson nëse jeni “se.ksualisht joaktiv”.

Ju nuk duhet të bëni dash/uri me dikë për faktin e thjeshtë për ta bërë atë: vendimi juaj për të mos bërë është i respektueshëm dhe i kuptueshëm.

Cilado qoftë arsyeja që nuk keni marrë/dhënie in.time, nuk duhet të shqe.tësoheni. Koha e duhur do të vijë edhe për ju.

PAMJE TË FRI KSHME/ Momenti kur kamioni humb kontrollin, hyn në krah të kundërt dhe go det 11 makina (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ku janë përfshirë 11 vetura dhe një kamion, e për pasojë 11 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.

Në media është publikuar edhe momenti i aksidentit, ku kamioni del nga korsia kryesore dhe godet veturat duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk bëhet e ditur.

Video Player

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse i prek një qime floku Bardhit, vend në tokë nuk do gjesh, do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve…

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka lëshuar një kërcënim me jetë, ose me burg “me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla”, për kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

“Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku Gazment Bardhit, ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh. Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve.

Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe të tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet e tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës. Jo, kurrë, harroje! Harroje dhe njëherë.

U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta. Dhe ky është një turp i madh”, – tha Berisha./TPZ

Këmbimi valutor, 11 Tetor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa shiten e blihen monedhat e huaja

Sot, më 11 tetor 2024, dollari amerikan, blihet me 89.6 lekë dhe shitet me 90.6 lekë.

Euro, blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.3 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117 lekë dhe shitet me 118.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.1 lekë, ndërsa në shitje me 66.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Nga arbitri tek bastet dhe transmetimi, çfarë duhet të dini për duelin Çeki-Shqipëri

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Republikës Çeke në transfertë duke nisur nga ora 20:45.

Për takimin që do të mbahet në “Epet Arena”, UEFA ka vendosur që të arbitrojë një gjyqtar francez. Benoit Bastien do të ndajë drejtësi në këtë përballje, ndërsa do të ketë edhe ndihmën e Hichman Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Thomas Leonard është parë e arsyeshme të caktohet arbitër i katërt. Sa i takon kryesorit Bastien, bëhet fjalë për një gjyqtar mjaft strikt, pasi në 4 ndeshje që ka arbitruar në kampionatin francez këtë sezon, ka nxjerrë nga xhepi plot 24 herë kartonin e verdhë dhe një herë të kuqin. Ai ka gjykuar po ashtu edhe në Ligën e Europës.

Ndërkohë sa i përket kompanive të basteve, për këtë ndeshje favorite shihet Çekia, që ka një koeficient 1.67, ndërsa një barazim në Pragë kuotohet 3.60. Nga ana tjetër, fitorja e Kombëtares shqiptare nga kjo ndeshje mban koeficientin 5.50.

Në orën 20:45 pritet që temperatura e ajrit të jetë 8 gradë celsius, ndërkohë sa i përket transmetimit, tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin në TV KLAN dhe “SuperSport”