Mori topin në Champions pas tripletës, sulmuesi i Dortmundit falenderon në gjuhën shqipe

Karim Adejemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren mbrëmë të Dortmundit përballë Sëlltik. 7 me 1 fitoi klubi gjerman në Ligën e Kampioneve dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adejemit.

Pas fitores fitoi dhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të dhe topin e ndeshjes, për shkak të tripletës së shënuar. Nuk mund të mungonte më pas një foto me topin e marrë.

“Flm o bir”, shkruan Adejemi në postimin e tij ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.

Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtarja Loredana.

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur

John Amos, futbollisti amerikan i kthyer në aktor, i cili u vlerësua për rolet e tij në serialin televiziv të viteve 1970 “Good Times” si dhe në mini-serialin “Roots”, vdiq më 21 gusht në Los Anxhelos në moshën 84-vjeçare, tha djali i tij Kelly Christopher Amos.

Vdekja e Amos, ishte për shkaqe natyrore sipas një njoftimi për shtyp, ndërsa nuk u bë e ditur deri të martën.

“Me trishtim të thellë ndaj me ju se babai im ka kaluar në amëshim”, tha djali i tij në një deklaratë.

“Ai ishte një njeri me zemrën më të mirë, me zemëëartë dhe i dashur në mbarë botën,” shtoi ai.

Amos luajti babanë, James Evans, për 61 episode të serialit “Good Times” në mesin e viteve 1970 dhe gjithashtu Kunta Kinte në mini-serialin televiziv “Roots”, bazuar në romanin e vitit 1976 për skllavërinë nga Alex Haley. Ai gjithashtu luajti meteorologun e TV Gordy Hoëard në “The Mary Tyler Moore Show” në të njëjtën dekadë.

Amos gjithashtu pati një karrierë të shkurtër futbolli profesionist në vitet 1960.

Gjatë xhirimeve të “Good Times”, Amos shpesh mbrojti për një përfaqësim më autentik të familjes së zezë amerikane, duke kritikuar shkrimtarët e serialit për prirjen ndaj stereotipeve racore.

A ka Shqipëria një datë të anëtarësimit në BE? Majlinda Bregu: Do t’i duhen edhe 106 vjet!

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.

Ndër të tjera, Bregu foli edhe për shanset për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Majlinda Bregut, Shqipërisë do t’i duhen edhe 106 vite për t’iu hapur kapitujt në BE.

Fevziu: A ka Shqipëria, sipas mendimit tuaj, një datë të përafërt të anëtarësimit në BE?

Majlinda Bregu: Të them të drejtën, unë nuk kam qenë dakord kur kam dëgjuar datën e fundit para një viti nga ish-presidenti i Këshillit Evropian, i cili caktoi vitin 2030.

Fatlume dita nëse ndodh në 2030. Por, për të ndodhur në 2030 anëtarësimi i Shqipërisë apo vendeve tona, do të duhej të ndryshonte i gjithë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sepse, nëse Shqipëria do të vazhdojë me të njëjtin model teknik te qasjes drejt BE-së, pra me të njëjtin model të negociatave, që në pjesën e tyre thelbësore nuk i kanë hapur kapitujt.

Duke llogaritur sa kohë i është dashur Malit të Zi, që është një vend më i vogël, i cili ka më pak probleme dhe një vend që është parë me sy të mirë deri dje për shkak të numrit të kufizuar të qytetarëve.

Dhe të ecim me të njëjtin ritëm të negociatave të Malit të Zi, Shqipërisë i duhen edhe 106 vjet.

Fevziu: Sa?

Majlinda Bregu: 106 vjet. Pra, as për mua, as për ty dhe as për fëmijët tanë. Por ka një shans. Në rast se ndryshon mënyra sesi BE-ja ka vendosur të trajtojë procesin e zgjerimit dhe anëtarësimeve të reja, atëherë ka një mundësi sikurse ju dha Ukrainës, edhe pse në lufte, ju dha një mundësi për të ecur përpara./Opinion.al

Rikthehet pas 20 vitesh “Njerëz dhe Fate 2”, ja kur do të nisë seriali fenomen që ‘mbërtheu’ publikun në vitet 2000

Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” e mbajti ‘të mbërthyer’ publikun, jo vetëm se ishte risi, por edhe për shkak të historisë që ajo kishte, duke pasqyruar realitetin shqiptar të asaj kohe.

Ishin vitet 2002-2003 kur, “Njerëz dhe Fate” mbërtheu para ekranit të gjithë shqiptarët. Historia tragjike e një familjeje shqiptare që përballej me vështirësitë e asaj kohe, si dhuna në familje, trafikimi apo droga, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve që hasnin të njëjtat probleme të asaj kohe. Pas 20 vitesh ‘Njerëz dhe Fate 2’ po rikthehet sërish!

Traileri pritet të dalë nga 1 Nëntori “Njerëz dhe Fate 2” ku do të jetë në të gjitha kinematë e rajonit

Modelja er otike humb je tën papritur pas festës VIP në jahtin e reperit të njohur

Modelja e njohur braziliane, Adriana Vieira, 31 vjeçe është gjetur e vdekur pasi kishte marrë pjesë në festën e jahtit të një reperi në Miami. Pas festës modelja besohet se kishte hyrë në ujë për të notuar në gjirin e Miami, para se të gjendej trupi i saj i pajetë. Pritësi i festës, i raportuar nga mediat si ‘një muzikant vendas’, nuk është bërë ende publik në media.

31-vjecarja braziliane postonte rregullisht përmbajtje erotike në platforma me pagesë dhe më parë ka punuar si kërcimtare dhe modele në SHBA. Mediat braziliane thanë se ajo ishte nënë e një fëmije gjashtë-vjeçar, për të cilin kujdesej një dado, teksa ajo udhëtonte. Adriana, nga Sao Paulo, ishte vendosur në Florida me bashkëshortin dy vjet më parë dhe shpesh postonin në rrjet për stilin e tyre ekstravagant të jetesës. Bashkësorti i saj i identifikuar si Roberto Tesario, ishte kthyer më herët në Brazil duke lënë Adriana të rriste e vetme fëmijën e tyre.

Trupi i Adriana, e cila njihej në rrjetet sociale si ‘LadyRichForever’, po mbahet për autopsinë nga mjekësia ligjore teksa policia heton mbi shkaqet e rrethanat e vdekjes së pashpjeguar. Nëna e saj Antonia de Lourdes Vieira tha për mediat braziliane:

“Dua të hetohet vdekja e vajzës time dhe kërkoj ndihmë për kthimin e trupit në atdhe. Nuk dua që ta varrosin atje në varrezat e të varfërve”.

Βυrri Nuk Ma Bën Q EJFlN Mirë, Ja Çfarë I Βëra…!!!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim.

Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij.

Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend. Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks.

Nga Jυgu me banim në Tiranë. Kërkòj një punë që të rris 2 fëmίjët e mi të υegjëΙ se b. υrri..!!

Jam nga Jugu me banim në Tiranë. Kërkoj një punë te ndershme që të rris 2 fëmijët e mi të vegjël se burri nuk sjell asnjë lek në shtëpi.

Kjo eshte letra e nje nene te re qe tani qe po fillon shkolla ndjehet ne veshtirsi financiare pasi bashkshorti i saj

eshte i papergjeshme ose i paafte per ti siguruar te ardhura te mjaftueshme per te permbushur kekresat qe ka nje familje per te jetuar ne normalitet.

Ajo thote qe nuk ka shkollim por mund te punoj si pjatalarese ose pastruese ose cfaredo pune ne ndonje lokal por qe te jte mundesisht.

Sulmi iranian me raketa, mediat amerikane: Izraeli do të nisë një hakmarrje të madhe

Faqja amerikane e lajmeve Axios, e lidhur mirë me burimet e sigurisë izraelite dhe amerikane, po raporton se Izraeli do të nisë një “hakmarrje të madhe” ndaj një sulmi raketor iranian brenda disa ditësh që mund të synojë objektet e prodhimit të naftës të Iranit.

Mbrëmë, Benjamin Netanyahu tha se Irani kishte bërë një “gabim të madh” me sulmin e tij dhe se do ta “paguante për të”.

Kujtojmë se kreu i forcave të armatosura iraniane, gjenerali Mohammad Bagheri, kërcënoi se do të synojë infrastrukturën izraelite nëse do të ndërmerren masa të reja hakmarrëse kundër Teheranit.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha vonë të martën se veprimi iranian “ka përfunduar nëse regjimi izraelit nuk vendos të hakmerret”.

“Të martën në mbrëmje, ne nisëm një aksion vetëmbrojtjeje sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, duke synuar ekskluzivisht vendet ushtarake dhe të sigurisë përgjegjëse për gjenocidin në Gaza dhe Liban. Ne abstenuam për dy muaj, për t’i dhënë një shans armëpushimit në Gaza.Veprimi ynë përfundon nëse regjimi izraelit nuk vendos të hakmerret më tej. Në atë skenar, përgjigja jonë do të jetë gjithnjë e më e fortë”, tha ai në X.

Aksident i trefishtë në Korçë, shoqërohet një nga drejtuesit e mjeteve

3 mjete janë përfshirë në një aksident në afërsi të shkollës profesionale mekanike të qytetit të Korçës

Aksident ka ardhur për shkak të manovrës së gabuar të njërit prej mjeteve në rrethana kur rruga përgjatë parkut “Rinia” të këtij qyteti nuk lejon parakalimin e mjeteve për shkak të ngushtësisë se rrugës

Nga përplasja kanë pësuar dëme të shumta materiale të dy automjetet e përfshira në këtë aksident.Policia ka shoqëruar në komisariat njërin nga drejtuesin e mjeteve për të sqaruar më shumë rrethanat e këtij aksidenti që për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar në të tre drejtuesit e mjeteve

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një prej shkollave të mesme të këtij qyteti dhe për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar as nga kalimtarët e rastit.

35 mijë lekë një karrige, reagon deputeti demokrat: Mos harroni amortizimin, 12 vite vështirësi p*rdhe

Pas njoftimit të Kuvendit se vlerat e karrigeve të dëmtuara nga protestat e djeshme do t’i mbahen nga llogaria opozitës, ka reaguar këtë mbrëmje deputeti demoktrat Saimir Korreshi. Korreshi ka ironizuar këtë situatë duke mos u kursyer aspak në postimin e tij. Ai i kujton Partisë Socialiste 12 vitet e eksperiencës në pushtet. Në facebook-un e vet, Korreshi shkruante:

“Kur të na llogarisni vlerën e karrigeve mos harroni të ulni amortizimin se kanë 12 vjet vështirësi pordhe”, ka thënë demokrati në reagimin e tij.

Kujtojmë që Saimir Korreshi ka qenë gjithmonë aktiv nëpër protesta opozitare duke u shfaqur herë më presh e kastravec në duar në mbështetje të fermerëve e herë me kit kirurgjikal për synetllëk në “nder” të qeverisë.