Ankohet telefonuesi i moshur ‘Kam shumë gazra, si t’ia bëj?’/ Ja përgjigjia e Ylli Merjas

“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.


Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji.

Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

“Ku e ke Florin?”, Liberta Spahiu tregon detajin e rëndësishëm për këngëtarin (Video)

Moderatorja Liberta Spahiu prej kohësh është përfolur për një lidhje të mundshme me artistin e njohur Flori Mumajesin.

Asnjëri nuk ka mohuar e pohuar gjë, por imazhet e publikuara herë pas here në media i kanë zbuluar.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit, nuk kanë munguar pyetjet e shumta ndaj Libertës. Por një prej tyre, ishte tepër e drejtpërdrejt për marrëdhënien e tyre.

“Ku e ke Florin aman mi gocë?”, dhe moderatorja nuk hezitoi aspak t’ia kthente:

“Këtu, por refuzon të dale. Nuk ka interes”, ndërsa shihte në drejtim të dikujt.

Video Player

Ish-banorja e “BBV” flet shqip në “Canale 5”, e ngatërrojnë me gjuhën italiane

Modelja e njohur Gresë Hoti, gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP Kosova 1” është shfaqur në një nga programet më të ndjekura në Itali.

Ajo është shfaqur në spektaklin “Tu si que vales” në Itali që transmetohet të “Canale 5”. Gresa në paraqitjen e shkurtër është prezantuar si partnere shqiptare teksa edhe ka folur pak shqip.

Më pëlqen me shku në deti’-thotë ajo, ndërsa juria e ngatërron me dialektin italian.

Hoti ka qenë përballë ikonave të ekranit italian si Maria De Filippi dhe Sabrina Ferilli duke ofruar një moment simpatik televiziv.

Trag jedi/ Mbγtet anija plot me emigrantë

3 të vdekur, 5 të mbijetuar dhe 25 të zhdukur është bilanci i tragjedisë më të fundit të ndodhur orët e mëngjesit në ujërat e trazuara të Egjeut Lindror.

Sipas rojes bregdetare greke, një barkë plastike me 33 persona në bord u përmbys vetëm pak metra larg bregut të ishullit grek.

Banorë të zonës dhe disa peshkatarë aty pranë mundën të ndihmojnë 5 të shpëtuarit të dalin në breg, por ishte e pa mundur të bëhej diçka për 3 të mbyturit, mes tyre dy vajza të mitura.

Operacioni i kërkimit në të cilin marrin pjesë dhjetëra forca të rojes bregdetare, helikopterë por edhe banorë të zonës me motoskafët e tyre vazhdon ende,por me kalimin e orëve shpresat po shuhen.

Kushtet atmosferike duket se e vështirësojnë edhe më tepër situatën. Ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar shuan çdo çast shpresat për gjetjen në jetë të emigrantëve.

Të shpëtuarit u dërguan në spitalin e ishullit kurse trupat e viktimave në morg.

Janë ndarë? Fotoja e fundit e Marinës dhe Getoarit na tregon shumë për gjendjen e tyre

Prej disa kohësh në rrjet u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit ka marrë fund, pasi ka pasur disa kriza. Nga Milano, aty ku ndodhen për Javën e Modës, shihet çifti, krah mikut të tyre.

Geti dhe Marina duken të lumtur dhe të veshur gjithë stil. Kujtojmë se çifti janë prindër të një vajze të quajtur Marget.

Do martoheshin me një djalë nga fshati? Renee: Jo, s’e kupton ai mentalitetin tim! Alba: Vetëm po të jetë biznesmen nga veriu dhe..

Duke diskutuar në “Trotuar” në “E Diell” lidhjen mes çifteve dhe jetëgjatësinë e marrëdhënieve, një nga pyetjet që u shtrua ishte nëse vajzat do të martoheshin me një djalë që jeton në fshat.

Renee u shpreh se nuk do të martohej kurrë me një djalë nga fshati pasi sipas saj nuk përputhen botët e tyre.

“Nuk mendoj se do më lidhte gjë me atë, sepse unë frekuentoj vende të tjera, ai në vend tjetër… nuk e kupton dot ai mentalitetin tim se unë jam rritur në New York, nuk jemi rritur njësoj”, tha ajo.

Ndërkohë nga ana tjetër Alba Pollozhani tha se do të martohej vetëm nëse është nga veriu, mysliman dhe biznesmen.

Ndahet nga jeta gjyshja e famshme e TikTok ,Genta Gjalpi jep lajmin

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok dhe jua ka ngrohur zemrën si të ishte gjyshja juaj.

Në fakt, gjyshja e Genta Gjalpit u bë “gjyshja e të gjithë shqiptarëve”, që merrte çdo ditë komente urimesh e bekimesh, pasi shumë ndjekësve u nxirrte mallin e gjysheve të tyre që nuk jetonin më.
E sa keq që gjyshet s’jetojnë përgjithmonë! Sot, ëngjëlli i bukur i Gentës ka ndërruar jetë, ndërsa ka qenë vetë ish-banorja e “BB” ajo që ka dhënë lajmin e trishtë në TikTok, nëpërmjet videove që na e këputën zemrën.
“Sot shpirti yt iku në parajsë lulja ime e bukur. Sa shumë të dua nuk e them dot me fjalë, sa shumë do më mungosh nuk e di! Por ti je njeriu që më ke falur aq dashuri dhe me zemrën tënde të pastër, me çiltërsinë tënde më bëre të jem ajo që jam sot! U prehsh në paqe nëna”- shkruan Genta e pikëlluar.

“Nga tenor në dasmaxhi”, maestro Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operës…

Maestro Armaldo Kllogjeri ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale

Ai iu referuar disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”, duke thënë se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare. Ai shtoi më tej se Teatrin e Operës dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother Vip”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i shkreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!

Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai.

“Për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”, shton ai më tej.

https://web.facebook.com/armaldo.kllogjeri?ref=embed_video

Bes Kallaku dhe Xhensila drejt ribashkimit? Këto detaje të rëndësishme nga çifti shtojnë dyshimet (Foto)

Një nga çiftet më të njohura dhe po ashtu më të dashura për publikun ishte padyshim ai mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Por pas shumë vitesh bashkë dhe pas rreth 7 vitesh të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, ata iu drejtuan gjykatës për të kërkuar divorcin. Një lajm që i la të trishtuar fansat e tyre, teksa asnjë prej tyre nuk doli kurrë të sqaronte apo të deklaronte qartësisht se “po” martesës së tyre i kishte ardhur fundit.

Ata kanë pohuar “nën zë” se nuk janë më bashkë, ndërsa ajo që u vu re ishte ndalimi i postimeve në rrjetet sociale së bashku, si një familje. Tashmë të dy duket se vijojnë jetën e tyre, ku bukuroshja brune vijon me koncertet dhe projektet e reja muzikore, ndërsa Kallaku po ashtu me projektet e tij. Por një detaj në Instagramet e tyre ka ngritur disa pikëpyetje tek fansat, duke menduar ose se çifti ndoshta nuk janë ndarë, ose se mund të ketë ndonjë “fije shprese” se janë rikthyer….

Kjo pasi në profilet e tyre në Instagram, duket se as Xhensila dhe as Besi nuk i kanë fshirë fotot nga dasma e tyre në 2017, e as fotot nga festa e ditëlindjes së Xhensilës. Xhensila ka fshirë fotot ku ishte në krah të Besit, por fotot e saj me fustan nusërie nuk i ka fshirë, as mesazhet që dikush kishte lënë si diçiturë. Ndërkohë foton e tortës së saj e cila kishte foton e të dyve, ajo nuk e ka fshirë.

Nga ana tjetër Besi nuk i ka fshirë fotot që ka pasur me Xhensilës kur njoftuan se do të martoheshin, e as atë kur njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë. Nuk dihet sesi çifti i ka marrëdhëniet, por diçka është e qartë në rrjet, fansat e tyre i duan sërish bashkë!

Gruaja nga Fieri i bën gr opën burrit, i tregoi policisë për 34 pako me dr. ogë

Gjykata e Fierit, ka dënuar me 20 vjet burg në total tre persona nga fshati Cakran, pasi në banesën e dy prej tyreve policia zbuloi dhe sekuestroi 34 pako të presuara me kanabis stativa dhe 500 gramë me kokainë. Lënda narkotike u sekuestrua në një automjet tip “Volvo” dhe për këtë ngjarje në muajin shtator 2023 në Cakran u arrestuan Panajot Shahaj dhe Osmën Mehmetaj, ndërsa djali i tij, Eduart Mehmetaj, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale është shpallur në kërkim, duke mos u arrestuar ende dhe sot nga policia. Të tre të ndaluarit akuzoheshin nga prokuroria për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike”.

Vendimi

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se për Eduart Mehmetaj gjykata e Fierit vendosi ta dënojë me 8 vite burgim, ndërsa për babain e tij Osmën Mehmetaj dhe komshiun e tyre Panajot Shehaj, gjykata ka vendosur një dënim prej 6 vjet burgim secilit. Ndërkohë njeriu që ka ndihmuar policinë për identifikimin në kohë rekord të pronarit të drogës, Eduart Mehmetaj është gruaja e tij, Elsa Mehmetaj. Gruaja ka deklaruar në polici se automjeti tip “Volvo” ku është gjetur sasia e lëndës narkotike, është i regjistruar në emër të burrit të saj, Eduartit, por nuk e ka blerë ai vetë. Sipas saj makinën e kanë blerë shokët e tij, për të cilët nuk ka dijeni se si quhen dhe nga janë. “…automjeti ka rreth dy muaj i parkuar dhe nuk ka lëvizur që nga dita që është parkuar.

Në lidhje me makinerinë e presimit nuk e di se e kujt është, por atë e ka sjell Eduardi në shtëpi me mjetin e tij tip “Audi”, rreth dy muaj më parë…”-ka deklaruar në polici, Elsa Mehmetaj. Sipas saj me makinerinë e presimit të pakove me lëndë narkotike, Eduarti ka paketuar në 7 shtator 2023 së bashku me Asqeri Shahaj i cili është gjitonë i lagjes ku banojnë. Kjo e fundit ka vijuar dëshminë e saj në polici se lëndën narkotike Eduarti e ka sjellë një ditë para, se në shtëpi të shkonte policia. Po atë natë ka bërë paketimin dhe vendosjen në makinën “Volvo” të pakove së bashku me Asqeri alias Panajot Shahaj. Eduard Mehmetaj, merrej me izolimin e soletave të shtëpive dhe lyerjen e makinave. Persona të tjerë kanë çuar në servisin e tij një automjet “Volvo”, duke e kontraktuar atë të kryejë modifikimet e mundshme me qëllim fshehjen e 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Greqisë.

Hetimet

Kjo dosje penale që mban Nr. 1142, tregon një hetim që po ndiqej nga policia dhe prokuroria e Fierit për trafikimin e një sasie droge nga Shqipëria në Greqi. Por rrishtazi në bisedat telefonike ka nxjerë disa persona të tjerë që bisedonin për paketimin e disa kilogram hashash në fshatin Cakran të Fierit. Duke qënë se njëri nga personat që fliste në telefon nuk ishte pjesë e këtij hetimi për trafikim të drogës në Greqi, prokurori i Fierit Petrit Vukaj, vendosi të nisë çështjen kryesisht duke hapur një dosje tjetër penale. Përmes ndjekjes së përgjimeve telefonike është mësuar se Eduard Mehmetaj nga fshati Cakran i Fierit mbante të paketuar në banesën e tij, disa kilogram drogë. Nisur nga kjo e dhënë prokurori Vukaj, ka autorizuar policinë të lokalizojë banesën e Mehmetaj dhe ushtrojë kontroll fizik në të. Pas kontrolleve të kryera, policia gjeti brenda makinës tip “Volvo” sasinë prej 34 pako me 30 kg cannabis dhe 500 gramë kokainë.