E bujshme/ Marina Vjollca rikthehet në TCH? Ja çfarë u zbulua

Moderatorja e njohur Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel ose thënë ndryshe në shtëpi siç ajo vetë më parë e ka cilësuar këtë televizion. Burimet mësojnë se Marina Vjollca ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin. Po të njëjta burime konfirmojnë se tashmë moderatorja ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar nga Top Channel nis së shpejti.

Më herët Marina Vjollca ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në Klan nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore.

Por mesa duket tashmë Marina Vjollca do të ndryshojë sërish ekran dhe do të rikthehet aty ku gjithçka nisi për të shumë vite më parë në Top Channel. Mbetet për t’u parë se kur moderatorja do të ndajë më publikun lajmin e kësaj zhvendosjeje. Kjo lëvizje vjen pas suksesit që Marina Vjollca pati në drejtimin e Kampionatit Europian.

Policia jep aΙarmin: Kujdes nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, mund t’ju vjedhin Facebook-un

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në lidhje me disa mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit në aplikacionin WhatsApp, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, dhe jo vetëm.

Sipas policisë, në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook por në fakt kanë për qëllim marrjen në mënyrë të padrejtë të këtij rrjeti social.

Nëse ju vijnë mesazhe të tilla, policia u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapin dhe i këshillon ata të paraqiten për denoncimin e rastit.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Njoftimi i policisë

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.

(BalkanWeb)

Rinovoi me Inter, Asllani nuk e fsheh gëzimin: Jam krenar për këtë fanellë(VIDEO)

Prej disa vitesh, që nga koha kur shpërtheu tek Empoli, emri i Kristjan Asllanit ka qenë fiks në tregun e transferimeve. As kalimi i tij tek Inter nuk i largoi këto zëra, përkundrazi, i shtoi edhe më shumë, por lidhja e Asllanit me klubit zikaltër është shumë e fortë.

Pavarësisht se statusi i tij nuk ka ndryshuar te zikaltërit, duke qenë thjesht një zëvendësues i Calhanoglu, Asllani as që ka ndërmend të largohet nga “San Siro”, këtë e vërtetoi sërish duke rinovuar kontratën e tij me klubin e zemrës. Pikërisht në momentin kur për të interesimi sa vinte e shtohej, Inter me anë të një deklarata zyrtare njoftoi rinovimin me mesfushorin kuqezi deri në 2028.

I lumtur për këtë akord të ri u shfaq edhe Asllani: “Për mua ka qenë gjithnjë një ëndërr të luaj për këtë ekip, është një nder që luaj për këtë fanellë. Kjo kontratë e re është një krenari për mua, por e marr si një pikë nisje. Siç e kam thënë shpesh, stërvitem krah lojtarëve kampionë, jam i sigurt që ky rinovim është edhe falë ndihmës së tyre”, u shpreh Asllani për faqen zyrtare të klubit duke u ndalur më pas tek objektivat këtë sezon:

“Në nivel personal dua të rritem, të përmirësohem çdo ditë, jam ende 22 vjeç, më duhet të përmirësojë shumë gjëra. Në nivel ekipor, kur je pjesë e Inter duhet të fitosh sa më shumë të jetë e mundur, ta fitosh atë trofe. Ne e dimë që nuk do të jetë e lehtë, është shumë e vështirë të rikonfrimohesh, por ne do të japim maksimumin”, u shpreh Asllani.

Ilnisa Agolli dedikim të ëmbël për partnerin e saj Meriton Mjekiqi: S’do mundem kurrë të…

Përmes një postimi në “Instagram”, gazetarja Ilnisa Agolli, i ka bërë një dedikim të ndjerë partnerit të saj Meriton Mjekiqi.

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, i ka shprehur dashurinë duke i thënë ‘të dua’ dhe se s’mundet t’i thotë diçka më të mirë se kaq.

“E perseris, te dua! S’do mundem kurre te te them diçka me te mire se kaq”,– shkruan ajo.

Postimi vjen pas lajmeve që qarkulluan në media se ish-banori i “BBV “, ishte përfshirë në aksident dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Mirëpo, përmes një reagimi, Mjekiqi mohoi të ishte aksidentuar, ndërsa njoftoi se shumë shpejt do të vijë me një projekt televiziv.

Në postimet e saj, Agolli, falenderoi të gjithë që i kishin ofruar mbështetje gjatë kohës që po qarkullonte lajmi.

https://www.instagram.com/p/C_-xDFZNAcC/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Filnisa-agolli-dedikim-te-ngrohte-per-partnerin-e-saj-meriton-mjekiqi-sdo-mundem-kurre-te%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A644%2C%22ls%22%3A178%2C%22le%22%3A626%7D

TURQIA PLANIFIKON “ΒlSHËN” E MESDHEUT/ Aeroplanmbajtësja e re me 50 avionë luftarakë

Ashtu siç kishte paralajmëruar Turqia ecën përpara me planin e saj për aeroplanmbajtësen. Inxhinierët thanë se bisha e Mesdheut do të ketë tre pista, me dy të destinuara për ngritje dhe një për qëllime uljeje të avionëve luftarak dhe që do te jetë 285 metra e gjatë dhe 72 metra e gjerë.

Autoritetet turke kanë prezantuar dezajnin e Aeroplanmbajtës së re në det. Sipas inxhiniereve aeroplanmbajtësja parashikohet të ketë tre pista, me dy të destinuara për ngritje dhe një për qëllime uljeje të avionëve. Thuhet se fillimisht, nuk do të ketë asnjë sistem katapultë në bord.

Në vend të kësaj, Zyra e Projektit të Dizajnit synon të përdorë një rampë modulare. Megjithatë, plani afatgjatë përfshin zhvillimin e një sistemi katapultë vendas nga inxhinierët turq, i cili përfundimisht do të zëvendësojë platformën modulare.

Për krahun ajror të aeroplanmbajtëses vendase, DPO po punon me Baykar dhe TAI dhe pritet që prodhimi turk të ketë përmasa të ngjashme me aeroplanmbajtëset britanike të klasit Queen Elizabeth.

Kjo aeroplanmbajtëse do të jetë 285 metra e gjatë dhe 72 metra e gjerë. Plani fillestar parashikon vendosjen e 50 avionëve, me 20 që do të vendosen në kuvertë dhe 30 në hangar.

Midis këtyre avionëve janë versioni detar i avionit sulmues Hurjet të TAI-t, avionëve luftarakë pa pilot TAI ANKA-III, avionëve luftarakë pa pilot të Baykar-it, “Bayraktar KIZILELMA” dhe TB-3 UCAV.

Zyrtarët turq të mbrojtjes kanë treguar se numri i avionëve mund të rritet ndërsa projekti përparon dhe me shumë gjasë mund të vendosen aty edhe avionë luftarak KAAN, prodhimi më i ri i Ankarasë.

Në fillim të viteve 2000, Turqia nisi një plan për të forcuar marinën e saj, me pretendimin “për të rritur dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e Republikës Turke në det të hapur”.

Aeroplanmbajtësja ‘TCG ANADOLU’ ishte e para që u ndërtua me 70% prodhim vendas dhe iu shtua inventarit të Marinës Turke më 10 Prill 2023. Më pas u tha se pas ‘TCG ANADOLU’ do të prodhohet një anije e re dhe më e madhe, planet për të cilën duket se kanë nisur të konkretizohen.

Kjo pasi më 3 janar 2024, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes, u mor vendimi për fillimin e “fazës së projektimit të aeroplanmbajtëses së re”, me të cilën Turqia do të vendosë diktatin e saj në Mesdhe dhe më gjerë.

Drejtoria e Zyrës së Projektit Detar krijoi një task-forcë për aeroplanmbajtëset vendase me 110 anëtarë personeli dhe tanimë inxhinierët janë në fazën e planifikimit të “bishës” së Mesdheut.

Italia ngre alarmin, paralajmërohen shtrëngata të forta shiu

Një shqetësim i madh, i përqendruar aktualisht në zonën e Ballkanit, do të çojë në një përkeqësim gradual të kushteve të këqija të motit në Itali, me reshje të shpërndara në gjithë territorin, veçanërisht në sektorët e Adriatikut, më të përhapura dhe të vazhdueshme në Emilia-Romagna dhe Marche, raportojnë mediat italiane.

Për më tepër, formimi i një zone me presion të ulët mbi detin e poshtëm Tirren do të gjenerojë një intensifikimin e erërave veri-lindore mbi sektorët qendror-veriorë të Adriatikut.

Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit.

Paralajmërimi parashikon reshje të përhapura dhe të vazhdueshme nga orët e para të ditës së nesërme, duke përfshirë shira ose stuhi, në Emilia-Romagna dhe Marche, dhe nga mëngjesi, reshje të shpërndara, duke përfshirë shira ose stuhi, në Abruzzo dhe Molise, veçanërisht në sektorët bregdetarë dhe në Kampania, Pulia dhe Bazilikata.

Këto dukuri do të shoqërohen me reshje të dendura shiu, aktivitet të shpeshtë elektrik (rrufe), stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta. Për më tepër, nga nesër herët në mëngjes priten erëra të forta deri në stuhi në Friuli Venezia Giulia, Veneto, Emilia-Romagna dhe Marche, veçanërisht në sektorët bregdetarë dhe Apenin.

Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme, alarm i verdhë është vlerësuar për nesër në një pjesë të Emilia-Romagna, Marche, Umbria, Lazio, Abruzzo, në të gjithë territoret e Molise, Basilicata dhe Puglia, në një pjesë të Campania-s dhe Sardenjës.

Pas υ* ekjes së vajzës 29-vjeçare, ndërron je të 24 orë më pas edhe nëna e balerinës

Pasi konfirmoi vdekjen e solistes kryesore të Baletit të Bostonit, Michaela Mabinty DePrince në moshën 29-vjeçare, familja e saj tregoi se Elaine DePrince nëna e Michaela-s, ndërroi jetë brenda 24 orëve.

“Ditët e fundit kanë qenë edhe më të vështira nga sa e kuptojnë shumica e njerëzve”, postuan ata në Facebook, “sepse familja gjithashtu është përballur me vdekjen e nënës birësuese të Michaela, Elaine DePrince”.

Ata treguan se Michaela ndërroi jetë më 10 shtator, ndërsa Elaine, e cila ishte 77-vjeç, vdiq më 11 shtator “gjatë një procedure rutinë në përgatitje për një operacion”.

“Michaela vdiq përpara Elaine dhe Elaine nuk e dinte për vdekjen e Michaela në kohën e procedurës së saj“, shtoi familja.

“Sado e pabesueshme që mund të duket, dy vdekjet ishin krejtësisht të palidhura me njëra-tjetrën”.

Në një tjetër përditësim në “Facebook”, postuar krahas fotove bardhë e zi të Elaine duke u lexuar fëmijëve të saj kur ata ishin më të vegjël, familja shtoi se ajo kishte përjetuar “shumë vite duke luftuar një sëmundje të trashëguar dhe probleme të zemrës”.

Shkaku i vdekjes së balerinës nuk është bërë ende publik.

A e dίni se stαfi i aeropοrtit ju sh eh të zhυ. eshυr?

Aeroportet shpesh ndihen si vende të huaja me grupet e tyre të rregullave, rregulloreve dhe sigurisht, sekreteve. Vetëm njerëzit që punojnë atje e dinë se si funksionojnë gjërat me të vërtetë.

Më poshtë ju sjellim disa fakte interesante rreth aeroporteve dhe punonjësve të tyre. Dhe tani që ju do t’i njihni këto sekrete të fshehura, stafi i aeroportit mund të mos jetë në gjendje t’i fshehë ato më.

Ata na shohin të zveshur: Shumë prej neve ndihemi keq kur një i huaj na kërkon si një masë paraprake sigurie.

Por kur ta gjeni këtë, mendimi juaj për kontrollin e aeroportit do të ndryshojë përgjithmonë. Në disa aeroporte, ka skanera të posaçëm që detyrojnë një pasagjer të heqë duart lart kur kalon nëpër të.

Kjo do të thotë që një punonjës i aeroportit e sheh personin pa rroba, ndërsa ata ecin nëpër skaner. Ky skaner quhet edhe skaneri i zve/shur. Është e qartë tani që ndonjëherë stafi i aeroportit na njeh shumë më mirë sesa mendonim.

Ata e dinë sa jemi agresiv: Në shumë aeroporte të mëdha, ka kamera të veçanta që ndihmojnë në njoftimin nëse një person është i dehur ose nën ndikimin e dro.gës.

Disa kamera madje mund të tregojnë një nivel të caktuar të agresionit. Kamerat i transmetojnë informatat në një kompjuter dhe në rastet e niveleve të rrezikshme të agresionit (kur një person duket i kuq), personi do të ndalet nga një roje sigurie për një inspektim të detajuar.

Ata kanë qen të kontrollojnë çantat tona: Para se bagazhi juaj të kalojë në avion, ai kalon nëpër pesë nivele sigurie dhe një prej tyre (përveç skanimit të përmbajtjes) përfshin kontrollimin e një qeni të veçantë që mund të gërryej dro.gë ose kimikate të tjera,

Ata e dinë atë që e keni mbajtur në duart tuaja: Ndonjëherë stafi i aeroportit u kërkon udhëtarëve të fshijnë duart mbi një copë pëlhure para se ta futin atë në një makinë të veçantë.

Kjo procedurë duket e frikshme, por në të vërtetë, nuk është. Ju po kontrolloheni nga një makinë që quhet atomizer. Para fillimit të ditës së punës, punonjësit vendosin mostra të kimikateve të rrezikshme në makinë si dro.ga ose eksplozivë.

Makina “memorizon” erën, dhe në rastin e duarve të një personi që nuhasin diçka si ato kimikate, ai i paralajmëron ata për këtë rrezik.

AdoΙes heηtja ρërjashtohet nga shkoΙΙa për shkak të një b Ιυze, arsyeja është..(Video)

Aadoleshente nga Shtetet e Bashkuara është suspenduar nga shkolla në Karolinën Veriore, për shkak të një bluze që e kishte veshur.

Kjo vajzë kishte veshur një bluzë me krah të hapur që ia kishte theksuar gjoksin, por ky nuk është arsyetimi i suspendimit të saj,


Arsyeja e vërtetë është që bluza “mund të zhvishet me një lëvizje”, më saktë mund të zhvishet me kapjen e saj “për krahu”.

Drejtorit të shkollës kjo nuk i kishte pëlqyer, dhe e kishte detyruar që ta ndërrojë bluzën.

Ai i kishte thënë se kishte veshur diçka të papërshtatshme dhe se duhet ta ndërrojë me një tjetër.

Edhe pse kishte veshur pallton e një shoqe, kjo nuk i kishte ndihmuar.

Zyrtarët e shkollës i kishin thënë se duhet ta thërras nënën, por pasi që nuk kishte mundur të flasë me të në telefon, ajo është suspenduar nga shkolla.

Çfarë mendoni ju, a mundet kjo bluzë të zhvishet nga trupi me vetëm një lëvizje?