Vajza e Eli Farës nuk përmbahet, “dj eg” rrjetin me ρozat e nxehta nga pishina

Marina Fara, vajza e artistet shqiptare Eli Fara, tashmë njihet për pozat ‘sexy’ që poston në Instagramin e saj.

Mirëpo këtë herë duket se “i ka vënë flakën rrjetit” me disa foto të cilat nuk lënë vend për imagjinatë.

E veshur me një trupore e cila i tregon trupin tej për tej, Marina pozon pranë një pishine duke treguar herë të pasmet dhe herë pjesë të tjera të trupit.

Në njërin nga postimet bukuroshja shkruan “Vajzë me fat”.

Edhe pse Marina ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e mediave rozë me historitë e saj të dashurisë, në këtë kohë që flasim nuk dimë asgjë rreth jetës së saj private.

Kujtojmë që disa vite më parë ajo publikoi një foto në Instagram ku u shfaq krah një partneri.

Mirëpo ajo u kujdes që të fshehi indetitetin e tij duke ja mbluar fytyren, dhe që atëherë Marina nuk u degjua më për histori të tjera.

“Kemi k rγer marr ëdh*nie edhe në kishë”, Pranvera akuzon priftin në Lushnjë: Kam fo to int*me me të

Në Fiks Fare mbërrin një denoncim nga zonja Pranvera e cila akuzon për mashtrim priftin Arkip Koçi. Sipas saj ajo ka patur një lidhje jashtëmartesore me priftin prej 5 vitesh, por që tani e ka ndërprerë. Ajo e akuzon se e ka mashtruar duke i premtuar se do të jetonin bashkë dhe si rezultat ajo ka prishur familjen e saj duke u ndarë nga burri dhe fëmijët.

“Më premtoi se do jetonte me mua, madje më ka dhuruar edhe unazën e mamasë së tij. Disa herë kemi kryer marrëdhënie seksuale edhe brenda në kishë në dhomën e rinisë dhe ai ka qenë me rrobat e priftit”, tregon Pranvera. Pranverën gjatë denoncimit të saj e shoqëronte edhe ish-bashkëshorti i cili e njeh Arben Koçin ose siç njihet me emrin e pagëzimit Arkip Koçi.

“Nuk e kisha kuptuar lidhjen e tyre, por shihja që Pranvera gjente çdo lloj justifikimi të mundshëm që të shkonte në Lushnje”, tregon ai. Arkip Koçi është prift në Kishën Orthodhokse “Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje. Vend të cilin Pranvera e përmend që është përdhosur nga figura e priftit, pasi brenda në kishë kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Po si nisi historia e tyre? “Unë e njoh Arbenin që vajzë e re dhe kemi pasur një lidhje në atë kohë, por më pas rrugët tona u ndanë dhe ne ndërtuam jetë dhe familje secili më vetë. Pas shumë kohësh rikthehem në kishën në Lushnje se do pagëzoja nipin dhe e ritakoj aty. Që asaj dite ne kemi komunikuar rregullisht filluam dhe historinë tonë të dashurisë që zgjati 5 vjet. Ai më premtoi se do të jetonte me mua thjesht po priste sa të rregullonte edhe djalin në shkollë”, tregon Pranvera.

Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj tregon se ajo mundohej gjatë kësaj kohe të organizonte shumë dreka darka familjare ku ishte i pranishëm prifti dhe se shpesh i thoshte se po komunikonte në internet me të, por që e kishte vetëm shok. Edhe pse më vonë familjet respektive e kishin zbuluar lidhjen e fshehtë të priftit me Pranverën dhe aty filluan edhe kërcënimet sipas denoncueses. “Familjet tona e morën vesh, madje gruaja e atij dhe fëmijët më shkruanin mesazhe kërcënuese që ndahuni , por ne nuk u ndamë”, tregon Pranvera.

Zonja vuri në dispozicion të Fiksit disa foto intime të sajat. Këto foto janë shkëputur nga momente të marrëdhënies së tyre intime në disa video live me priftin Arkip Koçi. Fiksi iu drejtua kishën në Lushnje ku gjeti priftin Arkip Koçi. Bashkë me Pranverën ata patën një ballafaqim ku denoncuesja i përmendi çdo gjë të historisë së tyre, por edhe marrëdhëniet seksuale që kishin patur në shtëpinë e Zotit. Prifti Koçi mohoi gjithçka dhe tha se e ka vetëm shoqe asgjë më shumë. I vënë përball fotove seksuale që Pranvera i vuri në dispozicion Fiksit, prifti u justifikua se ato ishin fotomontazh.

“I ka marrë fotot nga meshat që unë kryej dhe i ka vënë me atë përmbajtje intime”, shprehet prifti. Ndërsa për mesazhet që i kishin dërguar familjarët e tij Pranverës në Facebook duke e kërcënuar atë të largohej prej priftit, nuk dha asnjë përgjigje. Pranvera pohoi për Fiksin se kishte denoncuar marrëdhënien e saj me priftin edhe në Mitropolinë e Fieri, por që nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Fiksi kontaktoi me Mitropolinë e Fierit ku imzot Nikolla Hyka tha se e kanë kanë pezulluar nga puna priftin Arkip Koçi. /Top Channel/

EMRI/ “Prezantohej si grek!” Një nga më të kërkuarit në Europë, arrestohet në Madrid bosi shqiptar i dr ogës, e gjithë familja e përfshirë në organizim…

58-vjeçari shqiptar, Haredin Fejzulla, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vite burg, është arrestuar nga Policia Kombëtare në Madrid. Shqiptari u arrestua gjatë një operacioni ku në pranga ranë edhe 10 persona të tjerë.

Ai akuzohet për drejtimin e një bande me bazë në Belgjikë dhe për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, një biznes i paligjshëm me të cilin grumbullohej një pasuri prej më shumë se 4 milionë euro.

Haredin Fejzulla ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. Ai u dënua me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.

Një gjyq i vitit 2021 kundër Fejzullait zbuloi se 13 nga plantacionet gjeneruan rreth katër milionë euro, para të cilat besohet se u riinvestuan nga banda.

E gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizim. Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve. Vetë Fejzulla ndodhej në arrati që prej 22 shtatorit 2014. Nga kjo datë policia belge nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me shqiptarin, i cili prezantohej edhe si grek, duke përdorur emrat ‘Spiros’, ‘Robotis Postolis’ ose ‘Vasileios Samaras’.

“Një nga kokat e mëdha të korrupsionit është Berisha”, Romeo Kara nuk përmbahet: Ky ka kriminaΙizuar familjen dhe jo..

Avokati Romeo Kara, duke komentuar dosjen e SPAK për privatizimin e Partizanit, tha se Sali Berisha është ‘koka’ e korrupsionit në Shqipëri. Në intervistën për një emision televiziv, ai u shpreh se:

“Një nga kokat e mëdha të korrupsionit është Berisha, e them si qytetar dhe jo si avokat. Për herë të parë për kënaqësinë e një populli shumë të vuajtur, për rilindjen e një shprese, që në hapin e parë të drejtësisë, koka e parë e korrupsionit, po përballet me drejtësinë. Nuk ka asnjë lloj shpëtimi”,

Duke u ndalur te akuza e ndryshimit të ligjit për pronat, i propozuar nga qeveria e asaj kohe qëllimisht për të përfituar dhëndri i tij, ai tha:

“Këtë se di kush jurist kush e thotë por ka ndodhur edhe me CEZ, pasi bënë kontratën me një dëm të paimagjinueshëm, që në hapin e parë 150 milionë euro dëm, e çojnë pak para zgjedhjeve në parlament për ta miratuar. Ku kemi ne ligj që kur marrin pjesë dy tre veta, nuk marrin përgjegjësi. Kemi të bëjmë me krim të organizuar. Ky ka kriminalizuar familjen dhe jo më partinë e tij, siç janë këta persona që kanë votuar ligje të paligjshme dhe klienteliste, këta persona për mua duhen vënë përpara ligjit. Do të ishte më e thjeshta se kush janë këta që kanë firmosur, psh të 65 ata që kanë firmosur kanë para drejtësisë. Kaq shqiptarë që kanë vuajtur dhe janë mbytur duke kaluar Adriatikun, ia vlen që këta 65 që kanë vajtur pedelë dhe kanë firmosur cfarë thotë ai vetëm për të rreguuar menderen e tyre, duhet të përgjigjen para ligjit. Këta nuk fshihen dot pas gishtit dhe minarja nuk futet në thes. Kush është shkaktari, të gjithë para ligjit. Këta mendojnë se do ta kalojnë me këshilla bashkiake, parlament. Edhe këtu është pyetur një deputet i PR, s’e ka bërë ky medemek, që tregon se nuk e di mirë se si filloi, pikërisht ky është personi që ka kryetarin e partisë së tij ministër mbrojtje, dhe del që Saliu e ka dëgjuar aleatin republikan dhe ndryshon ligjin.“, tha ai.

E PADËGJUAR / Qindra luftëtarëve të Hezbollahut u shp ërthejnë radiomarrësat në duar e xhepa! Spitalet mbushen me të gjγ mtuar, çfarë dyshohet (Video)

Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Liban, ku qindra luftëtarë të Hezbollahut dhe civilë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, luftëtarëve të Hezbollahut u kanë shpërthyer radiomarrësat, në të njëjtën kohë.

Kjo ka shkaktuar që shumë prej tyre të marrin plagë të rënda duke humbur duart apo gishtat në disa raste, dhe plagë fatale për ata që e kanë patur radiomarrësin afër organeve jetike gjatë shpërthimit.

Mediat vendase raportojnë dyshimet mbi një sulm të inteligjencës izraelite, që disi ka arritur të hakerrojë rrjetin e radiomarrësve duke i bërë të shpërthejnë njëkohësisht, por kjo është ende e pakonfirmuar.

Spitalet në Liban janë parë të mbushur me qindra persona të dëmtuar rëndë nga shpërthimet, ndërsa raportohet se numri i të plagosurve mund të kalojë edhe 2,000.

Mes të plagosurve raportohet të jetë edhe ambasadori i Iranit në Beirut.

Kujdes! Pamjet mund të jenë të rënda!

Zbulohet arsyeja se pse disa njerëz flasin në gjumë, a duhet t’i zgjojmë ata?!

Çrregullimet e gjumit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në ditët e sotme. Mënyra e jetesës së përditshme dhe stresi ndikojnë shumë në mënyrën se si ne flemë. Termi mjekësor për çrregullimet që ndodhin gjatë gjumit quhet parasomnia. Klinika e gjumit në Alaskë thotë se sjelljet si ecja në gjumë, të folurit në gjumë, kërcitja e dhëmbëve, ankthet, tmerret e natës janë parasomni të zakonshme.

Sipas Michael Nadorff, Ph.D., profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Misisipit, ekzistojnë dy kategori kryesore të parasomnive: REM dhe jo-REM. Nadorff shpjegon se ankthet ndodhin gjatë gjumit me lëvizje të shpejta të syve (REM), ndërkohë që trupi është i imobilizuar. Megjithatë, ecja në gjumë, të folurit në gjumë dhe kërcitja e dhëmbëve janë të gjitha parasomni jo-REM që mund të ndodhin gjatë gjumit me ritme të ngadalta.

Pse flasim në gjumë?

Dr. Nadorff thotë se kjo sjellje shihet më së shpeshti kur njerëzit janë të privuar nga gjumi ose kanë dalë jashtë rutinës së tyre normale të gjumit. Të folurit në gjumë është shumë më e zakonshme tek fëmijët. Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, të folurit në gjumë ndodh në gjysmën e fëmijëve, por vetëm rreth 5 për qind të të rriturve.

Si të ndalojmë së foluri në gjumë?

Dr. Nadorff thotë se hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të ndaluar së foluri në gjumë është të keni një orar të rregullt të gjumit. Të shkosh në shtrat në të njëjtën orë çdo natë dhe të zgjohesh në të njëjtën orë çdo mëngjes mund të ndihmojë me shumë parasomni, duke përfshirë bisedën në gjumë.

Keni nevojë të zgjoni dikë që flet në gjumë?

Zgjimi i dikujt nga gjumi mund të jetë i lehtë, por zgjimi i një personi nga gjumi i thellë, të ngadalshëm, mund të jetë krijojë vështirësi. Individët që zgjohen nga ky lloj gjumi mund të jenë shumë të çorientuar dhe të lodhur, kështu që mjekët rekomandojnë t’i lini ata që flasin dhe ecin në gjumë që të flenë kur është e mundur.

A kanë kuptim gjërat që njerëzit thonë në gjumë?

Gjërat që njerëzit thonë në gjumë janë shpesh të pakuptimta, por edhe nëse dikush arrin të formojë një fjali të plotë në gjumin e tyre të thellë, Dr. Nadorff thotë se ndoshta nuk duhet të mendoni shumë për atë që po thonë

“Ku ka vend për dy, ka vend për tre”/ Moderatorja HABIT me mesazhin drejtuar Ramës: Do vij të f Ie me ty se tek..

Moderatorja e njohur Dajana Shabani nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri të emisionit D-Night. Gjatë emisionit prezantuesja përmendi një realitet të hidhur të metropolit shqiptar, atë të ndërtimeve pa kriter, e cila shkakton më pas dhe ndotje akustike, e cila vështirëson jetën e qytetarëve.

Nisur nga kjo Dajana ka një “thirrje” për kryeministrin Edi Rama.

“I dashur Edi (edhe Olsi, s’ka problem)! Aty ngjitur me mua ndërtohet e bëhet zhurmë ditë e natë. Duke qenë se shtëpinë nuk ma bleu as i dashuri dhe as mami me babin, kam vendosur të vij të fle te ty. Mos ma largo Lindën, ku ka vend për dy, ka vend për tre”, përfundon me humor Dajana Shabani.

‘Ç mendet’ 46-vjeçari shqiptar, kthehet në shtëpi i dehur dhe dh*non br* taIisht bashkëshorten

Policia italiane ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij 45-vjeçare.

Patrulla ishte lajmëruar nga fqinji i çiftit. Ai kishte dëgjuar britmat e të dhunuarës e e clia kishte dalë në rrugë, e gjitha e gjakosur.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zonja ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili pasi është kthyer në shtëpi i dehur, fillimisht kishte goditur fort murin dhe më pas grua.

Ajo, e cila ndodhej në dhomën e gjumit në orën e vonë, as që do ta kishte kuptuar se cilat ishin akuzat e bëra nga bashkëshorti i saj kur ai, përkundrazi, filloi ta godiste me grusht në kokë, duke mbajtur një celular në duar.

Zemërimi i 46-vjeçarit nuk do të ishte qetësuar as pasi të kishte parë fytyrën e gjakosur të gruas së tij, për shkak të një plage të shkaktuar nga goditjet e marra. Ajo doli jashtë t’u kërkonte ndihmë fqinjëve dhe ndërsa patrulla mbërriti në shtëpinë e të dhunuarës, ambulanca e kishte transportuar në urgjencën e qytetit.

Kur policia hyri në shtëpi për të parë çfarë kishte ndodhur, panë gjurmë gjaku në muret e hyrjes, në çarçafët në dhomën e gjumit dhe gjithashtu në një celular të thyer të braktisur në dysheme.

Në kuzhinë, efektivët gjetën sulmuesin në dysheme, të dehur, ndaj kërkuan ambulancë edhe për të.

Në spitalin e qytetit, mjekëve iu desh të qepnin plagën në tëmthin e zonjës, ndërsa sulmuesi ka rezistuar duke sulmuar verbalisht mjekët dhe policët, derisa u përplas me këta të fundit dhe e goditi njërin prej tyre me një shuplakë në gjoks.

I bllokuar dhe i sigurt, mjekët mundën ta trajtonin, ndërsa zonja, e liruar, vendosi ta denonconte, duke përshkruar serinë e ngacmimeve dhe sulmeve që kishte pësuar gjatë martesës së tyre dhe duke vendosur të transferohej në shtëpinë e vëllait.

I biri fIir tonte me një b urrë tjetër, flet nëna e priftit Xhufka: I them bravo të qoftë, vazhdo përpara, e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar

Pak ditë më parë, janë publikuar në një emision televiziv disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, ku ky i fundit shfaqej duke flirtuar me një mashkull tjetër për të kryer marrëdhënie s**suale me të.

Lidhur me këtë ka folur së fundmi edhe nëna e Xhufkës, e cila është shprehur se asgjë nga ato që janë publikuar nuk është e vërtetë apo e vërtetueshme.

Ajo theksoi se e mbështet të birin në rrugën e vet dhe i kërkoi të vazhdojë pa u ndalur në misionin e tij.

“Momenti normal që është shokues, por për sa kohë fëmija im nuk ka kryer marrëdhënie me të mitur, nuk kanë arritur në atë që kanë dashur të nxjerrin që shkon me meshkuj, për mua kjo është një nul, një dështim i atij lloj televizioni.

Pikë mbaroi. Për mua kjo nuk ka fare rëndësi dhe as më bën fare përshtypje. Djalit tim i kam thënë vazhdo përpara dhe mos u ndal. Atij bravo i qoftë për këtë që bën, dhe e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar, rrugën e Zotit”, tha ajo për Euronews Albania.

I bëri foto në sht rat të moshuarit dhe i mori 50 mijë euro, arrestohet Leonora Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar 41-vjeçaren Leonora Gashi, të cilën e shpalli në kërkim 4 ditë më parë dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e saj. Ajo dyshohet se përmes shantazhit me fotografi nga shtrati i ka marrë 50 mijë euro një të moshuari në Prishtinë.

Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të publikuar ditën e sotme, teksa ajo është vënë në pranga ditën e djeshme.

Leonora Gashi arriti që brenda pak ditësh ta bëjë për vete një të moshuar 71 vjeçar, të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm. Ajo e bindi 71 vjeçarin që të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat të moshuarit.

Duke e shantazhuar më pas se fotot do t’ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të merrte nga i moshuari plot 50 mijë euro.