U gjet e pàje të tre javë pasi ishte zhdukur, detaje nga vrasja e 8-vjeçares ! E mitura dγshohet se u ν ra nga xhaxhai pasi e kapi “mat” me nënën e saj

Një ngjarje tragjike trondit Turqinë pak ditë më parë, ku një vajzë 8-vjeçare, Narine, u gjet e pajetë tre javë pasi ishte zhdukur dhe kishte humbur çdo kontakt me familjen e saj.

Ndërsa dyshimet janë që e mitura është vrarë nga xhaxhai i saj, të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me motivin që shtyu atë të vriste mbesën e tij

Sipas versionit të fundit rreth krimit, Narine dyshohet është vrarë nga xhaxhai i saj, pasi ajo ka parë këtë të fundit duke bërë seks me nënën e saj.

Përballë rrezikut të zbulimit të lidhjes jashtëmartesore, xhaxhai dyshohet se ka vrarë fëmijën, me dijeninë e nënës së saj, ndërsa anëtarë të tjerë të familjes thuhet se kanë marrë pjesë në mbulimin e krimit.

Megjithatë, autoritetet turke ende nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar për të konfirmuar apo mohuar këtë version.

Gjithsej 22 të afërm të fëmijës së vrarë janë arrestuar, ndërsa më herët një gjykatë turke akuzoi nënën dhe një nga vëllezërit e saj për pjesëmarrje në vrasje dhe kërkoi masën e paraburgimit të tyre.

Trupi i Narines u gjet pas tre javësh kërkimesh të fshehura nën gurë në provincën Diyarbakir. Gjatë bastisjes, pyetja “ku është Narin” dominoi si në mediat sociale ashtu edhe në mediat turke, ndërsa kur u gjet trupi i fëmijës, ndërhyri edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për të thënë se do të kërkonte dënimin më të ashpër për përgjegjësit e vrasjes së Narine Guran.

Prokurorët në Dijarbakir akuzuan nënën dhe një vëlla të vajzës për bashkëpunim në vrasjen e tij. Gjashtë persona, përfshirë xhaxhain dhe kushërinjtë e Narines, janë akuzuar tashmë për shkatërrimin e provave të krimit.

ADN-ja e vajzës u gjet në makinën e xhaxhait, ndërsa ai, siç raportojnë mediat turke, kishte fshirë bisedat dhe mesazhet nga celulari në periudhën kritike menjëherë pas zhdukjes së vajzës. Në orët e fundit, autoritetet turke kanë arritur të rikuperojnë disa prej këtyre skedarëve të fshirë, përveç atyre të fshirë nga aplikacionet e tipit WhatsApp.

Rrebeshe dhe stuhi, parashikimi i motit për fundjavën! Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Por, për ditën e nesërme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri në orët e mesditës reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë. Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.

Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dyja vlerat (si në ato darkës ashtu dhe ato të mesditës). Në relievet malore vlerat minimale pritet të arrijnë vlerat deri në 7 grad celcius ndërsa ato të mesditës jo më shumë se 22-24 grad përgjatë ultësirës perëndimore. Vlera këto që janë disa gradë më pak sesa mesatarja mujore klimatike për vendin tonë.

“Më kanë futùr ndonjë gjë”/ Arjan Konomi: Mendova se do më hedhin nga avioni

Prej shumë kohësh, Arjan Konomi i është fokusuar udhëtimeve, duke lënë pas karrierën televizive.

Së fundmi, ai është “arratisur” në një tjetër udhëtim, por diçka e pazakontë i ka ndodhur pasi ka ngatërruar fluturimin. Destinacioni i Arjanit ka qenë për në Bocas del Toro, por përfundoi në një tjetër vend, në Chiriqui.

Ja një pjesë e rrëfimit të tij:

“Në mes të fluturimit, pasi kishin kaluar nja gjysmë ore dëgjoj pilotin që flet. Dëgjoj një Arhan Konomi, por j në spanjisht lexohet h dhe thashë sa ngjan emri im me fjalë spanjolle. Pastaj fillova vrisja mendjen e ka me mua dhe më zuri frika më kanë futur ndonjë gjë në valixhe.

Kur papritur vjen ndihmës piloti disa stjuardesa të gjithë vijnë tek unë dhe më thonë ju lutem mund të më jepni dokumentin dhe thash po këta mirë që do më arresotjnë, por të paktën mos më hedhin nga avioni. Më pyetën ku do shkosh dhe i thashë, “Bocas del Toro”, e filluan të shohin njëri tjerin dhe më thanë “po ky avion nuk shkon në Bocas del Toro”, po ku i thashë unë e më tha në Chiriqui”.

“E kam lënë shtàt zënë”/ Ish-banori i BBV do të bëhet baba? Rike Roçi i nxjerr sekretin dhe i publikon SMS-të: Hàkmarrje për…

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi ka habitur ndjekësit në një postim në “InstaStory”, teksa ka lënë të nënkuptohet se gazetari Bledi Mane do të bëhet baba.

Ajo ka publikuar një bisedë të Bledi Manes, ku ky i fundit ka dërguar një mesazh ku shkruan “E kam lënë shtatzënë”. Ndërsa personi me të cilin bashkëbisedon i shkruan: “Çfarë thua? Seriozisht e ke?”.

Rike Roçi, krahas bisedave private të Bledi Manes, shkruan se i bëri publike si shenjë hakmarrje për shkak të sekreteve që gazetari i ka nxjerrë asaj.

Megjithatë ish-banorja e BBV shprehet se nuk do të bëjë publik emrin e gruas që ai “ka lënë shtatzënë”, dule shtuar “po e kursej”.

“Është hakmarrje, edhe ti sekretet e mia i ke treguar para të gjithëve…nuk po e tregoj kë, po e kursej”, shkroi Rike në Instagram.

Nuk dihet nëse mesazhet Bledi Mane i ka shkëmbyer me Rike Roçin, apo asaj i ka rënë në dorë biseda e tij me dikë tjetër.

Gjithashtu, s’dihet nëse është një shaka mes dy ish-banorëve të BBV për të tërhequr vëmendjen, apo me të vërtetë një “hakmarrje” nga ana e saj.

Postimi në Instagram

Largimi nga “Shqipëria Live”, ja ku do e shohim Erjona Rusin këtë sezon

Sezoni i ri televiziv ka filluar me shumë risi, dhe një prej tyre ishte ndryshimi i moderatorëve të programit “Shqipëria Live”. Emisioni i riformatuar tani drejtohet nga Sidorela Gjoni, teksa prej 5 vitesh ishte nën moderimin e Erjona Rusit, e cila dy vitet e fundit bashkëmoderoi me Arjon Muçën.

Ky ndryshim ngjalli edhe spekulime se Erjona do të largohej nga Top Channel, gjë që rezulton e pavërtetë. Siç nënkuptoi edhe në mbyllje të sezonit disa muaj më parë, Erjona Rusi do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit të Top Channel, tanimë me emisionin e saj të përjavshëm, “S’e luan Topi”, që transmetohet çdo të shtunë pasdite.

Përveçse moderatore, Erjona është edhe autore e këtij formati, i cili është konfirmuar nga vetë televizioni përmes një promoje të re.

I bllokuan makinën dhe i hoqën patentën, Hati ironizon policinë (Reagimet)

Ditën e djeshme, çifti i njohur nga TikTok, Jashar dhe Hatixhe Brika, u përfshinë në një incident me policinë rrugore, e cila ka sekuestruar mjetin e tyre luksoz dhe i ka gjobitur ata për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Pas ngjarjes, Hatixhe Brika, e njohur si Hati në rrjetet sociale, ka reaguar me ironi ndaj autoriteteve.

“Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot”.

Ndër të tjera, ajo i bën thirrje partnerit të bëjë gati helikopterin, ndërsa ndan edhe video duke parë mjete të tjera në sallone makinash luksoze.

“Jemi që jemi, po shikojmë për makinën e radhës”, shkruan ajo.

Ndërkohë, ditën e sotme ajo shkruan:

”Merrini mirë informacionet herë tjetër”,– teksa ndodhet brenda makinës, në vendin e pasagjerit, duke nënkuptuar se patenta iu është hequr vetëm asaj, e jo partnerit, Jasharit.

Sikurse shihet, asnjë masë nuk i ndalon e nuk i vë fre aventurave e dëshirave që Hati dhe partneri i saj kanë.

Ky shembull, nuk është ai që duhet promovuar në rrjetet sociale, aty ku të rinjtë kalojnë shumicën e kohës.

Dalin pamjet e fr. ìkshme nga aksi denti i Krisian Boçit dhe fëmijëve të tij! Makina luksoze “GLE” përfundoi në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte.

Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit biznesmeni i njohur Kristian Boçi në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia r lartë. Pranë spitalit të Lushnjës mësojmë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

Meteorologët ngrenë aΙãrmin dhe paraΙajmërojnë: Europa po përgatitet për përmbýtjet më të mëdha në dekadat e fundit

Europa Qendrore po përgatitet për përmbytjet më të mëdha në dekada për shkak të ciklonit Boris, i cili pritet të godasë disa vende këtë fundjavë.

Sipas meteorologëve çekë dhe polakë, në disa zona të vendeve të tyre priten deri në 400 litra shi për metër katror në katër ditët e ardhshme dhe rreth 200 litra në Austri dhe Sllovaki.

Rezervuarët për grumbullimin e ujit, kryesisht në afërsi të digave, u boshatisën në mënyrë që të mos përmbyten. Në Poloni, janë paralajmëruar banorët në jug të vendit, kryesisht qytetet rreth lumit Oder, Wroclaw dhe Opole.

Në Wroclaw, i cili ka 675 mijë banorë, zyrtarët komunalë krijuan një qendër në rast krizash. Sipas ministrit çek të Mjedisit, Petar Hladik, situata në vend “mund të jetë e ngjashme me atë të viteve 1997 dhe 2002”.

Përmbytjet në vitin 1997 goditën Moravinë në lindje të Republikës Çeke. Të paktën 50 njerëz vdiqën dhe pati disa miliardë dollarë dëme. Në vitin 2002, përmbytjet goditën perëndimin e vendit, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke shkaktuar edhe më shumë dëme se në vitin 1997.

Qytetet në Moravia ngritën barrier, për shkak të frikës të përmbytjeve, me erëra që priten deri në 100 kilometra për orë.

Dhjetëra evente kulturore në rajon janë anuluar, duke përfshirë festivalin vjetor të verës në Znojmo, i cili tërheq dhjetëra mijëra vizitorë. Festivali romak gjithashtu u anulua në Carnuntum të Austrisë.

Sipas televizionit austriak ORF, niveli i ujit të Danubit mund të rritet në nivele që nuk janë parë për pesë deri në dhjetë vjet.

Kancelari austriak, Karl Nehammer tha se ushtria është e gatshme të dërgojë deri në një mijë ushtarë nëse është e nevojshme. Ushtria sllovake dhe zjarrfikësit vullnetarë janë gjithashtu në gatishmëri.

Reshjet mund të jenë më të mëdha se ato që goditën Europën Qendrore në vitin 2013.

Makina për pIaset me kamionin, ν* esin dy shqiptarë

Aksident tragjik në Maqedoni. Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën magjistrale Gostivar Kërçovë. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur mes një veture me targa të Gostivarit dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Shoferi i veturës BMV, të cilin e ka drejtuar 54-vjeçari nga Gostivari me inicialet B.H. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq bashkudhëtarja e tij, 53-vjeçarja me iniciale T.R. është dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar, por nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Shoferi i kamionit, 60-vjeçari nga Kosova me inicialet A.T. nga aksidenti ka marrë lëndime trupore ndërsa i njëjti është ndaluar dhe gjatë ditës pritet të dalë para gjykatësit./ Alsat

LAJM I FUNDIT/ Arti në zi. Ndahet nga jeta profesori dhe kompozitori i njohur Shqiptar…

Profesori i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve, kompozitori dhe muzikologu i njohur Edmond Buharaja është ndarë nga jeta këtë të enjte, duke lënë pas trishtim të madh, te familja, miqtë e kolegët e shumtë të arteve.

“Ishte shpejt për ty i dashur Edi, shumë shpejt, tē shkoje matanë, në atë botën që nuk është as tonale, as atonale, por që është thjesht bota pa tinguj, që ti i njihje më mirē se gjithkush“, shkruan profesori dhe akademiku Vasil Tole.