Ish konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj ka ironizuar me një koment në mediat sociale.
Një ndjekës i Shqipes ka aluduar se ajo dhe Bledi Mane po bashkëjetojnë prej kohësh.
“Bledi, zemra ku je? Unë sapo mbërrita në shtëpi, hajde se kemi gatu makarona sot”, shkroi pos tjerash Shqipja, duke bashkëngjitur edhe disa emoji duke qeshur.
E storien e Shqipes e ripostoi edhe Mane.
Sigurisht, ky reagim i Shqipes na lë të kuptojmë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri!
Roza Lati është një nga moderatoret shumë të dashura për publikun e muajt e fundit edhe një personazh mjaft i përfolur në rrjet, sidomos pas pjesëmarrjes në BBV3.
Së fundmi moderatorja duket se ka konfirmuar romancën e saj përmes disa postimeve në Instastory.
“Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”, shkruan Roza duke postuar pamje nga një takim romantik në një ambient me lule, verë dhe muzikë të mirë.
Moderatorja nuk ka treguar asgjë lidhur me personin që i ka “vjedhur” zemrën, por duket që është mjaft e lumtur.
Duket se jeta e Rozës u bë edhe më e bukur pas pjesëmarrjes së saj në BBV. Vet moderatorja tha se hyrja në BBV ishte një vendim i marrë në një nga momentet e saj më të vështira në jetë…ndërsa tani duket sikur gjithçka po shkon mirë me Rozën: ajo mori dashurinë e publikut edhe më shumë pasi shpalosi veten me të gjitha ngjyrat e saj, së shpejti do ta shohim në ekran në një projekt tërësisht të ri e së fundmi, duket se Roza ka gjetur edhe dashurinë.
Steve Dunn është vjeçari gjerman i çil në datën 8 korrik të këtij viti është nisur në këmbë nga Gjermania për të mbërritur në Pogradec më datën 13 shtator.
Gjatë këtij udhëtimi i është dashur të kalojë me dhjetra shtete e të përshkojë plot 2400 kilometra për 63 ditë.
“Jam 67 vjeç, në datën 8 Korrik nga shtëpia ime u nisa në këmbë për të ardhur në Shqipëri. Kalova nga Austria, Sllovenia, Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi e arrita me ne fund ne Shqipëri. Pas pak do të shkoj në Greqi. Qëllimi im final është tja dal te shkoj ne Athinë dhe Korinth të Greqisë. Ky udhëtim është 2400 kilometra“.
Steve Dunn tregon se në jetën e tij ka qenë shumë aktiv në sporte ndërkohë që dëshirën për të ardhur në Shqipëri në këmbë, i ka lindur vitet e fundit.
“Në jetën time kam qenë shumë aktiv me sporte por në 2012 më lindi dëshira të bëj një ecje të tillë. Vitin e kaluar eca nga Gjermania në Spanjë, e aty ndërmora sfidën të forcoj këmbët e vij në vendin tuaj fantastik. Ishte një udhëtim sfidues por më duket se po ja dal”- u shpreh ai.
Gjermani që eci për mijëra kilometra tregon se Shqipëria i ka bërë përshtypje për bukuritë natyrore dhe mikpritjen që njerëzit i kanë bërë atij
“Është hera e parë në Shqipëri, vend fantastik, vendet malore, liqeni, me besoni që gjithë njerëzit i kam takuar kane qenë dashamirës e të dashur. Takova një djalë të ri në rrugë, po punonte në firmë ndërtimi, më pyeti se çfarë më pëlqente nga Shqipëria. Këtu ka filluar të punohet e zhvillohet shumë, ka një të ardhme ky vend, por ajo që më ra në sy, është mungesa e të rinjtë. Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri, duhet një gjenerate e fortë për këtë komb”.
Nga Shqipëria për gjermanin udhëtimi do të vijojë drejt Greqisë, me shpresën se do të mund të arrijë në këmbë deri në Athinë.
Eklipsi i dytë hënor i vitit 2024 do të ndodhë më 18 shtator dhe do të jetë i pjesshëm, tha Departamenti i Astrofizikës në Fakultetin e Fizikës të Universitetit Shtetëror të Baku.
Sipas Departamentit, eklipsi i pjesshëm do të fillojë në orën 04:41:02 me kohën e Baku (GMT+4) dhe do të përfundojë në orën 08:47:18. Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 06:44:10.
Faza e pjesshme do të fillojë në orën 06:12:48 dhe do të përfundojë në orën 07:15:35, ndërsa faza penumbrale do të fillojë në orën 04:41:02 dhe do të përfundojë në orën 08:47:18.
Ky eklips i pjesshëm hënor do të jetë i dukshëm nga rajonet ku Hëna është mbi horizont, duke përfshirë Amerikën Veriore dhe Jugore, Antarktidën, Afrikën, Evropën, Azinë Perëndimore dhe Rusinë jugperëndimore.
Në Azerbajxhan, eklipsi hënor gjysëm do të jetë i dukshëm nga ora 04:41 deri në 06:19 të mëngjesit.
Ledjona Xheladinaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé”, në T7, në Kosovë, nga i cili ka ndarë me publikun disa prej përjetimeve të saj si nënë, por edhe lidhjen që ka me vajzën. Gazetarja, gjithashtu, foli edhe për raportin me publikun, në mënyrë të veçantë për atë të Kosovës.
Ajo shprehu një ndjesi të veçantë për shqiptarët e Kosovës, duke thënë: “Më duket sikur ju kosovarët na doni më shumë”. Në intervistë, ajo theksoi lidhjet e forta kulturore dhe emocionale që ekzistojnë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, por nuk është pajtuar kurrë me ndarjen Kosovë – Shqipëri.
Modelja dhe ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale.
Teka fliste për karrierën dhe jetën e saj ndër vitë, Vuthaj theksoi rëndësinë e parasë, për të cilën u shpreh se është një mjet thelbësor që ndihmon në tejkalimin e sfidave të përditshme.
“Jam rrit me një familje me shumë pak të ardhura sidomos para luftës, jeta e shumicës së fëmijëve ka qenë shumë e vështirë. Unë e di se çfarë do të thotë mos me pas pare. Për ata që thonë se paraja nuk të bën të lumtur, me siguri nuk kanë provuar kurrë varfërinë.
Veç kush e ka përjetuar varfërinë e kupton sa e rëndësishme është paraja, për të patur një jetë të stabilizuar”, u shpreh ajo në emisionin “Canapé.
Vuthaj është përfolur për një lidhje dashurie me një biznesmen nga India, Chetaan Sandesara, 24 vjet më i madh.
Gjatë rrëfimit të saj ish-missi ka theksuar rëndësinë e një mashkulli në krah, duke ngritur kështu dyshime se është në një lidhje dashurie.
“Është ma ndryshe kur e ke një mashkull në krah”, duke shpjeguar se mbështetja dhe inkurajimi nga partnerët mund të ndihmojnë në avancimin e karrierës dhe realizimin e objektivave personale.
Drejtoresha e burgut më të madh të Ekuadorit në Guayaquil, një qendër paraburgimi që shpesh bëhet skena e kryengritjeve të përgjakshme të të burgosurve, u vra të enjten, tha shërbimi i vuajtjes së dënimit të vendit të Amerikës Latine, SNAI.
“Drejtorja e Qendrës së Paraburgimit Nr. 1 të Guyanezit, Maria Daniela Ikasa Isavala, vdiq pasi u sulmua nga njerëz të armatosur në rrugë”, tha agjencia e saj, duke shtuar se zyrtarja ndërroi jetë në spital.
Policia “është në vendngjarje për të nisur hetimet që do të mundësojnë identifikimin” e autorëve të vrasjes, vijoi SNAI. Sipas të njëjtit burim, ka mbetur i plagosur një tjetër punonjës i shërbimit. Burgu Nr. 1 i Guayas është dëmtuar shpesh nga konfliktet e bandave dhe trazirat e përgjakshme vitet e fundit. Në total, mbi 460 të burgosur janë vrarë brenda burgjeve ekuadoriane që nga viti 2021. Drejtori Icasa është zyrtari i dytë i SNAI që vritet brenda muajit aktual.
Ky ka qenë ndodhta i vetmi rast kur të gjithë krerët e politikës shqiptare ndodheshin në të njëjtin avion.
Më 21 janar 2006, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare.
Lajmi i zi që vinte nga Prishtina, u përcoll me trishtim edhe në Shqipëri, ku figura të politikës shqiptare u nisën së bashku për të nderuar për herë të fundit kreun e shtetit të Kosovës, që ende nuk e kishte fituar pavarësinë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dhe xhiruara për emisionin “Opinion”, emrat kryesorë të politikës shqiptare lanë pas çdo përpl asje
me njëri-tjetrin për t’u nisur së bashku në Prishtinë me avionin e orës 20:30 të linjës Prishtinë-Tiranë.
Në vendet e para të avionit shfaqet i ulur presidenti Aleksandër Moisiu, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshorta e tij, Lirie.
Menjëherë pas tij shfaqet lideri i opozitës së asokohe, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
Por ky i fundit është gjatë gjithë kohës në celular, si një mënyrë për të shmangur “ar mikun” e tij politik, Berisha.
Po ashtu, në avion pikaset edhe Jozefina Topalli, Arben Imami, Bamir Topi dhe të tjerë.
Rugova humbi betejën e tij me kancerin e mushkërive në janar 2006, në mandatin e tij të dytë si president.
Në atë pikë, ai po merrte pjesë në negociatat e drejtuara nga OKB-ja me Serbinë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, që çoi në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008.
Por për fat të keq, nuk e arriti kurrë. Gjatë kohës që ishte gjallë, Rugova udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 1989 deri në vde kjen e tij.
Emigrimi në një vend të huaj është gjithnjë i vështirë, e kjo për disa arsye.
Një ndër to është gjetja e një pune dhe sigurimi i të ardhurave dhe në plan të dytë kalon ambientimi dhe përshtatja me njerëzit.
Ky fenomen është përhapur shumë në vendin tonë dhe të rinjtë kanë synim të largohen një herë e mirë nga Shqipëria, pasi mundësitë për punë këtu janë të pakta.
I trishtueshëm është fakti se kur shkojnë jashtë, shqipet, megjithëse mund të kenë përfunduar në një degë me rezultate të larta,
përfundojnë punonjës në zanate apo punë të thjeshta që nuk kanë lidhje me profesionin e tyre.
Një rast i ngjashëm ka mbërritur ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania, ku në makinerinë e kafes në një qendër tregtare në Como, Itali është parë një fletushkë e pazakontë.
Aty një vajzë 26-vjeçare kishte shkruar emrin e saj dhe kishte lënë numrin e telefonit duke bërë kërkesën e saj për punë si pastruese apo kujdestare të moshuarish.
Një qytetar ka shkruar për redaksinë e JOQ Albania. Pershendetje JOQ! Shikoni se si kerkon pune shqiptarja ne Como, Itali kete leter e shikova ne nje qender tregtare!”