G rυaja shqiρtare kërkon ρunë në Itali, njοftimi i saj i HABlTl të gjithë

Emigrimi në një vend të huaj është gjithnjë i vështirë, e kjo për disa arsye.

Një ndër to është gjetja e një pune dhe sigurimi i të ardhurave dhe në plan të dytë kalon ambientimi dhe përshtatja me njerëzit.

Ky fenomen është përhapur shumë në vendin tonë dhe të rinjtë kanë synim të largohen një herë e mirë nga Shqipëria, pasi mundësitë për punë këtu janë të pakta.


I trishtueshëm është fakti se kur shkojnë jashtë, shqipet, megjithëse mund të kenë përfunduar në një degë me rezultate të larta,

përfundojnë punonjës në zanate apo punë të thjeshta që nuk kanë lidhje me profesionin e tyre.

Një rast i ngjashëm ka mbërritur ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania, ku në makinerinë e kafes në një qendër tregtare në Como, Itali është parë një fletushkë e pazakontë.

Aty një vajzë 26-vjeçare kishte shkruar emrin e saj dhe kishte lënë numrin e telefonit duke bërë kërkesën e saj për punë si pastruese apo kujdestare të moshuarish.

Një qytetar ka shkruar për redaksinë e JOQ Albania. Pershendetje JOQ! Shikoni se si kerkon pune shqiptarja ne Como, Itali kete leter e shikova ne nje qender tregtare!”