Ç lFTl e ‘b. ën’ në mes të υrbanit, shoferi ndaIon dhe u bën gj ëmën

Një çift nuk është përmbajtur, duke iu dhënë njeri-tjetrit në një autobus urban.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Itali.

Siç raporton “Il Messaggero”, ndodhia e pazakontë u shënua rreth orës 6:30 të dielën në mëngjes, në autobusin e linjës 280.

Një djalë nga Roma 17-vjeçar dhe një vajzë me origjinë sarde 28 vjeçe, e cila jeton në Romë, hipën në autobus pasi kishin kaluar një natë jashtë në klab.

Duke konsumuar aIkooI. Kështu, në mjetin e transportit urban, vendosën ta çonin argëtimin në një tjetër nivel…

Ndoshta autobusi nuk ishte shumë i mbushur me njerëz, e kjo ndoshta ka bërë që ata të humbnin kontrollin dhe duke kaluar në një marrëdhënie të plotë seks.uale, përpara udhëtarëve të tjerë.

Në atë pikë, shoferi ndaloi dhe lajmëroi karabinierët.

Efektivët, pasi mbërritën në vendngjarje, i ftuan të dy të mbledhin veten.

Ndaj çiftit ka nisur për procedim penal në gjendje të lirë për akte të tu.rpshme në publik

Gr. υaja gjen m αskën brenda në kόfshën e ρυΙës

Një fëmijë gjen një maskë për fytyrë në kofshën e pulës që ajo do ta hante.

6-vj eçarja po ushqehej me kofshë pulë që nëna e saj i kishte marrë në McDonald’s në Hampshire, transmeton lajmi.net.

Pasi vajza filloi të ushqehej, ajo e vëren që kishte vështirësi në përtypjen e ushqimit kur më pas shikon që në mishin që ajo po hante ishte e vendosur një maskë për fytyrën.

Më pas nëna e vajzës kërkon që të bisedojë me menaxherin por ata nuk i kërkojnë falje për gabimin që sapo kishte ndodhur.

VIDEO / Bes Kallaku në situatë të vështirë, fëmijët po qajnë…

Aktori i humorit Bes Kallaku, ka ndarë së fundmi një shqetsim me ndjekësit e tij nëpërmjet një videoje të postuar në rrjete sociale.

Teksa është nisur për një udhëtim, Milano-Rinas, aktori është përballur me një situatë tepër të sikletshme.

Së bashku me pasagjerët e tjerë në avion, kanë qëndruar për një orë pa ajër të kondicionuar dhe nga pamjet e ndara nga vetë Besi, të cilat do të paraqiten më poshtë shihet qartë rrëmuja dhe situata kaotike e krijuar aty.

“Një tmerr, fëmijë që qajnë, sikur me pas dalë nga deti, nga dushi. Tashi na kanë nxjerrë jashtë me marr frymë. Tashi na kan fut në autobus, sepse ka ajër të kondicionum”, shprehet Besi.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 29 Korrik 2024

Dashi

Edhe pse do dëshironi te kaloni me tepër kohe me partnerin, nuk do e keni këtë mundësi. Te dy do jeni shume te angazhuar dhe nuk do mundeni dot te shkëputeni. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar duhet ta verifikoni mire buxhetin para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Demi

Pozicionimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite sa për te ndikuar pozitivisht tek jete juaj ne çift. Çdo gjë do jete si zakonisht dhe here pas here mund te keni debate te vogla. Beqaret do jene mendjemëdhenj dhe kjo do i beje te tjerët te mos ju afrohen shume. Me financat duhet me shume maturi se kurrë. Situata do jete shume delikate. Kujdes!

Binjaket

Do jeni shume serioze ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e hidhni çdo hap pasi ta keni menduar mire. Nuk pritet pasion i zjarrte, por as probleme. Beqaret do kenë një dite harmonike dhe plot emocione. Do ndiheni mire edhe ashtu si jeni, por as takimet nuk do mungojnë. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi. Menaxhojini me kujdes te ardhurat.

Gaforrja

Adrenalina do shtohet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet sepse do përballen me zhgënjime. Financat do jene te mire, por serish nuk rekomandohet te kryeni investime te pamenduara mire.

Luani

Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv gjate kësaj dite dhe ju do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni. Shprehjani gjithçka partnerin ne mënyre qe lidhja juaj te ece ne rrugën e duhur. Beqaret do jene me humor shume te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te stabilizohet.

Virgjeresha

Dite mjaft pozitive dhe interesante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe mund te merrni edhe vendime mbi te ardhmen. Për beqaret nuk do ketë dashuri ne këto momente. Duhet ende te bëni pak durim. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse do keni vështirësi te mëdha me vone.

Peshorja

Dite mjaft e animuar dhe e bukur kjo për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te shumëfishta dhe do doni qe ato momente te mos mbaronin kurrë. Beqaret nga ana tjetër do jene sharmante dhe do e kenë me te lehte për ta bere për vete personin qe pëlqejnë. Financat duhen pasur me ne vëmendje se kurrë. Po i late pas dore do keni probleme serioze.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje qe prej kohesh sot do mendoni te hidhni disa hapa me tej. Do përjetoni emocione për këtë fakt dhe disa do kenë frike për gjërat qe mund te ndodhin, Relaksohuni sepse gjithçka do shkoje për mrekulli. Për beqaret nuk priten surpriza te mëdha gjate kësaj dite. Gjithçka do jete si zakonisht. Financat do jene aq te favorshme sa ju mund te kryeni investimet e menduara.

Shigjetari

Kjo sotmja do jete një nga ditët me te bukura te jetës suaj. Do kaloni momente pasionante dhe emocionuese me partnerin dhe do merrni edhe një propozim te mrekullueshëm prej tij. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri. princi i kaltër do jete shume afër tyre. Ne planin financiar nga ana tjetër duhet te mbizotërojë vigjilenca dhe kujdesi.

Bricjapi

Sot do i tregoni edhe njëherë partnerit tuaj sa shume e dashuroni dhe marrëdhënia me te do filloje te ngrohet akoma me tepër. Ne mesdite mund te merrni edhe një dhurate surprize prej tij. Asgjë e re nuk pritet për beqaret. Mundohuni te kaloni me tepër kohe me miqtë qe te mos mendoni për dashurinë. Ne planin financiar do e keni te nevojshme te hiqni dore nga shpenzimet e mëdha.

Ujori

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do flisni hapur për gjithçka qe ju shqetëson dhe me mirëkuptim do gjeni edhe zgjidhjen e duhura. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe do arrijnë me pas te zgjedhin personin e duhur. Saturni do ju ndihmoje te zgjidhni problemet financiare. Do ndiheni me te qete ne këtë sektor.

Peshqit

Me më shume komunikim dhe bashkëpunim ne jetën tuaj ne çift do mund t’i sqaroni mosmarrëveshjet dhe debatet qe keni pasur. Kjo do ju beje te ndiheni me te qete. Beqaret do mahniten nga personat qe do takojnë dhe do bëjnë gjithçka për t’i joshur. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu për gjera pa vlere sepse do pendoheni shpejt.

VIDEO+FOTO/ Bebe Rexha vjen në Tiranë, pi kafe me kushërirën e saj: Shqipëria më duket mirë!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha këtë fundjavë ka ardhur në Tiranë, pas vizitës në Kosovë ku performoi në “Sunny Hill Festival”.

Mëngjesin e kësaj të diele, Bebe po e kalon nën shoqërinë e deputetes Monika Kryemadhi, teksa ka postuar një foto në rrjetet sociale me këtë të fundit duke pirë kafe së bashku. “Familje” shkruan Bebe krahas fotos.


Vlen të theksohet fakti se Monika Kryemadhi gjatë një interviste televizive ka treguar se mamaja e saj dhe babai i këngëtares janë kushërinj të parë, por janë një familje që kanë shumë marrëdhënie të afërta.

Bebe Rexha është nga Dibra e Madhe njësoj si Monika Kryemadhi, por këngëtarja ka lindur në Brooklyn, në New York.

https://streamable.com/e/tqiq19?quality=highest

Ndërkohë, Bebe Rexha ka publikuar në rrjetet sociale dhe pamje të tjera nga Tirana, ku në një prej tyre shkruan: “Shqipëria më duket mirë”.

I mituri nuk i puthi dorën, Erdogan godet me shuplakë një djalë të vogël. Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit (Video)

Një video e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ai godet me shuplakë një djali të vogël, i cili nuk i puthi dorën.

Incidenti, sipas mediave të huaja ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes, ku Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e banesave.

Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre, dhe teksa Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t’i puthur dorën, djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe nuk ia puthi dorën, e më pas presidenti e goditi me shuplakë.

Siç shihet edhe në video, i mituri më pas i puthi dorën, ndërsa presidenti i Turqisë i ka dhënë para djalit tjetër të familjes.

“Forcohet pasaporta shqiptare”- Ministri i Jashtëm: Qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, së fundmi edhe në…! Ja lista e vendeve

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka dhënë lajmin se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo sipas tij falë edhe bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruan ministri Hasani.

Ilnisa dhe Meritoni i ‘vënë flakën’ rrjetit, ndajnë me ndjekësit momente romantike nga pushimet

Çifti i cili u njoh në Big Brother VIP, Ilnisa dhe Meritoni, po shijojnë një verë të paharrueshme së bashku.


Ata ndajnë shpesh momente romantike dhe të lumtura nga jeta e tyre, ndërsa tani kanë publikuar foto të reja nga pushimet.


Çifti shfaqen të lumtur krah njëri tjetrit dhe në formë të mirë. Në pishinë, duke pirë kokteil, apo duke bërë sporte të ndryshme në det, ata duken më energjikë se kurrë.

https://www.instagram.com/_u/ilnisa.agolli/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c20c0e19-0886-49eb-9cdc-3555737d179e&ig_mid=332D6AAA-F5E9-4029-BA91-A24E6ADC953B

Ra nga Maja e Thatë, ky është 30-vjeçari që humbi jetën në Tropojë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tropojë të premtën e 26 korrikut, ku 30-vjeçari Liridon Azemi nga Kosova, ra nga Maja e Thatë, i cili humbi edhe jetën.

Ai u rrëzua nga lartësia më 26 korrik, por vetëm ditën e djeshme u arrit që të nxirret trupi i pajetë i të riut, për shkak të terrenit të vështirë ku ishte e vështirë ndërhyrja.

30-vjeçari nga Podujeva, ka qenë duke eksploruar bjeshkët e Tropojës, ndërsa dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, i riu ra nga lartësia.

Është dashur ndërhyrja e helikopterit për të nxjerrë trupin e pajetë, ndërsa në bashkë me të ishin edhe 3 persona të tjerë që ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njihuni me të vetmin plazh në Shqipëri ku shezllonet kushtojnë 200 lekë!

Ekziston një plazh në Shqipëri ku çmimi i shezllonit është 200 lekë.

Dhe ta mendosh që në disa plazhe në jug të vendit një shezllong shkon deri në 20 apo 30 mijë lekë (të reja).

Bëhet fjalë për plazhin e Darëzezës ku koha duket se ka ndalur 15 vite më parë.

Në këtë vend gjen zhezllonge vetëm për 200 lekë, por nëse nuk do, mund të vendosësh çadrën tënde pak më larg dhe merr rreze dielli për ‘shtatë palë qefe’!