Άksident i rëndë, 22 vjeçarja ρërplas për νdekje 56 νjeçarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e së martës në Tapizë.

Një 22 vjeçare, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka përplasur për vdekje një 56 vjeçar.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Çështja u rihαρ pas dëshmisë së kaΙΙëzuesit të rremë”, Meta në SPAK: Jam thirrυr për telenovelën ÇEZ-DIA (VIDEO)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pak para se të hynte në ambientet e SPAK. Ai tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.

“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun.

Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2029 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta.

Çfαrë i dha grυαja e ρanjohur Ramës para se të takonte Melonin? Μisteri që po trazon rrjetin (Video)

Kjo video tregon një moment nga vizita e fundit e Ramës në Itali ku nënshkroi papritur një marrëveshje që ka ngjallur shumë paqartësi dhe jo pak revoltë.

Në video shihet se dicka e veçantë i ndodh Edi Ramës kur ai sapo doli prej makinës zyrtare italiane të mikpritjes.

Ndërkohë që në sfond shifet Meloni duke pritur Ramën, një grua e cila ndodhet brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë iu afrua Ramës dhe duke i folur i jep diçka, të cilën Rama e futi në xhep i zënë pak ngushtë.

Mbetet mister se ç’gjë mori Rama dhe më pas e futi në xhep duke vazhduar të ecë drejt Melonit që e priste pak metra përballë.

Kaq urgjente ka qenë dorëzimi i objektit, saqë as shefi i protokollit të Palazzo Chigi që e priste Ramën disa metra më tutje për ta shoqëruar tek Meloni nuk ka mundur të jetë më afër se personi që e dorëzoi.

Gruaja për koincidencë i ngjan kryesekretares dhe kryekëshilltares së Melonit, Patrizia Scurti, por DITA nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e saj. /Dita

Video Player

Dhυnoi 3-vjeçaren në koρsht, ρrocedohet ρenalisht edukatorja: E godita të bindej për të marrë …

Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima, e cila u denoncua nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve” për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare.

Sipas dëshmisë së saj para uniformave blu, të siguruar nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, mësohet se ajo ka deklaruar se e ka goditur me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.

Ndërkohë, ajo ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime. Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje.

Ajo ka thënë se më pas është kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën, teksa pretendon se vajza mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Majlinda Dehima gjithashtu është shprehur se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

Rasti i paprecedentë, që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, vuri në lëvizje të gjithë instancat, për të kuptuar së pari që kopshti “Stinët” ka operuar i palicensuar.

Dhuna ndaj 3-vejçares, e la atë me këmbë të thyer, ndërsa ishte nëna e të miturës që vendosi ta denoncojë dhe ta bëjë publike këtë ngjarje të rëndë./tvklan.al

Kamρioni i Europës në boks nxjerr αrmën dhe ρΙagos 4 persona përpara lokalit! (Video)

Agjencia ruse e lajmeve TASS publikoi një video shqetësuese ku shihet ish-kampioni evropian i boksit Nikita Ivanov duke plagosur katër persona.

Ivanov, i cili ishte dukshëm i dehur, më herët kishte hyrë në konflikt fizik me disa persona.

Duke qenë se nuk mundi t’i rezistonte, ai nxori një armë dhe i qëlloi para një restoranti në qendër të Moskës.

Sipas mediave ruse, një nga kalimtarët i ka marrë armën Ivanit dhe më pas policia e ka mundur dhe e ka arrestuar.

https://twitter.com/OSINTNic?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1721257472445272148%7Ctwgr%5E170a721e6f3a0fdaf797f94ff3448f76166d2069%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkampioni-i-europes-ne-boks-nxjerr-armen-dhe-plagos-4-persona-perpara-lokalit-video%2F

“Mund të jetë dëmtuar tek kreνati”- Zbardhet dëshmia e edukatores që dhυnoi bαrbarisht 3-νjeçaren: E qëΙΙova për vëmendje, sepse qante

Pas një jave, nga ngjarja, Policia shoqëroi ditën e sotme (07 Nëntor) edukatoren e kopshtit që dhunoi 3-vjeçaren e cila përfundoi me këmbë të thyer në spital.

Pas shoqërimit të saj, është zbardhur dhe dëshmia që Majlinda Dehima ka dhënë në Komisariat ndërsa thuhet se ka treguar se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Dehima ka deklaruar se pasi vajza është zgjuar në orën 15.03 e ka parë duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e enjtur.

Më tej, ajo shpjegon se për këtë situatë e ka vënë në dijeni Drejtoreshën e kopshtit.

Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo mësohet se ka thënë, se ka bërë që të kishte vëmendje sepse qante.

Lëkυndje tërmeti ndihen në jug të Shqipërisë, ja ku ishte eρiqendra

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Gumenicë të Greqisë.

Raportohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Gjirokastër, Sarandë dhe zonat e tjera përreth.

Paraprakisht raportohet se tërmeti ka qenë rreth 4.0 ballë i shkallës riter, në një thellësi prej rreth 5 kilometrash dhe vetëm 13 kilometra larg qytetit grek në kufi me Shqipërinë.

Kozakυn e “flυturojnë” në ajër teksa po ecte me biçikΙetë (Video)

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kozak Braçi ka pësuar së fundmi një aksident.

Videon nga aksidenti e ka shpërndarë vetë Kozaku.

Ai ka qenë duke ngarë biçikletën teksa papritur një makinë e përplas nga pas.

Për fat të mirë pa dëme, pasi Kozaku ngrihet menjëherë në këmbë.

“Njëherë që dola xhiro më ngritën në ajër. Nuk dal më. E shes biçikletën”, shkruan ai./albeu.com/

Video Player

Makina përρΙas motorin në Tiranë, ρΙagosen rëndë dy të rinj (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Unazën e Madhe” pranë Astirit, ku raportohet për dy të rinj të plagosur.

Raportohet se dy të rinj që udhëtonin me motor janë përplasur nga një makinë dhe kanë rënë pa ndjenja në rrugë.

Në vendngjarje janë parë disa qytetarë të cilët u kanë ofruar ndihmën e parë.

Video Player