U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, flet Peleshi: Nuk isha në dijeni

Pas ndryshimeve të fundit në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin Zgjedhor të PS, Niko Peleshi nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes, por kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se nuk ishte në dijeni për shkarkimin, ndërsa shtoi se me lëvizjet e fundit kryesocialisti Rama ka dhënë mesazhe të forta për Shqipërinë 2030.

“Rama ka dhënë mesazhe të forta dhe ka artikular ambicie të mëdha dhe sfiduese për Shqipërinë 2030, nisma “Deputeti që dua” është lajm shumë më i madh se sa lëvizjet tona politike. Nuk e kam ditur. S’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna ime.

Unë jam mbase ministri më i vjetër në këtë qeveri, do ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marr një detyrë tjetër të kisha nocion negativ. Kam natyrën që shoh para, më vjen mirë që me seancën e fundit paraletrare arritëm të kalojmë 6 ligje në sektorin e mbrojtjes”, u shpreh ai.

Kush është Helena, vajza që Edi Rama e shpalli si udhëheqësen e re të Partisë Socialiste: Majko do jetë dëshmitar

Kryeministri Edi Rama bëri një parashikim të personit që do të drejtojë në të ardhmen Partinë Socialiste dhe tha se ajo do të jetë Helena Kaçe, vajza që shikoni në foto, anëtare e Akademisë Politike të PS.

Duke folur sot në kongresin socialist, Rama vlerësoi me tone të larta Kapen për fjalën që mbajti në fillim të eventit socialist duke theksuar se ajo, me shumë gjasa do të jetë drejtuese e kësaj force politike në të ardhmen.

“E dashur Helena. Unë e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe me thënë të drejtën u surprizova sepse si hera e parë përballë një audience kaq të madhe bëre vetëm një lapsus kur the se paga minimale është 900 euro, ndërkohë që paga minimale është 400 euro, por ajo mesatare 900 euro.

Megjithëse nuk di të bëj parashikime për jetën e dikujt e as nuk hedh fall, por do ia lejoj vetes një parashikim që koha do e tregojë, mbase kur unë nuk do jem më dëshmitar i kësaj bote.

Ti Helena një ditë me shumë gjasa do jesh këtu ku jam unë udhëheqëse e PS. Me këtë që të thashë sapo ta kam hapur një problem, se nga ky moment ti hyre e buzëqeshur, por kur të dalësh do të kesh shumë sy që do të shohim me sy tjetër. Por këtë konsideroje si një favor, sepse kush nuk ka shumë kundërshtar në rrugën e vetë nuk ngjitet dot në majë.

Do të kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jem më, sepse ai është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu. Kur Helena të bëhet udhëheqëse, Pandi do të dëshmojë një ditë që e ka thënë dikush nga ata, më duket ka qenë Edi Rama. Se Pandi kushedi sesa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë sepse është edhe mik me Lali Erin edhe ua gjen varret aty ku do”, tha Rama duke mos u përmbajtur në ironi me qitje të largët drejtuar personazheve që përmendi.

Vetëm 20-vjeçe, notarja i kërkon falje vendit të saj pasi nuk shkoi në gjysmëfinale dhe tërhiqet përfundimisht nga sporti

Luana Alonso ka njoftuar tërheqjen e saj nga noti në moshën 20-vjeçare, pasi u eliminua në Lojërat Olimpike Verore 2024.

20-vjeçarja, e cila mban rekorde të shumta në Paraguaji në disiplinën e delfinit, u paraqit në garën e parë të 100 metrave për femra të shtunën.

Por pasi përfundoi në vendin e gjashtë, vetëm 0.24 sekonda pas Ana Nizharadze të Gjeorgjisë, ajo nuk arriti të kualifikohej në gjysmëfinale.

Pasi u largua nga pishina, ajo mori pjesë në një intervistë tepër emocionuese me transmetuesin e Amerikës së Jugut, Claro Sports.

Paraguaianja, e cila aktualisht po studion në një kolegj në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm konfirmoi tërheqjen e saj nga noti, por i kërkoi falje vendit të saj.

“Jam shumë emocional sepse ishte gara ime e fundit, po tërhiqem nga noti”, tha Alonso.

“Unë kam notuar për kaq shumë kohë, 18 vjet, dhe kam kaq shumë ndjenja. Fatkeqësisht, vendosa të ndalem dhe jam e lumtur që gara ime e fundit do të jetë në Lojërat Olimpike.

Nuk ndodhi ashtu siç doja unë. I kërkoj sinqerisht falje Paraguajit, por bëra atë që munda, pavarësisht disa gjërave që më kanë ndodhur më parë. Pra, jam e lumtur dhe gjithashtu që do të tërhiqem këtu me një stadium plot”, u shpreh ajo.

Tradhëtohet Lamin Jamal, e dashura e tij shfaqet në prehrin e një mashkulli tjetër… (Video)

Futbollisti i momentit në Europë padyshim është Lamin Jamal. Talenti i Spanjës bëri një turne të jashtëzakonshëm duke fituar Europianin por edhe çmimin si “Lojtari më i mirë i ri”.

Pas finales me Anglinë, ylli i Barcelonës prezantoi në publik edhe të dashurën e re, Aleks Padija.

Pasi ishin me pushime në Milano dhe Greqi së bashku duket se lidhjes i ka ardhur fundi… Kjo për shkak të tradhëtisë së asaj.

Padija u pa e ulur në prehrin e një djali tjetër, Izan Fernandez, në një video virale live në Instagram.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Rama SHKARKON Taulant Ballën nga Ministria e Brendshëm!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme ndryshime ne qeveri.

Taulant Ballan nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin.

Ndërkohë që Ballën në Ministrinë e Brendshme pritet ta zëvendësoje, Ervin Hoxha.

Rama njoftoi se Niko Peleshi nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes por këtë post do e drejtojë Pirro Vengu.

Ndryshimet ne qeveri qe Rama tha se ia ka propozuar presidentit Begaj: 

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali.

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – .Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla -Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së.

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – .Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së.

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Zë vendin e Ballës, ja kush është është Ervin Hoxha, ministri i ri i Punëve të Brendshme

Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri.

Suprizues ishte emri i Ervin Hoxhës, i cili u propozua për të marrë drejtimin e Ministrisë Brendshme, duke zëvendësuar kështu, Taualant Ballën.

Ky i fundit, u propozua për t’u bërë ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ervin Hoxha sefundmi mbante postin e drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Por kush është Ervin Hoxha?

Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si:

Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57 dhe së fundmi drejtues i IKMT.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë ka nënshtetësi….greke! Në 2015-ën Greqia e thirri për të kryer shërbimin ushtarak

Ministri i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë, është një zyrtar socialist me dyshtetësi.

Bëhet fjalë për Pirro Vengun, të cilin sot kryeministri Edi Rama e “bekoi” si ministër të Mbrojtjes, duke shkarkuar Niko Peleshin në këtë post.

Ajo që bie në sy është se Pirro Vengu ka edhe nënshtetësi greke. Ai ka jetuar e punuar për disa vite në Greqi, ku edhe është diplomuar në Athinë.

Posedimi i nënshtetësisë greke nga Pirro Vengu ka ngjallur debate edhe më parë, kur ai u emërua shef kabineti në Ministrinë e Jashtme gjatë kohës që drejtohej nga Ditmir Bushati.

Madje, në vitin 2015, teksa mbante këtë post, duke qenë se është mbajtës i pasaportës greke, Vengut i erdhi fletëthirrja nga Greqia pasi nuk kishte kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Pirro Vengu ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, nga 2017 në 2019, dhe prej 2019-ës deri sot, postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

23- υ jeçαrja shkon në shtëpi dhe shtαηget kur e gj. en mamanë duke b. ërë…

Historia për “The Sun”:

E kam kapur nënën time duke bërë se.ks me të dashurin tim në shtrat. Ata ishin mbi njëri-tjetrin, por unë kam qenë shumë e tronditur sa nuk kam mundur t’iu them asgjë atyre.

Mendova se kisha një lidhje të mirë me të dashurin tim. Ne u lidhëm gjashtë muaj më parë. Unë jam 23 vjeçare dhe shpejt u dashurova me të dhe isha shumë e lumtur.

Ai është 27 vjeçar. Katër muaj më parë, vura re se mamaja ime kishte ndryshuar. Ajo kishte shkuar në një klub për humbje peshe dhe humbi shumë peshë. Ajo filloi të mbante funde të shkurtra dhe bluza po ashtu të shkurtra.

Ndryshoi stilin e saj të flokëve dhe grimohej më shumë se zakonisht. Ishte pothuajse si një grua e re. Kohët e fundit mbajtëm festën e ditëlindjes së 50-të të babait tim në një hotel. Mamaja ime është 45 vjeçe dhe ajo dukej e mrekullueshme atë mbrëmje.

I dashuri im erdhi me mua dhe ne patëm një kohë të shkëlqyer. Babai im kishte marrë shumë pije me vete kur u kthyem në shtëpi, mamaja ime u vendos në shtratin e dhomës tjetër që ishte e lirë, sepse tha se nuk mund të qëndronte me neve gjithë natën.

Ne pimë disa pije më shumë, biseduam për një kohë, pastaj të gjithë shkuam në shtrat. U zgjova në mes të natës dhe kuptova se i dashuri im nuk ishte në shtrat me mua. Mendova se ai duhet të kishte zbritur në katin e poshtëm për të marrë një gotë me ujë dhe shkova ta gjeja.

Dëgjova zhurma që vinin nga dhoma e gjumit të nënës sime dhe e hapa derën. Mamaja ime dhe i dashuri im ishin në shtrat së bashku dhe ishte e qartë se çfarë po bënin.

Ndihesha e lodhur dhe nuk mund të thoja asgjë. Pastaj u ktheva në shtratin tim. Ai e kishte lënë telefonin e tij pranë krevatit dhe vendosa të shihja se çfarë tjetër po bënte. Tekstet mes tij dhe nënës sime treguan se ata ishin lidhur me javë.

I tregova motrës time më të madhe të nesërmen dhe ajo tha se kishte vënë re se ata ishin bashkë, por mendonin se ishte vetëm mamaja jonë, që po shijonte imazhin e saj të ri. Unë nuk mund të besoj se ata ma kanë bërë këtë gjë mua. Jam e lënduar për veten time dhe babanë tim.

Ai do të zemërohet keq kur ta kuptojë për lidhjen e nënës me të dashurin tim. U ndjeva keq gjatë gjithë Krishtlindjeve. Gjithkush më pyeti se çfarë po ndodhte me mua, por unë nuk e di se si t’ia bëjë.

Përgjigjja e psikologes:

Ndoshta babai juaj nuk do ta zbulojë, përderisa mamaja juaj ndalon së mashtruari atë tani. Tregoni nënës tuaj se ju e dini se çfarë po ndodh dhe se do t’i tregoni babait tuaj nëse nuk ndalet menjëherë.

JETlMJA shqiptare tregon mákthln: Çfarë më NDODΗl në d υsh dhe si i fe jυαri u zhdūk

Një e mbijetuar e kan.cerit rrëfen momentet kur mësoi sëm.undjen dhe si u përball me të.

Historia e saj është rrëfyer për faqen tonë dhe përcjell një mesazh të fuq.ishëm force dhe besimi.“Isha vetëm 20 vjeçe, 7 vite më parë, dhe studioja në universitetin e Shkodrës.

Duke bërë dush, me dorë ndjeva një gùngè në shpatullën e majtë.Kur e prekja nuk ndjeja dh.imbje, por e ndjeja dukshëm me dorë.

Mendova mos ishte pùcèrr, por jo. Kështu që e lashë disa javë. Por nuk po ikte dhe u bë edhe e dukshme .

Kur shkova ta vizitoja, mjeku u ala.rmua përnjëherë. Ai zbuloi një gùngè me madhësinë e një kokrreje fasuleje, afro 7mm.

Sipas mjekut kishte një shans 99% që ajo të ishte e mirë, por unë këmbëngula që të hiqej dhe të bëhej biòpsí.

Atë kohë kisha 1 vit e fejuar, me një djalë që u morëm me dashuri, por familja e tij nuk më donte sepse unë nuk i kam prindërit.

Isha vetëm me motrën, kur morëm rezultatet e biòpsísë.Gunga ishte masë kan. cerogjene. 1 milion pyetje kisha në mendje.

U tmèrròva kur dëgjova fjalën ka.ncër. Si mund ta kisha në shpatull?Jam vetëm 20 vjeçe, si më ndodhi mua kjo?

Prisja të më mbështeste i fejuari, por ai në fillim më rrinte afër.Pastaj nisi t’më shmangej aq sa vjehrra më tha: Keni genin e príshùr.

Aty jam ndjerë po aq vetëm sa dita kur mora vesh që prindërit që më vd.iqën në áksídènt nuk do t’i shihja më kurrë.Kam ikur duke qárè nga shtëpia e tyre…Askush nuk më ndoqi, as djali që dashuroja.

Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa në 2 pasditë isha për vizitë e ditën tjetër u futa në sallë op.erimi.

Pasi më op.eruan, kalova dy javë në spital. Pata pròblème me lëvizjen e shpatullës, por më t.merr ishte pritja e rezultateve e pas op.erimit.

M’u duk sikur rilinda kur më thanë se kan.ceri ishte hequr.Por traùmèn e atyre ditëve nuk do ta harroj kurrë. Aq më tepër t’i shpjegoja njerëzve se çfarë kishte ndodhur.

Isha dhe ende sot e kësaj dite jam e shqètèsuar për rikthimin e sèm. undjes në trupin tim. Zbulova kush janë njerëzit që vërtet na duan”, shkruan ajo.