“Ukrainasja e Vlorës”/ Njihuni me Lenën, 24-vjeçarja nga Ukraina që dashuron Shqipërinë: Është si shtëpia ime tani

Një ukrainase që flet shqip dhe ushtron kurse në gjuhën shqipe, kjo është Lena Sallashna. Nuk ishte lufta në Ukrainë e cila e detyroi Lenën të largohej nga vendi i saj, por dëshira për të eksploruar një vend të bukur dhe me tradita si Shqipëria.

“Në fakt, nuk jetoj këtu për shkak të luftës, unë jetoj këtu sepse Shqipëria është si shtëpia ime tani, ndihem më shumë në shtëpi në Shqipëri sesa në Ukrainë. Unë kam 6 vite që jetoj në Shqipëri, punova në një agjensi turistike”, tregon ukrainasja.

Lena zgjodhi qytetin e Vlorës për të vazhduar rrugëtimin e saj, fillimisht duke mësuar shqipen e më pas duke punuar në sektorin e turizmit, ndërsa sot pas 6 vitesh, ajo ofron edhe kurse të gjuhës shqipe për të gjithë miqtë e saj që vizitojnë qytetin turistik: “Para se të vija në Shqipëri nuk dija asnjë fjalë në shqip, leksione individuale për të huajt fillova të jap një vit më parë. Me çdo student që kam, unë bëhem më konfidente”.

Duke udhëtuar ajo ka ndarë pjesëza fantastike të rrugëtimit të saj në një blog të quajtur “Lena in Albania”, ndërkohë që duke punuar si blogere ajo është integruar mjaft mirë me njerëzit vendas: “E krijova blogun 2 vite më parë, në fillim postova vetëm video për të qeshur për Shqipërinë, shqiptarët, për traditat. Tani postoj më shumë foto për udhëtimet”.

Së fundmi, 24-vjeçarja ukrainase shprehet se do të donte të investonte dhe të jetonte në Vlorë, duke e parë qytetin bregdetar si një qytet me shumë mundësi për të ardhmen: “Në përgjithësi nuk është e lehtë të jetosh vetëm në një vend të huaj dhe unë këtu vetëm jam, kjo është një sfidë që të bën edhe më të fortë. Kur erdha vitin e parë doja të jetoja në Vlorë dhe të blija shtëpi këtu, në të ardhmen do të blej një shtëpi, pasi unë mendoj se Vlora ka shumë potencial sepse është një vend i mrekullueshëm”.

Përgjatë sezonit 2023, të paktën 35% e turistëve që kanë vizituar Vlorën ishin ukrainas dhe kjo përqindje mbetet në rritje përgjatë këtij viti, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre, ashtu si italianët, janë kthyer në rezidentë./A2CNN

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 28 Korrik 2024

Dashi

Dashuria: Sot, lidhjet e rëndësishme janë në fokus të tensioneve. Venusi është neutral dhe prandaj nuk ka dashuri të re, por yjet janë në favor të atyre që tashmë janë në një lidhje të konsoliduar. Beqarët do të duhet të përpiqen për të pushuar pas një sezoni mjaft të zënë me takime.

Puna: Është i mundur një transferim për ata që kanë një punë në lëvizje, sukseset do të vijnë shpejt, ju duhet të dini si t’i prisni.

Demi

Dashuria: Çiftet së bashku për një kohë të gjatë mund të kenë disa probleme komunikimi. Nëse dikush është tallur me ju, mund të mendoni edhe të largoheni. Dita premtuese për beqarët, parashikohen takime të reja.

Puna: Saturni do t’ju japë një pasuri të madhe, edhe nëse nuk është një periudhë në të cilën gjithçka shkon me të vërtetë mirë.

Binjakët

Dashuria: Dielli i favorshëm do t’ju japë më të mirën. Ju do të jeni ambicioz dhe të pasionuar dhe do arrini të merrni nga partneri/ja ato që do kërkoni. Aventurat nuk do të mungojnë as për ata që janë vetëm.

Puna: Në punë do të bëheni revolucionarë, do ta përmbysni metodën që keni adoptuar me vite dhe do të rizbuloni një pasion.

Gaforrja

Dashuria: Dashuria nuk do të jetë protagoniste, sot do të ketë shumë angazhime që sjellin ndryshime, çiftet e konsoliduara mund të mendojnë edhe për një fëmijë. Lajme të për zemrat e vetmuara, sot mijëra rrugë hapen para jush, qielli ju favorizon.

Puna: Ekonomia e shkëlqyeshme, ju do të jeni të ashpër në punë dhe në çdo industri atmosfera do të jetë e këndshme.

Luani

Dashuria: Dashuria po lulëzon, vendosni se çfarë doni nga jeta juaj. Kush është në çift është duke jetuar një moment të paharrueshëm! Beqarët do të jenë në gjendje të rishikojnë një vendim për të cilin ata nuk ishin të bindur.

Puna: Ju jeni duke u përpjekur për një projekt që po kryeni, ndoshta do të duhet të ndryshoni rrjedhën.

Virgjëresha

Dashuria: Nuk do të jetë një ditë e lehtë, Venusi dhe Marsi nuk do t’ju japin paqen që ju bën të ndiheni mirë në jetën tuaj si çift. Ju shpesh do të jeni shumë konfrontues! Edhe beqarët do të fillojnë të tregojnë shenja të padurimit në takime.

Puna: Kontaktet me figurat autoritare shpallin një periudhë të favorshme për tregtinë. Biznesi gjithashtu është i favorizuar.

Peshorja

Dashuria: Dielli dhe Marsi favorizojnë histori të reja me ngjyra të ndezura. Për shumë prej jush zemra fillon të rrahë përsëri dhe do të jetë momenti i duhur! Beqarët do të shohin shfaqjen e historive të forta dhe të qëndrueshme, të cilat paralajmërojnë ndryshime rrënjësore.

Puna: Çdo vështirësi me të cilën jeni përballur deri tani do kalojë, ka ardhur koha për të ngritur dollin e suksesit.

Akrepi

Dashuria: Saturni sjell ashpërsi por edhe një dozë të mirë të drejtësisë. Filloni të vendosni rendin në jetën tuaj dhe të eleminoni historitë që janë vetëm një pengesë në këmbët tuaja. Beqarët do të duhet të shmangin ato miqësi që nuk bëjnë asgjë, por vetëm kritikojnë dhe kritikojnë …

Puna: Plutoni dhe Jupiteri do të punojnë së bashku për të promovuar idetë e shkëlqyera që do të vijnë, në të vërtetë ata do të jenë vendimtarë dhe të vendosur.

Shigjetari

Dashuria: Dita zbulon një vëmendje të veçantë në fushën e dashurisë, e cila do të mbajë vargjet e disponimit tuaj. Partneri/ja do t’ju mbajë me kënaqësi në krye! Beqarët do të jenë në gjendje për të thelluar disa miqësi që janë me vlerë.

Puna: Urani do të vendosë shkopinj nën rrota, por ju nuk duhet të ndaleni duke luftuar.

Bricjapi

Dashuria: Dashuria është e luhatshme, do të ketë probleme te çiftet e martuara, duhet të jenë të kujdesshëm për t’i zgjidhur ato, përndryshe marrëdhënia do të ketë tendencë të konsumohet me kalimin e kohës. Beqarët do të shtyhen nga Jupiteri të mos heqin dorë deri sa të arrijnë qëllimet e tyre.

Puna: Ju do të filloni javën me hënën e shtrembëruar, Plutonin dhe Saturnin, por ato do t’ju bëjnë luftuese dhe gati për për të mbështetur idetë tuaja.

Ujori

Dashuria: Nj ëmarrëdhënie romantike mund të prishet nga kundërshtimi i Marsit. Një vendim i papritur mund të ndodhë, nuk do të jetë drastik. Nëse jeni vetëm, disponimi nuk do të jetë i favorshëm për aventurat, por dikush mund t’ju bindë …

Puna: Hëna do të favorizojë projekte, energjia mendore nuk do t’ju dështojë, do ta përqendroni vëmendjen tuaj në sektorin praktik dhe profesional.

Peshqit

Dashuria: Në dashuri ju do të jeni të pavendosur. Dikush mund të vendosë të marrë një hap prapa në lidhjet sentimentale. Beqarët do të ketë ndjenjën e të qënurit në një qiell të zbehur, r takime.

Puna: Në punë ju do të lehtësoheni nga një atmosferë e veçantë që do t’ju bëjë kreativë dhe të shkëlqyer.

Tund rrjetën dhe vrapon për të përqafuar Laçin, sulmuesi shqiptar shënon golin e parë me Spartën e Pragës

Ermal Krasniqi ka lënë menjëherë shenjë me fanellën e Spartës së Pragës, pak kohë pasi iu bashkua kampionëve të Çekisë.

Sulmuesi i Kosovës, sot ka shënuar golin e tij të pore në ndeshje zyrtare me fanellën e këtij klubi, duke e ndihmuar në fitoren 4-1 në transfertë ndaj Teplice.

Krasniqi hyri në fushë kur shifrat ishin 2-1 për Spartën e Pragës, teksa nga fusha e lojës dilte pikërisht Qazim Laçi. Futbollist ofensiv ndihmoi ekipin e tij që në minutat e fundit të thellonte diferencën e të mos vinte në diskutim fitoren.

Pas një aksioni individual në minutën e pestë shtesë të ndeshjes në krahun e majtë, ai shmangu kundërshtarët dhe lëshoi një gjuajtje që kaloi mes mbrojtësve dhe përfundoi në rrjetë, duke vulosur suksesin 4-1.

Një gol të cilin ai e festoi duke shkuar drejt pankinës për të përqafuar pikërisht Qazim Laçin, një ndër më entuziastët për këtë gol të parë të Krasniqit.

Skandali me flamurin fals të Shqipërisë në ceremoninë e Olimpiadës, reagon Luiza Gega: Ishte ai kinez, unë nuk do pranoja ta mbaja

Luiza Gega nuk ka udhëtuar ende drejt Parisit për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, ndaj nuk ka qenë në ceremoninë e hapjes së aktivitetit

Por aty ajo ka parë me keqardhje se si delegacioni shqiptar është shfaqur duke valëvitur një flamur i cili nuk është zyrtar shqiptar, por një nga imitimet false që qarkullojnë.

Një ngjarje për të cilën ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj dhe e ka cilësuar si të papranueshme që të parakalohej me atë që nuk është simboli kombëtar, ai për të cilin merret pjesë në gara të tilla.

“Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj”, tha Gega për TV Klan.

“Kush e ka përgjegjësinë për këtë flamur? Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri”, theksoi atletja shqiptare.

Kaos në Sarandë, i dehur në timon, i riu përplas 6 automjete, deklarata e Policisë

Një 20-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet si autor i dëmtimeve të të paktën 6 automjeteve të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës ku një mjet tip BMW, që drejtohej nga 20 vjeçari Antonio Dimo, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe pas veprimeve të kryera rezultoi se është 20 vjeçari Antonino Dimo, i cili banon familjarisht në Sarandë, që nën efektin e pijeve alkolike, ka aksidentuar mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderieshme materiale.

Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20 vjeçarit Antonino Dimo njëherazi është gjobitur edhe me 170 mijë lekë.

Po përgatiste doza kok*ine për shitje, arrestohet 42-vjeçari në servis, në kërkim pronari

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte i përfshirë në veprimtari kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

42-vjeçari në momentin e kapjes nga policia ndodhej në një servis makinash dhe po përgatiste doza kokaine gati për shitje.

Dhe më pas i shpërndante në lokalet e natës në Himarë.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e lokalit të servisit, 37-vjeçarit, ku edhe përgatitej lënda narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, dy aparate celularë dhe një automjet tip “Benz”.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Zbulohet plantacion kanabisi, arre. stohen tre shqiptarë në Greqi

Tre persona janë vënë në pranga nga policia greke, pasi ishin të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Operacioni i realizua në bashkëpunim me policët e komisariatit të Vegoritidës, të cilët kishin kultivuar cannabis në një parcelë në pyll.

Bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë, të cilët krijuan një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës.

Dy 29-vjeçarët së bashku me 40-vjeçarin, për t’u kujdesur për fidanët e kanabisit, kanë përdorur çadra kampingu, me qëllim që të kalonin natën pranë plantacionit.

Gjithashtu janë sekuestruar tre çadra kampingu, pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit (mjete gërmimi, tuba ujitjeje, plehra e të tjera) dhe katër aparate celularë.

Ndodhet në Pogradec, nisin kërkimet shkencore në vendbanimin më të vjetër palafit në Europë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka rinisur projekti kërkimor shkencor “Lin 3, gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro – zviceran në fshatit Lin.

Rezultatet e para dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oksfordit në Angli, e rendisin vendbanimin palafit “Lin 3” si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.

Rezultatet mbresëlënëse të studimit të materialit arkeologjik, bindën studiuesit për intensifikimin e hulumtimeve për vitin 2024.

“Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqendrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njëjtës periudhë në pellgun e Korçës”, thotë Rama.

Kryeministri shton se duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024.

Vitin e kaluar arkeologë shqiptarë dhe zvicerianë gjetën materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit, të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Europë.

Sipas analizave laboratorike mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Vendbanimi besohet se ka qenë me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla druri ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë.

Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet

Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të tij. Së fundmi ai ka zhvilluar një koncert në qytetin e Pogradecit, ku qindra qytetarë shkuan të ndjekin nga afër muzikën dhe atmosferën që vetëm Noizy di të krijojë. Ai që ra në sy nga vetë reperi ishte fansi i tij më i zjarrtë për shumë vite, Arbri Bogdani. Arbri edhe pse me aftësi të kufizuara është nga ndjekësit më të rregullt të reperit nga Durrësi.

Karrigia me rrota nuk e pengon aspak të riun të ndjek koncertet e të preferuarit të tij. Atë e shohim shpesh në videot e shfaqura në rrjetet sociale të Noizy-t, pasi është kudo në koncertet e Rigels Rajkut. Videoja e fundit që po bën xhiron në rrjet është pikërisht nga koncerti në Pogradec, ku Noizy si shumë herë i ka dhenë vemendjen e duhur fansit të tij. Ai e ka ftuar Arbrin në skenë, ku së bashku kanë kënduar këngën “Jena Mbretër 2”. Përqafimet nuk kanë munguar mes të dyve në sytë e qindra qytetarëve që kanë duartrokitur veprimin e reperit.

Noizy, i cili është nga reperët e pakët që ka aq shumë admirues, shpesh është komplimentuar për marrëdhënien e ngushtë që ka me fansat, e sidomos me Arbrin. Prej kohësh ai mbështet të riun 23-vjeçar, ku nuk kanë munguar dhe surprizat për të. Arbri ka qenë i ftuari special në “Alpha Show” dhe shumë koncerte të Noizy-t, ku ka fituar një vend të veçantë në zemrën e reperit. Gjithashtu gjatë një live në Tik-Tok, këngëtari ka përshëndetur të riun, ku i ka dërguar dhe një dhuratë “simbolike”.

VIDEO

Çfarë po ndodh? “Braktisen” banorët e “BBV” , Mbeten pa fansa dhe pa kontrata reklamash

Ndryshe nga vitet e shkuara, “Big Brother” i vitit të fundit nuk po vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes. Një tjetër fakt që e konfirmon këtë janë fushatat e marketingut që vetë personazhet që dolën nga ky format kanë zhvilluar në rrjetet e tyre sociale.

Të pakta kanë qenë kontratat nënshkruar, duke bërë që fama të kalojë edhe njëherë te personazhet që edhe më herët kanë qenë më mediatikë. Sakaq, personazhet që ishin pjesë e garës kanë lënë mbrapa dhe hatërmbetjet apo ‘thumbat’ që kanë pasur me njëritjetrin, duke u fokusuar tashmë tek e ardhmja e tyre televizive. Dhe duket se një fakt i tillë është pasqyruar edhe në rrjetet sociale të tyre.

Si çdo javë është bërë një listim të trafikut që këto personazhe kanë pasur në rrjetet e tyre sociale, duke na zbuluar se kush janë personazhet që vijojnë të rriten në rrjete sociale dhe kush janë personazhet, që po harrohen nga ndjekësit.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 103K në “Instagram”, tani numëron 102K. Vetë në daljet e saj publike, Egla është shprehur se nuk i interesojnë aspak shifrat në rrjetet sociale. Megjithatë, këtë javë aktorja bëri një rikthim në “Instagram”, ku foli edhe njëherë për fitoren e saj në “Big Brother”, duke dashur të fitojë vëmendje. Dhe me gjasa nuk ia ka dalë, kjo për faktin se shifrat e saj vijojnë të bien ndjeshëm. Sakaq, Eglën nuk e kemi parë as aktive në formate televizive, duke preferuar që të jetë disi më e tërhequr.

Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K. Prej shumë javësh, Juli vijon të mbetet në këto shifra, duke mos arritur të ndryshojë numrin. Ndonëse shpeshherë aktori ka tentuar që të bëjë postime me nota humori apo sarkazme, duket se nuk ia ka dalë, pasi shifrat në “Instagram”-in e tij mbeten të njëjta.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka 2 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Nga 238K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 240K ndjekës. Javë pas jave, Heidi është e njëjta që ka njohur një rritje në rrjetet e saj sociale. Madje, tashmë finalistja ka nisur të bëjë edhe fushata marketingu në “Instagram”. Javë pas jave, teksa kemi bërë këtë listim, jemi shprehur se Heidi është e preferuara e publikut, duke njohur vetëm rritje në “Instagram”-in e saj. Një fakt ky krejt ndryshe edhe nga partneri i saj.

Ndonëse Romeo e nisi “Big Brother” si pretendent për ta fituar dhe një ndër banorët me më shumë ndjekës në rrjetet sociale, Heidi e kapërceu që kur ishte pjesë e lojës. Madje, tashmë Romeo as nuk është në 10 personazhet e përzgjedhura që bëhen pjesë e listimit nga “Top Albania Radio”. Heidi duket se me gjithë këtë popullaritet që gëzon në rrjetet sociale është gati për t’u bërë pjesë aktive e televizionit në sezonin e ri që do të nisë në shtator.

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 365K. Ndonëse në “Instagram” është përpjekur që të jetë më aktiv dhe të publikojë edhe më shpesh, prapë shifrat nuk kanë ndryshuar për djaloshin nga Kosova.

Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka shtuar rreth 2 mijë ndjekës duke e çuar në 138K. Edhe kur ishte pjesë e lojës, Françeska shpeshherë kishte rritje të mëdha në “Instagram”-in e saj, shpesh duke ngritur dyshimet se në fakt këto ishin ndjekës të blerë.

Nëse u hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka shtuar rreth 1000 ndjekës dhe tani ka 851K.

Rike Roçi ka shtuar mbi 1000 ndjekës dhe ka shkuar 184K.